:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Xhemati i dytë në xhami a e merr shpërblimin prej 27-fish?
Thotë Ibn Uthejmini:
لكن كون الجماعة الثانية تنال أجر الجماعة الأولى فهذا ليس بصحيح ، و إلا لكان كل الناس يذهبون الى المساجد متى شاءوا ، و يصلون جماعة و يقولون: أخذنا أجر سبع و عشرين درجة،
فلا أعلم أحدا قال به أي: أن الصلاة الثانية كصلاة الأولى في الحصول على أجر سبع و عشرين درجة، فلا أعلم أحدا قال بهذا.
[لقاء الباب المفتوح ” 44/ السؤال رقم 10]
“Që xhemati i dytë të arrije shpërblimin e xhematit të parë, kjo nuk është e saktë (e vërtetë), sepse përndryshe të gjithë njerëzit do shkonin në xhami kur të donin, dhe do faleshin me xhemat (dmth: do faleshin xhemate-xhemate, një tani, një më vonë, një pak më vonë) dhe do thonin: e morëm shpërblimin njëzet e shtatë shkallë (gradë), por, unë nuk di ndonjë dijetar që e thotë këtë. Dmth: që xhemati i dytë është si xhemati i parë në arritjen e shpërblimit njëzet e shtatë gradë (shkallë). Nuk di asnjë që e thotë këtë.” -F-
[Babu Lika El Meftuh, 44/ pyetja numër 10]
Shumë dijetarë e lejojnë xhematin e dytë në xhami, dhe thonë që ka shpërblim për të, por jo sa i pari.
Nje pjesë e dijetarëve bëjnë dallim ndërmjet atyre që:
Thotë shejh Feuzani:
الذي يعتمد أن يتأخر عن الجماعة و يقول : أصلي جماعة بعدهم ، ما يجوز، هذا تفريق بين المسلمين، هذا حرام.
أما من جاء يصلي مع الجماعة و فاتته الصلاة، فلا بأس أن يقيم جماعة ثانية لأنه معذور)
“Personi i cili me qëllim e vonon faljen me xhemat, duke thënë: do falem me xhemat tjetër pas tyre, kjo gjë nuk lejohet. Kjo është përçarje e xhematit të muslimanëve, dhe kjo është haram.
Ama nëse vjen në xhami për t’u falur me xhemat, por nuk e arrin namazin, dhe sheh që janë falur, në këtë rast, nuk ka problem që të bëje xhemat të dytë, sepse konsiderohet i justifikuar.” -F-
Thotë Ibn Uthejmini:
تعدد الجماعة على قسمين :
القسم الأول : أن يكون ذلك راتبا بحيث تتعمد الجماعة الثانية التأخر حتى تقيم جماعة أخرى ، فهذه بدعة ؛ لأن المسجد لا يقام فيه إلا جماعة واحدة …
[لقاء الباب المفتوح 12/ 41]
“Bërja e disa xhemateve në xhami është dy lloje:
Lloji i parë: xhemat i cili synon vonimin e faljes, me qëllimin që të falen pas xhematit të parë. Kjo është bidat (risi, shpikje në fe), sepse në xhami, nuk falet në të përpos një xhemat…” -F-
[Lika Beeb El Meftuuh 12/41]
Dmth: në xhami falet një xhemat, dhe nuk bën që të synohet me qëllim falja e një xhemati tjetër, pos xhematit të parë. Nëse ndodh që në xhami falet xhemat tjetër, nuk bën të synosh faljen në xhami me xhematin e dytë.
Nëse me qëllim nuk falet me xhematin e parë, për t’u falur me të dytin, ky veprim është i ndaluar, dhe Bidat.
Ama nëse qëllimi është që të falet me xhematin e parë, por kur shkon në xhami, namazi është falur, në këtë rast (sipas këtyre dijetarëve) lejohet të bëje xhemat të dytë, sepse ai nuk ka pasur qëllim xhematin e dytë, dhe konsiderohet i justifikuar.
Dhe ky xhemat i dytë në këtë rast ka shpërblim (më shumë se me u fal vetëm), por jo sa shpërblimi i xhematit të parë.
Ky është mendimi i një pjese të dijetarëve, por nuk është i saktë.
Më e sakta është se: “Xhemati i dytë në xhami nuk është i pëlqyer.”
Shumica e dijetarëve Hanefi, Maliki dhe Shafii e konsiderojnë të qortueshme xhematin e dytë në xhami.
[e përmend këtë shejh Albani ne Rihletun – Nur, kaseta 70]
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka menduar t’ua djegë shtëpitë, atyre që nuk prezantojnë në namazin e Sabahut. Sikur të ishte i ligjëruar xhemati i dytë, Profeti nuk do e mendonte këtë, sepse mundet që ata të vijnë t’a falin sabahun me xhemat të dytë.
Selefët (të parët) tanë nuk bënin xhemat të dytë në xhami.
Shejh Albani përmend fjalën e Imam Shafiut në librin e tij [El Umm] ku thotë:
إذا دخل جماعةٌ المسجد فوجدوا الإمام قد صلى ، صلوا فرادى، و إن صلوا جماعة جازت صلاتهم، و إنما أكره ذلك منهم؛ لأنه لم يكن من عمل السلف.
[رحلة النور،- شريط : 70]
“Nëse nje grup hyjnë në xhami dhe shohin që imami është falur, le të falet secili vetëm.
Nëse falen me xhemat lejohet, por, e konsideroj te papëlqyer këtë, sepse nuk e kanë vepruar Selefët (të parët tanë të mirë).”
[Albani ne Rihletun-Nur – kaseta 70]
Ndërsa sa i përket transmetimit nga Enesi (Radijall-llahu anhu) i cili ka hyrë në xhaminë e بني رفاعة Beni Rifeeah, apo Beni Thea’lebe bashkë me 20 shoqërues të tij, disa thonë se kjo xhami, ka qenë xhami e cila nuk ka pasur Imam dhe as muezin të rregullt.
Personi i cili vjen në xhami me vonesë dhe gjen që namazi është falur është dy lloje:
Atij që i ikën xhemati me justifikim, i shkruhet shpërblimi i plotë
Thotë Ibn Uthejmini:
المعذور يُكتَب له أجر الجماعة كاملا إذا كان من عادته أن يصلي مع الجماعة، لقول النبي صلى الله عليه وسلم: (( إذا مرض العبد أو سافر كتب له مثلُ ما كان يعمل صحيحا مقيما.
“Ai që është i justifikuar, i shkruhet shpërblimi i xhematit, i plotë, nëse e ka pasur zakon që të falet me xhemat në xhami. Kjo duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((Kur robi sëmuret, apo, udhëton, i shkruhet atij shpërblimi (i asaj pune që nuk e vepron dot kur është sëmurë ose në udhëtim) sikur atëherë kur e ka vepruar duke qenë i shëndoshë në vendin e tij))
[Esh- Sherh El Mumti 4/323]
Të njejtën gjë thotë edhe Bin Bazi, dhe argumentohet me këtë hadith, dhe me hadithin:
((إن في المدينة أقوام ما سِرتم سيرا و لا قطعتم وادِيًا إلا و هم معكم، حَبَسهم العذؤ))
[البخاري و مسلم]
و في لفظ: (( الا شَرَكوكم في الأجر ))
[أحمد و مسلم]
((Në Medine ka njerëz të cilët janë me ju (dmth: shpërblehen si ju) kudo që keni ecur dhe në çdo luginë që keni kaluar. I kanë penguar arsyet që të bashkangjiten me ju))
Thotë Bin Bazi:
فدل ذلك أن المعذور حكمه حكم الحاضر و حكمه حكم فاعله.
“Ky hadith tregon se personi (i cili nuk prezanton në një adhurim) me arsye, gjykimi i tij është si i atij që ka prezantuar (në atë adhurim), dhe se gjykimi i tij, është sikur i atij që e vepron atë.” -F-
Dmth: personi i cili ka arsye dhe justifikim për mos arritjen e bërjes së një pune (adhurimi), ai konsiderohet se e ka bërë atë adhurim dhe shpërblehet për të, sikur ai që e ka vepruar.
Pra, personi i cili e ka zakon që të falet në xhami, por për shkak të një arsye sheriatike nuk arrin dot të falet, i shkruhet shpërblimi sikur e ka falur me xhemat.
Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من توضأ فأحسن الوضوء ثم راح [ في رواية : ثم خرج عامدا الى المسجد ] فوجد الناس قد صلوا، أعطاه الله- عز و جل – مثلَ أجر من صلاها و حَضَرها ، لا يَنْقُص ذلك من أجرهم [ من أجورهم ] شيئا))
((Kush merr abdes mirë dhe të plotë, dhe pastaj del me qëllimin për të falur namazin në xhami, dhe (kur mbërrin në xhami) i gjen njerëzit të kenë mbaruar namazin, All-llahu i jep atij shpërblim si shpërblimi i atij që ka prezantuar namazin dhe e ka falur atë -me xhemat-))
[Ebu Dawudi / Albani thotë: Sahih]
Kjo do të thotë se nuk ka arsye të bëje xhemat të dytë në xhami.
Lejohet xhemati i dytë, apo edhe i tretë në xhamia të cilat nuk kanë Imam dhe Muezin të rregullt, si për shembull: xhamiat në rrugë udhëtarësh, apo në disa tregje të cilat nuk kanë Imam të rregullt, dhe muezin të rregullt.
Në këto xhamia lejohet xhemati i dytë.
[Siç thotë shejh Albani e të tjerë, dhe për këtë nuk ka mospajtim]
Po ashtu lejohet falja me xhemat në xhami me atë i cili e ka falur atë namaz me xhemat me imamin.
Kur dikush i cili nuk e ka arritur namazin me xhemat në xhami, hyn dhe gjen në xhami dikë i cili është falur, lejohet që të bëje xhemat me këtë i cili është falur.
أن رسول الله صلى الله عليه وسلم رأى رجلا يصلي وحده ، فقال :(( ألا رجل يتصدق على هذا فيصلي معه )).
I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem shikoi një burrë duke u falur vetëm dhe i tha:
((A ka ndonjë burrë t’i jape sadaka këtij, duke u falur me të))
[Ebu Dawudi etj, Albani thotë: Sahih]
Thonë dijetarët: Sadakaja e tij ndaj atij personi është falja me të, ashtu që atij t’i shkruhet namaz me xhemat.
Disa argumentohen me këtë hadith për lejimin e xhematit të dytë.
Por e vërteta është se ky hadith nuk e tregon këtë gjë. Kjo sepse:
Thotë Hasan El Basriu (tabi’in i madh):
إن أصحاب رسول الله صلى الله عليه وسلم كانوا إذا فاتتهم الجماعة صلوا في المسجد فرادى .
“Kur shokëve të të Dërguarit të All-llahut iu ikte namazi me xhemat, ata faleshin në xhami secili në vete.”
[Albani e konsideron të saktë këtë transmetim]
Imam Shafiu në librin e tij [El Umm] thotë:
“Faljen me xhemat në xhami, pasi është falur namazi (dmth: xhemat i dytë), nuk e kanë vepruar Selefët tanë (të parët tanë të mirë).”
Shumica e dijetarëve Hanefi, Maliki, dhe Shafii e konsiderojnë të qortueshme xhematin e dytë në xhami.
Pra, xhemati i dytë në xhami më e pakta është e qortueshme.
Dhe më e shumta është e ndaluar.
Ndoshta kjo është më e përafërta, dmth: që është e ndaluar.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم