Nisja për Umre nga Medina

Ai i cili niset për në Umrah dhe në fillim shkon në Medine

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ai i cili niset për në Umrah, por në fillim shkon në Medine:

— Nëse avioni i tij është Athinë – Medine, apo Stamboll – Medine etj.

Dmth: në fillim ndalet në Medine, dhe pastaj nga aty niset për në Shtëpinë e Shenjtë, në këtë rast nijeti i tij le të jetë bërja e Umres prej kur niset nga shtëpia e tij.

— Ama nëse avioni i tij kalon nga Xhide dhe ky në fillim do të shkoje për në Medine, mos të bëje nijetin e Umras nga shtëpia, por, duhet të bëje nijet për vizitën e xhamisë së Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe pastaj nga Medina bën nijetin e Umras.

 

Duke u bazuar në atë që përmenda më lart, në lidhje me vlerën dhe mirësinë e Umras, më e mira është që të niset Umraxhiu direkt për në Mekke,
dhe jo ajo që bëjnë një pjesë e madhë e agjensive të cilët i çojnë umraxhinjtë në Medine në fillim.
(edhe pse kjo lejohet insha All-llahu)

Delegacioni i nisur direkt nga shtëpia dhe vendi i tij, që t’i përgjigjet All-llahut:
Pa dyshim që ka shpërblim më të madh.
Sepse kur ai niset direkt nga vendi i tij i largët për këtë qëllim, i llogaritet distanca, lodhja dhe shpenzimi, të cilat janë më të mëdha sesa nga Medina.

 

Profeti i tha Aishes kur ajo donte të bënte Umren:
((إن لك من الأجر على قدر نصبك و نفقتك))
((Me të vërtetë shpërblimi yt është mbi masën e lodhjes dhe shpenzimit (që kërkon bërja e Umres) ))
[Buhariu dhe Muslimi]

 

Ama kur nisesh në fillim në Medine,
nuk po nisesh direkt për Umrah.

Udhëtimi yt për Umrah fillon nga Medina.
Nga aty fillon udhëtimi yt si delegacion i All-llahut.
Dhe shpërblimi për lodhjen dhe shpenzimet e Umras fillojnë nga aty.

Dhe kjo do të thotë që shpërblimi është më i vogël sesa sikur të niseshe direkt nga vendi yt me nijetin e Umras.

Thotë dikush: por unë jam nisur me nijet për Umrah që nga shtëpia.

I thuhet: për sa kohë ti nisesh në fillim në Medine, ky nijet nuk vlen, madje nuk lejohet ky nijet.

Do ishte i vlefshëm ky nijet, nëse udhëtimi me avion do ishte për në Medine.
Për shembull: Athinë – Medine.
Dhe Medina në këtë rast i bie të jetë tranzit, ndërmjet vendit tënd dhe Shtëpisë së Shenjtë.

Ama përderisa avioni është për në Xhedah, në këtë rast ne futemi në Mikat dhe e kalojmë atë.

Nëse bën nijetin e umres nga shtëpia jote, nuk të lejohet t’a kalosh Mikatin pa Ihram.

Ti jo që e kalon pa Ihram, por ti kthehesh komplet mbrapsht për destinacion tjetër, dhe kjo nuk lejohet përpos për nevojë apo raste të domosdoshme.

 

Kanë rënë dakort dijetarët se, ai i cili niset me qëllimin për të bërë Haxhin apo Umren, nuk i lejohet t’a kaloje Mikatin pa hyrë në Ihram (dmth: të bëje nijetin e hyrjes në ritualin e Umres).

 

Thotë Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë:
إذا كان قصده الحج أو العمرة فإنه يلزمه أن يحرم من الميقات الذي يمر عليه.
“Nëse qëllimi (nijeti) i tij është bërja e Haxhit dhe Umres, obligohet të hyje në Ihram te Mikati i cili kalon te ai.” -F-
[binbaz.org]

 

Thotë Shejkh Bin Bazi:
لا يجوز للمسلم إذا أراد الحج أو العمرة أن يتجاوز الميقات الذي يمر عليه إلا بإحرام.
“Nuk lejohet që muslimani i cili është nisur me nijetin për të bëre Haxhin apo Umren t’a kaloje Mikatin pa Ihram”.-F-
[Mexhmu fetava Ibn Bazi 9/17]

 

Thotë shejkh Albani All-llahu e mëshiroftë:
ما يجوز مجاوزة الميقات ما دام موجود قصد العمرة.
“Nuk lejohet t’a kalosh Mikatin përderisa qëllimi (nijeti) është bërja e Umres.” -F-

 

Thotë shejkhu:
تجاوز الميقات لا يجوز و لو نويت أن تعود من جدة إلى الميقات لإتمام  الإحرام.  التجاوز هذا محظور.
“Nuk lejohet kalimi i Mikatit edhe nëse nijeti është që të kthehesh nga Xhide për te Mikati që të plotësosh hyrjen në Ihram.
Ky kalim i Mikatit në këte rast është i ndaluar.” -F-
[Silsiletul Hude uen Nur 212]

 

Pra, kur ti nisesh me qëllimin që të bësh Umren, nuk lejohet t’a kalosh Mikatin, pa Ihram.
Pa Ihram dmth: pa veshur rrobat e Ihramit, dhe të bësh nijetin e hyrjes në ritualin e Umres.

Përveçse në raste nevoje.
Ama pa nevojë nuk lejohet.

 

Vizita e xhamisë së Profetit nuk është obligim, dhe si e tillë nuk është e nevojshme që të shkosh në fillim atje.

Ama në rastin kur agjensia i çon në fillim në Medine, atëherë ti duhet që të bësh nijetin për të vizituar xhaminë e Profetit.

Sepse nëse bën nijetin për Umren, avioni për në Xhide e kalon Mikatin.
E nëse nijeti ynë është Umrah, nuk lejohet t’a kalojmë Mikatin pa u futur në Ihram (siç u përmend më lart).

Dhe në këtë rast, për t’iu shmangur kësaj ndalese, bëjmë nijetin për të vizituar xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Pastaj nga Medina bën nijetin e Umras.
Shkon te Mikati i banorëve të Medines, dhe nga aty futet në ritualin e Umres, futet në Ihram dhe niset për  në Shtëpinë e Shenjtë.

————-

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: