:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me leximin e fatihasë pas imamit në rekatet kur lexon me zë.
Ata janë ndarë në disa mendime:
Ky është mendimi i Shafive.
I këtij mendimi është Buhariu, Ibn Hazmi, Sheukaanii, Mubarekfuri, etj.
Ky është mendimi i Ibn Uthejminit, i Ibn Bazit, etj.
Argumenti i tyre është fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
(( لا صلاة لمن لم يقرأ بفاتحة الكتاب))
((Nuk ka namaz për atë i cili nuk lexon fatihanë))
[Buhariu dhe Muslimi]
Thotë Shejh Bin Bazi:
“الواجب عليك أن تقرأ الفاتحة إذا كنت خلف الإمام في الصلاة الجهرية و السرية “
“Është detyrë të lexosh Fatihanë kur falesh pas imamit, si në namazet me zë dhe si në namazet pa zë.”
[Mexhmu Fetewa ue Mekalat Ibn Baz. 30/153]
Thotë Ibn Uthejmini:
” قراءة الفاتحة في الصلاة ركن لا تصح إلا بها والأدلة عامة ليس فيها استثناء ، فتكون ركنا في حق الإمام والمأموم والمنفرد وفي الصلاة السرية والجهرية هذا هو الصحيح في هذه المسألة وهو مذهب الشافعي رحمه الله .
ودليل ذلك عموم قول النبي صلى الله عليه وآله وسلم : ( لا صلاة لمن لم يقرأ بفاتحة الكتاب ) وأما حديث ( من كان له إمام فقراءة الإمام له قراءة ) فحديث مرسل ضعيف”.
“Leximi i Fatihasë në namaz është shtyllë, pa të cilën namazi nuk është i vlefshëm.
Argumentet për këtë janë të përgjithshme dhe nuk përmbajnë asnjë përjashtim.
Prandaj (duke u bazuar në këtë), leximi i saj është shtyllë për imamin, për atë që falet me imam, si dhe për atë që falet vetëm, si në namazet me zë, ashtu edhe në ato pa zë.
Ky është mendimi më i saktë në këtë çështje, dhe ky është medhhebi i Imam Shafiut All-llahu e mëshiroftë.
Argumenti për këtë është kuptimi i përgjithshëm i fjalës së Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: ((Nuk ka namaz për atë që nuk e lexon Fatihanë)).
Ndërsa hadithi: ((Kush falet pas imamit, leximi i imamit është edhe leximi i tij)), ky është hadith mursel i dobët.”
Transmetohet se ky është mendimi i Lejth bin Sead dhe Euzaait. [alukah net]
(Nga Euzaai transmetohet edhe e kundërta, dmth: që nuk bën të lexohet Fatihaja në rekatet me zë).
All-llahu e di më së miri.
(Nuk dihet ndonjë referencë e saktë nga këta dijetarë)
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve të selefit dhe të tjerëve pas tyre.
Ky është mendimi i Aliut radijall-llahu anhu siç transmeton Ibn Ebi Shejbeh, Tahaaui, Darakitnij (1/322) etj.
Thotë Darakutnij: “Zinxhiri i tij është i saktë.”
Transmetohet se ky është mendimi i Umerit, i Ibn Umerit, Ibn Mes’udit, i Aishes, i Ebi seiid El Khudrij, etj. – Radijall-llahu anhum –
Ky është mendimi i Ebu Hanifes, Malikut, Ahmedit, etj.
I këtij mendimi është Ibn Tejmije, Albani, dhe shumica e dijetarëve para dhe pas tyre.
Argumentet e tyre janë si më poshtë:
1) — Ajeti kur’anor:
وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ}
{KUR TË LEXOHET KUR’ANI, DËGJOJENI ME VËMENDJE DHE HESHTNI, ASHTU QË TË MËSHIROHENI}
Transmeton Taberiu në [Tefsirin e tij. 15586] nga Ebu Hurejre se ky ajet ka zbritur si shkak i leximit me zë të sahabëve në namaz me Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Taberiu ka përmendur në [Tefsirin e tij] me zinxhir transmetimi nga shumë dijetarë, prej sahabëve dhe tabi’inëve se ky ajet ka zbritur për leximin në namaz bashkë me imamin kur ai lexon me zë.
Disa dijetarë thonë se ka unanimitet që ky ajet ka zbritur për leximin në namaz me imamin.
Thotë Ibn Tejmije:
قال أحمد : “أجمَع الناسُ على أنَّها نزلت في الصَّلاة”.
“Imam Ahmedi ka thënë: Të gjithë njerëzit (dijetarët) kanë rënë dakord se ky ajet ka zbritur për (leximin në) namaz, (me imamin).”
[Mexhmu el Fetawa 22/294]
Transmeton Taberiu në [Tefsirin e tij. 15584] nga Beshir Bin Xhaabir i cili thotë:
بشير بن جابر قال: صلى ابن مسعود, فسمع ناسًا يقرأون مع الإمام, فلما انصرف قال: أما آن لكم أن تفقهوا! أما آن لكم أن تعقلوا؟(وإذا قرئ القرآن فاستمعوا له وأنصتوا)، كما أمركم الله.
“Ibn Mesudi – radijall-llahu anhu – po falte namaz, dhe dëgjoi disa njerëz që lexonin bashkë me imamin. Kur përfundoi namazi tha:
A nuk ka ardhur koha që të kuptoni?! A nuk ka ardhur koha që të llogjikoni?!
{KUR TË LEXOHET KUR’ANI, DËGJOJENI ME VËMENDJE DHE HESHTNI, ASHTU QË TË MËSHIROHENI},
ashtu siç ju urdhëron All-llahu.”
(dmth: të heshtni! Mos lexoni në rekatet kur imami lexon me zë, siç ju ka urdhëruar All-llahu).
Ky ajet kuranor qartë na urdhëron që të dëgjojmë me vëmendje dhe të heshtim kur imami lexon me zë.
Ai i cili lexon Fatihanë, kur imami lexon Kur’an:
— Ose do përqëndrohet te leximi i imamit që t’a dëgjoje me vëmendje, siç urdhëron All-llahu, dhe në këtë rast, leximi i tij i Fatihasë nuk është lexim, sepse nuk ka qenë i përqëndruar, dhe nuk di ç’farë ka lexuar, dhe si e ka lexuar.
— Ose do përqëndrohet te leximi i tij i Fatihasë, dhe në këtë rast ka kundërshtuar urdhërin e All-llahut që të heshtim kur të lexohet Kur’an dhe t’a dëgjojmë me vëmendje.
Pra në të dyja rastet ai që e lexon Fatihanë (apo sure tjetër) ka vepruar gabim.
2) — Hadithi ku Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( إنَّما جُعِلَ الإمامُ ليُؤتَمَّ بهِ ، فإذا كبَّرَ فكبِّروا ، وإذا قرأ فأنصِتوا …))
((Është bërë (vendosur – caktuar) imami që të pasohet (të ndiqet nga xhemati).
Kur ai të thotë tekbirin (fillestar), thoni dhe ju tekbirin. Dhe kur të lexoje, ju heshtni…))
[Ibn Maxhe (846) etj. Hadithi është i saktë siç thotë Albani etj.]
3) — Thotë Ebu Musa El Esh’arij – radijall-llahu anhu -:
عن أبي موسى الأشعريِّ رضيَ اللهُ عنه، قال: ((إنَّ رسولَ اللهِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم خطَبَنا فبيَّنَ لنا سُنَّتَنا وعلَّمَنا صلاتَنا، فقال: إذا صلَّيْتُم فأقِيموا صفوفَكم، ثمَّ لْيَؤُمَّكم أحدُكم، فإذا كبَّرَ فكبِّروا، وإذا قرَأ فأنصِتوا ))
“Vërtetë, i Dërguari i All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – na mbajti një Hutbe (ligjëratë), në të cilën na sqaroi Sunnetin tonë dhe na mësoi namazin tonë. Ai tha:
((Kur të faleni, rregulloni -drejtoni- safet tuaja (rreshtat në namaz). Pastaj le t’ju prijë në namaz njëri prej jush. Kur ai të thotë tekbir (tekbirin fillestar), thoni dhe ju tekbirin. Dhe kur ai të lexoje, ju heshtni.))
[Muslim 404. dorar net]
Këto hadithe tregojnë qartë se kur imami fillon të lexoje, ata që falen pas tij duhet të heshtin, të mos lexojnë, as Fatihanë dhe as sure tjetër.
Sikur të ishte obligim leximi i Fatihasë në rekatet kur imami lexon më zë, Profeti do bënte përjashtim, por Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk bëri përjashtim.
4) — Hadithi ku Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – thotë:
(( من كان له إمام فقراءة الإمام له قراءة ))
((Ai që falet pas imamit, leximi i imamit është lexim për të))
Shumica e konsiderojnë të dobët si hadith.
El Ajni e konsideron të saktë.
Shejh Albani e konsideron hadith të saktë (Sahih Li Gajrih — dmth: jo i saktë në vetvete, por bëhet i saktë si përforcim nga rrugët, dhe transmetimet e shumta të tij).
Thotë shejh Albani duke treguar për këtë hadith se është hadith Sahih li Gajrih:
هذا الحديث بارك الله فيك في نقدنا أولا وفي تعبير علماء الحديث ثانياً صحيح لغيره , شو معنى صحيح لغيره .؟ يعني ليس له سند صحيح لذاته ولكن له أسانيد كثيرة , هذه الأسانيد الكثيرة أعطت للحديث قوة
“Ky hadith është Sahih Li Gajrihi (i saktë, por jo në vetvete). Ç’farë do të thotë ‘Sahih li Gajrihi’?
Do të thotë: ‘Nuk ka zinxhir të saktë në vetvete, (dmth: të gjitha zinxhirët e këtij hadithi janë të dobëta), por, ky hadith ka zinxhirë transmetimi të shumtë. Këto zinxhirë të shumta e forcojnë atë.’
(E bëjnë që të arrihet besueshmëria në të qenurit i saktë si hadith).”
[Audio. Silsiletul Hude uen-Nur. Kaseta 162. al-albany com]
Dmth: leximi i imamit me zë është i vlefshëm edhe për ata që falen pas tij.
Ky hadith -ashtu siç kuptohet qartë nga të gjithë-, tregon se leximi i imamit me zë është lexim edhe për ata që falen pas tij dhe e dëgjojnë. Prandaj, ata që falen pas imamit, preokupimi tyre duhet të jetë te përqëndrimi, dhe dëgjimi me kujdes i Kur’anit që lexon imami.
5) — Ebu Hurejre -radijall-llahu anhu- thotë:
أن رسولَ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليهِ وسلَّمَ انصَرفَ من صَلاةٍ جَهرَ فيها بالقراءةِ فَقالَ هل قرأ مَعيَ أحدٌ منكُم آنفًا ؟ فَقالَ رجلٌ نعَم يا رسولَ اللَّهِ قالَ إنِّي أقولُ ما لي أنازَعُ القُرآنَ قالَ فانتَهى النَّاسُ عنِ القراءةِ معَ رسولِ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليهِ وسلَّمَ فيما جَهرَ فيهِ النَّبيُّ صلَّى اللَّهُ عليهِ وسلَّمَ بالقراءةِ منَ الصَّلواتِ حينَ سمِعوا ذلِك من رسولِ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليهِ وسلَّمَ)
“I Dërguari i All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – pasi përfundoi një namaz, në të cilin lexohet me zë, tha:
((A lexoi ndonjëri prej jush me mua pak më parë?))
Një burrë tha: ‘Po, o i Dërguari i All-llahut.’
Tha (Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem): ((Unë po thoja (me vete i habitur): Pse po më shoqërojnë në leximin e Kur’anit?!))
(Tha transmetuesi): Dhe pas kësaj njerëzit u ndalën së lexuari me të Dërguarin e All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – në ato namaze ku Profeti lexonte me zë, pasi e dëgjuan këtë prej të Dërguarit të All-llahut – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-.”
[Ebu Dawudi 826, Termidhi 312, etj.]
[Shejh Albani në (Sahih Ebi Dawud) e konsideron të saktë]
Thotë shejh Albani:
“Ky hadith tregon qartë se sahabët pas kësaj nuk lexuan më me imamin në namazet (rekatet) me zë. As Fatihanë.”
Ky mendim — se nuk lejohet leximi i Fatihasë kur imami lexon me zë — është mendimi më i saktë, duke u bazuar në këto argumente të qarta.
Ibn Tejmije All-llahu e mëshiroftë ka thënë:
فإنَّ للعلماءِ فيه ثلاثةَ أقوالٍ، قيل: ليس له أن يقرَأَ حالَ جَهْرِ الإمامِ إذا كان يسمَعُ، لا بالفاتحة ولا غيرها، وهذا قولُ الجمهورِ من السَّلَف والخلَف. وقول الجمهورِ هو الصَّحيحُ؛ فإن الله سبحانه قال: { وَإِذَا قُرِئَ الْقُرْآنُ فَاسْتَمِعُوا لَهُ وَأَنْصِتُوا لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ } قال أحمد: أجمَع الناسُ على أنَّها نزلت في الصَّلاة، وقد ثبت في الصَّحيح من حديث أبي موسى عن النبيِّ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم أنَّه قال: ((إنما جُعِل الإمامُ ليؤتمَّ به؛ فإذا كبَّر فكبِّروا، وإذا قرأ فأنْصِتوا…. “. ((مجموع الفتاوى)) (22/294-295).
“Dijetarët në lidhje më këtë kanë tre mendime:
(Mendimi i tretë) Thonë: nuk i lejohet atij të lexoje gjatë leximit me zë të imamit, kur ai e dëgjon atë, as Fatihanë dhe as diçka tjetër.
Ky është mendimi i shumicës së selefëve dhe dijetarëve të mëvonshëm.
Dhe (ky) mendim i shumicës është mendimi i saktë, sepse All-llahu i Lartësuar ka thënë:
{KUR TË LEXOHET KUR’ANI, DËGJOJENI ME VËMENDJE DHE HESHTNI, ASHTU QË TË MËSHIROHENI}
Imam Ahmedi ka thënë: “Të gjithë njerëzit (dijetarët) kanë rënë dakord se ky ajet ka zbritur për namazin.”
Gjithashtu është vërtetuar në librin e saktë (të Muslimit) nga Ebu Musa, e ky nga Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem – se ai ka thënë:
((Imami është bërë (caktuar) që të ndiqet. Kur ai të thotë tekbirin (fillestar), thoni dhe ju tekbir. Dhe kur ai të lexojë, ju heshtni…))
[Mexhmu el Fetawa 22/294-295]
Ndërsa sa i përket argumentimit të atyre që e obligojnë, apo e pëlqejnë leximin e fatihasë në rekatet kur lexon imami me zë, me hadithin: ((Nuk ka namaz për atë i cili nuk lexon fatihanë)), dhe thonë se hadithi është i përgjithshëm në të gjitha rastet, dhe nuk bën përjashtim, nuk është i qëlluar.
Thotë Ibn Uthejmini:
قراءة الفاتحة في الصلاة ركن لا تصح إلا بها والأدلة عامة ليس فيها استثناء ، فتكون ركنا في حق الإمام والمأموم والمنفرد وفي الصلاة السرية والجهرية هذا هو الصحيح
“Leximi i Fatihas në namaz është shtyllë, pa të cilën namazi nuk është i vlefshëm. Argumentet për këtë janë të përgjithshme dhe nuk përmbajnë asnjë përjashtim.
Prandaj (duke u bazuar në këtë), leximi i saj është shtyllë për imamin, për atë që falet me imam, si dhe për atë që falet vetëm, si në namazet me zë, ashtu edhe në ato pa zë.
Ky është mendimi më i saktë në këtë çështje.” – F.
Ky mendim nuk është i qëlluar, sepse është vërtetuar se ky argument ka raste përjashtimi.
Për shembull: “Në rastin kur e arrin imamin në ruku, edhe pse nuk e lexon Fatihanë e ke kapur rekatin.”
Kjo tregon se ky hadith nuk është i përgjithshëm në të gjitha rastet, sepse ja ku kemi rastin e përjashtimit.
Ndërkohë në anën e atyre që e ndalojnë leximin e Fatihasë në rekatet ku lexohet me zë, kemi fjalën e All-llahut Subhaneh:
{KUR TË LEXOHET KUR’ANI, DËGJOJENI ME VËMENDJE DHE HESHTNI, ASHTU QË TË MËSHIROHENI},
e cila është argument i përgjithshëm, dhe nuk gjendet asnjë argument i cili e përjashton në asnjë rast.
Ata thonë:
Këtë ajet e përjashton hadithi: ((Nuk ka namaz për atë që nuk lexon Fatihanë)).
Kjo nuk është e saktë; sepse ajeti ka zbritur pikërisht për të ndaluar leximin me imamin, që tregon se ata e kanë pat lexuar fatihanë me imamin më përpara.
Kjo tregon se ajeti ka ardhur më pas.
Dhe ajo që ka ardhur më pas, nuk mund të veçohet nga ajo që ka qenë para saj.
Pra, ajeti që na urdhëron të dëgjojmë me vëmendje kur të lexohet Kur’an dhe të heshtim, mbetet i përgjithshëm në të gjitha rastet, i pa përjashtuar (dhe i pa veçuar) në asnjë rast.
Ndërsa hadithi: ((Nuk ka namaz pa Fatihanë)) ka raste përjashtimi.
Rregulli thotë:
“Kur bien në kundërshtim dy tekste të përgjithshme, atëherë i jepet përparësi tekstit të përgjithshëm që nuk është i papërjashtuar (dmth: që ka mbetur në përgjithësinë e tij) ndaj tekstit të përgjithshëm i cili ka raste përjashtimi.”
Kjo, sepse ai mbetet në kuptimin e tij të plotë në të gjitha rastet.
Dhe nga e gjithë kjo kuptojmë se leximi i fatihasë në rekatet me zë nuk lejohet.
Ndërsa hadithi: ((Nuk ka namaz pa fatihanë)), kuptimi i tij është:
“Nuk ka namaz pa fatihanë në të gjitha rastet, përpos rastet kur ka përjashtim.”
Kjo do të thotë se Fatihaja është detyrë të thuhet në të gjitha rastet, përpos në rastet kur ka përjashtim. Prej tyre: në rekatet kur imami lexon me zë.
Nëse ndodh që nuk e dëgjon leximin e imamit për arsye të ndryshme, atëherë lexoje Fatihanë.
Kështu thotë Ibn Tejmije, etj.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم