Kur njeriu vjen në një vend, për të kryer një qëllim të caktuar, dhe pasi e kryen qëllimin e tij kthehet në vendin e tij, ai konsiderohet udhëtar edhe nëse qëndron dhjetë vite. E njejtë është kjo si e diti sa do të qëndroje apo si nuk e diti, pasi ai nuk ka bërë nijet qëndrimi.
Personi shkon për studime në një vend dhe qëndron aty për katër vite pasi aq zgjatin studimet e tij. Sapo të mbaroje studimet ai kthehet në vendin e tij. Ky person konsiderohet udhëtar gjatë gjithë këtyre viteve, pasi ai nuk ka bërë nijet qëndrimi në atë vend ku po kryen studimet dhe nuk e shikon si vendin e tij. Madje në mendjen e tij ai thotë që nëse ma japin Brenda dhjetë ditëve diplomën, kthehem direkt tek vendi im. Qëllimi është kryerja e studimeve atje, jo shpërngulja për të jetuar në atë vend.
Nëse i kthehemi librit të All-llahut, nuk gjejmë në të asnjë përkufizim të caktuar në lidhje me udhëtimin. Allahu thotë:
‘’Dhe kur të udhëtoni në tokë nuk është gjynah për ju nëse e shkurtoni namazin.’’
Pastaj, i Dërguari i All-llahut a ka thënë ndonjë ditë prej ditëve, se kush prej jush qëndron më shumë se katër ditë, apo më shumë se 5 ditë, apo më shumë se 15 ditë, apo më shumë se 19 ditë, t’a plotësoje namazin dhe mos t’a shkurtoje më?! Nuk ka thënë. Ja ku janë librat e sunetit para nesh. Nuk e ka thënë diçka të tillë.
Profeti ka qëndruar në Meke, në haxhin e lamtumirës, dhjetë ditë. Po ashtu, në çlirimin e Mekes ka qëndruar 19 ditë (disa dijetarë thonë 18 ditë). Në Tebuk ka qëndruar 20 ditë dhe nuk u ka thënë njerëzve se kush qëndron kaq ditë sa kam qëndruar unë, le t’a shkurtoje. Kush shton më shumë se kaq, le t’a plotësoje namazin.
Rregulli thotë: ‘’Gjëja qëndron në atë që është momentalisht, derisa vjen argument i cili e kundërshton atë.’’
Duke u bazuar te fjala e shejkhut rahimehull-llah, rregulli më sipër zbatohet ne kuptimin që përsa kohë personi është udhëtar, ai i zbaton të gjitha dispozitat dhe gjykimet e udhëtimit deri në momentin që vjen një argument i cili nuk e konsideron më atë person, udhëtar.
Shejkh ibn Uthejmin thotë: ‘’Përsa kohë që robi është udhëtar, ai vazhdon të jetë udhëtar edhe nëse e ka përcaktuar kohën se sa do të qëndroje. Edhe nëse është kjo kohë më shumë se katër ditë, apo dhjetë ditë, apo njëzet ditë, apo tridhjetë ditë. Argument për këtë është se Profeti ka udhëtuar disa herë me qëndrime të ndryshme dhe e ka shkurtuar namazin. Nuk është transmetuar nga Profeti asnjë shkronjë ku ai thotë ‘kush bën nijet të qëndroje më shumë se katër ditë apo më shumë se 15 ditë etj. e ka detyrë t’a plotësoje namazin (nuk konsiderohet më udhëtar)’. Në asnjë mënyrë! Porse ai e shkurtonte sa herë që ishte në udhëtim.
Në ajetin Kuranor:
‘’Kur të udhëtoni në tokë…’ ,
All-llahu e ka përgjithësuar këtë gjykim dhe nuk e ka kufizuar me ditë. Nuk ka dyshim tek unë se studentët të cilët studiojnë në vende të ndryshme apo shtete të huaja, janë udhëtarë dhe e shkurtojnë namazin. Kjo është fjala më e saktë tek unë. Ky është mendimi që e ka zgjedhur shejkhul Islam Ibn Tejmijeh dhe nxënësi i tij, Ibn Kajimi. Po ashtu mësuesi ynë, Ibn Sadi dhe disa prej dijetarëve tjerë.
Ibn Tejmijeh rahimehull-llah thotë: ‘’Udhëtari konsiderohet i tillë për aq kohë sa ai nuk ka bërë nijet njërën nga këto dy gjëra:
Në lidhje me pikën e parë, shejkhu thotë: ‘’Qëndrimi i pakufizuar mund të ilustrohet me rastin e një person i cili vjen në një qytet dhe e shikon se aty ka lëvizje të madhe (tregti apo dije e madhe), bën nijet të qëndroje aty, por pa e kufizuar me kohë (2 muaj, 3 muaj etj) dhe as me punë (sa ta mbaroj këtë punë, tregti apo marrje dije do kthehem). I ka pëlqyer vendi personit dhe punë ka shumë, kështu që ai thotë që do rrije dhe do punoje aty sa te mundet me qëndru apo sa ta lejojnë të qëndroje aty. Ky është qëndrim i pakufizuar dhe ky lloj personi konsiderohet vendas aty.
Ama personi i cili bën nijet të qëndroje në një vend me një kohë të kufizuar, ky konsiderohet udhëtar. Shkon në një vend dhe vendos të bëjë një punë apo studim që zgjat tre muaj, ky është udhëtar. Apo kur shkon dhe nuk e di se sa do zgjase ajo punë atje, thotë personi me vete ‘të zgjasë derisa t’a kryej atë si duhet’, ky konsiderohet udhëtar.’’
Tek Shejkh Ibn Uthejmin rahimehull-llah, shikojmë dy gjëra:
Ibn Uthejmin përmend fjalën e Ibn Tejmijes ku thotë: ‘’Ibn Tejmijeh nuk ka përcaktuar kufinj, pasi ai thotë se nuk ka në Libër të All-llahut dhe Sunnet të Profetit asnjë argument i cili e nxjerr nga të qenurit udhëtar një person i cili bën nijet të qëndroje në një vend për një periudhë të përcaktuar kohore (2 javë, 2 muaj, 2 vite etj). Madje personi konsiderohet udhëtar përsa kohë që ai është në pritje te kryerjes së qëllimit për të cilin ka shkuar atje (tregti, studim, kurim etj) dhe pastaj kthehet në vendin e tij. E përcaktoi apo nuk e përcaktoi se sa kohë do të qëndroje personi, nuk ka dallim për të.’’
Si përfundim, në lidhje me mendimin e shejkh Ibn Uthejmin rahimehull-llah:
• i pakufizuar me kohë dhe me punë
• i kufizuar me kohë dhe me punë
Mendimi i shejkh ibn Uthejmin duket që është më afër të saktës. Ama te pjesa që flitet për studentët dhe personat që qëndrojnë për kohë shumë të gjata në vende të huaja, shejkh Albani duket që ka më shumë të drejtë kur e lidh me rehatinë që personi ndjen në atë vend ku po qëndron dhe sipas Shejkh Albanit dhe Bin Bazit, këta kategori (studentët etj) nuk konsiderohen udhëtarë. Kjo duket më e përafërta tek e vërteta, ama në asnjë mënyrë nuk lejohet të konsiderohen gabim ata të cilët bazohen tek mendimi i ibn Uthejminit rahimehull-llah në lidhje me gjykimin e tij për studentët si udhëtarë.
Personi i cili është shpërngulur nga vendi i tij drejt një vendi tjetër dhe ka shitur pronën që kishtë tek vendi i tij dhe ka pronë në vendin tek i cili është shpërngulur, konsiderohet udhëtar kur te kthehet tek vendi i tij.
Personi i cili blen një pronë në një vend tjetër dhe vendos që herë të jetojë në vendin e tij dhe herë tjera për disa kohë të jetoje te prona që e ka blerë në një qytet tjetër, konsiderohet vendas tek të dy vendet. Ai është udhëtar vetëm gjatë udhëtimit nga njëri vend në një tjetër.
Ndërsa kur e blen pronën në një qytet tjetër për qëllim tregtie, ai konsiderohet udhëtar në qytetin ku e ka blerë këtë pronë.