Cili është gjykimi i sutres?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Shumica e dijetarëve thonë: Sutra është sunnet.

Një pjesë tjetër thonë: Sutra është detyrë.

Mendimi më i saktë është mendimi se sutra është detyrë, duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ku thotë:

لا تصل الا الى سترة
Kuptimi:
((Mos u fal përveç se duke patur sutre përpara))


Në një hadith tjetër thotë:
اذا صلى أحدكم فيصل الى سترة
Kuptimi:
((Kur dikush nga ju falet, le të falet në drejtim të sutres))
Dmth: të falet duke patur sutre përpara.
[Transmeton Ahmedi etj.. / Shejh Albani thotë hadithi është Sahih]


Është transmetuar se Sahabët radijall-llahu anhum nxitonin të falnin nafile pas shtyllave të xhamisë.

Kjo tregon se ata u falnin me sutre përpara, dhe jo pa sutre.

Dërrasat që përdorin sot në xhamia, është mirë të përdoren, nuk është gabim.

Fakti pse nuk i kanë përdorur Sahabët nuk do të thotë që nuk bën të përdoren.

Sepse në përgjithësi sunnetet sahabët i falnin nëpër shtëpiat e tyre.

Ndërsa sahabët qe i falnin sunnetet në xhami, gjenin sutre aty.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: