A justifikohet gruaja e cila është me problemet ose dhimbjet e lindjes që të mos falet?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Gruaja e ka detyrë të falet dhe nuk justifikohet për shkak të dhimbjeve.

Jemi në dijeni të shumë rasteve kur janë falur duke patur dhimbje.

Pastaj dhimbjet siç dihet, nuk zgjasin shumë. Shkojnë dhe vijnë.
Kur të ikin dhimbjet, gruaja duhet të falet menjëherë, qoftë edhe shkurt.

Nuk ka dijetar i cili thotë se gruaja është e justifikuar dhe nuk duhet të falet.
——–

Nëse ajo e sheh që është afruar koha për të lindur dhe ka hyrë koha e namazit, pëlqehet t’a fale namazin sapo të hyje koha.

Lejohet t’a shtyje përderisa ka kohë si namaz.
[Unanimitet]

Nëse nuk shkon shumë minuta dhe lind para se të falet, nuk është mëkatare pse nuk është falur, sepse ka qenë brenda kohës kur ka tolerancë me e vonu faljen e namazit.
Dhe nuk obligohet me e fal atë namaz pasi të pastrohet nga lehonia.
[Siç thotë Ibn Tejmije. Kështu thotë edhe Bin Bazi]

Nëse ajo me qëllim e vonon deri afër daljes së kohës, dhe nuk ka ngelur prej kohës, përpos aq sa për të falur namazin, e ka detyrë të falet në atë gjendje, me ato mundësi që ka, sepse nuk i ka mbetur më kohë.
Nëse e neglizhon, dhe lind para se të dale koha e namazit, ajo ka mëkatuar që nuk është falur.

Shejkh Bin Bazi thotë:
“Në këtë rast e ka detyrë kur të pastrohet prej lehonisë, t’a zëvendësoje këtë namaz.” -F-

Disa dijetarë, prej tyre Ibn Tejmije thonë:
“Nëse e vonon derisa nuk i ka ngelur kohë për t’a falur të plotë, ka gabuar dhe obligohet që kur të pastrohet, t’a zëvendesoje atë namaz.” -F-

Nëse ajo e neglizhon me qëllim dhe nuk falet, ka bërë mëkat. Dhimbjet dhe problemet e lindjes nuk janë justifikim, sepse Sheriati ia ka lehtësuar, duke ia lejuar të falet me ato kushte që i mundësohen.
Të falet shkurt (me kushtin që t’i plotësoje obligimet).
Nëse nuk merr dot abdes të marre tejemum.
Nëse nuk merr dot as tejemum të falet pa tejmum.
Nëse nuk falet dot në këmbë, të falet ulur.
Nuk lejohet t’a lëre namazin sido që të jetë gjendja e saj.
——–


Gruaja bëhet Lehone pasi të linde


Sa i takon gjakut që del para lindjes:

  • Shejkh Ibn Uthejmini thotë: “Është gjak i lehonisë, dhe nuk i lejohet me fal namaz.”
  • Shejkh Albani thotë: “Nuk është gjaku i lehonisë, është gjak ISTIHADA.” -F-


Ndoshta mendimi i shejkh Albanit është më i saktë.

Gruaja, të cilës i del ky gjak para lindjes, të mos pengohet nga ky gjak, por të falet, edhe pse po i del gjak.


Nëse i del diçka prej ujërave:

  • Shejkh Albani thotë: “Nuk ia prishin abdesin (kështu që t’a vazhdoje namazin).” -F-
  • Shumica e dijetarëve thonë: “Ky ujë që del ia prish abdesin.”


Nëse gjatë namazit e kapin krizat e mëdha dhe e bllokojnë (nuk lëviz dot), t’a përfundoje atë që i ka ngelur prej namazit me lëvizje koke.

Nëse nuk mundet, t’a përfundoje me shenja me sy.

Nëse e humb fare, atëherë nuk është mëkatare, pasi është e justifikuar.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: