:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim te dijetarët në lidhje me dy rekatet e xhamisë (Tehij-jatul Mesxhid).
Shumica dijetarëve thonë: dy rekatet e xhamisë janë mustehab (të pëlqyera)
Një pjesë e dijetarëve thonë: dy rekatet e xhamisë janë obligim.
Mendimi më i përafërt është mendimi i atyre që thonë se janë obligim. Duke u bazuar në disa hadithe:
1) Thotë Profeti ﷺ:
اذا دخل أحدكم المسجد فلا يجلس حتى يصلي ركعتين
((Kur dikush hyn në xhami, mos të ulet pa i falur dy rekate.))
[Bukhari dhe Muslimi]
Fjala e Profetit ((Mos të ulet)) është ndalesë.
Origjina te ndalesat tregon se ajo gjë është haram, përpos nëse ka argument tjetër i cili e nxjerr nga të qenurit e ndaluar (Haram), në mekruh.
2) Në një transmetim tjetër thotë Profeti ﷺ:
((إذا دخل أحدكم المسجد فليركع ركعتين قبل أن يجلس))
((Kur dikush nga ju futet në xhami, le ti fale dy rekate para se të ulet.))
[ Bukhari dhe Muslimi]
Fjala e Profetit ((Le ti fale dy rekate)) është në formë urdhërore.
Forma urdhërore tregon se ajo gjë është obligim, përpos nëse ka argument i cili e nxjerr nga ky gjykim.
Argument të qartë nuk ka.
3) Sulejk el Gatafani u fut në xhami në ditën e xhuma dhe ndërkohë që Profeti ﷺ po mbante hytben, i tha:
يا سليك قم فصل ركعتين و تجوز فيهما))
((O Sulejk! Çohu dhe fali dy rekate, fali të shkurtra (mos i zgjat))
[Bukhari dhe Muslimi]
Ky hadith tregon se: urdhëri i Profetit per t’u çuar, që të fale dy rekate, tregon se këto dy rekate janë obligim, sepse sikur të ishin sunnet, Profeti nuk do e urdhëronte të çohet dhe të fale dy rekate pasi ishte ulur, ndërkohë që koha është kohë e hutbes, dhe hutbja është detyrë të dëgjohet me kujdes.
4) Profeti ﷺ thotë:
(( إذا دخل أحدكم المسجد يوم الجمعة و الإمام يخطب فلا يجلس حتى يصلي ركعتين))
((Kur dikush hyn në xhami ditën e xhuma ndërkohë që imami është duke mbajtur hutben, mos të ulet pa i falur dy rekate.))
[Bukhari dhe Muslimi]
Ky hadith qartë tregon se falja e dy rekateve është obligim, sepse ne e dimë që dëgjimi i hutbes është obligim, dhe gjatë hutbes nuk lejohet të flasësh apo të veprosh diçka e cila të shpërqëndron nga hutbja, qoftë edhe të urdherosh dikë për të mirë, apo t’a ndalosh nga një e keqe.
Për shembull: nëse një person në krahun tënd po vepron diçka që është e ndaluar gjatë hutbes (po flet apo po luan me telefon) ty nuk të lejohet t’i thuash: hesht dhe dëgjo hutben, apo mos luaj me telefon por dëgjo hutben! Edhe pse ndalimi nga e keqja është obligim.
Kjo sepse je i urdhëruar të dëgjosh me vëmendje hutben.
Nese i thua atij: hesht, atëherë ti u shpërqëndrove nga hutbja, dhe të është prishur shpërblimi i hutbes dhe i të xhumasë.
Profeti ﷺ thotë:
((إذا قلت لصاحبك يوم الجمعة و الإمام يخطب انصت فقد لغوت))
((Nëse i thua shokut tënd gjatë kohës kur imami po mban hutben, hesht, ke bërë Lag’un))
[Bukhari etj..]
Lag’un: është fjalë e kotë. [Neueuiu dhe të tjerë]
Lag’un gjatë hutbes është:
Kuptimi i fjalës së Profetit ((kush prek guralecat)) – Xhamia në kohë të Profetit nuk ka qenë e shtruar, ka qene tokë, rërë, guraleca. Kishte prej atyre që gjatë hutbes merrej me guraleca (merr një gurë, e le një gurë). Profeti ﷺ këtë veprim e ka quajtur Lag’un.
Thotë Ibn Haxheri:
“Thonë dijetarët se kuptimi i ((Ka ber Lag’un)) dmth: nuk ka xhuma të plotë.”
Shejkh Albani, Bin Bazi, Ibn Uthejmini etj.. thonë:
“se kuptimi i ((Lag’un)) dmth: nuk ka shpërblim (shpërblimi i xhumasë i është prishur).”
Namazi është i saktë, nuk obligohet t’a përsërisë.
Personi i cili fal namaz gjatë hutbes, është i shpërqëndruar nga hutbeja.
Profeti ﷺ e di se ai që falet kur imami po mban hutben është i shpërqëndruar. Por, ndërkohë thotë: ((mos të ulet pa fal dy rekate, edhe pse imami është duke mbajtur hytben))
Kjo do të thotë se edhe pse shpërqëndrohet dhe nuk e dëgjon hutben, le të falet, sepse falja e Tehij-jatul mesxhid (dhe mos ulja pa u falur) është më e rëndësishme se dëgjimi i hutbes.
Kjo tregon qartë se Tehij-jatul mesxhid është obligim dhe jo mustehab (i pëlqyer).
Kjo sepse, nuk lejohet të veprosh diçka mustehab (të pëlqyer) në kohën kur obligohesh me atë që është farz (detyrë, obligim).
——————
Tehij-jatul mesxhid është obligim për atë i cili futet në xhami dhe do që të ulet. Ndërsa ai cili futet në xhami dhe nuk do që të ulet, nuk obligohet.
Kur futesh në xhami dhe po falet namazi farz, hyn direkt në namazin farz.
Nese do me fal sunete, mund të fillosh direkt me fal sunetet. Për shembull: futesh në xhami në kohën kur u thirr ezani. Mund të fillosh me faljen e suneteve dhe nuk është obligim të falësh Tehij-jatul mesxhid.
Apo futesh në xhami me fal namazin e Duhasë, namazin e Istikharas, apo dy rekatet kur kthehesh nga udhëtimi, mund të fillosh direkt me namazin e Duhasë, apo namazin e istikharas, apo dy rekatet e kthimit nga udhëtimi, apo mund të fillosh direkt me dy rekatet e abdesit, për atë i cili e ka zakon me i fal dy rekate pas abdesit.
Në këtë rast nuk obligohet me fal Tehij-jatul mesxhid, por mund të filloje direkt me faljen e namazeve te përmendura. E rëndësishme është që ti nuk ulesh pa u falur. Ama nëse futesh në xhami dhe don të ulesh pa u falur, kjo nuk lejohet, pasi është detyrë falja e dy rekateve.
Ky gjykim është si për burrat dhe për gratë,
Tehij-jatul mesxhid falet në çdo kohë (edhe në kohët e ndaluara).
[Ibn Tejmije, Albani, Bin Bazi, ibn Uthejmini dhe të tjerë..]
——————————————
■ ARGUMENTI I PARË I TYRE
Hadithi i atyre tre personave që u futën në xhami. Dy erdhën te mexhlisi i Profetit ﷺ dhe u ulen, ndërsa i treti, jo.
[Bukhari dhe Muslimi]
Ky hadith në anën sipërfaqësore jep të kuptohet se ata janë futur në xhami dhe janë ulur direkt, dhe Profeti ﷺ nuk ju ka thënë që të falin dy rekate.
■ ARGUMENTI I DYTË
Hadithi i atij personi që hyri në xhami ditën e xhuma dhe po ecte përpara duke kaluar sipër qafave të njerëzve. Profeti ﷺ i tha:
((اجلس فقد آذيت و آنيت))
((ulu , sepse edhe njerëzit po i shqetëson, edhe vonë ke ardhur)) dmth: ke bashkuar dy të këqija.
[Ibn Maxhe etj. / Shejkh Albani – Sahih]
Edhe ky hadith ne anën sipërfaqësore jep të kuptohet se ky person është futur në xhami dhe Profeti ﷺ i ka thënë ulu, dhe nuk i tha: fali dy rekate.
Me këto hadithe nuk mund të argumentohesh për atë që falja e Tehij-jatul mesxhid nuk është obligim. Sepse siç dihet Feja është plotësuar pak nga pak, jo e gjitha menjëherë. Që do të thotë se në fillim nuk ka qenë obligim, ashtu sikurse shumë gjëra tjera, por më vonë është bërë obligim.
Më vonë Profeti ﷺ ju ka thënë:
((فلا يجلس حتى يصلي ركعتين))
((kur dikush hyn në xhami, mos të ulet pa fal dy rekate.))
Në një transmetim tjetër thotë:
((فليصل ركعتين ثم يجلس))
((T’i fale dy rekate. Pastaj të ulet))
Kjo tregon se në fillim njerëzit u ulnin në xhami pa u falur, ose ka qenë me dëshirë, nëse donin faleshin dhe uleshin, e nese nuk donin, uleshin pa i fal këto dy rekate. Pastaj Profeti ﷺ e obligoi faljen dy rekat për atë që do të ulet në xhami.
Aq sa edhe në kohën kur po mbante hutbe, i tha një personi qe u ul pa u falur:
يا سليك قم فاركع ركعتين و تجوَّز فيهما
((Çohu dhe fali dy rekat. Dhe mos i zgjat))
[Muslimi e të tjerë]
Në një transmetim tjetër i tha:
(( صليت يا فلان ))
(( O filan a u fale? Ia ktheu: jo.))
Tha (( قم فاركع))
(( Çohu dhe falu.))
[Bukhari]
Nëse do ishte falja e Tehij-jatul mesxhid e pëlqyer, nuk do t’a urdhëronte të falet, ndërkohë që dëgjimi i hutbes është detyrë.
Thotë në hadithin tjetër:
((إذا دخل أحدكم المسجد و الإمام يجطب فلا يجلس حتى يصلي ركعتين))
((Kur dikush hyn në xhami në ditën e xhuma ndërkohë që imami po mban hutben, mos të ulet pa i falur dy rekate.))
[Muslimi].
■ ARGUMENTI I TRETË:
Thonë: Pesë vakte janë obligim dhe nuk ka namaz tjetër obligativ.
Me argumentin se një burrë erdhi te Profeti ﷺ, për t’a pyetur për Islamin. Profeti i tregoi për pesë vakte namaz ditën dhe natën. Burri i tha:
هل علي غيره؟
(A obligohem me namaz tjetër?)
Profeti ﷺ i tha:
(( لا إلا أن تطوَّع))
((Jo. Përveç nëse fal vullnetare.))
[Bukhari dhe Muslimi]
——
Sa i përket këtij argumenti, duhet të dimë se:
Tehij-jatul mesxhid nuk është namaz që lidhet me kohë të caktuar, si namazet farze, të cilat lidhen me kohë të caktuar.
Tehij-jatul mesxhid është namaz që obligushmëria e tij lidhet me një sebeb, shkak dhe arsye e cila është, ulja në xhami. Nuk lejohet të ulesh pa i falur këto dy rekate.
Nëse ti nuk do me u ul, nuk obligohesh për faljen e tyre.
Ndërsa pesë vaktet janë namaze që lidhen me kohë të caktuar, falen gjithmonë, në çdo lloj situate: i shëndosh apo i sëmurë, në xhami apo në shtëpi, apo ku do që të ndodhesh.
Për shembull: hyri koha e sabahut. Deri pa lind dielli është detyrë të falen dy rekate namaz, që quhet namazi i sabahut dhe kjo gjithmonë, në çdo lloj situate.
Tehij-jatul mesxhid: vendin e tij mund ta zënë edhe namaze tjera.
Për shembull: nuk fal Tehij-jatul mesxhid, por fal sunetet, apo rekatet e abdesit, dhe nuk obligohesh për të falur Tehij-jatul mesxhid. Pse? Sepse ti nuk u ule në xhami pa u falur. Ky është qëllimi kryesor i Tehij-jatul mesxhid: mos te ulesh pa u falur. Nëse ti u fale, u kry.
Ndërsa te namazet e përditshme (pesë vaktet), nuk e zënë vendin e tyre ndonjë namaz tjetër, edhe nëse falesh prej fillimit të kohës e deri në mbarim. Nëse ti nuk fal atë namaz të përcaktuar në atë kohë, për shembull: katër rekate dreken. Nuk pranohet të falësh në vend të tij namaze tjera, edhe nëse fal një qind rekate.
Namazi Tehij-jatul mesxhid nuk është namaz që kërkohet në vetvete, në kohë të caktuar si pesë vaktet që kanë kohë të caktuar.
Me kuptimin: nuk është namaz që duhet me qëllim (kastile) të shkosh në xhami në filan kohë për t’a falur atë. Jo! Por kur je në xhami dhe do të ulesh, nuk të lejohet të ulesh pa fal dy rekate.
Ne kemi gjithashtu namazin e xhenazes.
Namazi i xhenazes është obligim kifaje.
Namazi xhenazes lidhet me shkakun, që është vdekja e besimtarit.
Kur vdes besimtari është obligim falja e xhenazes së tij.
Namazi i xhenazes nuk është namaz që lidhet me kohë të caktuar, si pesë vaktet.
Për shembull: të falet namaz xhenaze edhe pa vdekur njeri, të falet çdo ditë në filan kohë, apo çdo javë në filan kohë. Jo! Por falet kur do që gjendet shkaku (që është vdekja e besimtarit).
Kështu edhe Tehij-jatul mesxhid, nuk është namaz që lidhet me kohë të caktuar, si pesë vaktet.
Për shembull: çdo ditë, në filan kohë, duhet me fal Tehij-jatul mesxhid. Apo çdo javë, në filan kohë, me fal Tehij-jatul mesxhid. Jo! Por është namaz i cili lidhet me një shkak dhe arsye që është ulja ne xhami.
Nëse do të ulesh në xhami është detyrë të falësh dy rekate, nëse nuk do të ulesh, nuk e ke obligim ( detyrë)
Si shembulli i agjërimit.
Nëse dikush thotë: vetëm muaji i Ramazanit është agjërim obligativ dhe nuk ka agjërim tjetër që është obligim, ka gabuar.
Mund të thuash që nuk ka agjërim obligativ i cili ngjan me agjërimin e Ramazanit.
Agjërim në një kohë të caktuar, me numër të caktuar, vazhdimisht. Kjo është e vertetë.
Ama ka agjërim të obliguar i cili lidhet me disa raste dhe arsye. Kemi disa lloje të tilla, me argumente të qarta dhe unanimitet të dijetareve. Prej tyre:
1) agjërimi i atij që nuk ka mundësi me bo Hed’j në haxh. All-llahu e urdhëron me agjëru dhjetë ditë. Këto dhjetë ditë agjërim janë obligim për të.
2) agjërimi për shpagimin e atij që e prish një ditë prej Ramazanit me marrëdhënie intime me gruan e tij. Ky person obligohet me dy muaj agjërimi rresht.
3) agjërimi i atij që vret një musliman gabimisht: nëse nuk gjen skllav për të liruar, obligohet me dy muaj agjërim.
Pra nuk mund të thuash që: nuk ka agjërim të obliguar me argumentin se vetëm agjërimi i ramazanit është obligim, sepse ja ku ka argumente të cilat obligojnë agjërimin për disa raste, të cilat lidhen me shkaqe dhe arsye. Kur gjendet shkaku, arsyeja apo rasti, atëherë obligohet agjërimi.
Ndodh që nuk gjendet arsyeja dhe nuk obligohesh për agjërimin e tyre, gjithë jetën.
Kështu edhe Tehij-jatul mesxhid.
Nuk është namaz që lidhet me kohën (me kohë të caktuar, vazhdimisht, çdo ditë. Si vitri për shembull), por lidhet me sebebin, shkakun, i cili është ulja në xhami. Nëse do të ulesh, obligohesh me faljen e dy rekateve para se të ulesh. Nëse nuk do të ulesh, nuk e ke obligim. Ndodh që kalojnë vite të tëra dhe nuk e fal këtë namaz, dhe ska problem. Pse? Sepse mund të vish në xhami kur thirret Ikameti dhe futesh direkt në namaz farz me xhemat. Ose vjen përpara, por fal sunetet në fillim, apo fal dy rekate për abdesin.
Kështu që nuk krahasohet Tehij-jatul mesxhid me pesë vaktet, sepse nuk ngjasojnë dhe nuk mund t’a argumentosh jo obligueshmërin e Tehij-jatul mesxhid me faktin se vetëm pesë vakte janë obligim.
Nëse do ishte namaz si vitri për shembull, të cilin disa dijetarë e konsiderojnë Uaxhib (detyrë), këtu përkon tamam të argumentohemi me atë që vetëm pesë vakte janë obligim.
Pse?
Sepse vitri është namaz me kohë të caktuar, nuk është si Tehij-jatul mesxhid, por është namaz që falet çdo ditë, gjithmonë, kudo që të ndodhesh dhe si i tillë përngjason me pesë vaktet.
Në këtë rast themi: vitri nuk është detyrë, sepse vetëm pesë vakte janë obligim.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم