A lejohet t’i kërkosh dikujt të bëje dua për ty?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ti kërkosh tjetrit të lutet për ty (të bëje dua për ty) lejohet, nuk është haram.

Imam Neueuiju në librin e tij [El Edhker] tregon se për këtë ka unanimitet.

Argumentet për këtë janë të shumta.

Ajeti në Suren Jusuf:
{قالوا يا أبانا استغفر لنا ذنوبنا إنا كنا خاطئين}
{Thanë: O babai ynë! Kërko falje për mëkatet tona. Me të vërtetë ne ishim gabimtarë (mëkatarë)}


Thotë Ibn Tejmije All-llahu e mëshiroftë:
طلب الدعاء مشروع من كل مؤمن لكل مؤمن…
“Kërkimi i duasë prej çdo besimtari, për çdo besimtar është i ligjëruar (i lejuar).”
[Mexhmu el Fetawa]


Thotë Ibn Bazi All-llahu e mëshiroftë:
طلب الدعاء من الأخ في الله أو من الأخت في الله لا حرج فيه.
“Nuk ka problem kërkimi i duasë nga vëllau që e do për hatër të All-llahut apo nga motra që e do për hatër të All-llahut (dmth: vëllau dhe motra muslimane).”
[Fetewa Nurun aled- Derb]


Thotë Shejh Feuzani All-llahu e ruajt:
لا بأس بذلك، تطلب الدعاء من أخيك.
“Nuk ka problem në këtë (dmth: t’i kërkosh tjetrit të bëje dua për ty).
Lejohet të kërkosh dua nga vëllau yt (në fe).”


Thotë Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
لا بأس طلب الدعاء ممن ترجى إجابته بشرط ألَّا يتضمن ذلك محذورا.
“Nuk ka problem kërkimi i duasë prej atij që shpresohet që i pranohet duaja, me kushtin që të mos përmbaje diçka të ndaluar.” -F-

Prej gjërave të ndaluara që i përmend shejkhu, në lidhje me këtë është, kur personit që i kerkon dua i pëlqen vetja.

Që do të thotë se nëse e di se një person ka dëshirë ose i pëlqen që t’i kërkohet dua prej tij, atëherë nuk lejohet që t’i kërkosh të bëje dua për ty.

 

Thotë shejkh Albani All-llahu e mëshiroftë:
“Lejohet të kërkosh dua nga tjetri nganjëherë. Ama nëse bëhet rrugë, kjo është bidat.”

Pra, në origjinë lejohet t’i kërkosh tjetrit të bëje lutje për ty, por me kushtin:

  1. Mos të çoje te ndonjë gjë e ndaluar si shembulli që përmendi Ibn Uthejmini.

  2. Mos të bëhet rrugë, siç shohim disa të cilët sa herë që takohemi, kur ndahemi thonë: bëj dua për mua.

 

 

 

● A ËSHTË I PËLQYER KËRKIMI I DUASË NGA TJETRI, APO I PAPËLQYER?

Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me këtë.


▪ NJE PJESË THONË: ËSHTË E PËLQYER

Thotë Imam Neueuiju All-llahu e mëshiroftë në librin e tij [El Edhker]:
باب استحباب طلب الدعاء من أهل الفضل، و إن كان الطالب أفضل من المطلوب منه…”
“Kapitulli shpjegon pëlqyeshmërinë e kërkimit të duasë nga njerëzit e mirë dhe të devotshëm, edhe nëse ai që kërkon dua është më i mirë se ai prej të cilit kërkohet duaja.” -F-

 

Këta bazohen në disa argumenta:

1) Hadithi i njohur i Uejs El Karanij për të cilin Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((Do ju vije juve Uejsi El Karanij… dhe thotë:
 فمن لقيه منكم فليستغفر لكم
Kush prej jush e takon atë, le të kërkoj falje për ju.))
Dmth: kërkoni prej tij që të lutet për ju, për falje.


2) Hadithi që transmeton Termidhiu, Ebu Daudi, Ibn Maxhe nga Umeri radijall-llahu anhu i cili thotë:
عن عمر رضي الله عنه قال: استأذنت النبي صلى الله عليه وسلم في العمرة فأذن لي و قال : (( لا تنسانا يا أخي من دعائك )).
I kërkova leje Profetit për të bërë Umren, ai më dha leje dhe më tha:
((Mos na harro o vllai im prej duave tua.))

Ky hadith në gjykimin e disa dijetarëve është i dobët. Shejkh Albani thotë: hadithi është i dobët. -F-
Duke qenë se hadithi është i dobët nuk merret për argument.


3) Hadithi që transmeton Muslimi nga Saf’uen bin Abdil-lah bin Saf’uen i cili tregon se e ka takuar Ebu Derdan (shok i Profetit) dhe i tha që do shkoje për Haxh:
Ebu Derda i tha: (Lutu per ne), pastaj i tregoi fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
دعوة المرء المسلم لأخيه بظهر الغيب مستجابة عند رأسه ملك مُوَكَّل كلما دعا لأخيه قال الملك الموكل له آمين و لك بمثله.
((Duaja e muslimanit për vëllaun e tij (në fe) jo në prezencë është e pranuar. Te koka e tij është nje melek i cili është caktuar që sa herë që lutet për vëllaun e tij, meleku thotë Amin edhe për ty si ajo.))

Dmth: All-llahu t’a pranoftë, edhe ty të dhëntë All-llahu si ajo që lutesh për vëllaun tënd në fe.
Amin do të thotë: o All-llah pranoje.

Thotë Bin Bazi:
آمين إنما هي دعاء بمعنى استجب يارب ربنا،  ف( آمين ) معناها: اللهم استجب.
“Fjala Amin është dua, kuptimi i tij është: pranoje o Zoti ynë.
Pra, Amin do të thotë: o All-llah pranoje.”
[El Fetava El Bazijjeh. binbaz.org.sa]


4) Sahabët kanë kërkuar nga Profeti dua.


5) Fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem të cilën e transmeton Muslimi:
((Kur t’a dëgjoni muezinin, thoni ç’farë thotë ai, pastaj çoni salauat për mua. Pastaj luteni All-llahun për mua Uesilen, ajo është gradë në xhennet, e cila nuk i përket përveç se një robi prej robërve të All-llahut, dhe shpresoj të jem unë ai.))
سلوا الله لي الوسيلة فإنها منزلة في الجنة لا تنبغي إلا لعبد من عباد الله و أرجوا أن أكون أنا هو.

Thonë: ky hadith tregon se Profeti ka kërkuar nga ummeti i tij të luten për të. Kjo tregon se pëlqehet t’iu kërkosh të tjerëve të bëjnë dua për ty.

Thonë: këto transmetime tregojnë se është mirë, pëlqehet të kërkosh nga tjetri të bëje dua për ty.

 

▪ NJË PJESË TJETËR E DIJETARËVE THONË: NUK ËSHTË E PËLQYER TË KËRKOSH NGA TJETRI DUA

Një pjesë tjetër e dijetarëve thonë: nuk është mirë (nuk pëlqehet) të kërkosh dua nga tjetri. Më e mira dhe më parësore është mos të kërkosh dua prej tjetrit.

Thotë Ibn Tejmije:
طلب الدعاء جائز و لكن خلاف الأولى و الأفضل بالمسلم، إذ الأولى أن يتوجه الى الله مباشرة…
“Kërkimi i duasë është i lejuar, por është e kundërta e asaj që është më parësore dhe më e mira për muslimanin (dmth: mos kërkimi dua nga tjetri është më parësore dhe më e mirë për muslimanin).
Duke qenë se më parësore është t’i drejtohesh All-llahut vetë direkt.” -F-
[Mexhmu el Fetawa]

Ibn Tejmije argumentohet për këtë:

  1. Në argumente të përgjithshme të cilat nxisin që mos të kërkosh nga krijesa, dhe thërrasin që t’i lutesh vetëm All-llahut dhe të mjaftohesh vetëm me Të (Subhaneh).
  2. Frika se kërkimi nga të tjerët, bëhet shkak për marrjen e ndërmjetësuesve mes Krijuesit dhe krijesës, dhe kjo i cënon bazat e Teuhidit të cilat ngrihen mbi mohimin e ndërmjetësimit, dhe lidhjen me Zotin e shkaqeve (Subhaneh).
    [Mexhmu el Fetawa. shiko nga v 1 / f 181- 193]

 

Thotë [Lexhnja 24/261]:
طلب الدعاء و طلب الرقية مباحان و تركهما  و الاستغناء عن الناس و قيام بهما لنفسه أحسن .
“Kërkimi i Duasë nga tjetri dhe i Rukjes janë të lejuara.
Por lënia e tyre, mos nevojshmëria për njerëzit, dhe bërja vetë dua dhe rukje është më e mirë.” -F-


Thotë Ibn Abdul- Ber-r:
كان كثيرا من السلف يكره أن يطلب منه الدعاء.
“Shumë prej Selefit nuk e pëlqenin t’u kërkohet atyre dua.” -F-


Ka transmetuar Ibn Khajthemeh në [Kitabul El Ilm] nga Ibrahim En-Nekhi (Tabi’in) i cili ka thënë:
كانوا يجلسون و يتذاكرون العلم و الخير ثم يتفرقون و لا يستغفر بعضهم لبعض و لا يقول : يا فلان ادع لي.
“Ishin (shokët e Abdull-llah bin Mesudit – prej tabi’inëve dhe dijetarëve të mëdhenj) të cilët uleshin bashkë, mësonin dhe përsëritnin bashkë dijen dhe hajrin, pastaj ndaheshin, dhe asnjëri nuk i thonte tjetrit: kërko falje për mua, dhe as nuk i thonte: o filan lutu për mua.”


Përmendet në [Sifetus- Saf’ue] nga Abdull-llah bin Salih El Mekijj i cili thotë:
“Hyri Taussi (Tabi’in) te unë për të më vizituar. I thashë: O Ebu Abdur-rahman! Lute All-llahun për mua. Tha: lutu vetë për veten tënde, sepse i përgjigjet nevojtarit kur i lutet Atij.”


Thotë Beker ebu Zejdi All-llahu e mëshiroftë:
قد جاء عن بعض السلف كراهته فقال ابن رجب رحمه الله: و كان كثيرا من السلف يكره أن يطلب منه الدعاء و يقول لمن يسأله الدعاء : أيُّ شيء أنا.
و ممن روي عنه ذلك عمر بن الخطاب و حذيفة بن اليمان رضي الله عنهما و كذلك مالك بن دينار ، و كان النخعي يكره أن يسأل الدعاء، 
و كتب رجل إلى أحمد يسأله الدعاء فقال أحمد : اذا دعونا نحن لهذا فمن يدعو لنا.
“Është transmetuar nga disa prej Selefëve qortueshmëria e kërkimit dua nga tjetri.
Thotë Ibn Rexheb: Shumë prej Selefit e kanë konsideruar të pa pëlqyeshme të kërkohet prej tyre dua, dhe thonin: kush jemi ne?!!
Prej atyre që është transmetuar kjo është: Umer Ibn El Khattab, Hudhejfetu bin El jemani (radijall-llahu anhuma) po kështu Malik bin Diinar.
En-Nekhi nuk e pëlqente të kërkohet prej tij dua.
Një burrë i shkruajti Imam Ahmedit dhe kërkonte prej tij dua. Tha Imam Ahmedi: nëse ne lutemi për këtë, kush do lutet për ne?” -F-
[Mu’axhem el Menahi el- lafdhijjeh]


Thotë shejkh Feuzani All-llahu e ruajt:
لا بأس بذلك،  تطلب الدعاء من أخيك  و لكن الأولى تركه و أن تدعو انت.
“Nuk ka problem kjo. Lejohet të kërkosh dua nga vëllau yt (në fe), por më parësorja është lënia e kësaj dhe të lutesh ti vetë për veten tënde.” -F-


Thotë Ibn Uthejmini:
إنه لا ينبغي، لأنه ليس مت عادة الصحابة رضي الله عنهم ان يتواصوا بدعاء بعضهم لبعض.
أما ما يروى أن النبي صلى الله عليه وسلم قال لعمر(( لا تنسانا يا أخي او يا أخي من صالح دعائك )) فإنه ضعيف لا يصح عن النبي صلى الله عليه وسلم.
أما سؤال بعض الصحابة لرسول الله صلى الله عليه وسلم فمن المعلوم أنه لا أحد يصل مرتبة النبي صلى الله عليه وسلم…
أما إيصاء النبي صلى الله عليه وسلم الصحابة أن يطلبوا من أويس القرني أن يدعو لهم، فهذا لا شك أنه خاص به،  و إلا فمن المعلوم أن أويسا ليس مثل أبي بكر و لا عمر و لا عثمان و لا علي و لا غيرهم من الصحابة،  و مع ذلك لم يوص النبي صلى الله عليه وسلم  أحدا من أصحابه أن يطلب من أحدهم أن يدعو له.
“Nuk ka qenë zakon i Sahabëve të porositnin (kërkonin) që të bënte dikush dua për tjetrin.

Ndërsa sa i përket asaj që transmetohet se Profeti i tha Umerit ((mos na harro o vllai im me duatë e tua)), (dmth: mos harro të lutesh për ne), ky hadith është i dobët. Nuk është i saktë prej Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem (dhe si i tillë nuk merret për argument).

Ndërsa sa i përket asaj që disa Sahabe kanë kërkuar prej Profetit që të lutej për ata, kjo ndryshon, sepse është e njohur se askush nuk arrin gradën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Ndërsa sa i përket porosisë së Profetit ndaj Sahabëve që të kërkojnë nga Uejsi që të lutet për ata, kjo pa dyshim, është e veçantë vetëm për të, sepse dihet se Uejsi nuk është sikur Ebu Bekri, as si Umeri, as si Uthmani, as si Aliu dhe as si Sahabët e tjerë (dmth: Sahabët janë më të mirë se Uejsi) dhe ndërkohë Profeti nuk ka porositur ndonjë prej Sahabëve që të kërkoje dua prej ndonjë Sahabiu të veçante që të lutet për të.” -F-
[Silsilet Lika El meftuuh]

Pra, sikur të ishte e mirë dhe e dobishme kjo gjë, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem do nxiste për këtë. Kjo sepse Sheriati udhëzon dhe nxit për çdo gjë që është e dobishme për besimtarin.


Ndërsa sa i përket argumentimit me hadithin ku Profeti i nxit besimtarët që pasi të përsëritin fjalët e muezinit të luten për Profetin Uesilen.
Profeti këtu ka për qëllim dobinë tonë.
Profeti e arrin Uesilen, u lutëm apo nuk u lutëm për të,
porse ai sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem kërkon dobinë tonë, që të përfitojmë ne, që të arrijmë shefatin e tij
[siç e ka përmendur këtë Ibn Tejmije].


Thotë Ibn Tejmije:
و من قال لغيره من الناس ادع لي – أو لنا- و قصد أن ينتفع ذلك المأمور  بالدعاء والاستغفار ينتفع هو أيضا بأمره و بفعل ذلك المأمور به كما يأمره بسائر فعل الخير فهو مقتد بالنبي صلى الله عليه وسلم مؤتم به، ليس هذا من السؤال المرجوح،
أما إن لم يكن مقصوده إلا طلب حاجته لم يقصد نفع ذلك و الإحسان اليه، فهذا ليس من المقتدين بالرسول صلى الله عليه وسلم و المؤتمين به في ذلك. بل هذا من السؤال المرجوح.
[مجموع الفتاوى].
“Kush i thotë dikujt prej njerëzve, lutu për mua, dhe qëllimi i tij është që të përfitoje ai prej të cilit kërkon dua, si dhe të perfitoje edhe vetë ky gjithashtu, siç e urdhëron edhe për punë tjera të mira, (ku përfiton ky që urdhëron atë, dhe përfiton edhe ai që urdhërohet me bërjen e asaj të mire) i tilli ka marrë për shëmbull Profetin dhe po e pason atë në këtë gjë.
Ama nëse qëllimi i tij është që të kërkojë atë që ka nevojë ai (dmth: thjesht kërkon prej tij të lutet për nevojën që ka)
dhe nuk ka qëllim bamirësinë ndaj tij, dhe që të përfitoje ai prej të cilit kërkon dua, i tilli nuk po pason Profetin dhe as nuk e ka marrë shembull atë.
Kjo kërkesë duaje prej tij në këtë rast nuk është e pëlqyer.”
[Mexhmu el Fetawa]

Edhe Hadithin e Ebu Derdas që i kërkoi Saf’uenit të bëje dua për të, e interpreton me të njejtin interpretim,  dmth: qëllimi i Ebu Derdas ishte që të përfitonte Saf’ueni, po ashtu të përfitonte edhe vetë Ebu Derda.

Ky mendim pa dyshim që është mendimi më i saktë.


Pra, ti kërkosh tjetrit t
ë lutet për ty, nuk është e pëlqyer.
Përpos në rastin kur qëllimi është që të përfitoje personi prej te cilit kërkon dua.
Po ashtu edhe ti bashkë me të.
Por edhe në këtë rast, më e përafërta është që mos t’i kërkosh fare dua, qoftë edhe me nijet që të përfitoje ai.

Nëse do që të përfitoje ai, thjesht mund t’i thuash: vllau im! bëj dua për të tjerët, sepse meleku i bën Amin duasë tënde, dhe është dua e pranuar edhe për ty, siç thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Transmetohet prej disa Selefëve që kur donte të lutej diçka për veten, lutëj për të (për atë nevojë që ka)  për vëllaun e tij.
Dmth: nëse është i sëmurë, ai lutej për dikë prej muslimanëve që ishte i sëmurë, ashtu që Meleku të bëj Amin edhe për të.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: