Gërshetimi dhe kërcitja e gishtave në namaz

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


GJYKIMI I GËRSHETIMIT TË GISHTAVE NË NAMAZ


Ka mospajtim në lidhje me gjykimin e tij.

Shumica e dijetarëve e konsiderojnë Mekruh (të papëlqyer).

Thotë El Mubarekfuri (Muhammed bin Abdur-rahman El Mubaarekfuuri, v. 1353 H, në Indi) në shpjegimin e tij të Sunenit të Termidhiut:
قال العلامة المباركفورى في شرحه على الترمذي( والحديث فيه كراهة التشبيك من وقت ‏الخروج إلى المسجد للصلاة، وفيه أنه يكتب لقاصد الصلاة أجر المصلي من حين يخرج ‏من بيته إلى أن يعود إليه ) انتهى .
“Në këtë hadith tregohet se gërshetimi i gishtave është i papëlqyer, prej kohës kur del nga shtëpia për në xhami. Gjithashtu në këtë hadith tregohet se ai i cili synon faljen e namazit (në xhami), i shkruhet shpërblimi si ai që është duke u falur, prej kur del nga shtëpia dhe deri sa të kthehet në shtëpi.” -F-


Shejh Bin bazi thotë:
“Është e papëlqyer të gërshetoj gishtat e tij, prej kur del nga shtëpia për të falur namaz në xhami.” -F-


Thotë Ibn Uthejmini:
تشبيك الأصابع بعد الصلاة لا بأس به، فقد ثبت أن النبي صلى الله عليه وسلم شبك بين أصابعه بعد الصلاة.
وأما إذا كان قبل الصلاة أو في أثناء الصلاة فمكروه.
“Gërshëtimi i gishtave pas namazit nuk ka problem. Është saktësuar (konfirmuar) se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i ka gërshetuar gishtat e tij pas namazit. Ama nëse është para namazit, ose gjatë namazit, kjo është e papëlqyer.” -F-
[Mexhmu Fetewa Ibn Uthejmin. Vëllimi 3. Kapitulli gjërat e papëlqyera në namaz]

Ibn Uthejmini kur thotë: “është saktësuar se Profeti i ka gërshetuar gishtat e tij pas namazit” i referohet një hadithi, të cilin do e përmendi më poshtë

 

Një pjesë e dijetarëve thonë: “Është i ndaluar gërshetimi i gishtave në namaz.”

Shejh Albani thotë:
فالتشبيك قبل الصلاة لا يجوز حتى بالنسبة للخارج الى الصلاة بخلاف التشبيك بعد الفراغ من الصلاة إذا لم يجلس منتظرا للصلاة فهو جائز.
“Gërshetimi i gishtave para namazit nuk lejohet, qoftë edhe për atë që del për në namaz. Në kundërshtim me gërshetimin pas namazit, i cili lejohet, përpos nëse personi qëndron (në xhami) që të presë namazin tjetër, atëherë në këtë rast nuk lejohet.” -F-
[al-albany.com]


Këtë mendim e ka edhe Sheukani, etj. Thotë Sheukaani (Muhammed bin Alij Esh-Sheukaanii, v. 1250.h, San’aa, Jemen):
قال الشوكاني ( وهو منهي عنه في الصلاة ومقدماتها ولواحقها من الجلوس في المسجد ‏والمشي إليه،
“Është i ndaluar (gërshetimi i gishtave) në namaz, në rastet para namazit dhe ato raste që lidhen me namazin, siç janë: ulja në xhami, ecja për në xhami..” -F-

Ndoshta ky mendim është më i përafërti duke u bazuar në ndalesën e përmendur në hadithe.



● NËSE MBARON NAMAZIN DHE NUK DO QË TË PRESËSH NAMAZIN TJETËR, NUK QORTOHET GËRSHETIMI I GISHTAVE

[Shiko Fetwanë e shejh Albanit më lart]

Ibn Uthejmini rahimehull-llah thotë:
تشبيك الأصابع بعد الصلاة لا بأس به، فقد ثبت أن النبي صلى الله عليه وسلم شبك بين أصابعه بعد الصلاة.
“Gërshetimi i gishtave pas namazit nuk ka problem. Është vërtetuar (saktësuar) se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i ka gërshetuar gishtat e tij pas namazit.” -F-
[Mexhmu Fetewa Ibn Uthejmin. Vëllimi 3. Kapitulli: gjërat e papëlqyera në namaz]


Ibn Uthejmini i referohet hadithit që transmeton Buhari dhe Muslimi etj, nga Ebu Hurejre i tregon se:
((Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem na fali njërin nga dy namazet e pasdites (Drekën ose ikindinë, dyshon transmetuesi) dy rekate, pastaj dha selam. Dhe menjëherë u ngrit te një dru (trung) në xhami dhe u mbështet aty, vendosi dorën e tij të djathtë mbi dorën e majtë dhe gërshetoi gishtat..))

Ky hadith tregon se gërshetimi pas faljes së namazit lejohet, përpos nëse ka qëllim të pres namazin tjetër. Në këte rast nuk lejohet, siç u përmend më lart.

 

● GËRSHETIMI I GISHTAVE LIDHET ME NAMAZIN DHE JO ME QËNDRIMIN NË XHAMI PËR TË DËGJUAR NJË MESIM, APO PËR TË LEXUR, APO PËR TË PUSHUAR.

Thotë Shejh Albani rahimehull-llah:
التشبيك ليس لخصوص المسجد و إنما لخصوص توجهك للصلاة.
“Gërshetimi i gishtave nuk lidhet me xhaminë (dmth: nuk është për arsyen sepse ndodhesh në xhami). Por, lidhet me ardhjen për në namaz.” -F-
(Dmth: është për arsyen e namazit)
[Fetawa abral hatif ues sejjara 189. al-albany.com]


Thotë shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë):
فنحن نفرق بين الجلسة في هذا المكان و جلسة أخرى في نفس المكان.
جلوسنا الآن ليس هو جلوس للصلاة، و إنما هو حديث ديني، فالآن أنا أشبك هَيْك، ما في عندي مانع.
لكن لما أجلس للصلاة و لو كنت لست في الصلاة ، فالتشبيك غير جائز.
“Ne bëjmë dallim ndërmjet uljes (qëndrimit) në këtë vend (në xhami), dhe një ulje (qëndrimi) tjetër, po në këtë vend. (Ky dallim është në varësi të qëllimit).
Ulja (qëndrimi) jonë tani, nuk është për të pritur namazin, por është bisedë fetare (dmth: qëlimi ynë tani, është për të folur dhe treguar rreth fesë).
Tani në këte rast unë i gërshetoj gishtat, kështu, (dhe shejhu i gërsheton gishtat e tij, për të treguar me veprim, se nuk ka ndalesë).
Ama nëse qëndroj (me qëllimin) për të pritur namazin, gërshetimi nuk lejohet.”
[Fetawa abral hatif ues- sejjara 189, al-albany.com]


Dmth: Gërshetimi lidhet me namazin.
Me atë që shkon për në namaz.
Me atë që është në namaz, dhe me atë që pret namazin në xhami.
Dhe nuk lidhet me qëndrimin në xhami për arsye (dhe qëllime) tjera.


Ndërsa sa i përket një hadithi i cili e lidh gjykimin me xhamiat është i dobët.

Ky është hadithi:
إِذَا كَانَ أَحَدُكُمْ فِي المَسْجِدِ فَلَا يُشَبِّكَنَّ؛ فَإِنَّ التَّشْبِيكَ مِنَ الشَّيْطَانِ، وَإِنَّ أَحَدَكُمْ لَا يَزَالُ فِي صَلَاةٍ مَا دَامَ فِي المَسْجِدِ حَتَّى يَخْرُجَ مِنْهُ
((Kur dikush nga ju është në xhami mos t’i gërshetoje (gishtat e tij), sepse gërshetimi është prej shejtanit.
Dhe me të vërtetë, çdonjëri nga ju vazhdon të jetë në namaz për sa kohë që ai është në xhami, dhe deri sa të dale prej saj))
[Transmeton AHMEDI, ibn Haxheri e konsideron hadith të dobët. Po ashtu edhe shejh Albani e konsideron të dobët në Es-Silsiletud-Daifeh 6815]

Ky hadith është i dobët dhe si rezultat nuk merret për bazë.


Pra, gërshetimi lidhet me namazin:

  • Kur besimtari niset për në xhami me abdes, ai konsiderohet në namaz. Dhe përderisa konsiderohet në namaz, nuk lejohet gërshetimi i gishtave.

  • Kur besimtari ka ardhur nga shtëpia e tij me abdes, dhe pret për të falur namazin, konsiderohet në namaz. Dhe nuk i lejohet gërshetimi i gishtave.

  • Kur besimtari e fal namazin në xhami, dhe qëndron me prit namazin tjetër, konsiderohet në namaz. Dhe nuk i lejohet gërshëtimi i gishtave.


Ndërsa përsoni i cili qëndron në xhami, jo me qëllimin për të pritur namazin, i lejohet t’i gërshetoje gishtat e tij.



● KËRCITJA E GISHTAVE NË NAMAZ, SI DHE KUR PRET NAMAZIN

Imamllarët e katër medhhebeve bien dakord se kërcitja e gishtave në namaz është e papëlqyer.
[E përmend këtë El Ajni ne البناية 2/ 437]


Dijetarët e Lexhnes thonë se është e papëlqyer kërcitja e gishtave në xhami.
[Fetawa El Lexhnetud Daimeh 5/266]


U pyet Ibn Uthejmini për kërcitjen e gishtave në namaz, dhe tha:
“Është mekruh (e papëlqyer).” -F-


Thotë shejh Feuzani All-llahu e ruajt:
فُرْقَعة الأصابع تكره في الصلاة .
أما خارج الصلاة فلا مانع منها.
“Kërcitja e gishtave në namaz është e papëlqyer.
Ndërsa jashtë namazit nuk ka pengesë.” -F-


Janë transmetuar dy hadithe në lidhje me këtë çështje, sipas asaj që kam parë unë, ndoshta ka edhe më shumë, por të dy këto hadithe janë të dobëta, siç thotë shejh Albani.

Këto janë:

  • مارواه ابن ماجه مرفوعا: لا تفرقع أصابعك وأنت تصلي. وروى في المجتبى حديثا: أنه نهى أن يفرقع الرجل أصابعه وهو جالس في المسجد ينتظر الصلاة. وفي رواية: وهو يمشي إليها
    ((Mos i kërcit gishtat duke qenë në namaz))
    [Transmeton Ibn Maxhe]
  • ((Ka ndaluar që burri të kërcase gishtat e tij kur ai është në xhami duke pritur namazin))
    Në një transmetim tjetër: ((Ka ndaluar që burri të kërcase gishtat e tij, kur ai po shkon për në namaz))


Të gjitha këto janë të dobëta, siç thotë shejh Albani.



Disa prej dijetarëve të selefit e konsiderojnë të qortueshme kërcitjen e gishtave në namaz.

Tregon Shu’ beh All-llahu e mëshiroftë:
عن شعبة مولى ابن عباس قال : ” صليت إلى جنب ابن عباس ففقَّعت أصابعي , فلما قضيت الصلاة قال : لا أمَّ لك ! تفقع أصابعك وأنت في الصلاة ! ” رواه ابن أبي شيبة (2/344) ، وقال الألباني في “إرواء الغليل” (2/99) :سنده حسن.
(U fala në krah të Ibn Abassit, dhe (në namaz) kërcita gishtat. Pasi mbaroi namazi, më tha: mos e paç nënën*! A i kërcite gishtat duke qenë në namaz?!)
[transmeton Ibn Ebi Shejbe / Albani e konsideron Hasen (të mirë)]
*Mos paç nënën është shprehje që e përdorin në formë qortimi.


Thotë shejh Albani:
ليس هناك حديث صحيح للنهي عن فُرْقَة الأصابع في المسجد
“Nuk ka hadith të saktë që ndalon nga kërcitja e gishtave në xhami.”


Thotë:
الفُرْقَعة ممكن أن نقول بكَراهَتها من المصلي في أثناء الصلاة.
“Sa i përket kërcitjes së gishtave, mund të themi që (kjo gjë) është e papëlqyer për namazfalësin gjatë faljes.” -F-


Në një fetwa tjetër shejh Albani thotë:
“Kërcitja e gishtave në namaz është e ndaluar.”

Ndoshta ka për qëllim ndalesën e formës mekruh.


U pyet shejhu në lidhje me kërcitjen e gishtave në xhami. Tha:
في الصلاة منهي عنه أما في المسجد ما في عندنا نص.
“Në namaz është e ndaluar, ndërsa në xhami, nuk kemi argument.”

Siç përmenda më lart, ndoshta ka për qëllim ndalesën e formës mekruh (të papëlqyer).


Thotë:
فرقعة الأصابع في المسجد لا تشرع وكذلك في الصلاة أما بعد الصلاة فلا شيء في ذلك .
“Kërcitja e gishtave në xhami nuk është e ligjëruar (dmth: është e papëlqyer). Po kështu edhe në namaz, ama pas namazit nuk ka gjë.” -F-

Shejhu në lidhje me konsiderimin mekruh (të papëlqyer) kërcitjen e gishtave në xhami, argumentohet me Kijas – anologji – krahasim.


Shejhu ka bërë krahasim me gërshetimin e gishtave në xhami për atë që pret namazin. Thotë:
( الفرقعة) في الصلاة منهي عنه ،
أما في المسجد ما في عندنا نص،
لكن ممكن هنا استعمال القياس و النَظَر ،فقد ثبت النهي عن تشبيك الأصابع…ليس خاص بالصلاة بل و هو مُنْطَلِق الى الصلاة و هو منتظر للصلاة، فممكن إلحاق فُرْقَعة الأصابع بالتشبيك.
فإذا كان ينتظر الصلاة فلا يُفَرْقِع، أما إذا انتهى من الصلاة فيجوز لعدم وجود النهي في ذلك
“Sa i përket kërcitjes së gishtave në xhami, nuk kemi argument, por, mund të përdorim Kijasin (krahasimin). Është saktësuar ndalesa nga gërshetimi i gishtave.. jo vetëm në namaz, por edhe kur vjen për në namaz, si dhe kur pret namazin.
Kështu që mund t’i bashkangjitet (të krahasohet në gjykim) kërcitja e gishtave me gërshetimin e gishtave.
Nëse ështe duke pritur namazin në xhami, mos të kërcase gishtat. E nëse ka mbaruar namazin, lejohet t’i kërcase, për shkak se nuk ka argument.” -F-

Pra, argument të veçantë që ndalon kërcitjen e gishtave në xhami nuk ka, por, mund të bëhet krahasim me gërshetimin e gishtave kur pret namazin.

Nëse në xhami është duke pritur namazin, mos t’i kërcase gishtat.
E nëse nuk është duke pritur namazin, atëherë lejohet t’i kërcase gishtat.

 

● ARGUMENT TJETËR QË TREGON PËR MIRËSINË DHE VLERËN E DALJES ME ABDES PËR FALJEN E NAMAZIT NË XHAMI DHE PERFITIMET QE KA ROBI KUR DEL ME ABDES ME QËLLIM FALJEN E NAMAZIT NË XHAMI

Është hadithi të cilin e transmeton Ebu Daudi:
من توضأ فأحسن الوضوء ثم راح فوجد الناس قد صلوا، أعطاه الله عز وجل مثل أجر من صلاها و حَضَرها. لا يَنقُص ذلك من أجرهم [ من أجورهم] شيئا.
((Kush merr abdes mirë pastaj shkon për në xhami, mirëpo (kur futet në xhami) sheh që njerëzit janë falur, All-llahu i jep (e shpërblen) si shpërblimi i atij që ka marrë pjesë në namaz dhe e ka falur atë (me imamin), pa iu pakësuar aspak shpërblimi i tyre))
[Albani e konsideron të saktë]

Ky hadith tregon se personi i cili merr abdes në shtëpi, dhe niset për në xhami me nijetin e vetëm që të fale namazin me xhemat, por kur vjen në xhami namazi është falur, i jepet shpërblim si shpërblimi i atyre që e kanë falur me xhemat.

Ky hadith dhe hadithet e tjera që permenda më lart, tregojnë për vlerën dhe mirësinë e madhe që ka marrja abdes në shtëpi, apo në punë, apo aty ku ndodhesh dhe shkon në xhami për të falur namazin me xhemat.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: