:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
■ ALL-LLAHU KRENOHET ME ATË QË PRET NAMAZIN PAS NAMAZIT
Tregon Abdull-llah bin Amr (radijall-llahu anhu):
صلينا مع رسول الله صلى الله عليه وسلم المغرب فرجع من رجع، وعَقَّب من عقب، فجاء رسول الله صلى الله عليه وسلم مسرعًا قد حفزه النفس وقد حسر عن ركبتيه فقال: “أبْشِرُوا هَذَا رَبُّكُمْ قد فَتَحَ بَابًا مِنْ أبْوابِ السَّماءِ, يُبَاهِي بِكُمُ المَلائِكَةَ يَقُولُ: انْظرُوا إِلَى عِبادِي قد قَضَوْا فَرِيضَةً, وهُمْ يَنتْظرُونَ أخرى”؛ (صحيح الجامع: 36) (الصحيحة: 661).
“E falëm namazin e Akshamit me të Derguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Disa u kthyen (te shtëpiat e tyre), dhe disa qëndruan në xhami. (Pas pak) erdhi i Dërguari i All-llahut duke ecur shpejt (me vrap). Fryma po i merrej nga ecja e shpejtë, rrobën e kishte ngritur sipër gjunjëve (që të vrapoje më shpejtë) dhe tha:
((Përgëzohuni! Zoti juaj ka hapur një derë prej dyerve të qiellit. Po mburret me ju te Melaiket, thotë: Shikoni robërit e mi, kanë falur namazin dhe ndërkohë po presin namazin tjetër))
[Transmeton Ahmedi, Ibn Maxheh. Albani e konsideron te saktë në (Sahih Ibn Maxheh)]
Ky hadith tregon për vlerën e madhe që ka pritja e namazit në xhami.
—————
■ DISA ÇESHTJE NË LIDHJE ME PRITJEN E NAMAZIT
● Ndryshimi i nijetit.
Për shembull: mendon që të largohet, por qëndron që të takoje dikë. I tilli nuk konsiderohet më që po pret namazin. Është ndërprerë nga ai shpërblimi i pritjes së namazit.
Thotë Ibn Haxheri:
قوله (( لا يمنعه )) يقتضي أنه إذا صَرَف نيته عن ذلك صارف آخر انقطع عنه الثواب المذكور
[فتح الباري 2/ 142]
“Fjala ((Nuk e pengon të kthehet të familja e tij, përpos pritja e namazit)) tregon se nëse diçka tjetër (qëllim tjetër) ia ndryshon nijetin, atëherë i ndërpritet shpërblimi i përmendur (në hadith).”
[Fet’hul Bari 2/142]
—————
● A vlen pritja e namazit edhe në shtëpi?
Nëse gruaja falet në shtëpi, apo burri i cili ka justifikim për të mos shkuar në xhami falet në shtëpi dhe qëndron aty ku u fal më nijetin e pritjes së namazit tjetër, atëherë konsiderohet në namaz.
Thotë ibn Raxheb në [Fet’hul Baarii i Ibn Rexhebit]:
قَالَ ابن عَبْد البر: ولو صلت المرأة فِي مسجد بيتها وجلست فِيهِ تنتظر الصلاة فَهِيَّ داخلة فِي هَذَا المعنى إذا كَانَ يحبسها عَن قيامها لأشغالها انتظار الصلاة.
“Ka thënë Ibn Abdul Ber-r: Sikur gruaja të falet në vendfaljen e shtëpisë së saj, dhe ulet (qëndron) aty ku është falur që të presë namazin, ajo futet në kuptimin e këtij hadithi. (dmth: konsiderohet në namaz, nëse pritja e namazit e pengon nga kryerja e puneve të saj).”
Thotë shejh Feuzani (All-llahu e ruajt):
إذا جلست تنتظر الصلاة فلها أجر المصلي، لعموم قوله صلى الله عليه وسلم.
“Nëse ajo qëndron (në vendin ku është falur) për të pritur namazin (tjetër), ajo ka shpërblim si ai që po falet, duke u bazuar te e përgjithshmja e fjalës së Profetit (alehis-selam), e cila i përfshin burrat dhe gratë.”
[Fetawa Nurun aled Derb]
Te ky mendim anon edhe shejh Bin Bazi.
All-llahu e di më së miri.
—————
● A vlen pritja e namazit vetëm me zemër (dhe jo duke qenë fizikisht në xhami)?
Disa thonë se edhe nëse personi nuk qëndron fare në xhami, por shkon te puna e tij, apo te shtëpia, ama me zemër po e pret namazin (dmth: ka falur namazin dhe me zemër vendos që të vij t’a fale edhe namazin tjetër), atëherë ai konsiderohet që po e pret namazin.
Këtë mendim e kanë disa dijetarë, prej tyre El Mul-laa Ali në [المرقاة].
El Mubaarekfuuri në [المرعاة].
Kjo, duke u bazuar te fakti që personi e ka zemrën e lidhur me xhaminë.
Këtë mendim e ka edhe Ibn Bazi dhe Ibn Uthejmini.
Të tjerë dijetarë thonë se ky mendim nuk është i saktë.
Personi i tillë pa dyshim që ka shpërblim, për sa kohë preokupohet me zemër që të falet në xhami.
Ama të thuash që konsiderohet si ai që pret namazin në xhami, kjo nuk është e qëlluar.
Kjo sepse në hadith thotë:
((Dhe nuk e pengon që të kthehet te familja e tij përpos pritja e namazit))
Përveç kësaj, Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem erdhi për t’i përgëzuar ata që qëndruan në xhami.
All-llahu e di më së miri
—————
● Nuk është kusht përmendja e All-llahut që të konsiderohet në namaz, kur robi po e pret namazin. Edhe nëse thjesht qëndron pa thënë asgjë, ai e arrin shpërblimin.
Thotë Ibn Rexheb ne librin e tij [Fet’hul Bari]:
وليس فِي هَذَا الحَدِيْث، ولا فِي غيره من أحاديث الباب الاشتراط للجالس فِي مصلاه أن يكون مشتغلاً بالذكر، ولكنه أفضل وأكمل.
“Nuk ka në këtë hadith dhe as në hadithe tjera të temës argument, që ia kushtëzon atij që qëndron në xhami dhikrin (përmendjen e All-llahut), por më e mira dhe më e plota është të bëje dhikër.” -F-
—————
Të gjitha këto argumente tregojnë për mirësinë dhe vlerën shumë të madhe të shumë veprave që lidhen me namazin, para dhe pas tij.
Kur këto vepra kanë mirësi dhe vlerë kaq të madhe, po vet namazi me xhemat ç’farë vlere, mirësie, dhe shpërblimi ka?!
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم