Ibn Kajimi rahimehull-llah ka mendimin se kur personi arrin në destinacion (hotel, shtëpi etj) nuk i lejohet bashkimi i namazeve, por vetëm gjatë kohës që ai po udhëton. Këtë mendim e kanë edhe dijetarë të tjerë.
Shejkh Albani rahimehull-llah thotë se bashkimi lejohet edhe kur personi është ndalur në udhëtim dhe duke qëndruar (nuk është në lëvizje) dhe kjo duke u bazuar në dy argumente:
- Teksti – hadithi i Muadh Ibn Xhebel, i cili thotë: ‘’Profeti kur është kthyer nga lufta e Tebukut është ndalur në një vend dhe ka qëndruar aty. Kur ka ardhur koha e drekës, Profeti ka dal nga çadra e tij dhe ka urdhëruar të thirret ezani dhe ikameti dhe ka falur drekën dhe ikindinë. Pastaj ka hyrë përsëri në çadrën e tij. Kur ka hyrë koha e akshamit, Profeti doli nga çadra e tij dhe urdhëroi të thirret ezani dhe ikameti dhe fali akshamin bashkë me jacinë.’’
- Analogjia (krahasimi) – hadithi i ibn Abasit, i cili thotë: ‘’Profeti në Medine e ka bashkuar namazin, pa qenë udhëtar, pa rënë shi, ndërmjet drekës dhe ikindisë, akshamit dhe jacisë. I thane ibn Abasit: ç’farë ka dashur të tregoje me këtë bashkim Profeti o ibn Abbas? U përgjigj Ibn Abbasi: ka dashur mos t’a vendose në vështirësi umetin e tij.’’