:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Zekati është detyrë të nxirret menjëherë sapo të mbushet viti hënor, dhe nuk lejohet të vonohet pa arsye sheriatike.
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve, siç thotë imam Neueuijju në [El mexhmu sherh Elmuhedh-dheb].
Lexhnja e lejon vonimin nëse është pak ditë.
Thotë: “Lejohet t’a nxjerrë në Ramazan nëse koha e nxjerrjes plotësohet në gjysmën e dyte të Shabanit.”
Më e përafërta është që nuk lejohet vonimi pa arsye.
Përpos një ditë apo dy ditë, varet te personi, ndoshta edhe 3 ditë insha All-llahu nuk ka problem, sepse ka nevojë që të mbledhë pasurinë, t’a llogarise, të interesohet për personin më të përshtatshëm për t’ia dhënë dhe kjo mund t’i marre pak kohë.
Nëse personi e vonon pa arsye, ka gabuar, ka bërë gjynah.
Detyrë për të në këtë rast është, t’a nxjerre zekatin menjëherë, dhe të pendohet nga ky veprim (nga vonimi i zekatit pa arsye).
Nuk obligohet të shtoje gjë për këto dy muaj (në formë shpagimi, apo të pëlqyer) sepse nuk ka argument.
Disa thonë: nëse shton diçka është mirë, por nuk përmendin argument.
E vërteta është që nuk ka argument që të shtoje diçka për këto dy muaj në formë shpagimi, apo të pëlqyer.
Ndërsa sa i përket kohës së nxjerrjes në vitet më pas, nuk ndryshon.
Fakti që këtë vit e shtyu, nuk do të thotë që koha e zekatit të tij ka ndryshuar.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم