:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
من خرج من بيته متطهرا الى صلاة مكتوبة فأجره كأجر الحاج المحرم ))
((Kush del nga shtëpia e tij me abdes (për në xhami) për të fal namazin farz (obligativ), shpërblimi i tij është si shpërblimi i Haxhiut në Ihram (i futur në nijetin e Ihramit dhe vesh rrobën e ihramit).
Kush del për të falur namazin e Duhasë, duke mos e munduar përveç se ai (dmth: duke mos patur qëllim tjetër përveç faljes së tij) shpërblimi i tij është si shpërblimi i umraxhiut))
[Transmeton Ebu Daudi / Hadithin e konsideron Hasen (të mirë) Neueuiju, Ibn Haxheri, El Mundhiri, Ed-Dimjeeti, dhe Albani]
Thotë El Mudhhiri (Mudhhirud-din El Hasen Bin Mahmuud Ez-zejdeenij El Hanefij, v.727H):
المظهري في المفاتيح في شرح المصابيح 2/82
قيَّد الحاج بالمحْرِم؛ لأن الحج في اللغة: هو القصد، والجُمعة حج المساكين، فلو قال مطلقًا: كأجر الحاج، يظنه ظانٌّ أن معناه: كأجر الحاج الذي يقصد صلاة الجمعة.
ويحتمل: أن يكون معناه: كأجر الحاج بعد الإحرام، لا قبل الإحرام.
“E ka specifikur Haxhiun në Ihram, sepse:
Haxh, në anën gjuhësore do të thotë: qëllim, synim.
Nëse do thonte si shpërblimi i haxhiut, pa e specifikuar në ((ihram)) do mendonin se:
• Është për qëllim haxhiu – personi i cili synon xhaminë për namazin e xhumasë.
• Ose është për qëllim pasi mbaron haxhin, kur kthehet nga haxhi.”
[El Mefaatiih Fi Sherh El Mesaabiih 2/82]
Pra, që mos të mendohet kjo, e ka specifikuar ((në Ihram)) për të treguar shpërblimin e madh.
Disa thonë: e ka specifikuar me Ihram ((Haxhiu në ihram)) sepse nuk ka haxh pa ihram.
Thotë El Mul-la Alij القاري El Hanefij prej dijetarëve të mëdhenj Hanefi (v.1014 h):
شُبِّه بالحاج المحْرِم لكون التَّطهُّر من الصلاة بمنزلة الإحرام من الحج؛ لعدم جوازهما بدونهما، ثم إن الحاج إذا كان محْرِمًا كان ثوابه أَتَمَّ، فكذلك الخارج إلى الصلاة إذا كان مُتَطَهّرًا كان ثوابه أفضل.
“Është përngjasuar me Haxhiun në Ihram, për shkak se pozita e abdesit në namaz është si pozita e ihramit në Haxh. Dhe se Haxhiu kur ndodhet në Ihram, shpërblimi i tij është më i plotë.
Kështu edhe ai që del me abdes për te namazi, kur ai është me abdes, shpërblimi i tij është më i mirë (dhe më i madh).”
[Mirkaat El Mefaatiih 2/612]
Ndërsa sa i përket fjalës: ((Shpërblimi i tij, si shpërblimi i Haxhiut në Ihram))
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me këtë.
Disa thonë se kuptimi është: “Shpërblimi për çdo hap që bën për në xhami, në shkuarje dhe në ardhje është si shpërblimi i hapave të haxhiut në Ihram.”
Thotë El Mudhhirij:
“Ashtu sikurse Haxhiut i shënohet për çdo hap shpërblim, prej kur del nga shtëpia e tij dhe deri sa të kthehet te shtëpia e tij, kështu edhe atij që del me abdes nga shtëpia e tij për të falur namazin në xhami, i shkruhet për çdo hap shpërblim derisa të kthehet te shtëpia e tij.
Porse, ka dallim ndërmjet shpërblimit të Haxhiut dhe shpërblimit të namazfalësit që del nga shtëpia e tij me abdes për të falur namazin në xhami.”
[EL MEFATIH FI SHERH EL MESABIH 2/82]
(قوله: «كأجر الحاج المحْرِم» معلوم أن أجر المصلي لا يبلغ أجر الحاج المحْرِم، بل أجر الحاج أكثر، ولكن لا يلزم مساواة بين الـمُشَبَّه والـمُشَبَّه به في جميع الأشياء، بل إذا حصل المشابهة بينهما بشيء صح التشبيه.
يعني: كما أن الحاج من أول خروجه من بيته إلى أن يرجع إلى بيته يُكتب له بكل خطوة أجر، فكذلك المصلي، إذا توضأ وخرج إلى الصلاة إلى أن يرجع إلى بيته، يكتب له بكل خطوة أجر، ولكن بين أجر المصلي وأجر الحاج تفاوت)
[Fjala e El Mudhhiri ne El Mefaatih Fi Sherh El Mesaabiih 2/ 82]
Thotë El Mul-la Alij القاري El Hanefij (v.1014 h):
فأجره» مضاعف «كأجر الحاج» أو مثل أجره.
قال زين العرب أي: كأصل أجره، وقيل: كأجره من حيث إنه يكتب له بكل خطوة أجر كالحاج، وإن تغاير الأجران كثرة وقلة، أو كمية وكيفية، أو من حيث إنه يستوفي أجر المصلين من وقت الخروج إلى أن يرجع، وإن لم يصلِّ إلا في بعض تلك الأوقات كالحاج، فإنه يستوفي أجر الحاج إلى أن يرجع وإن لم يحج إلا في عرفة.
“Kuptimi: ((Shpërblimi i tij)) i shumëfishohet si ((Shpërblimi i Haxhiut)), ose shpërblimi i tij është si shpërblimi i Haxhiut.
Disa dijetarë tjerë thonë: “Shpërblimi i tij është si shpërblimi i Haxhiut në Ihram, në aspektin e asaj që, atij i shkruhet shpërblimi për çdo hap, si Haxhiut, edhe pse ka dallim ndërmjet dy shpërblimeve.
Ose me kuptimin që: i plotësohet atij shpërblimi prej kur del nga shtëpia për në xhami, e derisa të kthehet (dmth: shkruhet se është në namaz) edhe pse ai, vetëm një pjesë të kësaj kohe falet.
Ashtu sikurse Haxhiu, të cilit i plotësohet (i jepet shpërblimi i plotë) derisa të kthehet në shtëpi, edhe pse nuk ka bërë Haxh përveç se në Arafat (dmth: edhe pse pjesa (vepra) kryesore e Haxhit është qëndrimi në Arafat, jo se vetëm Arafati është Haxh).”
[Mirkaatul Mefaatiih 2/612]
Thotë shejh Abbadi (All-llahu e ruajt):
يكون أجره كأجر الحاج المحْرِم الذي تلبَّس بلباس الحج، يعني: أن الله تعالى يُثِيْبه مثل خروج الحاج المحْرِم، فهذا خرج ليؤدي صلاة مكتوبة والمحْرِم خرج ليؤدي عبادة عظيمة، فأجر هذا كأجر هذا، وفضل الله واسع.
“Shpërblimi i tij është si shpërblimi i Haxhiut në ihram, i cili vishet me veshjen e Haxhit.
Dmth: All-llahu e shpërblen atë sikur dalja e Haxhiut në Ihram. Ky ka dal për të kryer një namaz obligativ, ndërsa Haxhiu në Ihram ka dal për të kryer një adhurim të madh.
Shpërblimi i këtij (namazfalësit) është si shpërblimi i këtij (haxhiut në ihram).”
[Sherh sunen Ebi Dawuud 8/77]
Ajo që kuptohet nga ky hadith është se shpërblimi i atij që del me abdes për në xhami për të falur namazin farz, shpërblimi i tij është shumë i madh, ashtu sikurse shpërblimi i haxhiut është shumë i madh.
Kushtëzohet dalja me abdes, siç u përmend më lart.
Kjo tregon për vlerën dhe mirësinë e marrjes abdes në shtëpi, apo në atë vend ku je, dhe dalja për në xhami me qëllimin e vetëm, faljen e namazit.
NAMAZI I DUHASË
Ndërsa sa i përket fjalës:
((Kush del për të falur namazin e Duhasë, duke mos e munduar përveçse se falja e tij, shpërblimi i tij është si shpërblimi i umraxhiut))
Në lidhje me fjalën ((duke mos e munduar, përveçse falja e tij)) Thotë Et-Tiibii (Sherefud- Diin El Husejn bin Muhammed Et-Tiibi, v.743 H):
فمعنى: «لا ينصبه إلا إياه» لا يقصد ولا يطلب إلا إيَّاه.
“Kuptimi i ((nuk e mundon atë)) dmth: nuk ka qëllim dhe nuk kërkon përveçse faljen e Duhasë.”
[Sherh El Mishkat 3/949]
Thotë Ibnul Melek (Muhammed bin abdul-Latiif Er-Ruumii El Hanefij, v.854 H):
يعني: لا يتعبه إلا الخروج إلى تسبيح الضحى.
“Dmth: Nuk e mundon atë përveç se dalja për të falur namazin e Duhasë.”
[Sherh Mesaabiih es-Sunneh te Imam Bagauij 1/442]
Kjo tregon për qëllimin dhe nijetin.
Që do të thotë se: nëse dalja e tij është vetëm për këtë qëllim, ai e arrin atë shpërblim.
Sa i përket Daljes për në Namazin e Duhasë ka mospajtim.
Disa dijetarë thonë: “Nuk është për qëllim falja në xhami, por është për qëllim dalja nga një vend ku nuk është shumë i përshtatshëm për namaz, te një vend ku mundësohet falja e Duhasë me më shumë përqëndrim.
Dhe nuk është e thënë që të jetë në xhami.”
Thotë El Mul-laa Alij El Hanefij (v.1014 H):
فالمعنى من خرج من بيته أو سوقه أو شغله ، متوجها إلى صلاة الضحى ، تاركا أشغال الدنيا ” انتهى من “مرقاة المفاتيح” (2 / 434)
“Kuptimi, kush del nga shtëpia e tij, apo tregu i tij (dmth: nga tregtia e tij në treg) apo puna e tij, me qëllimin për të falur namazin e Duhasë, duke lënë punët dhe preokupimet e dunjasë.”
[Mirkaat El Mesaabiih 2/434]
Dmth: nëse në shtëpinë e tij nuk falet dot për shkak se ka shumë njerëz në shtëpi, apo vendi është i ngushtë, apo arsye tjera, ai del diku ku është më i qetë, për t’a fal Duhanë.
Apo është në treg, dhe në treg siç e dimë, nuk është vend i qetë, dhe ky del te ndonjë vend i qetë dhe i përshtatshëm për të falur Duhanë, atëherë shpërblimi i tij është si shpërblimi I umraxhiut.
Dhe thonë: nuk është për qëllim dalja për në xhami, sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((Namazi më i mirë (më me vlerë, dhe që ka shpërblimin më të madh) është namazi në shtëpi, përpos farzit -namazeve obligative-))
Kështu që nuk ka se si të jetë për qëllim dalja për në xhami.
Disa thonë: “Është për qëllim dalja në xhami, dhe falja e Duhasë në xhami.”
Këtë mendim, ata e mbështesin në një transmetim tjetër të saktë, në të cilin përmendet qartë dalja për në xhami, nga Abdull-llah bin Amer bin El Aas.
عبد الله بن عمرو بن العاص قال: بعث رسول الله -صلى الله عليه وسلم- سرية، فغنموا، وأسرعوا الرجعة، فتحدث الناس بقرب مغزاهم، وكثرة غنيمتهم، وسرعة رجعتهم، فقال رسول الله ﷺ: ألا أدلكم على أقرب منه مغزى، وأكثر غنيمة، وأوشك رجعة؟، من توضأ ثم غدا إلى المسجد لسبحة الضحى فهو أقرب مغزى، وأكثر غنيمة، وأوشك رجعة
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((Kush merr abdes dhe shkon për në xhami për të falur namazin e Duhasë))
[Albani thotë: Hadith Sahih]
Dhe duke u bazuar në këtë hadith, disa dijetarë thonë se është e pëlqyer falja e Duhasë në xhami.
Ky është mendimi i Shafive.
Thotë Ibn Haxher El Hejtemijj El Mekijj, prej dijetarëve të mëdhenj Shafi (v.974.H):
و من هذا أخذ أئمتنا قولهم: السنة في الضحى فعلها في المسجد و يكون من جملة المستثنيات من خبر(( أفضل صلاة المرء في بيته إلا المكتوبة )).
“Te ky hadith e kanë bazuar imamllarët tanë (dijetarët tanë të mëdhenj Shafi) fjalën e tyre, ku thonë: prej sunnetit është që namazi i Duhasë të falet në xhami, dhe kjo është prej atyre (rasteve) që përjashtohen nga hadithi ((Namazi më i mirë (më me vlerë) është namazi që falet në shtëpi, përpos farzeve)).”
Thotë shejh Abdul Muhsin El Abbadi (All-llahu e ruajt):
فمن أهل العلم من قال: إن ذلك قد يكون فيه استثناء لتلك الصلاة بأنها تكون في المسجد، ولها ذلك الفضل.
“Prej dijetarëve ka që thonë: mundet (që ky rast) të ketë përjashtim dhe që falja e këtij namazi (namazit të Duhasë) në xhami, të ketë atë shpërblim (shpërblimin si umraxhiu).”
Dmth: mundet që namazi i Duhasë të përjashtohet nga hadithi i përgjithshëm i cili tregon se namazi në shtëpi është më i mirë, përpos farzeve.
Thotë shejhu:
ويمكن أن يقال: إنها إذا أُدِّيَتْ في المسجد لها ذلك الفضل، ولكن ما جاء عن النبي -صلى الله عليه وسلم- من قوله: «صلاة الرجل في بيته أفضل إلا المكتوبة» يدل على أن مَن تمكَّن من أداء النافلة في المسجد ولكنه فعلها في البيت؛ فإن صلاته في البيت تكون أفضل وأعظم أجرًا من صلاته في المسجد.
“Mund të thuhet që: nëse e fal në xhami, atëherë ka këtë vlerë dhe shpërblim (si shpërblimi i umraxhiut).
Por, ajo që është transmetuar nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ku thotë
((Namazi i burrit në shtëpi është më i mirë përpos farzeve)) tregon se ai i cili është i mundshëm për të falur namaz vullnetar në xhami, por e len, nuk e fal, me qëllimin që t’a fale në shtëpi, atëherë në këtë rast namazi i tij në shtëpi është më i vlefshëm dhe ka shpërblim më të madh se sa po t’a falte ate në xhami.”
[Sherh Sunen Ebi Dawuud 8/77]
Thotë Es-Sindij (Muhammed bin Abdul Hadii, prej dijetarëve Hanefij, v.1138 H):
قوله: «ومَن خرج إلى تسبيح الضحى» أي: نافلته، وظاهره: أن نافلة الضحى ينبغي أن تكون في المسجد، وقد جاء أن «صلاة المرء في بيته أفضل إلا المكتوبة».
وقد يقال: يجوز أن تكون نفس الصلاة في البيت أفضل، ومع ذلك إذا خرج لأجلها إلى المسجد يكون له أجر في المشي
“Fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((Kush del për të falur namazin e Duhasë)),
ana jashtme e hadithit tregon se namazi i Duhasë duhet që të falet në xhami.
Ndërkohë është transmetuar se ((Namazi më i mirë është namazi në shtëpi, përpos farzeve)).
Mund të thuhet që: i njejti namaz në shtëpi është më i vlefshëm, ndërsa nëse del për t’a falur në xhami, atëherë ka shpërblim për ecjen.”
[Fethu Ueduud Fi Sherhi Sunen Ebi Dawuud 1/ 364]
Thotë shejh Albani:
ليس عندي جواب قاطع في الموضوع ، لكن نحن لا تقول بأن أفضل أن يتقصد المسجد لصلاة الضحى
“Unë nuk kam një përgjigje të prerë në këtë çeshtje.
Por, nuk them që më e mira është që (personi) të synoje xhaminë për të falur namazin e Duhasë.” -F-
Shejh Albani nuk ka një përgjigje të prerë në lidhje me këtë.
Ibn Umeri ka parë disa njerëz duke falur namazin e Duhasë në xhami, dhe ka thënë:
“Bidat i mirë është ky.”
Thotë shejh Albani:
أن ابن عمر رأى ناسا يصلون صلاة الضحى في المسجد فقال : نعمت البدعة هذه…
“Ibn Umeri ka parë disa njerëz duke falur namazin e Duhasë në xhami, tha: ky është një bidat i mirë…”
Bidat këtu ka për qëllim bidatin në anën gjuhësore.
Thotë Ibn Rexheb El Hanbelij:
و أما ما وقع في كلام بعض السلف استحيان بعض البدع ، فإنما ذلك في البدع اللغوي لا الشرع .
“Sa i përket asaj që gjendet në fjalët e disa Selefëve në lidhje me konsiderimin si të mirë të disa bidateve, kjo është në aspektin gjuhësor (dmth: kanë patur për qëllim bidatin në anën gjuhësore) dhe jo bidatin në kuptimin Sheriatik.” -F-
Si fjala e Umerit radijall-llahu anhu kur i bashkoi besimtarët në faljen e Teravive.
Tha: “Bidat i mirë është ky.”
Bidat në këto raste, është për qëllim, bidati në anën gjuhësore.
Kur diçka (një adhurim) ka bazë, por ndodh që e neglizhojnë besimtarët, pastaj, pas një kohe, e ringjallin si adhurim, i thuhet Bidat i mirë (Risi e Mirë).
Dmth: ringjallje e mirë e një adhurimi që ka bazë në Sheriat.
Personalisht, në lidhje me këtë, nuk mund të anoj lehtë te një mendim prej mendimeve që u përmendën, sidomos nëse i referohemi disa haditheve të ngjashme, pasi shohim që bëhet e veshtirë të zgjedhësh një mendim.
Thotë Abdull-llah bin Amr bin El Aas:
“I Dërguari i All-llahut nisi një grup (Togë, Njësi ushtarake) për një mision.
Ata e kryen misionin, morën shumë plaçkë lufte, dhe u kthyen shpejt.
Njerëzit filluan duke folur (me habi) në lidhje me vendin e afërt te misionit, (fushë-betejën) për plaçkën e madhe që fituan, dhe kthimin e shpejtë të tyre.”
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tha:
عبد الله بن عمرو بن العاص قال: بعث رسول الله -صلى الله عليه وسلم- سرية، فغنموا، وأسرعوا الرجعة، فتحدث الناس بقرب مغزاهم، وكثرة غنيمتهم، وسرعة رجعتهم، فقال رسول الله ﷺ: ألا أدلكم على أقرب منه مغزى، وأكثر غنيمة، وأوشك رجعة؟، من توضأ ثم غدا إلى المسجد لسبحة الضحى فهو أقرب مغزى، وأكثر غنيمة، وأوشك رجعة.
((A t’ju tregoj për atë që është më afër fushë-betejës, më e madhe se plaçka e luftës dhe për kthim më të shpejtë?
Ai që merr abdes dhe pastaj shkon në xhami, për të falur namazin e Duhasë. Ky është më afër fushë-betejës, ka arritur plaçkë më të madhe lufte, dhe është kthyer më shpejt))
[Albani thotë: hadith i saktë]
Ky hadith e përmend qartë daljen për në xhami, dhe faljen e namazit të Duhasë.
Por, në një transmetim tjetër i cili duket se ka të bëje me të njejtën ndodhi, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
وعن أبي هريرة رضي الله عنه قال بعث رسول الله صلى الله عليه وسلم بعثاً فأعظموا الغنيمة وأسرعوا الكرة، فقال رجل: يا رسول الله، ما رأينا بعثاً قط أسرعَ كَرّةً ولا أعظمَ غنيمةً من هذا البَعْث، فقال: «ألا أخبركم بأسرعَ كَرَّةً منهم وأعظم غنيمة رجل توضأ فأحسن الوضوء ثم عمد إلى المسجد فصلى فيه الغداة ثم عقب بصلاة الضحوة فقد أسرع الكرة وأعظم الغنيمة» [رواه ابن حبان في صحيحه – باب الإمامة والجماعة- باب الحدث في الصلاة – ذكر إثبات أعظم الغنيمة لمعقب صلاة الغداة بركعتي الضحى – حديث: (2575) وقال الألباني: حسن صحيح انظر: صحيح الترغيب والترهيب حديث رقم (470 -669)].
((A t’ju tregoj për kthim më të shpejtë nga misioni (ushtarak) dhe me plaçkë lufte më të madhe?
Një burrë i cili merr abdes, pastaj del per namazin e Sabahut, dhe (pret në xhami) që të fale pas tij namazin e Duhasë))
[Albani thotë: hadith Hasen/Sahih]
Ana e jashtme e këtij hadithi, jep te kuptoje se kemi të bëjmë me të njejtën ndodhi, porse këtu Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem përmend daljen për në namazin e Sabahut, dhe pasi fal Sabahun, pritjen për të falur namazin e Duhasë.
Këtë e përforcon një hadith tjetër ku thotë:
عبد الله بن غابر أن أبا أمامة وعتبة بن عبدالله حدثاه عن رسول الله – صلى الله عليه وسلم – قال: (من صلى صلاة الصبح في جماعة ثم ثبت حتى يسبح لله سبحة الضحى كان له كأجر حاج ومعتمر تاماً له حجة وعمرته) (رواه الطبراني وحسنه الألباني).
((Kush e fal namazin e Sabahut me xhemat, pastaj qëndron në xhami dhe pret që të fale namazin e Duhasë, ka shpërblim si shpërblimi i haxhiut dhe i umraxhiut i plotë))
[Albani thotë: hadith Hasen (i mirë)]
Si përfundim:
Ai i cili del për t’a falur namazin e Duhasë me xhemat, me shpresën e arritjes së këtij shpërblimi, i lejohet, dhe shpresohet arritja e këtij shpërblimi – insha All-llahu-.
Ndërsa sa i përket asaj që, a është më mirë në shtëpi apo në xhami?
Ana e jashtme e hadithit (të temës) tregon se më mirë është me e fal në xhami.
Shumë dijetarë mendojnë se kjo është më e mira.
Dijetarë të mëdhenj Shafii thonë: “Falja e Duhasë në xhami është sunnet.”
Ai i cili anon te ky mendim, që të arrije këtë shpërblim, duhet të dale me abdes.
Kjo tregon për rëndësinë, vlerën dhe përfitimet që arrin ai cili merr abdes në shtëpi dhe del për në xhami.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم