:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Thotë Ibn Tejmije All-llahu e mëshiroftë:
فليس في الدنيا والآخرة شيء إلا بسبب.
“Nuk ka gjë që ndodh në dunja dhe ahiret vetëm se me sebep.”
Thotë Muhammed Emin esh-Shenkiti në Tefsirin e tij [Edue’ul Bejan] në shpjegimin e Sures Merjem:
لكن لكل شيء له سبب
“Por, çdo gjë ka sebep.”
Dmth: ndodh me sebep.
Shejkh Muhammed Emin esh-Shenkiti e përmend këtë në shpjegimin e ajetit në suren Merjem, kur All-llahu i Lartësuar i thotë Merjemit me e shkund trungun e hurmës.
Thotë Shejkhu:
“Sikur të dëshironte All-llahu, do i binin ato (hurmat) pa e shkundur trungun, por çdo gjë ka sebep.”
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم