:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Qëndrimi i vizitorit në Medine nuk lidhet me kohë të caktuar.
Thotë Bin Bazi:
و الزيارة ليس لها حد محدود ، و إذا زار ساعة أو ساعتين أو يوما أو يومين او أكثر من ذلك فلا بأس.
“Vizita (në Medine) nuk ka kufi kohorë të përcaktuar. Nëse e viziton një orë apo dy orë, një ditë apo dy ditë apo më shumë, ska problem.”
Shejkh Feuzani thotë: “Nuk ka kufinj kohorë se sa me qëndru në Medine.”
Qëndrimi në Medine tetë ditë për të falur dyzet namaze në xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem
Disa mendojnë se është mirë me qëndru tetë ditë në Medine, që të falësh dyzet namaze në xhaminë e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem duke u bazuar në një hadith:
((من صلى في مسجدي أربعين صلاة لا يفوته صلاة كتبت له براءة من النار و نجاة من العذاب, و بَرِئَ من النفاق))
‘’Kush fal në xhaminë time dyzet namaze, duke mos i kaluar asnjë namaz (në xhami), i shkruhet atij distancim (largim) prej zjarrit, shpëtim nga ndëshkimi, si dhe largim (dhe pastrim) prej hipokrizisë.’’
Këtë hadith e konsideron të dobët shejkh Albani, siç e përmend në [Silsiletud- Daifeh 364] dhe në [Daifut- Tergib 755].
Shejkh Bin Bazi thotë:
إلا أنه حديث ضعيف عند أهل التحقيق لا تقوم به الحجة و لا يعتمد عليه و الزيارة ليس لها حد محدود….
“Hadithi është i dobët në gjykimin e dijetarëve të cilët vërtetojnë hadithet, nuk merret për argument, dhe nuk lejohet të bazohemi në të. Vizita nuk ka kufi kohorë të përcaktuar..”
[Fetawa Ibn Baz 17/406] & [Fetawa Islamijjeh 2/313]
Kështu thotë edhe shejh Feuzani.
Shejkh Albani e konsideron bidat këtë gjë, siç e përmend në librin e tij [Haxh-xhetun Nebijj 185]:
من بدع زيارة المدينة النبوية “التزام زوار المدينة الإقامة فيها أسبوعا حتى يتمكنوا من الصلاة في المسجد النبوي أربعين صلاة ، لتكتب لهم براءة من النفاق وبراءة من النار”
——- e pa përkthyer —–
Hadithi i saktë në lidhje me këtë është:
‘’Kush fal dyzet ditë namazet në xhami, duke mos i ikur tekbiri fillestar, i shkruhen dy largime (dmth: largohet, pastrohet dhe shpëton nga dy gjëra):
[Tirmidhiu / Albani thotë hadith Hasen]
Shkuarja në Medine pas haxhit dhe qëndrimi aty, nuk është prej riteve të Haxhit
Disa mendojnë se shkuarja dhe qëndrimi në Medine pas mbarimit të Haxhit është prej riteve të Haxhit dhe plotësimit të tij.
Ky mendim dhe pretendim nuk ka bazë, nuk ka argument.
Shejkh Feuzani në lidhje me këtë thotë:
لا علاقة بزيارة المسجد النبوي، لا علاقة لها بالحج.
“Nuk ka lidhje (Haxhi) me vizitën e xhamisë së Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Nuk ka lidhje (vizita e xhamisë Profetike) me Haxhin.”
Është pyetur shejkh Bin Bazi në lidhje me këtë dhe ka thënë:
هذا غلط، ليس من شرط الحج و لا من واجباته و لا من سننه زيارة المدينة.
“Kjo është gabim! Vizita e Medines nuk është prej kushteve të Haxhit, as prej obligimeve të Haxhit dhe as prej sunneteve të Haxhit (dmth: prej gjërave që pëlqehen).’’
Shejkh Albani në librin e tij [Haxhi i Profetit] këtë pretendim e konsideron Bidat.
Kjo që thotë shejkh Albani, pa dyshim që është e vërtetë.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم