Cili është gjykimi i faljes me rroba që kanë kryqe?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Mbajtja e bluzave apo veshjeve tjera që kanë kryq, nuk ka dyshim që është haram, me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.

Ndërsa sa i përket faljes me këtë veshje e cila ka kryq, dijetarët e lexhnes thonë:

“Nëse pasi e blen një veshje, e shikon se ka kryq, në këtë rast është haram falja e namazit me atë veshje,  dhe është detyrë t’a heqe atë kryq prej asaj veshje.
Ka transmetuar BUKHARI nga Aishe radijall-llahu anha e cila thotë se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk linte në shtëpinë e tij kryqe (dmth: diçka që kishte formë kryqi), por e hiqte atë (apo ia ndryshonte formën).”
[FETAWA EL-LEXHNEH 24/19]

Ai që falet imam me të, është më e rëndë.

Personi i tillë nuk lejohet të bëhet imam.

Ndërsa sa i përket pranimit të namazit: namazi është i saktë, por me mëkat (i mangët).


All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: