A falet namazi i eklipsit pa u parë me sy, por duke u bazuar në parashikime astronomike?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Namazi i eklipsit është sunnet.
Pëlqehet të falet me xhemat në xhami.
Lejohet të falet edhe vetëm.
[Shejkh Bin Bazi etj..]

Disa dijetarë thonë se namazi i eklipsit të hënës më mirë është të falet nga secili besimtar në vete.

Namazi i eklipsit falet kur të shihet eklipsi, duke u bazuar te fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
فإذا رأيتم ذلك فادعوا الله و كبروا و صلوا
((Kur t’a shikoni atë [eklipsin] luteni All-llahun, madhërojeni dhe faluni))
[BUHARI etj.]


Shejkh Ibn Uthejmini thotë:
لا يجوز ان يصلي اعتمادا على ما ينشر في الجرائد او يذكر بعض  الفلكيين اذا كانت السماء غيما و لم يروه الكسوف.
“Nuk lejohet t’a fale namazin e eklipsit duke u mbështetur në lajmet e gazetave, apo në atë ç’farë thonë astrologët, nëse qielli është me re dhe nuk shihet eklipsi.”

Nuk bën të falet eklipsi pa u parë, sepse urtësia e namazit qëndron te frika e asaj që shikohet prej argumentave të All-llahut.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: