Vlera e daljes herët për në xhami dhe veçanërisht në ditën e xhuma

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

● VLERA E DALJES HERËT PËR NË XHAMI

● VLERA E DALJES HERËT PËR NË XHAMI DITËN E XHUMA

————

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((و لو يعلمون ما في التهجير لاستَبَقوا إليه
((Sikur t’a dinin se ç’farë shpërblimi ka shkuarja herët në xhami (dmth: shkuarja para se të hyje koha e namazit) do nxitonin për të shkuar sa më herët))
[Buhariu dhe Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( من غسّل يوم الجمعة و اغتسل ثم بكّر و ابكر و مشى و لم يَركَب و دنا من الإمام و استمع و لم يَلْغُ كان له بكل خطوة عمل سنة أجر صيامها و قيامها ))
و في رواية :(( كان له بكل خُطوَة يَخطوها أجر سنة صيامُها و قيامُها)
((Kush lan, dhe lahet (merr gusël).
Pastaj niset herët për në xhami.
Dhe ecën në këmbë dhe jo hipur (dmth: jo hipur në kafshë, apo mjete udhëtimi).
Dhe ulet afër imamit.
Dhe dëgjon hutben me kujdes.
Dhe nuk shpërqëndrohet (duke i folur dikujt, apo duke u marrë me diçka).
I jepet shpërblim për çdo hap, si agjërimi (vullnetar) i një viti, dhe namaz nate i një viti))
[Ebu Dawudi etj — Albani thotë: Hadith Sahih]

Dmth: për çdo hap ka shpërblimin e një vit agjërimi vullnetar dhe një vit namaz nate.
10 hapa = 10 vjet agjërim vullnetar dhe namaz nate.
100 hapa = 100 vjet.
1000 hapa = 1000 vjet…


((Kush lanë)) – ka tre interpretime kryesore te dijetarët:

Kush lan kokën mirë dhe lanë rrobat.
Kush merr abdes.
Kush kryen marrëdhënie me gruan dhe bën që ajo të lahet.

Në mendimin e disa dijetarëve, prej tyre shejh Albani, fjala e Profetit ((KUSH LAN)) ka kuptimin:
“Kush bën marrëdhënie me gruan dhe bën që ajo të lahet.”

Shejhu thotë:
“Ai që nuk ka grua që të bëj marrëdhënie me të atë ditë (ditën e xhuma), nuk futet në këtë hadith.”
[Fetawa Rabig kaseta: 1]

Më e sakta është se edhe ai që nuk ka grua futet në këtë hadith.
Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
Sepse nuk mund të privohet ai i cili nuk ka grua, që t’i afrohet All-llahut me veprimin e këtyre punëve dhe cilësive të përmendura në hadith, sidomos kur dihet që një pjesë e madhe e dijetarëve, për fjalën e Profetit ((Lan)) thonë se është për qëllim larja e kokës mirë, apo marrja abdes para guslit, apo larja e rrobave.
All-llahu e di më së miri.


((Niset herët))
– disa dijetarë, prej tyre shejh Albani thonë: “Niset në fillimin e ditës.”
Shejh Albani thotë: “Niset në orën e parë pas lindjes së diellit.”
[Fetawa Rabig, kaseta: 1]

Edhe të tjerë prej dijetarëve e thonë këtë.
Duke u mbështetur edhe te hadithi:
من اغتسل يوم الجمعة غُسْل الجنابة ثم راح [ و في الموطأ: (( في الساعة الأولى )) فكأنما قرّب بَدَنَة، و من راح في الساعة الثانية فكأنما قرب بقرة …
((Kush lahet (merr gusl) ditën e xhuma, siç lahet (merr gusl) kur është xhunub, pastaj niset për në xhami në fillimin e ditës, orën e parë të ditës, është sikur të ketë bërë kurban një deve.
Kush niset orën e dytë, është sikur te ketë bërë kurban nje lopë…))
[Buhariu dhe Muslimi]

Thotë imam Neueuiju në [Sherh Muslim]:
المراد ب “الرواح” : الذهاب أول النهار”.
“Qëllimi me fjalën (Shkon herët) dmth: shkon në fillim të ditës.” -F-


((Ecën në këmbë dhe jo hipur)) – me fjalën ((jo hipur)) përforcon fjalën ((ecën në këmbë)), që jep të kuptohet se e gjithë rruga duhet të bëhet me këmbë.
E përmend këtë imam Neueuiju në [Sherh El Muhedh-dheb 4/416]


((Ulet afër Imamit, dhe dëgjon me kujdes)) – përfshin dy gjëra.
Thotë El Mubarekfuri All-llahu e mëshiroftë:
و فيه أنه لا بد من الأمرين جميعا، فلو استمع و هو بعيد ، أو قرب و لم يستمع لم يحصل له هذا الأجر ” .
“Medoemos duhet të jenë të dyja së bashku. Nëse dëgjon me kujdes hutben, por qëndron larg imamit, apo afrohet te Imami, por nuk dëgjon me kujdes hutben, nuk e arrin këtë shpërblim.” -F-
[مرعاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح 4/472]

Pra, duhen të dyja:

  • Edhe të ulet sa më afër imamit.
  • Po ashtu edhe t’a dëgjoje me kujdes hutben.


Thotë shejh Ibn Uthejmini në lidhje me këtë shpërblim kaq të madh:
“Kjo nuk është çudi. Mirësia e All-llahut është e madhe.”

Shejh Albani iu përgjigj pyetësit i cili me habi e pyeti: a për çdo hap?
يعني هذا كثير على الله عز و جل أن يُنعِم عباده المؤمنين، فليكن كذلك، لكن أنت فكّر من الذي يفعل هذه الصفات كلها حتى يكون له هذا الأجر.
[فتاوى رابغ شريط :1]
Shejhu ia ktheu: “A është kjo shumë për All-llahun (azze ue xhel-le) që të begatoje me mirësi robërit e Tij besimtarë?!
Le të jetë kështu (dmth: kjo është kështu siç përmendet në hadith).
Por ti mendo se kush mund t’i veproje (realizoje) të gjitha këto cilësi, ashtu që të ketë këtë shpërblim.”
[Fetewa Rabig kaseta: 1]

Ai i cili nuk e plotëson njërën nga këto kushte, nuk e arrin shpërblimin e përmendur në këtë hadith. [Albani, etj]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
من اغتسل يوم الجمعة غسل الجنابة ثم راح [ في الموطأ: في الساعة الأولى ] فكأنما قرب بَدَنَة، و من راح في الساعة الثانية فكأنما قرب بقرة، و من راح في الساعة الثالثة فكأنما قرب كَبْشا أَقْرَن ، و من راح في الساعة الرابعة فكأنما قرب دجاجة، و راح في الساعة الخامسة فكأنما قرب بيضة، فإذا خرج الإمام حَضَرت الملائكة يستمعون الذكر))
((Kush lahet ditën e xhuma (merr gusl) si gusli i xhunubllikut (siç lahet kur është xhunub), pastaj shkon (niset) për në xhami në orën e parë, është sikur të ketë bërë kurban nje deve.
Kush shkon në orën e dytë është sikur të ketë bërë kurban një lope.
Kush shkon në orën e tretë, është sikur të ketë bërë kurban nje dash me brirë.
Kush shkon në orën e katërt është sikur të ketë bërë kurban një pulë.
Dhe kush shkon në orën e pestë është sikur të ketë bërë kurban një vezë.
Kur të dale imami (për të mbajtur hutben), melaiket prezantojnë për të dëgjuar dhikrin -hutben-))
[Buhariu dhe Muslimi]


Sa i përket fillimit të orëve ka mospajtim.

Disa thonë në fillimin e ditës dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

Thotë Imam Neueuiju:
و جماهير العلماء استحباب التبكير اليها أول النهار و الساعات عندهم من أول النهار.
“Shumica e dijetarëve thonë se pëlqehet shkuarja herët që në fillimin e ditës, dhe orët në mendimin e tyre fillojnë prej fillimit të ditës.”
[Sherh Sahih Muslim, Kapitulli i Xhumasë]


Disa thonë mbas zeualit (çaste te shkurtra) dhe ky është mendimi i medhhebit Maliki.

Ky mendim është shumë i dobët.


Mendimi më i saktë është se fillimi i kohës është pas lindjes së diellit, siç thotë shejh Albani, Bin bazi, Ibn Uthejmini etj.

قال ابن باز:
فالأقرب والله أعلم والأحرى أنه يكون بعد ارتفاع الشمس، حتى إذا ذهب للمسجد يكون محل الصلاة
“والتعبد، هذا هو الأقرب والأظهر والله أعلم، يعني الساعة الأولى من بعد ارتفاع الشمس وحل الصلاة للمسلم في مسجده وبيته، هذا هو الأقرب والأحرى.
[Faqja zyrtare e Bin Bazit binbaz.org]

Kjo sepse, mbas faljes së Sabahut është kohë angazhimi me dhikër dhe qëndrimi në xhami për atë që pret lindjen e dielli për të arritur shpërblimin e Haxhit dhe të Umres.

Plus që gusli për ditën e xhuma, në mendimin e shumë dijetarëve është pas lindjes së diellit.

Thotë Ibn Uthejmini:
لأن الغسل للجمعة لا يجزئ إلا إذا كان بعد الطلوع الشمس
“Sepse Gusli (larja) për xhuma nuk është e saktë përpos nëse bëhet pas lindjes se diellit.” -F-
[Kitab Duruus El Harem El Medenij]


Orët ndahen, prej lindjes së diellit e deri sa të thirret ezani i kohës së xhumasë në pesë (5) orë.
Kështu thotë ibn Uthejmini në [Mexhmu fetaua Ibn Uthejmini 16/ numri pyetjes: 1260]

Orët janë në varësi të ditës:

Nëse dita është e gjatë, mund të shkoje një orë = 75 minuta.
E nëse dita është e shkurtër, mund të shkoje një orë = 50 minuta.

Ora vazhdon prej kur del nga shtëpia.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((إِذَا كانَ يَوْمُ الجُمُعَةِ وقَفَتِ المَلَائِكَةُ علَى بَابِ المَسْجِدِ يَكْتُبُونَ الأوَّلَ فَالأوَّلَ…فإذا خَرَ؟ج الإمام طَوَوْا صُحُفَهم و يستمعون الذكر))
((Ditën e xhuma, melaiket qëndrojnë në dyert e xhamive dhe regjistrojnë (emrat e besimtarëve që prezantojnë në namazin e xhumasë) një nga një (njërin pas tjetrit — atë që vjen i pari, pastaj atë që vjen pas tij, e kështu me radhë). Dhe kur të dale imami për të mbajtur hutben, ata i mbyllin (i palosin) regjistrat dhe dëgjojnë hutben))
[Buhariu dhe Muslimi]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: