إن الحمد لله نحمده و نستعينه و نستغفره و نعوذ بالله من شرور أنفسنا و سيئات أعمالنا من يهده الله فلا مضل له و من يضلل فلا هادي له أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له و أشهد أن محمدا عبده و رسوله، امأ بعد.
Me të vërtetë të gjitha lavdërimet i përkasin All-llahut,
Atë e lavdërojmë dhe prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje.
I kërkoj strehim dhe mbrojtje All-llahut nga te këqijat e veteve tona, dhe nga veprimi i punëve të këqija dhe ndëshkimi për shkak tyre.
Atë që e udhëzon All-llahu nuk ka kush e humbë, dhe atë që e le në humbje, nuk ka kush t’a udhëzoje.
Dëshmoj ( deklaroj) se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, vetëm Ai — ( dmth : vetëm Ai e meriton adhurimin ) nuk ka ortak.
Dhe dëshmoj ( deklaroj ) se Muhammedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij.
Dhe më pas:
——————-
Umra është vizita e Shtëpisë së Shenjtë (Qabes) me qëllim për të kryer një seri ritualesh specifike, me nijetin e afrimit tek All-llahu, e arritjes së kënaqësisë së Tij dhe shpërblimit të Tij.
Umra është adhurim prej adhurimeve të mëdha, me të cilat njeriu e madhëron dhe e adhuron All-llahun, shpreh mirënjohjen dhe falenderimin ndaj Tij,
si dhe tregon bindjen dhe përkushtimin ndaj All-llahut.
Thotë All-llahu Subhaaneh:
{و أتموا الحج و العمرة لله}
{KRYENI DHE PLOTËSONI SI DUHET HAXHIN DHE UMREN PËR HATËR TË ALL-LLAHUT}
Janë transmetuar disa hadithe në lidhje me vlerën dhe mirësinë e Umras.
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((العمرة الى العمرة كفارة لما بينهما))
((Umra pas Umres i shlyen mëkatet që janë bërë ndërmjet tyre.))
[Buhariu dhe Muslimi]
Dmth: Kur ti kryen Umren tani, kjo Umre i fshin mëkatet e vogla të cilat i ke bërë prej kur ke bërë Umren para kësaj.
Kjo, edhe nëse distanca ndërmjet tyre është një vit apo dy vite.
Thotë Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë:
سواء كانت العمرة في شهر أو شهرين أو عام أو عامين، هذا وعد.
“Është njëlloj si atëhere kur bën Umren brenda një muaji (nga Umra e parë) apo brenda dy muajve, apo brenda nje viti, apo brenda dy vjetëve (nga Umra e parë). Ky është premtim “-F-
[Binbaz.org]
Dmth: premtim prej All-llahut se do i fale mëkatet e vogla ndërmjet dy Umreve, edhe nëse distanca kohore ndërmjet tyre është e gjatë: një vit apo dy vite, apo ndoshta më shumë.
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((تابعوا بين بين الحج و العمرة فإنهما يَنْفِيان الفقر و الذنوب كما يَنْفِي الكِيرُ خَبَثَ الحديد و الذهب و الفضة))
((Kryeni vazhdimisht Haxhin dhe Umren (njëra pas tjetrës) se me të vërtetë ato largojnë varfërinë dhe shlyejnë mëkatet, ashtu siç shakulli i farkëtarit (zjarri që fryn shakulli) largon papastërtinë e hekurit, floririt dhe argjendit.))
[Ahmedi, Termidhi etj. Në gjykimin e Albanit është Sahih]
Ky hadith nxit atë që ka mundësi, që t’a shpeshtoje bërjen e Haxhit dhe të Umres.
Kur të bëje Haxh, të bëje pas një kohe Umren, dhe kur të bëje Umran, të bëje pas saj Haxhin, qoftë edhe në distancë kohore të gjatë ndërmjet tyre, në varësi të mundësisë.
Kjo i shlyen të gjitha mëkatet dhe e largon varfërinë.
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
(( وفد الله ثلاثة : الغازي، و الحاج و المعتمر.))
[النسائي و غيره- صححه الالباني في “صحيح النسائي”]
(( Delegacioni i All-llahut janë tre: Luftëtari në rrugë të All-llahut, ai që shkon për të bërë Haxhin, dhe ai që shkon për të bërë Umren))
[Nesaiu, Albani e konsideron Sahih]
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((الغازي في سبيل الله و الحاج و المعتمر وفد الله،
دعاهم فأجابهم و سألوه فأعطاهم))
[ابن ماجه- حسنه الألباني]
((Luftëtari në rrugë të All-llahut, ai që shkon për të bërë Haxhin dhe ai që shkon për të bërë Umran janë delegacioni i All-llahut.
All-llahu i ka thirrur dhe ata janë përgjigjur. Kur ata t’i kërkojnë, Ai do u japë atyre (do i përgjigjet kërkesës së tyre ashtu sikurse ata iu përgjigjën All-llahut).))
[Ibn Maxheh,- Albani e konsideron hadith Hasen / të mirë]
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((الحجاج و العُمَّار وفدا الله إن دَعَوْهُ أجابهم و إن استغفروه غفر لهم))
[النسائي و ابن ماجه و غيرهما صححه الالباني في( الترغيب و الترهيب)]
((Haxhilerët dhe umraxhinjtë janë delegacioni i All-llahut.
Nëse ata i luten, Ai iu përgjigjet, e nese i kërkojnë falje, Ai do i fale.))
[Nesaiu etj. Albani e konsideron hadith Sahih]
Delegacion: është grup të cilët vijnë te i pari i atij vendi, me thirrje dhe kërkesë nga ana e të parit të atij vendi.
Te Arabët delegacioni ka dy specifika:
– priten me madhërime dhe nderime
– dhe përcillen me dhurata dhe shpërblime.
Haxhilerët dhe umraxhinjtë janë delegacion të cilët janë të thirrur nga Krijuesi i gjithësisë dhe këta i janë përgjigjur Atij.
Ata janë të pritur nga All-llahu me nderime dhe lavdërime, dhe do i përcjelle në vendin e tyre me mirësi, falje dhe shpërblime.
All-llahu do u përgjigjet lutjeve të tyre ashtu sikuse ata iu përgjigjën thirrjes së Tij.
Kjo tregon për mirësinë dhe vlerën e madhe që ka Umrah.
———
NISJA NGA VENDI YT ME NIJETIN E UMRES
Duke u bazuar në atë që u përmend më lart, më e mira është që të niset Umraxhiu direkt për në Mekke,
dhe jo ajo që bëjnë një pjesë e madhë e agjensive të cilët i çojnë umraxhinjtë në Medine në fillim.
(edhe pse kjo lejohet insha All-llahu)
Delegacioni i nisur direkt nga shtëpia dhe vendi i tij, që t’i përgjigjet All-llahut:
Pa dyshim që ka shpërblim më të madh.
Sepse kur ai niset direkt nga vendi i tij i largët për këtë qëllim, i llogaritet distanca, lodhja dhe shpenzimi, të cilat janë më të mëdha sesa nga Medina.
Profeti i tha Aishes kur ajo donte të bënte Umren:
((إن لك من الأجر على قدر نصبك و نفقتك))
((Me të vërtetë shpërblimi yt është mbi masën e lodhjes dhe shpenzimit -që kërkon bërja e Umres-.))
[Buhariu dhe Muslimi]
Ama kur nisesh në fillim në Medine,
nuk po nisesh direkt për Umrah.
Udhëtimi yt për Umrah fillon nga Medina.
Nga aty fillon udhëtimi yt si delegacion i All-llahut.
Dhe shpërblimi për lodhjen dhe shpenzimet e Umras fillojnë nga aty.
Dhe kjo do të thotë që shpërblimi është më i vogël sesa sikur të niseshe direkt nga vendi yt me nijetin e Umras.
Thotë dikush: por unë jam nisur me nijet për Umrah që nga shtëpia.
I thuhet: për sa kohë ti nisesh në fillim në Medine, ky nijet nuk vlen, madje nuk lejohet ky nijet.
Do ishte i vlefshëm ky nijet, nëse udhëtimi me avion do ishte për në Medine.
Për shembull: Athinë- Medine.
Dhe Medina në këtë rast i bie të jetë tranzit, ndërmjet vendit tënd dhe Shtëpisë së Shenjtë.
Ama përderisa avioni është për në Xhedah, në këtë rast ne futemi në Mikat dhe e kalojmë atë.
Nëse bën nijetin e umres nga shtëpia jote, nuk të lejohet t’a kalosh Mikatin pa Ihram.
Ti jo që e kalon pa Ihram, por ti kthehesh komplet mbrapsht për destinacion tjetër, dhe kjo nuk lejohet përpos për nevojë apo raste të domosdoshme.
Kanë rënë dakort dijetarët se, ai i cili niset me qëllimin për të bërë Haxhin apo Umren, nuk i lejohet t’a kaloje Mikatin pa hyrë në Ihram (dmth: të bëje nijetin e hyrjes në ritualin e Umres).
Thotë Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë:
إذا كان قصده الحج أو العمرة فإنه يلزمه أن يحرم من الميقات الذي يمر عليه.
“Nëse qëllimi (nijeti) i tij është bërja e Haxhit dhe Umres, obligohet të hyje në Ihram te Mikati i cili kalon te ai.” -F-
[binbaz.org]
Thotë Shejkh Bin Bazi:
لا يجوز للمسلم إذا أراد الحج أو العمرة أن يتجاوز الميقات الذي يمر عليه إلا بإحرام.
“Nuk lejohet që muslimani i cili është nisur me nijetin për të bëre Haxhin apo Umren t’a kaloje Mikatin pa Ihram”.-F-
[Mexhmu fetava Ibn Bazi 9/17]
Thotë shejkh Albani All-llahu e mëshiroftë:
ما يجوز مجاوزة الميقات ما دام موجود قصد العمرة.
“Nuk lejohet t’a kalosh Mikatin përderisa qëllimi (nijeti) është bërja e Umres.” -F-
Thotë shejkhu:
تجاوز الميقات لا يجوز و لو نويت أن تعود من جدة إلى الميقات لإتمام الإحرام. التجاوز هذا محظور.
“Nuk lejohet kalimi i Mikatit edhe nëse nijeti është që të kthehesh nga Xhide për te Mikati që të plotësosh hyrjen në Ihram.
Ky kalim i Mikatit në këte rast është i ndaluar.” -F-
[Silsiletul Hude uen Nur 212]
Pra, kur ti nisesh me qëllimin që të bësh Umren, nuk lejohet t’a kalosh Mikatin, pa Ihram.
Pa Ihram dmth: pa veshur rrobat e Ihramit, dhe të bësh nijetin e hyrjes në ritualin e Umres.
Përveçse në raste nevoje.
Ama pa nevojë nuk lejohet.
Vizita e xhamisë së Profetit nuk është obligim, dhe si e tillë nuk është e nevojshme që të shkosh në fillim atje.
Ama në rastin kur agjensia i çon në fillim në Medine, atëherë ti duhet që të bësh nijetin për të vizituar xhaminë e Profetit.
Sepse nëse bën nijetin për Umren, avioni për në Xhide e kalon Mikatin.
E nëse nijeti ynë është Umrah, nuk lejohet t’a kalojmë Mikatin pa u futur në Ihram (siç u përmend më lart).
Dhe në këtë rast, për t’iu shmangur kësaj ndalese, bëjmë nijetin për të vizituar xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Pastaj nga Medina bën nijetin e Umras.
Shkon te Mikati i banorëve të Medines, dhe nga aty futet në ritualin e Umres, futet në Ihram dhe niset për në Shtëpinë e Shenjtë.
————-
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم