:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Shejkh Ibn Uthejmini rahmetull-llahi alejhi nuk pohon për All-llahun që ka trup, në asnjë libër, në asnjë audio apo video.
Shejkhu, ashtu sikurse edhe dijetarët e tjerë të sunnetit para tij, thotë:
“Nuk lejohet të pohojmë për All-llahun trup, sepse nuk e ka pohuar All-llahu për veten e Tij dhe as Profeti për veten e All-llahut.”
Rregulli thotë:
“Nuk lejohet të pohojmë për All-llahun atë që nuk e ka pohuar Ai për veten e Tij dhe Profeti i Tij për Të.
Sepse kjo është e folur për All-llahun pa dije. Dhe kjo është prej mëkateve të mëdha.
Dhe thotë shejkhu:
“Në të njejtën kohë nuk e mohojmë, sepse All-llahu nuk e ka mohuar për veten e Tij dhe as Profeti i Tij.
قال : موقفنا أن نقول: يجب أن نتأدب مع الله و رسوله فلا ننكر الجسم و لا نثبت لأن الله لم يثبت و لم ينف، و كذلك النبي صلى الله عليه و آله و سلم…
Qëndrim ynë në lidhje me këtë është që të themi: është detyrë të kemi edukatë dhe kujdes në lidhje me All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.
Ne nuk e mohojmë trupin dhe as nuk e pohojmë; sepse All-llahu nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar. Po ashtu edhe Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem (as nuk e ka pohuar që All-llahu ka trup, dhe as nuk e ka mohuar).”
Shejkhu i përmbahet në këtë mënyrë rregullit për të cilin kanë rënë dakord të gjithë dijetarët e Ehlu Sunnetit që është:
Atë që All-llahu e mohon për veten e Tij dhe Profeti i Tij, e mohojmë edhe ne.
Atë që All-llahu e pohon për veten e Tij dhe i Dërguari i Tij, e pohojmë edhe ne.
Ndërsa atë gjë që nuk e ka pohuar për veten e Tij, dhe as nuk e ka mohuar (prej gjërave me kuptim të vërtetë që përkojnë me madhështinë e All-llahut), ne as nuk e pohojmë dhe as nuk e mohojmë.
Shejkh Ibn Uthejmini dhe dijetarët e tjerë para tij, nuk pohojnë për All-llahun, që Ai është trup.
Pra, nuk thonë që All-llahu është trup.
Thotë Ibn Uthejmini:
فلو قال لنا قائل : هل تقولون إن الله جسم ؟ فالجوال: لا نقول إنه جسم
“Nëse dikush na thotë: A thoni ju se All-llahu është trup? Përgjigja është: Jo, nuk themi që Ai është trup.” -F-
Pra, nuk pohojmë për All-llahun që Ai është trup, sepse nuk ka argument që vërteton se All-llahu dhe i Dërguari i Tij e kanë pohuar atë për veten e All-llahut.
Por në të njejtën kohë nuk e mohojmë që All-llahu të jetë trup.
Nuk themi: “All-llahu nuk është trup.”
Sepse All-llahu nuk e mohon këtë për veten e Tij dhe as Profeti i Tij.
All-llahu nuk na ka treguar gjithçka të vetes së Tij. Kështu që ne nuk mundemi t’a mohojmë diçka e cila ka kuptim të vërtetë që lidhet me madhështinë e Tij dhe bukurinë e Tij.
Sepse mund t’a ketë, dhe i bie që ne të mohojmë atë qe All-llahu e ka.
Por edhe nuk e pohojmë. Pse? Sepse është të flasësh për All-llahun pa argument.
Kështu që heshtim.
Ehlu Sunneti gjthmonë ka heshtur.
Ata (dijetarët e Ehlu Sunnetit) nuk i kanë thënë këto fjalë.
Nuk kanë dalur nga gojët e tyre këto fjalë.
Ata që i kanë nxjerrë këto shprehje si: TRUP apo ANË (dmth: në cilën anë është All-llahu) etj.
Ata që i kanë nxjerrë këto shprehje dhe i kanë thënë për herë të parë janë bidatçit.
Ata i kanë nxjerrë këto shprehje.
Ata i kanë thënë për herë të parë.
Ata i kanë përhapur këto nëpër njerëz.
Ata kanë shpifur për dijetarët e vërtetë të Ehlu Sunnetit se ata thonë për All-llahun kështu dhe ashtu, ndërkohë në realitet këta bidatçi janë ata të cilët i kanë thënë, dhe jo dijetarët.
Dijetarët janë detyruar të përgjigjen dhe të flasin në lidhje me këto fjalë, pasi që kanë dalë nga gojët e injorantëve. Në mënyrë që t’ua sqarojnë njerëzve të vërtetën.
Pra si përfundim:
Dhe duke patur këtë kuptim, nuk lejohet t’a cilësojmë All-llahun me të, dhe t’a pohojmë për All-llahun.
Ama, nëse me fjalën ‘Trup’ është për qëllim vetja e All-llahut, me ato cilësi të cilat përkojnë me Madhështinë e All-llahut, Krenarinë dhe Bukurinë e Tij, atëherë me këtë kuptim e pohojmë për All-llahun.
Nëse me fjalën ANË është për qëllim lartësimi i All-llahut sipër krijesave (dmth: është i Lartësuar sipër gjithë krijesave, dhe të gjithë krijesat janë poshtë Tij), atëherë e pohojmë këtë kuptim.
Ama, nuk themi që ana e All-llahut është lart.
Edhe pse Ai është lart, sipër gjithë krijesave, i Lartësuar mbi gjithçka.
Me këtë kuptim është në rregull, nuk ka kundërshtim.
Por, si shprehje, nuk themi që All-llahu është në anën e sipërme, sipër gjithë krijesave. Pse?
Sepse All-llahu nuk e pohon për veten e tij fjalën ANË.
Dhe përderisa ai nuk e pohon, as ne nuk e pohojmë. Edhe nëse kuptohet me kuptim të mirë, që përkon me Madhështinë e Tij dhe Lartësinë e Tij sipër gjithë krijesave.
Pra:
Nuk e cilësojmë All-llahun me të.
Nuk themi: “Ai është trup. Apo, Ai ka Anë.”
Sepse nuk e ka pohuar për veten e Tij, dhe as Profeti i Tij nuk e ka pohuar për All-llahun diçka të tillë.
Dhe ne ndalemi aty ku është ndalur All-llahu dhe i Dërguari i Tij.
Nuk i kalojmë dhe as nuk i kapërcejmë kufinjtë e sheriatit.
—————
Unë e këshilloj veten time dhe ju që mos të lexojmë prej faqeve që janë të panjohura. Apo faqe të cilat që në emrin që kanë, duken se janë faqe të devijuara.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم