:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
■ PRITJA E NAMAZIT PAS NAMAZIT SHLYEN MËKATET DHE NGRE GRADAT
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((“ألا أدلكم على ما يمحو الله به الخطايا ويرفع به الدرجات؟ قالوا: بلي يا رسول الله، قال:
إسباغ الوضوء على المكاره، وكثرة الخطا إلى المساجد، وانتظار الصلاة بعد الصلاة فذلكم الرباط))
((A t’ju tregoj ato me të cilat All-llahu shlyen mëkatet, dhe ngren gradat?
I thanë: Po o i Dërguari i All-llahut.
Tha: Plotësimi i abdesit në raste mosdëshire dhe pëlqimi (për shkak të vështirësive në marrjen e abdesit).
Shpeshtimi i hapave për në xhami.
Pritja e namazit pas namazit. Kjo është Ribat))
[Muslimi]
Në këtë hadith Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tregon se pritja e namazit pas namazit shlyen mekatet.
Mëkatet në këtë hadith, janë për qëllim mëkatet e vogla. [Bin Bazi, Ibn Uthejmini, etj.]
—————
● PRITJA E NAMAZIT ËSHTË RIBAT NË RRUGË TË ALL-LLAHUT
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((إسباغ الوضوء على المكاره، وكثرة الخطا إلى المساجد، وانتظار الصلاة بعد الصلاة فذلكم الرباط))
((Plotësimi i abdesit edhe kur nuk e dëshiron (për shkak të vështirësisë që has në marrjen e tij).
Shpeshtimi i hapave për në xhami.
Pritja e namazit pas namazit. Kjo është Ribat))
[Muslimi]
Thotë Ibn Abdul Ber-r:
هو من أفضل حديث يُروى في فضائل الأعمال.
“Ky hadith është prej më të mirave hadithe që transmetohen në lidhje me vlerën e punëve të mira.” -F-
[El Istidhkeer 2/ 302]
● PLOTËSIMI I ABDESIT (ISBEEGUL UDUU)
Disa thonë se Isbeegul Uduu (plotësimi i abdesit) është: “Larja mirë e gjymtyrëve nga tre herë, dhe zbatimi i sunneteve të tjera.”
Dhe thonë:
“Plotësimi i abdesit është dy lloje:
– Plotësimi i obliguar, që është larja mirë e gjymtyrëve, qoftë edhe nga një herë.
– Plotësimi i pëlqyer, që është larja mirë e gjymtyrëve nga tre herë, dhe zbatimi i sunneteve të tjera, dhe gjërave që pëlqehen gjatë abdesit.”
Shumë argumenta tregojnë se Isbeegul Uduu (plotësimi i abdesit) është për qëllim larja mirë e gjymtyrëve, duke mos lënë asnjë pjesë pa e lagur uji, qoftë edhe nëse i lan nga një herë.
Thotë Imam Neueuiju:
قال النووي رحمه الله:
” إسباغ الوضوء: تمامه
“Isbeegul Uduu është: plotësimi i abdesit.” -F-
[Sherh Sahih Muslim 3/141]
Thotë Ibn Kudame:
ابن قدامة في المغني فقال: الإسباغ أن يعم جميع الأعضاء بالماء بحيث يجري عليها.
“Isbeegul Uduu është që të lage me ujë të gjithë pjesët e gjymtyrëve (të abdesit) aq sa uji të rrjedhe mbi to.”
[El Mugnii]
Dmth: t’i laje gjithë gjymtyrët plotësisht, duke i lagur mirë me ujë, por pa bërë shpërdorim në ujë.
Thotë Bin Bazi:
قال الامام ابن باز رحمه الله : “ معنى إسباغ الوضوء إتمامه، وإكماله على كل عضو، بإبلاغ الماء بسيل الماء عليه، فإسباغه في الوجه أي يعمه بالماء ولو مرةً واحدة، فإن عمه ثلاثاً فهو أفضل، وإسباغ اليدين أن يعم اليدين بالماء من أطراف الأصابع إلى المرافق، مع غسل طرف العضد حتى يدخل المرفق، والواجب مرة فقط، فإن كرر مرتين، فهو أفضل، وإن كرر ثلاث، فهو أفضل، وأكمل
“Isbeegul Uduu është plotësimi i abdesit në çdo gjymtyrë, duke bërë që uji të rrjedhe mbi të gjithë gjymtyrën (dmth: uji të lage mirë të gjithë gjymtyrën).
Plotësimi i abdesit në larjen e fytyrës është që t’a përfshije me ujë të gjithë fytyrën (t’a lage mirë me ujë) qoftë edhe duke e larë vetëm njëherë. Nëse e lan tre herë kjo është më mirë… (pastaj përmend larjen e duarve në këtë mënyrë… e kështu me rradhë).” -F-
Thotë shejh Feuzani (All-llahu e ruajt):
إسباغ الوضوء هو إتمامه على الأعضاء بحيث لا يبقى شيء من العضو لم يصل إليه الماء و يجري عليه الماء .
“Isbeegul Uduu është plotësimi i abdesit (i larjes) të gjymtyrëve në mënyrë që të mos ngele asnjë pjesë (apo vend sado i vogël) i gjymtyrës pa e lagur uji.”
Thotë Abdull-llah bin Amr:
أنَّ رسولَ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليهِ وسلَّمَ رأى قومًا وأعقابُهُم تلوحُ، فقالَ: ويلٌ للأعقابِ منَ النَّارِ، أسبِغوا الوُضوءَ.
“I Dërguari i All-llahut (alejhis selam) shikoi disa njerëz që te thembrat e tyre, kishte pjesë të cilat dukeshin të thata, nuk i kishte lagur uji.
Tha: ((Mjerë për thembrat nga zjarri. Plotësoni Abdesin))“
[Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, teksti është i Ebu Daudit]
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((أسبغوا الوضوء ويل للأعقاب من النار))
((Plotësoni abdesin. Mjerë për thembrat nga zjarri))
Fjala e Profetit ((Plotësoni abdesin)) vjen pasi shikoi që nuk i kishin larë mirë thembrat, që do të thotë se: nëse ata do t’i kishin larë mirë thembrat, pa lënë asnjë pjesë pa e lagur me ujë, do konsiderohet qe e kanë plotësuar abdesin.
Dhe duke qenë se ata e kanë lënë pa lagur një pjesë të gjymtyrës, dhe Profeti iu tha ((Plotësoni abdesin)), kjo do të thotë se Profeti me fjalën e tij ((Plotësoni abdesin)), ka pasur për qëllim larjen mirë të gjymtyrëve, dhe kjo arrihet edhe duke i dhënë një herë.
*Në këtë kuptim, plotësimi i abdesit është obligim. Kush nuk e plotëson nuk ka abdes.*
Duke qenë se njerëzit neglizhojnë në marrjen siç duhet të abdesit, nuk kanë kujdes, nxitohen, kjo bën që ata mos t’a plotësojnë abdesin, dhe si rezultat nuk kanë abdes.
Prandaj Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e thekson në shumë hadithe ku përmend abdesin, dhe thotë: ((Kush merr abdes mirë)) ((Kush e plotëson abdesin)) dhe jo thjesht ((Kush merr abdes)), sepse do që t’a përforcoje akoma më shumë rëndësinë e plotësimit të abdesit, dhe kujdesin që duhet të kenë në marrjen e abdesit mirë.
—————
من توضَّأَ للصلاةِ فأسْبغ الوضوء، ثمَّ مشَى إلى الصلاة المكتوبَة، فصلَّاهَا مع الناسِ، أَو مع الجماعة، أَو في المسجد غفر اللهُ له ذنوبهُ))
📚صحيح مسلم (232)
ما منكم من أحد يتوضّأ فيبلغ – أو فيسبغ – الوضوء، ثم يقول: أشهد أن لا إله إلا الله وأن محمدًا عبد الله ورسوله إلاّ فتحت له أبواب الجنة الثمانية يدخل من أيُّها شاء))
📚أخرجه أحمد (17314) والترمذي (55)
📚وصححه الألباني في صحيح الجامع (61
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم