Isbeegul Uduu – Plotësimi i abdesit (Alel Mekeerih) dhe Ribaati

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


PLOTËSIMI I ABDESIT – ALEL MEKEERIH (EDHE KUR NUK E DËSHIRON, DHE KA VËSHTIRËSI – OSE PËRKUNDËR DËSHIRËS SË TIJ, PËR SHKAK TË VËSHTIRËSISË)


Thotë Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë):
المكاره تكون بشدة البرد، وألم الجسم، ونحو ذلك ” انتهى. “شرح مسلم” (3/141)
“Rastet e plotësimit të abdesit ((Përkundër dëshirës së tij)) janë për shkak të ftohtit të madh, ose kur i dhemb trupi, e të ngjashme.”
[Sherh Muslim 3/141]


Thotë Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë):
يقول الشيخ ابن عثيمين رحمه الله:
‎” إسباغ الوضوء على المكاره يعني: أن الإنسان يتوضأ وضوءه على كره منه، إما لكونه فيه حمى ينفر من الماء فيتوضأ على كره، وإما أن يكون الجو باردا وليس عنده ما يسخن به الماء فيتوضأ على كره، وإما أن يكون هناك أمطار تحول بينه وبين الوصول لمكان الوضوء فيتوضأ على كره، المهم أنه يتوضأ على كره ومشقة، لكن بدون ضرر.
“Plotësimi i abdesit edhe përkundër dëshirës së tij, dmth: të marre abdes (dhe t’a plotësoje atë) edhe pse nuk e dëshiron (për shkak të vështirësive që has), sepse:

– Ose ka ethe, dhe i rri larg ujit (ngase i shtohen të dridhurat më shumë nëse lahet). Mirëpo përsëri merr abdes (dhe e plotëson atë), përkundër dëshirës së tij (që mos t’i shtohen të dridhurat).

– Ose është ftohtë dhe nuk ka ku t’a ngrohe ujin, dhe përsëri merr abdes, dhe e plotëson atë përkundër dëshirës së tij (dmth: edhe pse nuk e dëshiron sepse ka ftohtë apo sepse është sëmurë).

– Ose po bie shi dhe e pengon të shkoje me marr abdes, apo me marr ujin për abdes, dhe ky përsëri shkon dhe merr abdes përkundër dëshirës tij (që mos të laget).

E rëndësishme është që ai merr abdes (dhe e plotëson atë) përkundër dëshirës së tij, dhe vështirësisë. Por pa u dëmtuar.” -F-
[Sherh Rijaadus-Saalihiin 3/137]


Thotë shejh Feuzani All-llahu e ruajt:
المكاره المشاق : أن يُسْبِغ الوضوء و لو كان عليه مَشَقَّة في ذلك  كشدة البرد و نحو ذلك، فإنه يصبر و يسبغ الوضوء.
“((El Mekeerih)) janë vështirësitë. Dmth: t’a plotësoje abdesin edhe nëse ka vështirësi në këtë, si në rastin kur është i ftohtë i madh, e të ngjashme. Ai duron dhe e plotëson abdesin.” 


MEKEERIH – MEKRAH: është ajo gjë që nuk e dëshiron njeriu, apo ajo që ai e urren, nuk e pëlqen, pasi është e vështirë.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
‎((حُفَّت الجنةُ بالمكاره))
((Xhenneti eshtë rrethuar me gjëra të papëlqyera -që nuk i do njeriu, nuk i pëlqen-))  
[Muslimi]


Thotë shejh Usajmii All-llahu e ruajt:
بالمكاره أي: ما تَكْرَهُهُ النفوس و لا تُلائمها،  و هي مَشاق الطاعات،  فإن مشقة الطاعات لا تلائم مراد النفس
“El Mekeerih dmth: janë ato që i urren njeriu, nuk pajtohet me to. Dhe ato janë vështirësia e bindjes, dhe e kryerjes së punëve të obliguara. Vështirësia e kryerjes së punëve të obliguara nuk pajtohet me dëshirën e njeriut.” -F-


Kanë përmendur dijetarët se:
“Ka gjëra, si për shembull sadakaja, zekati (sidomos kur është shumë e madhe) të cilin njeriu nuk e dëshiron dhe nuk e pëlqen t’a jape. E ka të vështirë, ekziston në vetveten e tij mosdëshira që të shpenzoje për të tjerët. Porse besimtari e mund këtë, dhe jep, përkundër dëshirës dhe mospëlqimit tij.”


E mund dëshirën e tij, si bindje ndaj All-llahut dhe përkushtim ndaj Tij, duke i dhënë përparësi dëshirës së All-llahut para dëshirës së tij.

Dhe kjo është ajo që lavdërohet te All-llahu.

Kur njeriu nuk e pëlqen dhe nuk e dëshiron t’a bëje diçka, porse përkundër këtij mospëlqimi dhe mosdëshire, ai e bën atë gjë dhe e mund dëshirën e tij, si bindje ndaj All-llahut.

 

Edhe marrja abdes atëherë kur nuk e pëlqen, nuk e dëshiron dhe ka vështirësi t’a marre për shkaqe të ndryshme (se është sëmurë, apo është shumë ftohtë), janë raste kur njeriu zakonisht do që të marre abdes sa më shpejt dhe nuk i kushton kujdes. Dhe kjo mund të bëhet shkak që të lëre ndonjë pjesë pa larë.

Kur ky e mposht këtë mosdëshirë dhe vështirësi që ndesh, dhe e plotëson abdesin mirë, për këtë lavdërohet shumë dhe shpërblehet shumë.


Rasti ku më së shumti robi ka vështirësi në marrjen e abdesit është kur bën ftohtë i madh.

Prandaj gjejmë disa dijetarë të cilët ALEL MEKEERIH e interpretojnë me rastin kur është ftohtë.

Dhe kjo, duke u bazuar në disa transmetime, në të cilat theksohet plotësimi i abdesit atëherë kur është ftohtë.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
ثلاث كفَّارات: انتظار الصلاة بعد الصلاة،  و إسباغ الوضوء في السَبَرات و نقل الأقدام إلى الجمعات.
صحيح الجامع الصغير 3045 للالباني.
((Tre janë prej atyre që fshijnë mekatet: pritja e namazit pas namazit, plotësimi i abdesit kur është shumë ftohtë, dhe ecja në këmbë për në namazet me xhemat në xhami))


Thotë Ibn Uthejmini (All-llahu e meshiroftë):
قال ‎الشيخ ابن عثيمين رحمه الله:
‎(( إسباغ الوضوء على المكاره معناه أن الإنسان يتمّم وضوءه على الوجه الأكمل في الأيام الباردة ))
‎📚فتاوى نور على الدرب شريط(269)
“Isbeegul Uduu (plotësimi i abdesit përkundër dëshirës së tij, edhe kur nuk e pëlqen, dhe e ka vështirë) është që t’a plotësoje abdesin e tij në formën më të plotë në ditët e ftohta (në kohën kur bën ftohtë).”
[Fetawa Nurun aled Derb kaseta 269]


Thotë shejh Feuzani (All-llahu e ruajt):
على المكاره اي: على وقت البرد ، لأنه قد يكون الجو باردا فيستعجل الإنسان و لا يَفْطَن لعضو هل تَبَلَّغ بالماء و شَمِلَه الماء \، أو قَصُرَ دون بَعْضِه بسبب البرد و شدة البرد.
“((ALEL MEKEERIH)) Plotësimi i abdesit përkundër dëshirës së tij, është në raste kur koha është e ftohtë. Kjo sepse kur është ftohtë, njeriu nxiton dhe nuk është i vëmendshëm ndaj (larjes së plotë të) gjymtyrës, që të dije se a e ka përfshirë uji të gjithë gjymtyrën, apo ka lënë gjë mangut (pa e lagur) për shkak të ftohtit të madh.” -F-


Këtu është për qëllim kur ai nuk ka ujë të ngrohtë. Ama nëse ka ujë të ngrohtë, dhe ky zgjedh të marre abdes me ujin e ftohtë, me pretendimin se është më mirë, kjo nuk ka bazë, dhe nuk bën. [Ibn Uthejmini]

Po ashtu kjo është atëherë kur nuk dëmtohet. Nëse e sheh se abdesi në raste sëmundje apo të ftohti e dëmton, le të marre tejemum.

Disa mendojnë se larja e këmbëve dhe mosdhënia mes’h është më mirë në këto raste, sepse përkon më shumë me vështirësinë.

Ky pretendim nuk është i saktë, sepse argumentet tregojnë për larjen e plotë të gjymtyrës në rastin kur njeriu s’para i kushton kujdes plotësimit të abdesit për shkak të ftohtit të madh, apo arsye tjetër.

Mes’hi sipër çorapeve apo këpucës, zëvendëson larjen  e plotë të këmbëve.

—————

 

■ FJALA E PROFETIT SAL-LALL-LLAHU ALEJHI UE SEL-LEM: ((ATO JANË RIBAAT))


Në një transmetim e përsërit tre herë: ((ATO JANË RIBAAT. ATO JANË RIBAAT. ATO JANË RIBAAT))

Ribaat në anën gjuhësore do të thotë lidhje, lidhëse, litarë, fill…

Ribaat në origjinë tregon për lidhje, forcë dhe qëndresë.

Thonë disa dijetarë: “Ribaat është lidhja e kalit, për t’u kujdesur për të, që të përgatitet dhe të jetë gati për në luftë.”

Disa të tjerë thonë: “Ribaat i thuhet edhe kalit që lidhet për t’u përdorur në luftë.”


Ibn Haxheri thotë:
“Thotë Ibn Kutejbeh (Muhammed bin Abdil-lah bin Muslim bin Kutejbeh Ekuufii Ed-Diineuerijj; v.276 H, në Bagdad):
أصل الرباط أن يربط هؤلاء خيولهم و هولاء خيولهم استعدادا للقتال
{و أعدوا لهم ما استطعتم من قوة و من رباط الخيل}
Ribat në origjinë është lidhja e kuajve nga një palë dhe lidhja e kuajve nga ana (pala) tjetër (kundërshtare) duke u përgatitur për luftë.” -F-


Ribat në aspektin Terminologjik është qëndrimi në kufinjtë e shtetit Islam, për t’i mbrojtur ato nga armiqtë. Pra, mbrojtja e kufijve të shtetit Islam, apo e ndonjë vendi ku mendohet se mund të futet armiku nga aty.


Në lidhje me vlerën e këtij Ribati, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((رباط يوم في سبيل الله خير من الدنيا وما عليها))
ورواه مسلم
((Një ditë Ribat në rrugë të All-llahut është më e mirë se dunjaja dhe ç’farë ka në të))
[Muslimi]


Në disa transmetime Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem tregon se:
((Ai që është në Ribaat në rrugë të All-llahut, i vazhdon shpërblimi (duke iu shtuar dhe shumëfishuar) edhe pas vdekjes, deri në Kijamet))
[Muslimi dhe Termidhi]


Thotë Kurtubiu:
((Nuk i ndërpritet shpërblimi)), sepse ai nuk e ka të lidhur me ndonjë shkak prej shkaqeve.”
[Tefsir El Kurtubij 5/489]


Fjala e Kurtubiut “nuk lidhet me ndonjë sebeb” dmth: si rastet kur njeriut i vazhdon shpërblimi pas vdekjes, për shkak se ka lenë ndonjë vepër, prej se cilës përfitojnë njerëzit, psh: një pus uji. Nëse pusit i mbaron uji dhe nuk përfitojnë njerëzit më, atëherë në këtë rast i ndërpritet shpërblimi personit në varr, sepse shpërblimi i tij ka qenë i lidhur me shkakun (me sebebin) që është pusi i ujit.
Ndërsa ai që vdes, apo vritet duke ruajtur kufijtë e shtetit Islam, atij i vazhdon shpërblimi deri në Kijamet dhe nuk i ndërpritet, sepse nuk është i lidhur me ndonjë shkak, i cili nëse ekziston si shkak, i vazhdon shpërblimi, e nëse nuk funksionon më, ndërpritet shpërblimi.


Fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ((ATO JANË RIBAAT. ATO JANË RIBAAT)) është për këto tre vepra:

  • Plotësimi i abdesit përkundër dëshirës tij, për shkak të vështirësive.
  • Shpeshtimi i hapave për të falur namazet me xhemat në xhami.
  • Pritja e namazit pas namazit.


Në një transmetim thotë për atë që pret namazin pas namazit:
((فهو في الرباط الأكبر))
((Ai është në Ribaatin më të madh))
[Albani e gjykon si hadith Hasen (të mirë). Sahih Et-Tergib uet-Terhiib 1/108]


Hadithet tregojnë për rëndësinë e këtyre tre veprave të mëdha, dhe në veçanti për pritjen e namazit pas namazit.


Fjala ((ATO JANË RIBAAT)), dhe fjala ((AI ËSHTË RIBAATI MË I MADH)) ka disa interpretime:

  • Ai është Ribaati i pëlqyer (për të cilin nxit Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).

  • Disa tjerë thonë se mundet që të ketë kuptimin: Ai është më i miri Ribaat.

  • Mundet që të ketë kuptimin: Ai është Ribaati i mundshëm, i lehtë (i cili është i mundshëm çdo ditë).” [E përmend këtë imam Neueuiju ne Sherh Muslim 3/141]

  • Disa thonë se kuptimi është: Këto vepra e mbajnë atë të lidhur nga mekatet (e lidhin që mos të bëje mekate) dhe e ndalojnë nga haramet. [El Mubaarekfuuri në ( Tuhfetul Eh’uedhij 1/142 )]

  • Disa thonë se kuptimi i tij është: Lidhja dhe vazhdimësia në bindje ndaj All-llahut.

  • Disa thonë: Ai që i vepron këto (në veçanti pritjen e namazit pas namazit) është në gradën e atij që është në Ribaat në rrugë të All-llahut.


Kjo tregon për vlerën e madhe që ka pritja e namazit pas namazit.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: