Ç’farë i lejohet personit të shikoje te gruaja me të cilën dëshiron të martohet?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ai i cili dëshiron të martohet me një vajzë, apo grua, i lejohet t’a shohe atë, madje kjo është e pëlqyer.


Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
اذا اراد أحدكم ان يتزوج المرأة فإن استطاع أن ينظر منها إلى ما يدعوه إلى نكاحها فليفعل.
Kuptimi:
((Kur dikush dëshiron të martohet me një grua, nëse ka mundësi të shikoje te ajo atë që e shtynë për t’u martuar me të, le t’a bëje))
[Ebu Daudi etj… Albani thotë: hadith hasen]


Një burrë i tha Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem se ai ka kërkuar për martesë një grua. Profeti i tha:
(( أ نظرت اليها ))؟  قال : لا ، قال: ((فاذهب فانظر اليها )) 
((A e ke parë atë? Tha: Jo.
I tha: Shko shikoje))
[MUSLIMI]


Transmeton Ebu Daudi e të tjerë nga Xhabir (shok i Profetit dhe transmetuesi i hadithit “Kur dikush dëshiron të martohet..”), i cili thotë:
فخطبت جارية. فكنت اتخبأ لها حتى رأيت منها ما دعاني إلى نكاحها.
“Kërkova një vajzë për martesë, dhe u fshihja për t’a parë, deri sa pashë te ajo atë që më shtyu te martesa me të, dhe u martova me të.”


Shumica dijetarëve thonë se është e pëlqyer t’a shikoje.


Thotë Ibn Uthejmini All-llahu e mëshiroftë:
الخاطب يسن له أن يرى مخطوبته
“Është sunnet për atë që kërkon të martohet t’a shikoje gruan me të cilën do të martohet.”

 

 

■ Ç’FARË LEJOHET TË SHIKOJE TE GRUAJA ME TË CILËN DO TË MARTOHET

Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me këtë.

  • Shumica e dijetarëve thonë: “Nuk lejohet të shikoje te ajo përpos fytyrës dhe duarve.

  • Disa tjerë thonë: “Lejohet të shikoje te ajo ato ç’farë zakonisht i shihen gruas (dmth: i shfaq ato, te ata që i ka mahrem) si: koka, flokët, fytyra, qafa, duart, këmbë”

 

Thotë Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë:
في هذا خلاف بين اهل العلم ، و الأحوط في هذا أنه يكفي الوجه و الكفان و القدمان و إن رأى الشعر فلا بأس..
“Në lidhje me këtë ka mospajtim. Më e përaferta dhe më larg dyshimit eshte se: fytyra, duart dhe këmbët, janë të mjaftueshme. Nëse ia shikon edhe flokët, nuk ka problem.” 
Dmth: gruas i lejohet t’ia zbuloje atij këto katër gjëra.


Thotë Ibn Uthejmini:
لا حرج على المخطوبة أن تُظهِر من زينتها ما يدعوا إلى الرغبة في زواجها، فتُظهِر الشعر  و الوجه الكفان و القدمين,  لكن لا تتجمل له.
و في كلام أخر له : و الرأس و الرقبة.
“Nuk ka problem që gruaja (apo vajza) të cilën e kanë kërkuar për martesë, të shfaqe te ai diçka prej bukurive të saj me të cilat e tërheq atë te dëshira për t’u martuar me të. Shfaq flokët, fytyrën, duart dhe  këmbët. Por mos të zbukurohet.”

Në një fetwa tjetër shejkhu shton:
“Edhe kokën dhe qafën.” 

 

  • Disa tjerë thonë: “I lejohet të shfaqe edhe më shumë se kaq.”


Prej imam Ahmedit përcillen tre mendime:

  1. Nuk i lejohet të shikoje përpos fytyrës dhe duarve.
  2. I lejohet të shikoje çdo pjesë, përpos auretit të rëndë.
    Dmth: të shikoje ato ç’farë zakonisht gruaja zbulon në prezencë të atyre që i ka mahrem.
  3. I lejohet të shikoje të gjithë trupin.


Shejh Albani thotë: mendimi më i përafërt me argumentetin, është mendimi i tretë.

 

  • Disa dijetarë tjerë thonë:


“Nëse e sheh në prezencën e të afërmëve të saj, nuk lejohet të shikoje te ajo përpos fytyrës dhe duarve.

Nëse e sheh fshehurazi pa dijeninë e saj, lejohet të shikoje te ajo, ato ç’farë gruaja zakonisht i zbulon para të afërmëve të saj që i ka mahrem.”


Thotë Shejkh Albani All-llahu e mëshiroftë:
إن للخاطب أن ينظر إلى من هو عازم على خِطبتها  أن ينظر إلى ما يبدو  منها عادة، و لو كانت في عقر دارها ، و لكن ذلك دون علم منها . أما ان يتفق الخطيب مع خطيبته و لو بمحضر من محارمنا على أن يرى منها ما لا يجوز للأجنبي أن يرى منها، فهذا مما لا نعلم دليلا عليه إلا القصة السابقة،  و قد تبين لنا ضعفها ، و قد رجعنا عنها.
“Ai i cili kërkon të martohet, i lejohet të shikoje te ajo që ka vendosur t’a kërkoje për martesë, ato ç’farë zakonisht i zbulon (te ata që i ka mahrem), por pa dijeninë e saj (dmth: t’a shikoje fshehurazi).
Ama, të bien dakort të dy që ajo t’ia shfaqe atij ato (pjesë trupi), nuk di që ka argument për këtë, përpos historisë që u përmend më lart, por më është bërë e qartë se ajo histori nuk është e saktë, dhe unë jam kthyer nga ai mendim.” 


Historia që ka për qëllim shejkhu është historia e Umerit radijall-llahu anhu i cili thuhet se kërkoi për martesë vajzën e Aliut radijall-llahu anhu.

Kur ajo erdhi te Umeri për t’a parë, Umeri ia ngriti pak fustanin për t’ia parë kërcinjtë e saj.

Këtë histori shejkh Albani e ka menduar si të saktë duke u bazuar te heshtja ndaj saj e Ibn Haxherit,

Dhe mbi këtë histori, shejkhu ka patur mendimin dikur se: “bën të shikosh edhe më shumë se sa fytyra dhe duart në prezencë të mahremit të saj.

Kur shejkhut iu bë e qartë se kjo histori nuk është e saktë, shejkhu e ndryshoi mendimin e tij.

Mendimi i fundit i shejkhut është: “Në prezence të saj dhe të mahremit të saj nuk bën të shikoje përpos fytyrës dhe duarve.
Ndersa fshehurazi pa dijeninë e saj, i lejohet të shikoje ato pjesë trupi të cilat gruaja zakonisht i zbulon në prezencë të atyre që i ka mahrem.”

 

Mendimi më i përafërt është: “Kur ti e sheh vajzën në prezencë të saj dhe mahremit të saj, nuk lejohet të shfaqe përpos fytyrës dhe duarve,

E nëse e shikon fshehurazi pa dijeninë e vajzës (dmth: pa e ditur ajo që ti po e sheh) lejohet të shohësh te ajo, ato pjesë të cilat zakonisht i zbulon te ata që i ka mahrem.”

 

Ky mendim është më i përafërti duke u bazuar:

  1. Në fjalën e Profetit ku thotë: ((Nëse ka mundësi të shikoje te ajo))
    dmth: nëse ke mundësi të gjesh një mënyrë që të shohësh te ajo më shumë se fytyra dhe duart, atëherë bëje.
    Kjo tregon se sikur të ishte për qëllim vetëm fytyra dhe duart, do ishte e lehtë për t’u parë.
    Pra që tregon se lejohet të shikosh më shumë se sa fytyra dhe duart.
    Por kjo, jo në prezencë të vajzës (dmth: me i zbulu vajza vetë para personit që ka ardhur për t’a kërkuar për grua).
    Por lejohet të shikoje te ajo më shumë se fytyrën dhe duart, pa dijeninë e saj, fshehurazi, pa e parë ajo.
    Me argumentin se fjala Profetit: ((Nëse ka mundësi)) tregon se sikur t’i lejohet vajzës t’i zbuloje ato para atij, atëherë s’ka pse të thotë: ((Nëse ka mundësi)) sepse kjo është e lehtë dhe e mundshme, ngase do i lejohej vajzës kjo gjë, në këtë rast.

  2. Këtë e vërteton veprimi i disa sahabëve si Xhabir bin Abdil-lah dhe Muhammed bin Meslemeh, ku secili tregon rastin e tij kur ka kërkuar një vajzë për martesë dhe ka shkuar fshehurazi, pa e parë vajza, që të shikoje te ajo atë ç’farë do e shtynte të martohet me të. Kjo tregon se:

  • Sikur të mos lejohet për të parë përpos fytyrës dhe duarve, ata nuk do u mundonin të gjenin mënyra fshehurazi që të shohin vajzën, sepse fytyra dhe duart lejohet që gruaja t’i shfaqe në këto raste (madje në mendimin e shumicës së dijetarëve, fytyra dhe duart e saj nuk janë auret).
    Thotë shejkh Albani:
    فإن كلا منهما تخبأ لخطيبته ليرى منها ما بدعوه لنكاحها. أ فيظن بهما انهما تخبأ للنظر الى الوجه و الكفين فقط؟!
    “A mund të mendohet për ata (për Xhabir dhe Muhammed bin Meslemeh) se ata janë fshehur që të shohin vetëm fytyrën dhe duart e asaj?!” 
    Dmth: nuk janë munduar kaq shumë (saqë tregohet se Muhammed bin Meslemeh ka hipur mbi mure që t’a shohe) vetëm për të parë fytyrën e saj.

  • Ky veprim i tyre tregon se: sikur të lejohej që gruaja (vajza) të shfaqte te personi i cili po e kërkon për martesë më shumë se fytyrën dhe duart, nuk do u mundonin, por do shkonin drejt e në shtëpinë e tyre.
    Pra, nëse e shikon gruan në prezencë të saj, nuk lejohet të shohësh te ajo, përpos fytyrës dhe duarve.
    E nëse e shikon jo në prezencë të saj, por e sheh fshehurazi, pa e ditur ajo që ti po e shikon, atëherë lejohet të shohësh te ajo ato pjesë trupi të cilat ajo i zbulon para atyre që i ka mahrem.


—————–

Kujdes! Shikimi fshehurazi bëhet vetëm ne ato vende ku mendohet se ajo rri e veshur, siç rri para atyre që i ka mahrem.

Nuk lejohet t’a shikoje fshehurazi në ato vende ku mendohet se ajo mund të jetë e zbuluar më shumë se sa zakonisht, më shume se sa kur ajo është me njerëzit e saj.

—————–

■ Shumica e dijetarëve e kushtëzojnë që personi të ketë qëllim martesën me të dhe të jetë i vendosur, dhe jo thjesht siç thotë dikush: hajt, po shkoj t’a shoh njëherë. Në këtë rast nuk lejohet.

■ Nëse herën e parë që e sheh, shikon te ajo atë që të shtyn te martesa me të, nuk lejohet t’a shohësh më për herë të dytë.

E nëse nuk ke mundur t’a shohësh si duhet, ose nuk shikove te ajo atë e cila të shtyn te martesa me të, të lejohet t’a shohësh përsëri.


Thotë shejkh Albani:
فإن حصل هذا الهدف في النظرة الأولى حرم عليه أن يكررها ، و إذا لم يحصل لسبب مُشْ شهواني،  فحينئذ يجوز له أن يكرر ثانية، أما مرات فلا.
“Nëse me shikimin e parë e arrin qëllimin, nuk lejohet t’a përsërite (dmth: të shkoje dhe t’a shohe për herë të dytë).
E nëse nuk e ka arritur qëllimin, për një arsye jo epshore, i lejohet t’a shohe për herë të dytë, ama t’a shohe disa herë, jo ( nuk lejohet).”


Shejkh Bin Bazi dhe Ibn Uthejmini thonë:
“Nëse hera e parë nuk ka qenë e mjaftueshme që të shikoje te ajo atë ç’farë e shtyn te martesa me të, bën që t’a shikoje përsëri.”

 

■ GRUAS NUK I LEJOHET TË ZBUKUROHET NË KËTO RASTE

Thotë Ibn Uthejmini:
و لا تتجمل
“Dhe jo të zbukurohet.”

Gruaja (vajza) në këto raste duhet të dale ashtu sikurse është, pa makiazh.
Në të kundërt është mashtrim.

Thotë ibn Uthejmini: “Kjo sepse ky akoma nuk është burri i saj, Nëse ajo lyhet, ajo bëhet më e bukur së ç’është
dhe kur të martohet me të, e sheh se si është pa u lyer, e sheh që nuk është ajo që ka parë në fillim, dhe zhgënjehet.
E kundërta me burrin pasi është martuar, lejohet me bo makiazh për të, sepse ai e ka parë në fillim se si është në realitet.”
[IBN UTHEJMINI – përkthim me kuptim, jo fjalë për fjalë]

 

■ SHIKIMI NËPËRMJET FOTOGRAFISË

Shejkh Albani dhe Bin Bazi thonë:
“Nuk lejohet t’a shikoje nëpërmjet fotografisë.”


Shejkh Luhejdani All-llahu e mëshiroftë thotë:
إذا كان ذلك من أجل ان يُقدِم على الخطبة او يتراجع ، فلا حرج.
و إن كان بعد تمام الخُطوبة قبل العَقْد و إنما يريد ان يتلذذ بالنظر، فهذا لا يحل إلا بعد عقد النكاح.
“Nëse kjo është me qëllim që t’i hyje për t’a kërkuar për martesë, apo që të mendohet (dmth: a t’i futem si rast apo jo), nuk ka problem.
E nëse kjo është pasi që e ka kërkuar për martesë (dmth: pasi e ka parë në realitet) para se të bëhet akti martesor, kjo nuk lejohet.”


Shejkh Ibn Uthejmini thotë:
“Fotoja nuk e tregon se si është ajo në realitet, mund të mos jetë e bukur dhe në foto duket si mbretëresha e bukurisë.”
[me kuptim dhe pak ndryshim, jo fjalë për fjalë]
Dmth: është e pa dobishme, sepse në realitet mund të jetë ndryshe.


[Khitbeh: KËRKIMI PËR MARTESË – është kur njeriu dëshiron martesë me filan vajzë dhe fut njerëz, apo shkon vetë për t’a kërkuar, për t’a parë dhe biseduar.

Kërkimi i një vajze për martesë nuk tregon domosdoshmërisht se do martohet me të.

KËRKON MARTESË ME FILANEN dmth: merr rrugën dhe shkaqet për te martesa me të. I njofton njerëzit e saj, kërkon takim, kërkon me e shiku vajzën, pastaj nëse e pëlqen dhe bien të dy palët dakord, e bën aktin martesor.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: