Dhikri – cila është thënia e duhur e tij?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Dhikri është prej adhurimeve më të mëdha me të cilat robi i afrohet All-llahut.

Dijetarët janë në mospajtim në lidhje me dhikrin dhe çdo fjalë që është adhurim: si leximi i ku’anit apo duaja.

Ata janë ndarë në dy mendime, nuk ka te tretë.


Thotë Imam Neueuiju:
“Shumica e dijetarëve thonë se duhet medoemos t’a dëgjoje veshi yt atë që thua.”


Ndërsa një pjesë (prej tyre Ibn Tejmije) thonë:
“Mjafton të thuhen me gjuhë dhe buzë, edhe nëse nuk e dëgjon veshi.”

Dmth: t’a thotë fjalën, duke shqiptuar të gjitha shkronjat me gjuhë dhe buzë.


Disa besimtarë nuk i lëvizin buzët fare dhe kjo është gabim, sepse shumë shkronja nuk i shqiptojmë dot (nuk i themi dot) përveçse me ndihmën e buzëve.

Personave të tillë nuk iu pranohet dhikri apo leximi i ku’anit nëse nuk i lëvizin buzët, sepse padyshim që ai nuk e ka thënë fjalën e plotë.

Rreziku më i madh është në namaz, sidomos te leximi i sures el Fatiha, sepse rrezikon të dale pa namaz.


Më e mira është t’a thotë aq sa e dëgjon vet.

Nëse është në saf me të tjerët, të ketë kujdes mos t’a bezdise vllaun që është në krah.

Në lidhje me këtë është një fetwa e shejkh Albanit të cilën e gjeni të përkthyer në shqip.


All-llahu e di më së miri.

Ai është më i dijshmi.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: