Ai që udhëton për në Medine, nijeti i tij duhet të jetë vizita e xhamisë së Profetit ﷺ

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ai që udhëton për të vizituar Medinen, njeti i tij duhet të jetë, udhëtim për të vizituar xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Nuk lejohet të udhëtosh në Medine me qëllimin dhe nijetin për të vizituar varrin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, apo xhaminë Kuba. Apo xhamitë e tjera, apo Uhudin, apo varrezat e Bakia-s, apo shtatë xhamitë etj.. të kësaj natyre.

Nëse udhëton në Medine për të arritur prej mirësive që ajo ka, atëherë nijeti yt duhet të jetë që të vizitosh xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Në xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem është mirësia, vlera dhe bereqeti i atij vendi, të cilat arrihen prej namazit që fal aty, prej adhurimeve në përgjithësi që kryen aty dhe prej dijes që përfiton në xhaminë e tij.

Dhe pas xhamisë së Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem që është kryesorja dhe qëllimi i udhëtimit, arrin edhe disa mirësi të tjera shtesë, nëse viziton varrin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, si dhe nëse viziton disa vende të cilat i ka vizituar Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: