Lutja e melaikeve për ato që presin namazin

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


● MELAIKET LUTEN PËR ATË QË PRET NAMAZIN

Kur personi vjen në xhami me abdes, konsiderohet në namaz.
Kur pasi fal dy rekate, ulet në xhami dhe pret të falet namazi, ai është në namaz.
Melaiket luten për të.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
وَإِذَا دَخَلَ المَسْجِدَ، كَانَ فِي صَلاَةٍ مَا كَانَتْ تَحْبِسُهُ، وَتُصَلِّي – يَعْنِي عَلَيْهِ المَلاَئِكَةُ – مَا دَامَ فِي مَجْلِسِهِ الَّذِي يُصَلِّي فِيهِ: اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ، اللَّهُمَّ ارْحَمْهُ، مَا لَمْ يُحْدِثْ فِيهِ ) رواه البخاري (477) ومسلم (649) ،
((Kur të hyje në xhami konsiderohet në namaz për sa kohë e pengon (pritja) e namazit.
Melaiket luten për të, për sa kohë ai qëndron në vendin që po falet: O All-llah! Fale atë! O All-llah! Mëshiroje atë! Derisa mos t’a prishe abdesin))
[Buhariu dhe Muslimi]


Ky hadith tregon se kur vjen prej shtëpie dhe futet në xhami, fal Tehij-jatul mesxhid, apo sunnetet nëse vjen në kohë Ezani, dhe qëndron aty ku u fal për të pritur namazin, Melaiket luten për të.

Edhe pse shumica e haditheve tregojnë se duaja e Melaikeve është pasi fal namazin farz dhe qëndron në vendin ku është falur.



● VLERA E QËNDRIMIT PAS NAMAZIT NË VENDIN KU JE FALUR

● MELAIKET LUTEN PËR ATË QË QËNDRON PAS NAMAZIT NË VENDIN KU ËSHTË FALUR


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((فإذا صلى لم تَزَل الملائكة تصلي عليه ما دام في مصلاه))
((Dhe kur t’a fale (t’a mbaroje) namazin, melaiket luten për të pandërprerë, për sa kohë qëndron në vendin ku është falur))
[Buhariu]


Ky hadith tregon se melaiket luten për robin kur ai kryen namazin dhe qëndron në vendin ku është falur, nuk ikën menjëherë, por rri ulur aty qoftë edhe pak.

Kjo tregon për vlerën e qëndrimit pas namazit: sa më shumë e zgjat qëndrimin, aq më i madh është përfitimi.

1) Konsiderohet në namaz.
2) Përfiton nga duaja e Melaikeve.

Nëse e prish abdesin, Melaiket e ndërpresin duanë.

Nëse lëndon dikë, melaiket e ndërpresin lutjen.

Nëse çohet për të ikur te shtëpia, melaiket e ndërpresin lutjen, ama konsiderohet në namaz, dhe hapat e kthimit i shkruhen, nëse nuk e prish abdesin.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
لا يزال العبد في صلاة ما كان في مصلاه ينتظر الصلاة، والملائكة تقول: (اللهم اغفر له، اللهم ارحمه، حتى ينصرف أو يحدث)،
((Robi është në namaz për sa kohë ai është në vendfaljen e tij duke pritur namazin, dhe Melaiket luten për të, All-llahumme* (O All-llah)! Fale atë! O All-llah! Mëshiroje atë! (luten pa ndërprerë) Derisa ai të largohet (të dale nga xhamia) ose të prishe abdesin))
[Muslimi, etj]


*All-llahumme = O All-llah, sipas mendimit të dijetarëve të mëdhenj të gjuhës.


Thotë Ibn El Xheuzi [në Zeedul Mesiir 1/270]:
قال الزجاج : قال الخليل و سيبويه و جميع النحويين الموثوق بعلمهم: اللهم بمعنى : يا الله.
“Ka thënë Ez-Zexhaaxh: kanë thënë El khalili, Siibeuejh dhe çdo dijetar i gjuhës, të cilët janë të besueshëm në dijen e tyre se: ALL-LLAHUMME ka kuptimin O All-llah.” -F-


Ez-Zexhaaxh është: Ebu Is’haak Ibrahim bin Muhammed, prej dijetarëve të mëdhenj të gjuhës. [Vdekur 311 H në Bagdad].

El khalil, është El Khaliil bin Ahmed El feraahiidii, prej Imamllarëve të mëdhenj të gjuhës. [Vdekur 173 H, në Basrah, Irak].

Siibeuejhi (apo Siibuujeh) është Amr bin Uthman. Persian, prej Imamllarëve të mëdhenj të gjuhës, nxënësi i El Khalil El Ahmed [Vdekur 180 H, në Shiiraaz, Persi].


Thotë Ibnul Kajjimi (Ebu Abdull-llah Shemsud diin Muhammed bin Ebi Bekr; v. 751 H):
لا خلاف أن لَفظَة “اللهم” معناها يا الله, و لهذا لا يستعمل إلا في الطلب.
“Nuk ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në atë se fjala ALL-LLAHUMME e ka kuptimin O All-llah, dhe për këtë (dmth: për shkak të kuptimit saj) nuk përdoret përveçse në lutje.” -F-
[Xhilaaul Efheem 143]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
الملائكة تصلي على أحدكم ما دام في مصلاه الذي صلي فيه مالم يحدث أو يقم: اللهم اغفر له، اللهم ارحمه”.
((Melaiket luten për çdo njërin nga ju, për sa kohë qëndron në vendin e faljes, përderisa nuk ngrihet (nga vendi i faljes) apo, prish abdesin. Thonë: “O All-llah! Fale atë! o All-llah! Mëshiroje atë!))
[Buhari..]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
فإذا صلى لم تزل الملائكة تُصلي عليه ما دام في مصلاه اللهم صل عليه اللهم ارحمه و لا يزال أحدكم في صلاة ما انتظر الصلاة ))
((Kur ai falet, Melaiket pandërprerë luten për të, për sa kohë qëndron në vendin në të cilin është falur))
[Buhari dhe Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
تصلي عليه ملائكة الله ما لم يُحدِث أو يَقُم، وهو في الرباط الأكبر”؛ (صحيح الترغيب والترهيب: 450)
((Melaiket e All-llahut luten për të, për sa kohë nuk prish abdesin dhe nuk ngrihet (nga vendi ku është falur), dhe ai është në lidhjen më të fortë))


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
(( و الملائكة يصلون على أحدكم ما دام في مجلسه الذي صلى فيه ، يقولون: اللهم ارحمه اللهم اغفر له اللهم تب عليه، و[ عند مسلم (( ما لم يُؤْذي فيه ما لم يُحدِث فيه)) ]
((Melaiket luten për atë, për sa kohë ai qëndron i ulur në vendin ku është falur. Thonë: o All-llah! Mëshiroje atë! o All-llah! Fale atë! o All-llah! Pranoja pendimin!))
[Te Muslimi]: ((Luten pandërprerë për sa kohë nuk e prish abdesin, dhe për sa kohë nuk lëndon dikë (qoftë me fjalë, me dorë, apo diçka tjetër))


Këto hadithe tregojnë për një tjetër mirësi të madhe që arrin ai i cili qëndron në xhami pas namazit, plus asaj që ai konsiderohet në namaz, ai përfiton edhe një tjetër mirësi që është lutja e Melaikeve.

Lutja e Melaikeve është si për atë i cili fal namazin dhe qëndron në vendin ku është falur, edhe nëse nuk ka qëllim pritjen e namazit tjetër.
Dhe si për atë i cili ka qëllim pritjen e namazit tjetër.


Por në të dyja rastet lutja e Melaikeve ka kushte.

Kushtet janë:


1) MOS PRISHJA E ABDESIT

Nëse e prish abdesin Melaiket e ndërpresin duanë.

Thotë shejh Sulejman Ruhejli:
“Këtu futen edhe bidatet, sepse fjala Juhdith ka edhe kuptimin e bërjes së dìçkaje e cila nuk ka bazë në fe (që janë bidatet)”


“Ai i cili fal namazin dhe pas namazit bën ndonjë vepër që është bidat, Melaiket nuk luten për të.”
[SULEJMAN RUHEJLI]


El Haafidh El Iraaki në [Tarh Et-Tethrib] thotë: “Disa dijetarë thonë se këtu futen edhe mëkatet.”
Dmth: nëse ai bën diçka që është mëkat, Melaiket e ndërpresin lutjen.


2) MOS TË LËNDOJE DIKË ME GOJË: DUKE SHAJTUR OSE PËRGOJUAR, SI DHE MOS TË LËNDOJE DIKË ME DORË.

Thotë Sulejman Ruhejli:
“Lëndimi i muslimanit (sot në këto kohë) është edhe me telefon, si rasti kur zilja e tij është muzikë, dhe i shqetëson të pranishmit në xhami.”


3) MOS TË ÇOHET NGA VENDI NË TË CILIN ËSHTË FALUR.


Në lidhje me këtë ka mospajtim.


– Disa dijetarë thonë: “Nëse çohet nga aty për t’u ulur në një vend tjetër, nuk del nga të qenurit në ((vendfaljen e tij)).”


Prej tyre, Zejnud-Diin El Iraaki në [Tarh Et-Tethrib 2/367] thotë:
يحتمل كلا من الأمرين و الاحتمال الثاني ( يعني: ان المراد بمصلاه جميع المسجد ) أظهر و أرجح بدليل رواية البخاري المذكورة في الأصل(( ما دام في المسجد ))
“Fjala ((për sa kohë qëndron në vendfaljen e tij)) i përmban të dyja.

– (Mundet që kuptimi është: vendi në të cilin është falur.
– Mundet të ketë kuptimin: e gjithë xhamia)

Mundësia e dytë është më e përafërta, duke u bazuar në transmetimin e Buhariut ((Për sa kohë është në xhami)).”


Këtë mendim e ka edhe Ibn Rexhebi në [Fet’hul Bari të Ibn Rexheb 4/56] ku thotë:
“Ky është mendimi i Ibn Betta (prej dijetarëve të mëdhenj Hanbeli).”


Po ashtu këtë mendim ka edhe Ibn Haxheri.

[Fet’hul Baarii 2/136]


Si dhe Ibn Uthejmini
në [Likaeet beeb el meftuuh, likaa 225, faqja 14, sipas Islamqa.info]


Këta bazohen në disa transmetime:


Hadithi 1
(( ما دام في المسجد ينتظر الصلاة ))
((Për sa kohë është në xhami duke pritur namazin))
[Buhariu]


Hadithi 2
(( وَإِذَا دَخَلَ المَسْجِدَ، كَانَ فِي صَلاَةٍ مَا كَانَتْ تَحْبِسُهُ،))
((Kur hynë në xhami është në namaz për sa kohë namazi e pengon -të kthehet në shtëpi-))
[Buhariu dhe Muslimi]

Thonë: në këto hadithe Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e ka përgjithësuar të gjithë xhaminë.


– Ndërsa një pjesë e dijetarëve thonë: “Duhet të qëndroje në vendin në të cilin është falur. Nëse lëviz për t’u ulur në një vend tjetër, nuk e arrin shpërblimin, përpos për nevojë.”

Disa përmendin se ky ështe mendimi i Ebu Hurejres [Ibn Rexheb në Fet’hul Bari të tij]

Këta bazohen në anën e jashtme të shumicës së haditheve të cilat përmendin ‘Vendfaljen’.

Si dhe në disa transmetime ku theksohet ‘mos ngritja nga vendi’:

الملائكة تصلي على أحدكم ما دام في مصلاه الذي صلي فيه مالم يحدث أو يقم: اللهم اغفر له، اللهم ارحمه”.

((Melaiket luten për çdo njërin nga ju, për sa kohë qëndron në vendin e faljes, perderisa nuk ngrihet (nga vendi i faljes) apo, prish abdesin))
[Buhari]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
تصلي عليه ملائكة الله ما لم يُحدِث أو يَقُم، وهو في الرباط الأكبر”؛ (صحيح الترغيب والترهيب: 450)
((Melaiket e All-llahut luten për të, për sa kohë nuk prish abdesin dhe nuk ngrihet -nga vendi ku është falur-))

Këto transmetime nga ana e jashtme e tyre na japin të kuptojmë se personi duhet të qëndroje në vendin ku është falur dhe mos të ngrihet nga vendi.

Ndoshta më e përafërta dhe më parësorja është të rrije në vendin ku ështe falur, kjo është më e mira.


Ka transmetuar Muslimi:
((كَانَ النَّبِيّ – صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ – لا يقوم من مصلاه الَّذِي يصلي فِيهِ الصبح أو الغداة حَتَّى تطلع الشمس، فإذا طلعت الشمس قام.))
((Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem nuk u çonte nga vendi në të cilin ka falur Sabahun deri sa lind dielli. Kur lind dielli u çonte))


E nëse lëviz për arsye, si për shembull: me marr Mus’hafin në rafte, apo do të lexoje Kur’an në një vend me më pak njerëz, apo ka dikë afër që e bezdis, dhe largohet në një vend tjetër, apo për diçka që e ndihmon në adhurim, apo për diçka të nevojshme, kjo nuk e shkëput dhe nuk e ndërpret duanë e Melaikeve.

Po ashtu, nëse në një vend të xhamisë ka mësim të dobishëm, prej një personi me dije, dhe shkon për të dëgjuar mësimin, ndërkohë nijeti i tij është pritja e namazit, por në të njejtën kohë do edhe të përfitoje nga mësimi, i tilli (insha All-llahu) nuk shkëputet nga lutja e Melaikeve për të.


Thotë Ibn Uthejmini:
فلو جاء الإنسان و صلى في مكان ثم قام الى ناحية المسجد ليقرأ أو ليحضر درسا أو ما أشبه ذلك فإننا نرجو الله تبارك و تعالى أن لا يمنع الملائكة من الصلاة عليه و الدعاء له.
[ تعليق على اقتضاء الصراط المستقيم -28a]
“Nëse vjen në xhami dhe ulet në një vend (për të pritur namazin) pastaj ngrihet për të shkuar në qoshe (apo anë) të xhamisë, që të lexoje, ose të marre pjesë në mësimin (që po mbahet aty), e të tjera të ngjashme, shpresojmë në All-llahun e Lartësuar që kjo mos t’i ndaloje Melaiket të luten për të.” -F-

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: