Vlera e pritjes së namazit (dhe namazit pas namazit)

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
“إذا توضأ أحدكم في بيته، ثم أتي المسجد كان في الصلاة حتى يرجع
((Kur dikush merr abdes në shtëpinë e tij, pastaj shkon në xhami, ai është në namaz derisa të kthehet -në shtëpinë e tij-))
[Ibn Huzejmeh dhe El Haakim / Albani e konsideron të saktë]


Thotë Sheukaani në [Nejlul Eutaar 2/387]:
أنه يُكتَب لقاصد الصلاة أجر المصلي من حين يخرج من بيته إلى أن يعود إليه.
“I shënohet atij që niset nga shtëpia me qëllimin e faljes së namazit në xhami shpërblimi i atij që po falet, prej kur del nga shtëpia e tij e deri sa të kthehet.” -F

Ky hadith tregon se, nëse ai prej kur del nga xhamia niset për në shtëpi, dhe nuk e prish abdesin, ai është duke u shpërblyer, me shpërblimin e atij që po falet.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
إذا تَطهَّر الرجل، ثم أُتي المسجد يَرعَى الصلاة كَتَب له كاتِباه أو كاتِبه بكل خُطوَة يَخطُوها إلى المسجد عشرَ حسنات،
والقاعِد يَرعَى الصلاة كالقانِت، ويُكتَب من المصلين من حِينِ يخرج من بيته حتى يرجع إليه”؛ (صحيح الترغيب والترهيب: 298). قال الدمياطي:القاعد يرعى الصلاة كالقانت: اي : القاعد ينتظر الصلاة كالقائم المصلي. [ متجر الرابح في ثواب العمل الصالح 112] قال السندي : (( القاعد”)) اي : في المسجد بلا صلاة (( يرعى ))أي : يريد (( كالقانت )) كالقائم في الصلاة . [ حاشية السندي على مسند أحمد 4/206]
((Kur burri pastrohet në shtëpinë e tij (merr abdes, apo gusël nëse është xhunub), pastaj vjen në xhami me qëllimin për të falur namazin, meleku i cili i shkruan veprat e tij të mira, i shkruan atij për çdo hap që hedh dhjetë Haseneh* (dhjetë të mira).
Ai që rri ulur në xhami për të pritur namazin është sikur ai që po falet.
Dhe (gjatë kësaj kohe) shkruhet prej atyre që janë duke u falur (dmth: i jepet shpërblimi sikur është duke u falur), prej kur del nga shtëpia e deri sa të kthehet në shtëpi))
[Albani thotë Sahih (Sahih El xhaami dhe Sahiih Et-Tergiib uet-Terhiib 298)]


*Haseneh – është për qëllim:

  • Puna e mirë.
  • Dhe shpërblimi (sevapi) i punës së mirë.


Në këtë hadith është për qëllim shpërblimi (sevapi).
All-llahu e di më së miri.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
وَإِذَا دَخَلَ المَسْجِدَ، كَانَ فِي صَلاَةٍ مَا كَانَتْ تَحْبِسُهُ.
((Kur të hyje në xhami konsiderohet në namaz për sa kohë pritja e namazit e mban në xhami))


Fjala “Konsiderohet në namaz” kuptimi: i shkruhet shpërblimi sikur po falet.
[shiko mësimin Marrja abdes mirë – Kuptimi i tij]


Pritja e namazit është:

  • Si në rastin kur vjen në xhami dhe pret të bëhet ikamet.
  • Dhe në rastin kur pret namazin tjetër.


Nuk ka dyshim se pritja e namazit tjetër është më me vlerë se sa pritja para ikametit, sepse koha e pritjes është më e gjatë.
[E përmend këtë Ibn Rexhebi]


Thotë El Bagauij (El Husejn bin Mes’uud El Bagauij, prej dijetarëve të mëdhenj Shafi, v. 510 ose 516 H, Turkmenistan):
قال معاذ بن جبل : ( من رأى أن من في المسجد ليس في صلاة إلا من كان قائما يصلي فإنه لم يفقه. )
Ka thënë Muadh bin Xhebel (shok i Profetit alehis-selam):
“Kush mendon se ata që janë në xhami, nuk konsiderohet kush prej tyre në namaz përpos atij që po falet, i tilli nuk kupton (dmth: është i mangët në kuptimin e fesë).”

Muadhi (radijall-llahu anhu) e bazon këtë në atë që ka dëgjuar nga Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, se ai që rri në xhami me nijetin për të pritur namazin konsiderohet në namaz.
Dmth: është sikur po falet.


Thotë Ibn Rexheb në librin e tij [Fet’hul Bari]:
و معنى كونه في الصلاة – و الله أعلم – أن له أجر المصلي و ثوابه بحبس نفسه في المسجد للصلاة .
“Kuptimi: Ai merr si shpërblimi dhe sevapi i atij që po falet..” -F-


Thotë Ibn Haxheri në [Fet’hul Baarii]:
قَوْلُهُ فِي صَلَاةٍ أَيْ فِي ثَوَابِ صَلَاةٍ لَا فِي حُكْمِهَا لِأَنَّهُ يَحِلُّ لَهُ الْكَلَامُ وَغَيْرُهُ مِمَّا مُنِعَ فِي الصَّلَاةِ
“Fjala ((Në Namaz)) do të thotë: në shpërblimin e namazit (shpërblehet sikur është në namaz). Dhe nuk e ka kuptimin në gjykimin e namazit, sepse atij i lejohet të flasë, e të tjera të cilat nuk lejohen në namaz.” -F-


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
“لا يزال أحدكم في صلاة ما دامت الصلاة تحبسه, ولا يمنعه أن ينقلب إلى أهله إلا الصلاة”.
((Çdo kush prej jush është në namaz, për sa kohë (pritja e) namazit e mban atë (në xhami), dhe e pengon që të kthehet te familja e tij))
[ Buhariu dhe Muslimi]


Kastaleenii (Ahmed bin Muhammed, prej dijetarëve Shafi; V 923 H, Kajro) thotë:
(( ما دامت الصلاة تحبسه )) أي: مدة دوام حبس الصلاة له .
[Irsheed Es-Seeerii 2/31]
———‐

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e vonoi nje natë namazin e jacisë deri afër mesit të natës. Pasi fali namazin, u kthye nga të pranishmit dhe iu tha:
إنكم لم تزالوا في صلاة ما انتظرتم الصلاة ))
((Ju keni qenë në namaz për sa kohë keni pritur namazin -në xhami-))
[Buhari dhe Muslimi]



● Shpërblimi i pritjes së namazit nuk kushtëzohet me qëndrimin në vendin në të cilin ka falur namazin

Shumica e haditheve që tregojnë për pritjen e namazit në xhami, nuk e specifikojnë qëndrimin në vendin ku është falur.


Transmetohet një hadith te [Muslimi] cili e përmend këtë:
((لا يزال العبد في صلاة ما كان في مصلاه ينتظر الصلاة))
((Robi është në namaz për sa kohë qëndron në vendfaljen e tij))


Shumë dijetarë thonë: “Vendfalje këtu është për qëllim e gjithë xhamia.”

Ndoshta ky mendim është më i përafërti.
Kjo duke u bazuar në shumicën e haditheve te cilat nuk e specifikojnë.
Si dhe në disa hadithe të cilat e përgjithësojnë xhaminë. Prej tyre:


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
( وَإِذَا دَخَلَ المَسْجِدَ، كَانَ فِي صَلاَةٍ مَا كَانَتْ تَحْبِسُهُ،))
((Kur (personi) hyn në xhami, është në namaz për sa kohë që namazi e pengon -të kthehet në shtëpi-))
[Buhariu dhe Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((ما دام في المسجد ينتظر الصلاة))
((Për sa kohë është në xhami duke pritur namazin))
[Buhariu]

Pra, nëse përsoni ka abdes, dhe nijeti i tij është pritja e namazit ai konsiderohet në namaz, edhe nëse lëviz nëpër xhami.



● Lejohet të flasë për çështje dunjaje gjatë kohës që po pret namazin, nuk ka argument që e ndalon. Por lënia është më e mira.

U pyet shejh Bin Bazi:
و تحدثه في الدنيا جائز ؟
قال: تركه أولى.
“A lejohet të flase për çështje dunjaje (muhabet dynjaje)?”
U përgjigj shejhu: “Lënia e saj (muhabeteve të dunjasë) është më parësore.”



● Nuk kushtëzohet që gjatë kësaj kohe të përmende All-llahun, sepse nuk ka argument.

Më e mira është të angazhohet me adhurim, dhikër, lexim Kur’ani etj.

Ama nëse vetëm rri pa bërë gjë, llogaritet në namaz (Insha All-llahu).

  • Duhet të ketë kujdes mëkatet, thashethemet, përgojimet.
  • Kujdes përdorimin e telefonit.
  • Kujdes mos të lëndoje njeri.


Nëse i prishet abdesi, dhe shkon për të marrë abdes dhe kthehet, futet në xhami, pa u ndalur për të folur me dikë, apo për gjëra të panevojshme dhe shpresohet që kjo nuk ndikon (insha All-llahu) sepse konsiderohet i justifikuar.


Thonë dijetarët e Lexhnes:
من جلس في مصلاه بعد أداء صلاة الفجر يذكر الله حتى طلعت الشمس، ثم أحدث، فخرج من المسجد ليتوضأ، ثم رجع بعد وضوئه لمصلاه من قريب، ولم يطل مكثه خارج المسجد، فصلى ركعتين بعد ارتفاع الشمس قدر رمح، فإن خروجه ذلك لا يؤثر، ولا يمنع من حصوله على الثواب العظيم
اللجنة الدائمة للبحوث العلمية والإفتاء
بكر أبو زيد، صالح الفوزان، عبد الله بن غديان، عبد العزيز آل الشيخ، عبد العزيز بن عبد الله بن باز” انتهى من “فتاوى اللجنة الدائمة – المجموعة الثانية” (6/ 150–151).
“Kush qëndron në vendfaljen e tij pasiqë ka falur Sabahun, e përmend All-llahun deri sa të lind dielli, dhe i prishet abdesi, dhe del prej xhamie për të marrë abdes, pastaj kthehet (menjëherë) për te vendfalja e tij, pa e zgjatur qëndrimin jashtë xhamie, dhe kur ngrihet dielli sa një shtizë fal dy rekate,
KJO DALJE E TIJ (jashtë xhamie për të marrë abdes) nuk ndikon, dhe nuk e pengon atë që të arrije shpërblimin e madh”  -F-

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: