:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Hadithi: ‘’Mos udhëtoni përveç se në tre xhamia..’’, ana e jashtme e tij na jep të kuptojmë se: nuk lejohet të udhëtohet për të vizituar ndonjë vend tjetër me pretendimin se është mirë të vizitohet ai vend, apo është e pëlqyer dhe ka shpërblim, përpos keto tre xhamia.
Në lidhje me kuptimin e këtij hadithi ka mospajtim ndërmjet dijetarëve:
Thotë Ibn Haxheri:
فقال الشيخ أيو محمد الجويني : يحرم شد الرحال الى غيرها بساهر هذا الحديث .
“Ka thënë Shejkh Ebu Muhammed El Xhuwejnij (Shejkhu i Shafive, vdekur më 438 H): Ndalohet udhëtimi për në vende tjera (xhamia apo ç’farëdo) përpos tre xhamive, duke u bazuar në atë që kuptohet nga ana e jashtme (sipërfaqësore) e këtij hadithi.”
[Fet’hul Bari]
Thotë Abdur-rahman El Mubarekfuri:
ظاهر الحديث هو العموم ، و أن المراد فيه : لا يجوز السفر إلى موضع للتبرك به و الصلاة فيه إلا الى ثلاثة مساجد.
“Ajo që kuptohet nga ana sipërfaqësore (e jashtme) e hadithit është përgjithësimi ( dmth: përfshin çdo vend) dhe se kuptimi i tij është: Nuk lejohet udhëtimi në një vend me qëllim kërkim bereqeti në atë vend, apo me qëllim që të falesh në atë vend, përveç se në tre xhamia.‘’
[Tuhfetul Eh’uedhij]
Thotë Ibn Tejmije: “Fjala e Profetit ‘Mos udhëtoni përveç se në tre xhamia’:
Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) i qëndron mendimit së hadithi është i përgjithshëm. Thotë:
بخلاف السفر إلى البقاع المعظمة كطور موسى و كقبور الأنبياء و الصالحين، فإن الصحابة و التابعين و الأئمة فهموا دخولها في هذا الحديث.
“Sahabët, Tabi’inët dhe Imamllarët, kanë kuptuar se udhëtimi për në vende të cilat madhërohen, si për shembull: të udhëtosh për të vizituar Turin e Musait (alejhis-selam) apo varret e Profetëve dhe njerëzve të devotshëm, përfshihet në këtë hadith.’’
[ قاعدة عظيمة في الفرق بين العبادات أهل الإسلام و الإيمان و عبادات أهل الشرك و النفاق]
Thotë:
فلا ريب أنه إذا لم يشرع السفر إلى المساجد ، فلا يشرع الى هذه بطريقة الأوْلى
“Nuk ka dyshim se përderisa nuk lejohet udhëtimi për të vizituar xhamia (përpos tre xhamive), atëherë ndalesa që të udhëtosh për të vizituar vende tjera është më parësore.”
Thotë Shejkh Albani (All-llahu e mëshiroftë):
لا تشد الرحال الى موضع من المواضع لقصد فضيلة ذلك المكان إلا هذه المساجد الثلاثة .
” Nuk lejohet udhëtimi në një vend prej vendeve, me synim vlerën dhe mirësinë e atij vendi, përpos këto tre xhamia.”
Shejkh Albani gjykon se hadithi është i përgjithshëm dhe përfshin udhëtimin në çdo vend prej vendeve ku mendohet se ka vlerë ai vend dhe është mirë të vizitohet.
Thotë San’ ani:
فيحرم السفر إلى غيرها كقبور الصالحين و المواضع الفاضلة .
“Është haram udhëtimi për në vende tjera (përpos tre xhamive) si për shembull: udhëtimi për të vizituar varret e njerëzve të devotshëm të mirë, apo vendeve të mira.”
[Et- Ten’uiir, Sherh el Xhami es-Sagiir]
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve siç e përmend Abdur-rahman bin Hasen në [Fethul Mexhid].
Ky është mendimi i Sahabëve dhe Tabi’inëve, siç thotë Ibn Tejmije.
Ky është mendimi i imamllarëve të kohëve tona, i shejkh Albanit ,Bin Bazit, Ibn Uthejminit.
S’ka dyshim se ky është mendimi më i saktë. Kjo sepse nuk gjejmë asnje argument i cili e veçon, apo e kufizon vetëm me xhamiat.
Dhe duke qenë se nuk ka argument që e veçon, apo e kufizon ndalesën vetëm për xhamiat, atëherë është detyrë t’i përmbahemi anës së përgjithshme të tij, siç thotë rregulli:
‘Teksti i përgjithshëm qëndron në të përgjithshmen e tij.
(dmth: gjykojmë dhe veprojmë me të) deri sa të vije një argument i cili e nxjerr nga e përgjithshmja e tij (duke e veçuar, apo kufizuar me diçka të veçantë).‘
Thotë Shejkh Albani:
لا دليل يخص الحديث بالمساجد، فالواجب البقاء على عمومه الذي ذهب اليه أبو محمد الجويني و من ذُكِر معه.
“Nuk ka argument që e veçon (kufizon) hadithin vetëm me xhamiat. (Dmth: nuk ka argument që na tregon se hadithi ka për qëllim vetëm xhamiat dhe jo vendet tjera). Dhe në këtë rast (duke mos gjetur argument që e veçon, atëherë) është detyrë qëndrimi në të përgjithshmen e tij, të cilën gjë e thotë edhe Ebu Muhammed el Xhuwejni e të tjerë që përmenden bashkë me të”
Sahabët dhe Tabi’inët e kanë kuptuar këtë hadith dhe e kanë interpretuar si hadith në të cilin ndalesa në të është e përgjithshme, dhe nuk kufizohet vetëm me udhëtimin për të vizituar xhamia të tjera, por përfshin çdo udhëtim për në çdo vend ku mendohet se është mirë të vizitohet.
Ka transmetuar Ibn Ebi Shejbeh nga Kazeah Ibn Jahja El Basrij i cili thotë:
عن قَزَعَة بن يحيى قال : أردت الخروج الى الطور، فسألت ابن عمر فقال : أما علمت أن النبي صلى الله عليه وسلم قال: لا تشد الرحال إلا الى ثلاثة المساجد ، المسجد الحرام و مسجد النبي و المسجد الأقصى، دع عنك الطور فلا تأته.
“Doja të shkoja për në Tur (mali Tur në të cilin i ka folur All-llahu i Lartësuar Musait alejhi selam). Pyeta për këtë Ibn Umerin dhe ai më tha: A nuk e di se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
Nuk udhëtohet (dmth: nuk lejohet udhëtimi) përveç se në tre xhamia: Xhamia e Shenjtë, Xhamia e Profetit dhe Xhamia Aksa.
Lëre Turin, mos shko.”
[E ka saktësuar Shejh Albani]
Ky transmetim tregon qartë se Ibn Umeri (shok i Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e ka kuptuar prej këtij hadithi se ndalesa në të është e përgjithshme. Ajo përfshin edhe udhëtimin për në vende tjera, vende të cilat mendohet se është mirë t’i vizitosh.
Ka transmetuar Imam Malik e të tjerë, nga Ebu Hurejra i cili thotë:
خرجت الى الطور …. فلقيت بُصْرة بن أبي بُصرة الغفاري، فقال : من أين أقبلت؟ فقلت من الطور، فقال : لو أدركتك قبل أن تخرج إليه ما خرجت، سمعت رسول الله صلى الله عليه وسلم يقول: لا تُعْمَل المَطِيُّ إلا الى ثلاثة مساجد …
‘’Shkova në Tur … (kur u ktheva) takova Besrah Ibn Ebi Besra. Më tha: prej nga po vjen? I thashë: nga Turi. Tha: sikur të arrija (të të takoja) ty para se të niseshe, nuk do shkoje. Kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem të thotë:
Nuk udhëtohet (dmth: mos udhëto) përveç se për në tre xhamia..’’
[Shejkh Albani thotë: transmetimi është Sahih (i saktë)]
Ky transmetim qartë tregon se Besrah (Shok i Profetit) e ka kuptuar se ky hadith është i përgjithshëm, dhe nuk ka për qëllim vetëm xhamiat, por edhe vende të tjera, të cilat mendohet se është mirë të udhëtohet për t’i vizituar ato.
Këtë kuptim ia miratoi edhe Ebu Hurejra, i cili nuk e kundërshtoi, gjë që tregon dakortësi.
Nuk dihet që të ketë prej Sahabëve t’a ketë kundërshtuar këtë. Madje ka që e përforcojnë këtë mendim.
Ka transmetuar Ibn Ebi Shejbe: ‘’I thanë Umerit radijall-llahu anhu se disa njerëz shkojnë te pema tek e cila Sahabët i dhanë besën Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem (Bej’atu Rid’uan), Umeri urdhëroi të pritet.’’
[Ibn Haxher thotë: zinxhiri është i saktë, po ashtu edhe shejkh Albani]
Tregon Ma’rur Bin Suwejd: ‘’Dolëm (në udhëtim) me Umer Bin El Khattab. Gjatë rrugës shikuam një xhami (vendfalje). Disa njerëz sapo e shikuan, shpejtuan për tek ajo, për t’u falur aty.
Umeri tha: ç’farë kanë ata (dmth: pse shpejtuan për te ajo)? I thanë: ajo është një xhami (vendfalje) në të cilën është falur i Dërguari i All-llahut.
Umeri tha: O ju njerëz! Ata që ishin para jush, devijuan dhe u shkatërruan, për shkak të pasimit (ndjekjes) si shembulli i kësaj (që po bëni ju, duke ndjekur vendet ku ka qëndruar apo ku është falur Profeti) dhe i bënin ato vendfalje.
Atë që e kap koha e namazit në atë vend (ku është falur Profeti) le të falet, e nëse jo, të vazhdoje udhëtimin. (mos të ndalet me qëllim që të falet në atë vend).”
[E ka Saktësuar Ibn Tejmije ne El Mexhmu El Fetewa]
Kjo tregon se:
Duke u bazuar në këto që u përmendën, nuk ka dyshim se mendimi i saktë në lidhje me ndalesën në këtë hadith është mendimi i atyre që thonë se ndalesa në këtë hadith është e përgjithshme.
Duke qenë se ndalesa është e përgjithshme, atëherë:
Përveç tre vende, të cilat kanë vlerë dhe mirësi të madhe.
Në këto tre vende lejohet dhe është mirë për të udhëtuar te ato, me nijetin e arritjes së bereqetit dhe mirësisë së atyre vendeve. Dhe ato janë:
Transmetimi që përmend se namazi në xhaminë Aksa është sa 500 namaze nuk është i saktë. [Albani]
Ndërsa xhamitë e tjera edhe pse në vetvete të gjitha kanë vlerë dhe mirësi, sepse janë vendet më të dashura te All-llahu, nuk lejohet të udhëtohet te asnjë prej tyre.
Të gjitha xhamitë e tjera në gjithë botën nuk kanë dallim njëra nga tjetra.
Dy rekate nafile në xhaminë e lagjes tënde janë të njejtë si dy rekate në xhaminë Blu të Stambollit, apo në çdo xhami tjetër, përveç tre xhamive.
Thotë Ibn Tejmije:
“Nuk ka dyshim se kur udhëtimi për në xhamia nuk është i lejuar, ndalimi i udhëtimit për në vende tjera është edhe më parësor.”
Duhet të dimë se përderisa Sheriati e ka ndaluar udhëtimin në çdo vend me qëllim adhurimi në atë vend, apo me qëllim për të kërkuar bereqetin në atë vend, apo me pretendimin se është mirë dhe e pëlqyer me e vizitu atë vend, atëherë kjo do të thotë se: nuk ka asnjë dobi shkuarja në ato vende.
Ajo që thonë disa: ‘unë kur shkoj aty ndihem mirë, meditoj, më shtohet Imani’, janë mashtrim i shejtanit.
Sikur të shtohet imani në ato vende, nuk do e ndalonte Sheriati, sepse Sheriati urdhëron dhe nxit për çdo vepër dhe punë që e shton Imanin.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم