Vlera e ecjes në këmbë për në xhami

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


RREGULLA DHE ÇESHTJE QË LIDHEN ME ECJEN NË KËMBË PËR NË XHAMI

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((أعظم الناس أجرا في الصلاة أبعدهم فأبعدهم مَمْشى))
((Njerëzit me shpërblimin më të madh në namaz janë ata që e kanë më larg xhaminë))
[Buhari dhe Muslimi]

Kuptimi: sa më larg t’a ketë xhaminë, aq më shumë hapa bën, dhe ai që bën shumë hapa për në xhami (për shkak të distancës së gjatë), e ka më të madh shpërblimin që merr prej namazit, se ai i cili bën më pak hapa.

Ka transmetuar Imam Malik në [Muet-ta] nga Ebu Hurejre Radijall-llahu anhu i cili ka thënë:
فإن أعظمكم أجرا أبعدكم دارا،
قالوا لم يا أبا هريرة ؟
قال من أجل كثرة الخُطا)
“Shpërblimin më të madh nga ju e ka ai që e ka shtëpinë më larg.
I thanë: Përse o Ebu Hurejre?
Tha: për shkak të hapave të shumtë.”
[E ka saktësuar shejh Albani në Ettergib uetterhib]


Ubej bin Keab tregon se ishte një burrë, për të cilin, nuk di që dikush e kishte xhaminë më larg se ai. Disa i thanë: “Pse nuk blen nje gomar që të vish hipur mbi të, natën dhe kur është nxehtë (dmth t’i ruash këmbët nga gurët dhe rëra e nxehtë, dhe nga pickimi i atyre që helmojnë, si akrepi apo gjarpëri)?”
إني أريد أن يُكتَب مَمْشاي الى المسجد و رجوعي إذا رجعتُ الى أهلي، فقال النبي صلى الله عليه وسلم:(( قد جمع الله لك ذلك كله ))
و في رواية قال:
(( إن لك ما احتسبت ))
و في رواية عن أبي داود:
(( أعطاك الله ذلك كله و أنطاك الله جل و عز ما احتسبت كله أجمع ))
قال الشيخ عباد في شرح سنن ابي
داود في قوله صلى الله عليه وسلم:(( قد جمع الله لك ذلك كله )) يعني: أنه حقق لك ما أردت من كتابة إقبالك و إدبارك…
و قال: يعني: هذا الذي احتسبت ثوابه عند الله و رجوت ثوابه عند الله و رجوت أن يكتب الله لك ذلك في الذهاب و الإياب قد كتب الله لك أجر ذلك “.
Ai iu tha: “Unë dëshiroj të më shkruhet distanca (rruga) ime për në xhami (dmth: hapat që bëj). Si dhe kthimi për në shtëpi.”
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tha: ((All-llahu t’a ka realizuar dëshirën tënde që të shkruhet për ty shpërblimi i të gjitha hapave të shkuarjes në xhami dhe kthimit për në shtëpi))
[Muslimi]

Te ky hadith tregohet një çështje dhe gjykim shtesë, që është: regjistrimi i hapave kur kthehet për në shtëpi. Dhe kjo është mirësi shumë e madhe.

Familjet e Benu Selimeh shprehen dëshirën që të afrohen me banim afër xhamisë së Profetit alehis-selam.
Kur Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem u informua për këtë tha:
يا بني سَلِمَة ديارَكم تُكتَب آثارُكم دياركم تكتب آثاركم
((O Beni Selimeh (Bijtë e Selimeh)! Qëndroni në shtëpitë (vendet) tuaja, do t’ju shkruhet (shpërblimi) i hapave tuaj.
O Bijtë e Selemeh! Qëndroni në vendet (shtëpitë) tuaja, do t’ju shkruhet (shpërblimi) i hapave tuaj))


Kur njeriu del nga shtëpia e tij me nijetin për të falur namazin në xhami, i shkruhen hapat e shkuarjes në xhami, dhe të kthimit për në shtëpi.
قال الشيخ عباد في ( شرح سنن ابي داود) : و قد اخبره الرسول صلى الله عليه وسلم كلما خطا خُطْوَة يثاب عليها في الذهاب و الإياب “.
Thotë shejh Abbadi në (shpjegimin e Sunen Ebi Daud):
“I Dërguari i All-llahut i tregoi atij se për çdo hap, do të shpërblehet, si ne vajtje për në xhami dhe në kthimin për në shtëpi.”

 

● QË TË ARRIHET KY SHPËRBLIM, NIJETI I DALJES DHE ECJES NË KËMBE PËR NË XHAMI DUHET TË JETË FALJA E NAMAZIT

Që të arrihet shpërblimi i ecjes në këmbë për në xhami duhet që nijeti i daljes të jetë falja e namazit në xhami.


Duke u bazuar në hadithin që e përmenda te tema vlera e faljes në xhami:
((ثم خرج الى المسجد لا يخرجه إلا الصلاة ))
((Pastaj del për në xhami, dhe nuk e nxjerr atë (nga shtëpia) përveç se namazi))
[Buhariu dhe Muslimi]


Si dhe në hadithin:
فإن أحدكم إذا توضأ فأحسن و أتى المسجد، لا يريد إلا الصلاة لم يَخطُ خطوة إلا رفعه الله بها درجة، و حط عنه خطيئة ))
((Kur dikush merr abdes, dhe e plotëson, pastaj niset për në xhami, dhe nuk ka qëllim tjetër përpos faljes se namazit, nuk hedh një hap, vetem se All-llahu ia ngre me të një gradë, dhe ia fshin me të një gjynah))


Si dhe në hadithin:
((Punët vlerësohen sipas nijetit))

Nëse del me nijetin që të takoje dikë, apo të shkoje diku, dhe thotë: “Me këtë rrugë edhe po falem”, nuk e merr shpërblimin e ecjes për në xhami, duke u bazuar në këto hadithe.

Nëse nijeti kryesor është shkuarja në xhami, dhe kjo është ajo që e nxjerr nga shtëpia, nuk ka problem nëse i bashkangjet qëllim tjetër.

 

● SHKUARJA NË XHAMI ME MAKINË

A e merr shpërblimin ai i cili shkon në xhami me makinë si ai që shkon në këmbë?


Disa dijetarë thonë: “Po e merr.”

U pyet shejh Sulejman Ruhejli:
هل يشمل حديث أجر المشي الى المساجد من يأتي على دابَّته؟
أجاب الشيخ: نعم، يشمل ذلك من يأتي على دابته لكن المشي أفضل
“A e përfshin shpërblimi i ecjes për në xhami edhe atë që shkon në xhami i hipur mbi kafshë?”
U përgjigj shejhu: “Po e përfshin shpërblimi edhe atë që shkon në xhami hipur mbi kafshë, por ecja në këmbë është më e mirë.” -F-


Thotë Ibn Uthejmini,:
ينبغي للإنسان أن يأتي إلى المسجد ماشيا ويرجع ماشيا ، هذا هو الأفضل ، ودليل ذلك قصة الأنصاري الذي كان بعيد الدار فقيل له : لو اشتريت حمارا تركبه في الظلماء والرمضاء ، فقال : لا ، لا أشتري ، أنا أحتسب على الله خطاي ذاهبا وراجعا ، فقال النبي صلى الله عليه وعلى آله وسلم : ( قد كتب الله لك ذلك كله ) : فدل ذلك على أن المجيء إلى المسجد على قدميه أفضل من المجيء على مركوبه ، لأنه يحسب لك أجر الخطا ، ولكن إذا كان الإنسان معذورا فلا بأس أن يأتي بالسيارة ، وخطوة السيارة دَوْرُ الكَفَر :
“Duhet që njeriu të vije në xhami ecur në këmbë dhe të kthehet ecur në këmbë. Kjo është më e mira. Dhe argument për këtë është ngjarja e atij Sahabiut Ensarij i cili e kishte shtëpinë larg. I thanë që të blejë një gomar që të vijë i hipur mbi të… ai tha:
Unë llogaris që All-llahu të më jape shpërblimin e hapave të mi për në xhami, dhe hapat e kthimit për në shtëpi.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i tha: ((All-llahu t’i ka shkruajtur ato të gjitha))
Kjo tregon se ardhja në xhami në këmbë është më e mirë se ardhja hipur në kafshë (apo makinë).
Sepse të llogaritet shpërblimi i hapave.
Por nëse njeriu ka arsye (për shembull: nuk ecën dot, apo ecën por lodhet për namazin tjetër. Nuk vjen dot, apo e ka shumë larg, apo është ftohtë dhe ka frikë se demtohet etj), nuk ka problem të vije në xhami me makinë.
Një rrotullim i gomës konsiderohet një hap.” -F-


Mendimi më i saktë është:
Shkuarja në xhami me makinë nuk e arrin shpërblimin e ecjes në këmbë.

Ai i cili nuk e ka të vështirë të shkoje në këmbë, por zgjedh që të shkoje me makinë, nuk e ka shpërblimin e ecjes në këmbë.


Kur tregon Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem për ato që i fshijnë mekatet thotë:
مشي الأقدام الى الجماعات
((Ecja në këmbë për të falur namazet me xhemat në xhami))


Po ashtu hadithi i ditës së xhuma:
((و مشى و لم يركب))
((Ecën në këmbë, jo hipur mbi kafshë))


Po ashtu ngjarja e atij Sahabiut i cili vinte nga larg për në xhami, dhe i thanë të blej një gomar.
Sikur të ishte që e merr shpërblimin sikur në kembë, Profeti do i kishte thënë dhe nuk do e linte të lodhej, ndërkohë edhe me gomar i njejtë është shpërblimi.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ia aprovoi ardhjen e tij në këmbë.
Gjë që tregon se ardhja në kembë në xhami merr shpërblimin për çdo hap, dhe jo ardhja me makinë.


Me makinë ka shpërblim, por jo si shpërblimi i ecjes në këmbë.
All-llahu e di më së miri.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( بَشِّر المشّائين في الظلم الى المساجد بالنور التامّ يوم القيامة))
((Përgëzoi ata që ecin në errësirë (natën) për në xhamia, me dritën e plotë në Ditën e Kijametit))
[Ebu Daudi / Albani thotë: hadith Sahih]


Dmth: kur ecën natën për në xhami, plus shpërblimit të hapave etj, i shtohet edhe drita e plotë që do i jepet në Ditën e Kijametit.

 

● A ËSHTË KUSHT DALJA ME ABDES QË TË ARRIHET SHPËRBLIMI I ECJES PËR NË XHAMI?

Thotë Ibn Rexheb All-llahu e mëshiroftë në [Fethul Bari 6/32]:
لو خرج من بيته غير متطهر لكنه يكتب له بذلك أجر غير أن هذا الأجر الخاص – و هو رفع الدرجات و تكفير السيئات – لا يحصل بذلك)
“Nëse del nga shtëpia e tij pa abdes, atij i shkruhet (shpërblimi për daljen e tij për në xhami, vetëm se shpërblimin e veçantë (shpërblimin e hapave) – që është ngritja e një grade për çdo hap dhe shlyerje gjynahu – nuk e arrin.” -F-

Këtë mendim Ibn Rexhebi e mbështet në hadithet të cilat tregojnë shpërblimin e ecjes në këmbë, ku, pothuajse të gjitha hadithet përmendin abdesin.


Si për shembull:
((من تطهر في بيته ثم مشى الى بيت من بيوت الله ليقضي فيرضة من فرائض الله كانت خطوتاه إحداهما تحط خطيئة و الأخرى ترفع درجة))
((Kush pastrohet (merr abdes) në shtëpinë e tij, pastaj ecën për në xhami për të kryer një obligim prej obligimeve të All-llahut, hapat e tij; njëri (hap) fshin një mëkat, tjetri ngren një gradë -në xhennet-))
[Muslimi]


Hadithi:
و ذلك أنه إذا توضأ فأحسن الوضوء ثم خرج الى الصلاة لا يخرجه إلا الصلاة لم يَخطُ خُطوة إلا رفعت له بها درجة و حُطَّ عنه بها خطيئة))
Kjo sepse kur ai merr abdes mirë dhe pastaj del për në xhami, duke mos e nxjerrë atë nga shtëpia përpos namazit (dmth: qëllimi i daljes është namazi në xhami), çdo hap që hedh, i ngrihet me të një gradë dhe i fshihet me të një gjynah))
[Buhari dhe Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( فإن أحدكم إذا توضأ فأحسن و أتى المسجد، لا يريد إلا الصلاة لم يَخطُ خطوة إلا رفعه الله بها درجة، و حط عنه بها خطيئة ))
((Kur dikush merr abdes, dhe e plotëson atë, pastaj niset për në xhami, dhe nuk ka qëllim tjetër përpos faljes së namazit, nuk hedh një hap, vetëm se All-llahu ia ngre me të një gradë, dhe ia fshin me të një gjynah))
[Buhari dhe Muslimi]

Në shpjegimin e këtij hadithi, ibn Uthejmini thotë:
فيكتسب في الخطوة الواحدة رفع الدرجة و حط الخطيئة بشرط أن يتوضأ في بيته
“Këto hadithe, nga ana e jashtme e tyre (dmth: ç’farë hadithi e shfaq qartë, pa patur nevojë për interpretim) kuptohet se, që të arrihet ky shpërblim, duhet të marre abdes në shtëpi.” -F-


Ka një hadith i cili nuk e përmend abdesin:
((من راح الى المسجد جماعة فخطوتاه؛ خطوة تَمحُو سيئة و خٌطوة تكتب حسنة ذاهبا و راجعا))
((Kush shkon në xhami me fal namazin me xhemat, dy hapat e tij; njëra fshin gjynahun, tjetra regjistron një të mirë, kur shkon në xhami dhe vjen në shtëpi))


Ibn Rexhebi thotë:
هذا مطلق قد ورد مقيدا
“Ky hadith është i përgjithshëm, por është transmetuar i kufizuar (në hadith tjetër).” -F-

Që tregon se bie si argumentim, sepse është kufizuar në hadithe tjera me abdesin.

Rregulli thotë: “Argumenti i përgjithshëm ecën (punohet dhe gjykohet) me të përgjithshmen e tij derisa të vije një argument i cili e kufizon atë.

 

● EDHE ATA QË DALIN NGA PUNA E TYRE, APO DYQANI I TYRE, E ARRIJNË KËTË SHPËRBLIM

Shpërblimi nuk kufizohet vetëm për ata që dalin nga shtëpia, edhe pse hadithet përmendin shtëpinë.

Është përmendur shtëpia në hadithe, sepse në shumicën e rasteve njeriu del nga shtëpia për në xhami, dhe jo se e kufizon daljen vetëm nga shtëpia.

Nëse një përson del nga dyqani i tij për në xhami, apo nga puna e tij, merr abdes me nijetin për të falur namazin me xhemat në xhami, e arrin shpërblimin e përmendur në hadith.

Kjo sepse, puna dhe dyqani, apo vend tjetër ku po qëndron personi, është si shembulli i shtëpisë, në raport me daljen për te xhamia.

Dhe gjykimi i diçkaje është si gjykimi i asaj që përngjason me të (që është si shembulli i saj).

Thotë Ibnul Kajjimi në [Zadul Mead 4/248]:
أن حكم الشيء حكم مثله، فلا تُفَرِّق شريعته بين متماثلين أبدا و لا تجمع بين متضادين )-F-
“Gjykimi i diçkaje është si gjykimi i asaj që është i ngjashëm me të. Sheriati i All-llahut nuk ndan ndërmjet dy të ngjashmeve. Dhe as nuk bashkon ndërmjet dy të kundërtave.” -F-

 

● NËSE I PRISHET ABDESI RRUGËS PËR NË XHAMI

Nëse i prishet abdesi rrugës për në xhami, e arrin shpërblimin insha All-llahu.

Sepse ky veproi sa mundi.
Aq sa mundi e mbajti abdesin, dhe në këtë rast, këtij i shënohet shpërblimi i plotë.

Sepse ky nuk e neglizhoi. Ky e nisi si punë, por nga pamundësia nuk mundi t’a plotësoje.

Thotë Ibn Tejmije:
من نوى الخير و عمل منه مقدوره و عجز عن إكماله كان له أجر عامله .
“Ai që bën nijet veprimin e një pune të mirë dhe vepron prej saj sa mundet, por nga pamundësia nuk mundet t’a plotësoje, atëherë në këtë rast i jepet shpërblimi si i atij që e ka vepruar të plotë.” -F-

 

● ZGJEDHJA ME QËLLIM E RRUGËS MË TË GJATË DHE SHKURTIMI I HAPAVE (ME QËLLIM QË TË BËSH HAPA MË SHUMË)

Thotë Ibn Uthejmini:
ليس المعنى أن يتقصد الطريق البعيد أو المعنى أن يقارب الخُطا ، لا. هذا غير مشروع ، يمشي على عادته.
“Nuk është kuptimi që të synoje me qëllim rrugën më të gjatë, dhe as që t’i afroje (shkurtoje) hapat.
Jo, kjo nuk është e ligjëruar. Le të ecë, ecje të zakonshme (normale, siç ecën zakonisht).” -F-


Ndërsa Hadithi që tregon se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i afronte (i shkurtonte) hapat, për të bërë më shumë hapa, e tregojnë për hadith të dobët.
أن رسول الله صلى الله عليه وسلم كان يُقارِب بين الخُطا الى المسجد و قال : (( إنما فعلته لتَكْثُرَخُطايَ الى المسجد ))


Përcillet nga Enesi dhe Ibn Mes’udi qe e kanë bërë këtë.
Nuk e di se sa e saktë është kjo.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: