:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ai i cili udhëton për në Medine me qëllim vizite, duhet të dije se:
Udhëtimi për në Medine me qëllim vizite për të cilën ka argument dhe shpërblehesh për të, është vetëm ai udhëtim i cili bëhet me nijetin për të vizituar xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe jo Medinen si qytet, dhe as vende dhe gjëra të tjera.
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
لا تُشَد الرحال إلا الى ثلاثة مساجد، مسجد الحرام و مسجدي هذا و المسجد الأقصى
‘’Nuk merret udhëtim (dmth: mos udhëtoni) përveç se për në tre xhamia: për në xhaminë e shenjtë, në xhaminë time dhe në xhaminë Aksa.’’ [ Buhariu dhe Muslimi]
Dijetarët thonë:
Nuk merret udhëtim – Mos udhëtoni.
Prandaj kur thuhet:
Udhëtimi për të vizituar Medinen, do të thotë: udhëtimi për të vizituar xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe jo Medinen si qytet. Prandaj edhe nijeti duhet bërë me qëllim vizitën e xhamisë së Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم