Mendimi i atyre që thonë se lënësi i namazit prej përtacisë dhe neglizhencës nuk është qafir

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


● Shumica e dijetarëve Hanefi, Maliki, Shafi’i dhe një pjesë e Hanbelive nuk e konsiderojnë kafir (qafir, jobesimtar) lënësin e namazit prej dembelizmit, apo prej neglizhencës


Thotë Imam Neueuiju All-llahu e mëshiroftë:
و إن كان تركه تكاسلا مع اعتقاده وجوبها كما هو حال كثير من الناس، فقد اختلف العلماء فيه؛ فذهب مالك و الشافعي رحمهما الله- و الجماهير من السلف و الخلف الى أنه لا يكفر،  بل يفسق.
“Nëse e le namazin prej përtacisë dhe dembelizmit, duke besuar në obligueshmërinë e tij, siç është gjendja e shumë njerëzve sot, dijetarët janë në mospajtim në lidhje me këtë. Imam Maliku, Shafiu dhe shumica e dijetarëve prej Selefit dhe Khalefit (të dijetarëve të mëvonshëm) mendojnë se ai nuk ka bërë kufër, por ka bërë fisk.”
[Sherh Sahih Muslim]

Fisk është: dalje nga bindja ndaj All-llahut.

Fisku është dy lloje:

1) Fisk që është për qëllim Kufri.

2) Fisk që është për qëllim mëkati. 

Dmth: dalje nga bindja ndaj All-llahut dhe kundërshtim i urdhërave të Tij.


Thotë Shejkh Albani, All-llahu e mëshiroftë:
جماهير العلماء الذين جاؤوا من بعد الصحابة وقفوا على ذلك الأثر( يعني: أثر عبد الله بن شقيق في إجماع الصحابة – ) الذي أنت تشير إليه. كما وقفوا على الأحاديث التي ذكرتُها أنا بعضها؛  مع ذلك قالوا  بأن تارك الصلاة له حالتان:
إن ترك الصلاة جَحْدا لها فهو كافر ،
أما إذا تركها مؤمنا بها معترفا بفرضيتها و لكنه خالف أمر الله بها … فهو مؤمن لا يُكفَّر.
“Shumica e dijetarëve të cilët kanë ardhur pas Sahabëve  janë ndaluar duke e parë dhe studiuar transmetimin e Abdull-llah bin Shekik i cili thotë (se Sahabët lënien e namazit e konsideronin kufër), ashtu sikurse janë ndaluar  duke i parë dhe studiuar hadithet, disa prej të cilave i përmenda, dhe kanë thënë që: lënësi i namazit, nëse e lë namazin duke mohuar obligueshmërinë e tij, është kafir.
Ama nëse e lë namazin (nuk falet), ndërkohë beson dhe e pranon obligueshmërinë e tij, por kundërshton, nuk i bindet urdhërit të All-llahut që të falet, i tilli është besimtar, nuk bëhet qafir (dmth: nuk gjykohet për të që është qafir -mohues-).“  -F-


Kjo shumicë e dijetarëve bazohen në disa argumenta, të cilat japin të kuptojmë se: ai që e le namazin, prej dembelizmit dhe neglizhencës, ndërkohë beson në obligueshmërinë e namazit nuk është qafir.


Thotë imam Neueuiju:
و احتج الجمهور على أنه لا يكفر بقوله تعالى: {إن الله لا يغفر أن يشرك به و يغفر ما دون ذلك لمن يشاء}.
و بقوله : ((من قال لا إله إلا الله دخل الجنة)).
و قوله: ((من مات و هو يعلم أنه لا اله إلا الله دخل الجنة))….
“Shumica e dijetarëve janë argumentuar se ai nuk është qafir, me fjalën e All-llahut:
{ME TË VËRTETË ALL-LLAHU NUK FAL QË T’I BËHET ORTAK ATIJ, DHE PËRPOS TIJ (dmth: përpos shirkut) TË TJERAT (mëkatet që nuk janë shirk i madh dhe kufër i madh) IA FAL ATIJ QË DO}

Si dhe fjala e Profetit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem:
((Kush thotë LA ILAHE IL-LALL-LLAHU (NUK KA TË ADHURUAR ME TË DREJTË PËRVEÇ ALL-LLAHUT), hyn në xhennet))

Si dhe fjala e tij:
((Kush vdes dhe e di se NUK KA TË ADHURUAR ME TË DREJTË PËRVEÇ ALL-LLAHUT (LA ILAHE IL-LALL-LLAH), hyn në xhennet))”
[Sherh Sahih Muslim 2/70-71]

Dmth: kush e di dhe e njeh fjalën LA ILAHE IL-LALL-LLAHU, e beson, e pohon dhe e thotë (La ilahe Il-lAll-llah) që do të thotë: nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos All-llahut, hyn në xhennet.


Kuptimi i ajetit dhe haditheve është:

Personi i cili dëshmon dy dëshmitë: i beson, i pohon dhe i thotë me gojë, dhe distancohet nga shirku, si dhe nuk mohon dhe as nuk refuzon asgjë prej dispozitave (urdhëresave dhe ndalesave) fetare, i tilli është musliman besimtar, edhe nëse nuk falet. Dhe se përfundimi i tij është xhenneti, edhe nëse ndëshkohet përkohësisht.

Këtë e përforcojnë edhe argumente tjera. Prej tyre:


Hadithi i shefatit të Profetit, hadith i gjatë..

Profeti sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
فأقول: يا رب ائذن لي فيمن قال لا إله إلا الله.
[في رواية:قال: ليس ذاك لك]
فيقول: و عزتي و جلالي و كبريائي و عظمتي لأخرجن منها من قال لا إله إلا الله ))
((Dhe do them: o Zoti im! Më jep leje të ndërmjetësoj për atë që ka thënë: LA ILAHE IL-LALL-LLAHU.
Thotë All-llahu:
Nuk është ajo për ty.
Pasha lavdinë dhe fuqinë Time!
Pasha krenarinë Time!
Pasha madhështinë Time! Do t’a nxjerr nga zjarri kush ka thënë La ilahe il-lAll-llah.))
[Buhariu dhe Muslimi]


Hadithi i Bitakës (Kartës)

Hadith i njohur i gjatë i cili tregon për një person të cilit në ditën e gjykimit do t’i sillen veprat e këqia të tij, nëntëdhjetë e nëntë regjistra dhe do i vendosen në peshore.

((I thuhet: a ke ndonjë vepër të mirë? Thotë: nuk kam, i thuhet: Po, ti ke një vepër të mirë, ty nuk do të bëhet padrejtësi.
Dhe i nxirret një kartë në të cilën është fjala Esh’hedu En La ilahe il-lAll-llah ue Esh’hedu Enne Muhammeden Abduhu ue Rasuluh.
I thotë: shiko peshoren e punëve tua.
Thotë: Zoti im ç’farë është kjo kartë në krahasim me gjithë këto regjistra me mëkate?!
I thotë: ty nuk do të bëhet padrejtësi. (dmth: Çdo vepër e mirë, sa do e vogël, do të peshohet)
Vendosen regjistrat në një anë të peshores, dhe vendoset karta në anën tjetër të peshores, dhe ana e regjistrave peshon më lehtë, ndërsa ana e kartës peshon më rëndë.
Nuk ka gjë që barazohet me Emrin e All-llahut në peshë dhe rëndesë.))
(dmth: Emri i All-llahut (fjala e teuhidit) është më e rëndë se çdo gjë)
[Transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi, Albani thotë: Hadith i saktë]

Ky hadith tregon se ky person nuk kishte namaz sepse sikur të kishte namaz do i vendosej në peshore.

Ai u pyet: ((A ke ndonjë vepër të mirë? Tha: jo.))

Ana e jashtme e këtij hadithi tregon se personi i cili ka saktësuar besimin e tij me dy dëshmitë, me kushtet e dëshmisë, konsiderohet besimtar edhe nese nuk është falur.


Hadithi i shefatit të besimtarëve.

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إذا خَلَص المؤمنون من النار و أمِنوا ف [و الذي نفسي بيده] ما مجادلة أحدكم لصاحبه في الحق يكون له في الدنيا  بأشد من مجادلة المؤمنين لربهم في إخوانهم الذين أُدخِلوا النار.
قال : يقولون: ربنا إخواننا كانوا معنا  يصلون معنا و يصومون معنا و يحجون معنا [و يجاهدون معنا] فأدخلتهم النار ،
قال: فيقول: اذهبوا فأخرجوا من عرفتم منهم ،
فيأتون فيعرفونهم بصُوَرِهم،  لا تأكل النار صورهم [لم تَغْشَ الوجه]
فمنهم من أخذته النار إلى أنصاف ساقَيه، و منهم من أخذته إلى كعبيه،  [فيُخرِجون منها بَشَرا كثيرا]
فيقولون: ربنا قد أخرجنا من أمرتنا،
قال: ثم [يعودون فيتكلمون ف] يقول:  أخرِجوا من كان في قلبه مثقال دينار من الإيمان،
[فيُخرِجون خلقا كثيرا]
 ثم [يقولون: ربنا لم نَذَر فيها أحدا ممن أمرتنا. ثم يقول: ارجعوا ف] من كان في قلبه وَزْنَ نصف دينار [فأخرجوه  فيُخرِجون خلقا كثيرا ،
ثم يقولون: ربنا لم نذر فيها ممن أمرتنا…]
…حتى يقول: أخرجوا من كان في قلبه مثقال ذرة،  [فيُخرِجون خلقا كثيرا] قال أبو سعيد: فمن لم يُصَدٍّق بهذا الحديث فليقرأ هذه الآية: {إن الله لا يظلم مثقال ذرة و انْ تك حسنةً يُضاعِفْها  يُؤتِ من َلَدُنْه أجرا عظيما}
قال: فيقولون: ربنا قد أخرجنا من أمرتنا،  فلم يَبقَ في النار أحد فيه خير.
قال : ثم يقول الله : شَفَعت الملائكة و شفعت الأنبياء و شَفَعَ المؤمنون و بقي أرحم الراحمين
قال: فيَقْبِض قَبْضَة من النار – أو قال: قبضتين- ناسا لم يعملوا لله خيرا قط، قد احتَُرِقوا حتى صاروا حِمَما….
فيقول أهل الجنة: هؤلاء عُتَقاء الرحمن. أدخلهم الجنة بغير عمل عمِلوا و لا خيرٍ قَدَّموه ))
[النسائي  و ابن ماجة  و أحمد و ابن نصر المروزي في (تعظيم قدر الصلاة) قال الالباني: صحيح على شرط الشيخين]

“Kur të shpëtojnë besimtarët prej zjarrit dhe të sigurohen. (dmth: besimtarët të cilët i ka ruajtur All-llahu nga dënimi, pasi sigurohen, ata ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre besimtarë të cilët All-llahu i ka futur në zjarr).

Pasha atë në dorën e të Cilit është shpirti im, polemizimi dhe insistimi i dikujt ndaj shokut tij, për një të drejtë të tij në dunja, nuk është më i fortë se sa kërkesa e besimtarëve me insistim ndaj Zotit tyre për vëllezërit e tyre që janë futur në zjarr.

Thonë: Zoti ynë! Vëllezërit tanë ishin që u falnin me ne, agjëronin me ne, bënin haxh me ne, luftonin me ne, dhe ti i ke futur në zjarr. (dmth: luten All-llahut shum dhe me insistim qe ti jap  leje t’i nxjerrin nga zjarri,  deri sa All-llahu ju jep leje)

Thotë All-llahu: shkoni dhe nxirrini ata që i njihni prej tyre.

Vijnë (te ata në zjarr, për t’i nxjerrë) dhe i njohin nëpërmjet fytyrave dhe pjesëve të tjera të abdesit, të cilat nuk i prek zjarri.

Prej tyre ka që i ka djegur zjarri deri te mesi i kërcirëve.
Prej tyre ka që i djegur deri te nyjet e kembeve.
Dhe nxjerrin prej zjarrit shumë njerëz.

Thonë: Zoti ynë i nxorrem ata që na dhe leje (për t’i nxjerrë).

Thotë (iu thotë besimtarëve ose Melaikeve): shkoni dhe nxirrni nga zjarri çdokënd i cili në zemrën e tij ka besim sa një Dinar.

Dhe nxjerrin shumë krijesa. (Këtu është përmendur krijesa, ndoshta sepse mundet që në mesin e tyre ka edhe xhin besimtarë)

Dhe thonë:  Zoti ynë! Nuk kemi lënë në të asnjë prej atyre që na urdhërove.

Pastaj thotë: kthehuni, dhe nxirrni nga zjarri çdokënd i cili në zemrën e tij ka Iman (besim) aq sa peshon gjysmë Dinari.

Dhe nxjerrin shumë krijesa.

Pastaj thonë: Zoti ynë! Nuk kemi lënë në të, asnjë prej atyre që na urdhërove…

… deri sa thotë: nxirrni nga zjarri çdokënd i cili në zemrën e tij, ka besim sa një grimcë.

(kjo tregon se besimi i saktë është me nivele. Nga niveli më i lartë që e kanë Melaiket dhe Profetët, e deri te një grimcë. Po ashtu edhe puna e mirë)

Dhe nxjerrin shumë krijesa.

Thotë Ebu Seidi (shok i Profetit, transmetues i hadithit): “Kush nuk e beson këtë hadith, le të lexoje këtë ajet: {ME TË VËRTETË ALL-LLAHU NUK BËN PADREJTËSI AS SA GRIMCA MË E VOGËL (dmth: nuk ia humb një punë të mirë, dhe nuk ia pakëson, sado e vogël të jetë ajo).NËSE AJO ËSHTË PUNË E MIRË (sado e vogël që është) AI E SHUMËFISHON DHE JEP PËR TË NGA ANA E TIJ SHPERBLIM TË MADH (që është xhenneti)}

Pra, nëse një person e ka saktësuar besimin e tij, ndërkohë që besimi i tij dhe puna e tij është në nivelin dhe masën e një grimce, All-llahu ia pranon atë besim sado i dobët të jetë ai, dhe ia pranon atë punë që ka qenë për All-llahun, sado e vogël të jetë ajo. Dhe jep si shpërblim për atë punë që është sa grimca, xhennetin.

Dhe thonë (Melaiket): “Zoti ynë! I nxorëm të gjithë ata që na urdhërove me i nxjerrë, dhe nuk ka mbetur në zjarr asnjë i cili ka hajr në të. ( dmth: prej atyre qe arrin te njohin Melaiket,  por ka edhe te tjere qe ka hajr ( iman ) ne te, te cilet All-llahu le per ti nxjerrur vetë. )

Pastaj Thotë All-llahu: “Ndërmjetësuan Melaiket, ndërmjetësuan Profetët, ndërmjetësuan besimtarët dhe ka mbetur më i Mëshirshmi i mëshiruesve.”

Thotë (Profeti): “Dhe All-llahu merr një grusht, apo dy grushta prej zjarrit, ( dhe nxjerr prej tij ) njerëz të cilët nuk kanë bërë për All-llahun asnjë punë të mirë, fare.
Zjarri i ka djegur deri sa janë bërë si prushi ( qymyr ).
(dmth: zjarri e ka djegur të gjithë trupin e tij, dhe është bërë i zi nga djegia si qymyri)…

Pasi që All-llahu i fut në xhennet:
فيقول أهل الجنة: هؤلاء عُتَقاء الرحمن. أدخلهم الجنة بغير عمل عمِلوه و لا خير قدموه
Thonë banorët e xhennetit: këta janë të liruarit e All-llahut.
I ka futur ne xhennet pa bërë një punë të mirë.))
[Transmeton Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi / Albani thotë: hadith Sahih]

Qëllimi me fjalën ((nuk kanë bërë asnjë punë të mirë)) është: punët të cilat janë shtesë mbi pohimin – besimin dhe thënien e shehadetit.

Thotë Ibn Haxheri në [Fet’hul Bari]:
 و رُدَّ ذلك بأنَّ المراد بالخير المَنْفِي ما زاد على أصل الإقرار كما تدل عليه بقية الأحاديث.
“Puna e mirë e cila mohohet (në këto hadithe), është për qëllim çdo punë e cila është shtesë mbi pohimin e dy shehadeteve (dmth: çdo punë e mirë me gjymtyrë).
Siç tregojnë dhe dëshmojnë për këtë hadithet e tjera (transmetimet e tjera).”  -F-

Shejkh Albani e sjell këtë fjalë të Ibn Haxherit, dhe thotë:
“Prej atyre transmetimeve është edhe hadithi i shefatit të Profetit sal-lAll-llahu alejhi ue selem.” -F-

Një pjesë të së cilit e përmenda më lart si:
((Dhe thotë All-llahu: Pasha lavdinë dhe fuqinë Time! Pasha krenarinë dhe madhështinë Time! Do të nxjerr nga zjarri çdokënd i cili thotë LA ILAHE IL-LALL-LLAH))

Thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((فيُخْرِج من النار من لم يعمل خيرا قط))
((Dhe nxjerr prej zjarrit ata (besimtarë) që nuk kanë bërë asnjë punë të mirë)) -F-
[Transmeton Buhari dhe Muslimi]


Disa prej dijetarëve që e konsiderojnë qafir lënësin e namazit thonë: “
Lënësi i namazit nuk del nga zjarri, sepse nuk ka shenjë që të dallohet (të njihet).”

Thotë Shejkh Albani (All-llahu e mëshiroftë):
إن المؤمنين لما شفَّعهم الله في إخوانهم المصلين و الصائمين و غيرهم في المرة الأولى فأخرجوهم من النار بالعلامة
فلما شفَعُوا في المرات الأخرى و أخرجوا بشرا كثيرا لم يكن فيهم مصلون بداهة و إنما فيهم من الخير كل حسب إيمانهم.
“Kur All-llahu iu dha leje besimtarëve që të ndërmjetësojnë për vëllezërit namazfalës, agjërues etj. në herën e parë, ata i nxorën duke i njohur nëpërmjet shenjave.
Dhe kur bënë shefat (ndërmjetësim) herët e tjera dhe nxorën shumë të tjerë, në mesin e tyre nuk ka patur namazfalës, (sepse çdo namazfalës ka shenjat e tij, jane gjurmët e abdesit, të cilat njihen, ata i kanë njohur nëpërmjet tyre dhe i kanë nxjerrë që herën e parë).
Por te këto (dmth: te herët e tjera më pas) ka patur besimtarë të cilët kanë vepra të mira, secili sipas imanit të tij.”  -F-


Disa dijetarë tjerë thonë: “
Këta, ashtu sikurse personi i ‘Kartës’ mund të jenë prej atyre që nuk kanë ditur gjë rreth namazit.”

Kjo fjalë nuk është e saktë, sepse nuk ndodh kurrë që këta persona të cilët po ndeshkohen për mos zbatimin e urdhëresave dhe bërjen e ndalesave, të mos dinë urdhëresën më të madhe pas teuhidit, që është Namazi.

A mundet që dikush të di dispozitën e zekatit, agjërimit, haxhit etj, dhe mos të di asgjë për namazin.

Një popull besimtar që nuk din se ç’farë është namazi, si mund t’i dinë dispozitat tjera?!

Çdo thirrës sado i dobët në dije, të parën gjë që ia mëson personit i cili pranoi Islamin është Namazi.

A mundet që dikush të ndëshkohet pse ka vjedhur, ka pirë alkool, ka bërë zina etj.. (dhe ndëshkimi siç e dimë është ateher kur ti vije informocioni – dija –  se ato janë haram dhe ky i bën dhe vdes i papenduar), dhe për mosfaljen e namazit nuk ndëshkohet sepse nuk ka patur dijeni rreth tij?

Si mund t’i ketë shkuar dija e këtyre dispozitave, ndërsa dija për më të madhen gjë pas teuhidit nuk i ka shkuar?!

Pse ata po dënohen aq shumë?

A mund të dënohen për shumë e shumë dispozita qe nuk i kanë vepruar, ndërsa për namazin nuk kanë qenë të informuar?!


Dikush tjetër thotë: “Mundet që të jenë prej popujve para Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Edhe kjo nuk qëndron, sepse ne e dimë se çeshtja e namazit te ata ka qenë më e rëndë dhe më e fortë.

Atyre nuk iu pranohej namazi, përpos se në vendfaljet e tyre.

Argument tjetër është se kur Profeti – sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem-  tregon për këto hadithe, kur flet për Shefatin e tij, ai flet për ummetin e tij. Që tregon se këta janë prej ummetit të tij.

Nëse këto janë për popujt më përpara, sidomos në çeshtjen më thelbësore të fesë, që është besimi -fjala La ilahe il-lAll-llah- dhe se nuk kanë të bëjnë me ne, atëherë ku është dobia që i ka përmend?

 

Hadithi i obligueshmërisë së pesë namazeve


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((خمس صلوات كتبهن الله على العباد،
فمن جاء بهن و لم يُضَيِّع منهن شيئا استخفافا بحقهن،  كان له عند الله عهد أن يدخله الجنة،
و من لم يأت بهن، فليس له عند الله  عهد، إن شاء عذَّبه و إن شاء أدخله الجنة))
((Pesë namaze i ka bërë obligim All-llahu për robërit. Kush i fal ato dhe nuk humb (nuk len) asgjë prej tyre, duke neglizhuar të drejtën e tyre, ka për të, premtim te All-llahu se do e fuse në xhennet.
Ndërsa, kush nuk i fal ato, nuk ka për të premtim te All-llahu. Nëse do e ndëshkon, e nëse do, e fut në xhennet.))
[Transmeton Ebu Daudi etj, në gjykimin e Shejkh Albanit është Sahih]

Ky hadith tregon se sikur lënësi i namazit të ishte qafir, nuk thonte: NËSE DO E FUT NË XHENNET.


Disa prej dijetarëve që e konsiderojnë lënësin e namazit qafir thonë: ky hadith është prej haditheve MUTESHEBIH ( dmth: jo të qarta, nuk argumentohesh dot me të).

Prej tyre është Shejkh Ibn Uthejmini rahimehull-llah. [esh- Sherh el Mumti]

Më e sakta është se ky hadith nuk është prej MUTESHEBIH, por ky hadith është mjaft i qartë.

Shumë prej dijetarëve janë argumentuar me këtë hadith.

Thotë Ibn Haxheri në [Fet’hul Bari]:
“Ky (hadith) është argumenti më i fortë se lënësi i namazit me dembelizëm nuk është qafir.”

Thotë Ebul Abbas El Kurtubij ( v. 656 h):
و الصحيح أنه ليس بكافر لأن الكفر الجَحْد، و ليس بجاحد،
و لأن الرسول قال: (( خمس صلوات افترضهن الله على العباد فمن جاء بهن و لم يضيِّع منهن شيئا….
فهذا ينص على أن ترك الصلاة ليس بكفر .
“Mendimi më i saktë është se: ai nuk është kafir, sepse kufri është El Xhahd (El Xhahd është: mohimi dhe refuzimi i diçkaje prej fesë, me dije). Ai që e le namazin prej dembelizmit, nuk është mohues dhe refuzues i namazit. Dhe sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ((Pesë namaze, All-llahu i ka bërë obligim për robërit..)) [hadithi i mësipërm]. Ky hadith tregon qartë se lënia e namazit nuk është kufër.”  -F-
[El Mufhim]

Po ashtu edhe Shejkh Albani argumentohet me këtë hadith, se lënësi i namazit prej përtacisë dhe neglizhencës nuk është qafir.


Disa dijetarë tjerë thonë: “N
ë këtë hadith janë për qëllim ato cilësi që përmenden në një transmetim tjetër, në të cilin Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
خمس صلوات كتبهن الله على العباد، من أحسن وضوءهن و صلاهن لوقتهن و أتم ركوعهن و خشوعهن كان له على الله عهد أن يغفر له، و من لم يفعل فليس له على الله عهد إن شاء غفر له و إن شاء عذبه))
((Pesë namaze i ka bërë obligim All-llahu për robërit. Kush merr abdes mirë dhe i fal ato në kohët e tyre, dhe i plotëson (saktëson) Rukutë ( dhe sexhdet ) e tyre dhe qetësimin në to, ka për të premtim prej All-llahut se do t’a fale atë. Ndërsa kush nuk i vepron (këto) nuk ka për të premtim prej All-llahut. Nëse do e fal, e nëse do e ndëshkon.))”
[Ebu Daudi etj..]

Thonë:
“Ky hadith ka për qëllim këto cilësi.
Ai që i le këto dhe nuk i realizon, është nën dëshirën e All-llahut.
Por jo ai që i le namazet.”

Përgjigja në lidhje me këtë është:
“Nëse janë për qëllim këto cilësi të përmendura, ç’farë kuptimi ka për shembull njëra prej cilësive e cila është: “DHE I FAL ATO NË KOHËN E TYRE”?
Nëse kuptimi është që të falen në fillimin e kohës..
Falja në fillim të kohës është e pëlqyer, nuk është detyrë.
Kështu që nuk ka ndëshkim për atë që nuk e fal në fillim të kohës.
Nëse kuptimi është falja në kohën e vet, që është prej fillimit të kohës dhe deri pa mbaruar koha, atëherë ai që nuk e zbaton këtë, dhe falet jashtë kohe, ç’farë gjykimi ka?

  • nëse e fal namazin jashtë kohe nga padija, duke menduar se është brenda kohe, i tilli është i justifikuar. Nuk ka ndëshkim për të insha All-llahu.
  • e nëse e fal jashtë kohe, duke e ditur se është jashtë kohe, ndërkohë e di se namazi jashtë kohe me qëllim nuk pranohet, por ky e le, nuk e fal në kohë, por do t’a fale kur të doje vetë, i tilli nuk ka namaz me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.”


Ndërsa te një pjesë e dijetarëve, ky person ka dalur nga Islami.

U pyet Shejkh Luhejdani All-llahu e mëshiroftë:
رجل يزكي و يحج و يصوم و يفعل ما يجب عليه من الإيمان و لكنه يؤخره الصلاة عن وقتها. فما حكم ذلك؟
اجاب: من أخر الصلاة عمدا الى أن يخرج وقتها بدون عذر،  فحكمه كحكم من لم يصل،
و الله يقول { إن الصلاة كانت على المؤمنين كتابا موقوتا }
و جبريل عليه السلام نزل و بين لنبي صلى الله عليه وسلم  مواقيت الصلوات الخمس،  و بين أول الوقت و آخره،  و قال: الصلاة بين هذين،
فالذي يترك الصلاة ليتشاغل بشغل لو مات في تلك الحال قبل أن يصلي لمات على غير الملة؛  لأنه من خرج وقت العصر دون أن يصلي و لم يمنعه مانع قَهْرِي لا يستطيع أن يصلي فحكمه كحكم تاركها.
[حكم تأخير الصلاة عمدا عن غير وقتها. الشيخ صالح اللحيدان ]
Një burrë jep zekatin, bën haxhin, agjëron, dhe te tjera (vepra) të  obliguara, ama e shtyn namazin deri pasi t’i dale koha (dmth: falet jashtë kohe). Ç’farë gjykimi ka kjo?
U përgjigj:
“Kush e shtyn namazin me qëllim, derisa t’i dale koha (per t’a falur pas kohe), pa arsye (sheriatike), gjykimi i tij është si gjykimi i atij që nuk falet.
All-llahu thotë: {ME TË VËRTETË NAMAZI ËSHTË OBLIGIM PËR BESIMTARËT NË KOHËN E TIJ} [kuptimi i ajetit]
Xhibrili alejhi selam zbriti te Profeti i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe ia sqaroi atij kohët e namazit. Ia sqaroi (i tregoi dhe i mësoi) fillimin e kohës dhe fundin e tij, dhe tha: namazi falet ndërmjet këtyre dy kohëve (ndërmjet fillimit dhe mbarimit).
Ai i cili e le namazin që të merret me një punë (dmth: nuk e fal në kohën e tij, por e le të dale nga koha e tij, për shkak të preokupimit me një punë), i tilli nëse vdes në atë gjendje, para se të falet, vdes jobesimtar (kafir – qafir-).
Sepse atij që i del koha e Asrit (ikindisë) pa u falur (shejkhu merr si shembull kohën e asrit), dhe nuk ka patur një pengesë të fortë imponuese- detyruese – (apo domosdoshmeri e paevitueshme ) e cila nuk e ka lënë të falet, gjykimi i tij është si gjykimi i atij që nuk falet (dmth: është qafir).”  -F-
[ حكم تأخير الصلاة عمدا عن غير وقتها. الشيخ صالح اللحيدان ].

Pra, personi i cili me qëllim nuk e fal namazin në kohën e tij, dhe e le për t’a falur jashtë kohe, i tilli nuk ka namaz. Dhe gjykimi i tij te një pjesë e dijetarëve është qafir.

Tani, në lidhje me dijetarët të cilët thonë: “Janë për qëllim cilësitë e përmendura në hadith dhe jo lënia e namazit.”

Ne shohim cilësi si: ((FALJA E NAMAZEVE NË KOHË)) që kush nuk i vepron (dmth: nuk i fal në kohë) konsiderohet sikur nuk është falur, dhe si i tillë është qafir te një pjesë e dijetarëve.

Atëherë, edhe prej këtyre cilësive paska të atilla që kush nuk i vepron është sikurse ai që nuk është falur.

Këtë e vërteton edhe një hadith të cilin e transmeton Imam Tahaui, nga Ibn Mes’udi i cili thotë se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
أُمِر بِعَبْد من عباد الله أن يُضْرَب في قبره مائة جَلْدة، فَلَمْ يزل يسأل و يدعو حتى صارت جَلْدَةً واحدة،  فجُلِد جلدة واحدة فامتلأت قبرُ عليه نارا،  فلما ارْتَفَع عنه قال: عَلَامَ جلدتموني؟ قالوا: إنك صليت صلاة بغير طُهُور و مررت على مظلوم فلم تنصره.
((U urdhëruan (Melaiket) që të godasin me njëqind goditje (goditje ose rrahje me fishkull) një rob prej robërve të All-llahut në varrin e tij, dhe ai lutet vazhdimisht, pa ndërprerje ( që mos t’a godasin ) derisa i ulen goditjet ( nga njëqind ) në një goditje, dhe goditet me një të gjuajtur, prej së cilës u mbush varri i tij me zjarr, dhe kur i mbaroi dënimi tha: për ç’farë më goditët?
I thanë: ti ke falur një namaz pa abdes, dhe ke kaluar pranë një personi që po i bëhej padrejtësi dhe nuk e ndihmove.))

[Në një transmetim thotë: ((ke fal kaq e kaq namaze pa abdes))]

[Në gjykimin e Shejkh Albanit hadithi është i saktë]

Thotë Imam Tahaaui:
في هذا الحديث ما يدل على أن تارك الصلاة ليس بكافر. لأن من صلى صلاة بغير طهور فلم يصل, و قد أُجيبت دعوته،  و لو كان كافرا ما أجيبت دعوته )
“Në këtë hadith, ka argument se lënësi i namazit nuk është qafir; sepse ai që falet pa abdes (me vetëdije) ai nuk është falur (dmth: është sikur ai që nuk është falur).
Ndërkohë iu pranua lutja. Sikur të ishte qafir, nuk do i pranohej lutja e tij.”
[Këtë fjalë të Tahauit e përcjell Ibn Abdul Ber-r në librin e tij (Et- Temhiid 4/ 239)]

Thotë Ibn Abdul Ber-r:
و مما يدل على أن تارك الصلاة ليس بكافر كفرا ينقل عن الإسلام إذا كان مؤمنا بها معتقدا لها حديث ابن مسعود عن النبي صلى الله عليه وسلم قال: ((أمر بعبد من عباد الله أن يُضْرَب….)).
“Prej argumentave që tregojnë se lënësi i namazit nuk është qafir, kur ai e beson obligueshmërinë e namazit, është hadithi i Ibn Mes’udit (dmth: hadithi i lartpërmendur).”

Edhe Shejkh Albani në [es-Silsiletul es-Sahihah] pasi ka folur për këtë hadith nga ana e zinxhirit, argumentohet me këtë hadith, dhe përmend fjalen e Tahaauit, dhe fjalën e Ibn Abdul Ber-r.

Ky hadith tregon rastin kur një person është falur pa abdes me vetëdije. Dhe falja pa abdes, do të thotë se nuk ka namaz (dmth: është sikur ai që nuk është falur).

Pra, edhe nëse themi se për qëllim janë ato sifate (cilësi) të përmendura, atëherë edhe prej sifateve ka që, kush i le është sikur ai që nuk është falur.

Dhe hadithi në fund thotë:
((Dhe kush nuk i vepron (nuk i fal), nuk ka premtim te All-llahu, NËSE DO E FAL, NËSE DO E NDËSHKON))

Pra, ngado që t’a marrësh këtë hadith:

– qoftë me kuptimin se është për qëllim lënja e namazit,

– qoftë me kuptimin se janë për qëllim sifatet e përmendura.

Te dyja rastet tregojnë për personin që nuk falet.

Dhe përfundimi (konkluzioni që del nga ky hadith) është se personi i cili nuk falet, nuk është qafir, sepse, nëse do ishte qafir, nuk do thonte: ((NËSE DO E FAL)).

All-llahu i Lartësuar nuk e fal kurrë atë që vdes në kufër.

 

Falja e namazit nuk është kusht i Imanit dhe i Shehadetit


Me kuptimin që: kur një person thotë shehadetin, me kushtet e shehadetit, i pranohet Islami, dhe i tilli konsiderohet besimtar, edhe nëse nuk falet.

Nëse falja e namazit do ishte kusht i shehadetit, i besimit, atëherë nuk do i pranohet Islami personit deri sa të shoqëroje bashkë me Shehadetin edhe faljen e namazit. Vetëm atëherë do konsiderohet që është musliman.

Por këtë nuk e thotë askush.

Dhe përderisa falja e namazit nuk është prej kushteve të hyrjes në Islam, atëherë edhe dalja prej Islamit nuk bëhet me lënien e namazit.

Thotë Tahaaui (v. 321 h) All-llahu e mëshiroftë:
و لا يكون كافرا إلا من حيث كان مسلما. و إسلامه كان بإقراره   بالإسلام ، فكذلك ردته لا يكون إلا بجحوده الإسلام.
“Dhe nuk bëhet qafir përpos prej nga është bërë musliman.
Dhe hyrja e tij në Islam është me pohimin, besimin e tij në Islam.
Kështu edhe dalja nga Islami nuk është, përveç se me mohimin e tij të Islamit.” -F-
[Mushkilul Eetheer 4/338; E përmend këtë fjalë shejh Albani te libri i tij’ Gjykimi i lënësit te namazit ’47]

Kuptimi i fjalës së Imam Tahaauit ‘Njeriu del nga Islami prej nga është futur në Islam’ dmth: “Njeriu hyn në Islam me pohimin, besimin  dhe thënien e shehadetit, si dhe me pohimin dhe besimin e gjithçkaje që urdhëron dhe ndalon Islami, dhe jo me faljen e namazit.”

Po ashtu, dalja e tij nga Islami është nëpërmjet kësaj, e cila është: “Mohimi me dije i diçkaje prej asaj që urdhëron apo ndalon Islami. Dhe jo thjesht pse nuk falet, ndërkohë ai beson ne obligushmerin e namazit.”

Pra, përderisa falja e namazit nuk është kusht i hyrjes në Islam, atëherë edhe lënia e tij (prej përtacisë dhe neglizhencës) nuk është dalje nga islami.

Këto argumenta që u përmendën, i kanë shtyrë shumicën e dijetarëve të dalin në konkluzionin se: lënësi i namazit prej përtacisë, apo neglizhencës nuk është qafir (mohues, që ka dalë nga Islami).

Dhe me këto argumenta (pra, duke bërë bashkim argumentesh) e interpretojnë fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
se ((LËNËSI I NAMAZIT KA BËRË KUFËR)), e interpretojnë me kufër të vogël.

Thonë “Kufër” këtu është për qëllim kufri i vogël, kufër i cili nuk të nxjerr nga Islami.

Siç ka edhe raste tjera ku Sheriati quan një fjalë, apo një veprim kufër, dhe ka për qëllim me të, kufrin e vogël.

Për shembull kur thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من حلف بغير الله فقد كفر))
((Kush betohet në dikë tjetër përveç All-llahut, ka bërë kufër))

Thotë:
((سباب المسلم فسوق و قتاله كفر))
((Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi për t’a vrarë (dhe vrasja e tij) është kufër))

Ne e dimë se vrasja e muslimanit nuk është kufër, duke u bazuar në fjalën e All-llahut Subhaneh:
{و إن طائفتان من المؤمنين اقتتلوا فأصلحوا بينهما}
{NËSE DY GRUPE BESIMTARËSH LUFTOJNË NJËRI-TJETRIN, BËNI PAJTIM MES TYRE}

Ky ajet i ka quajtur besimtarë, edhe pse këta po luftojnë dhe vrasin njëri-tjetrin.
Kjo tregon qartë se vrasja e besimtarit nuk është kufër që të nxjerr nga Islami, sepse përndryshe All-llahu nuk do i quante besimtarë.

Pra, duke bërë bashkim argumentash dalim në konkluzionin se fjala ((KA BËRË KUFËR)) ka për qëllim kufrin e vogël, vepër e cila të afron te kufri i madh.

Po kështu edhe fjalën e Sahabëve se’ LËNJA E NAMAZIT ËSHTË KUFËR’, e interpretojnë me të njejtin interpretim.

Sepse fjala e Sahabëve nuk është më e fortë në argumentim se sa fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Thotë shejh Albani:
قوله عليه السلام(( من ترك الصلاة فقد كفر )) أقوى حجة من الاحتجاج بأقوال بعض الصحابة،
فكما أن قوله (( فقد كفر )) يمكن تفسيره  بوَجْهٍ من تلك الوجوه التي أشرنا إليها آنفا،  فكذلك قول الصحابة أو رأي الصحابة( أن تارك الصلاة كفر – من ترك الصلاة فقد كفر ) هذا الأثر عن الصحابة لا يزيد على الحديث الذي ذكرناه آنفا من قوله عليه السلام(( من ترك الصلاة فقد كفر )).
“Fjala e Profetit alejhis-selam ((Kush e le namazin ka bërë kufër)) është argument më i fortë se sa argumentimi me fjalët e disa Sahabëve.
Ashtu sikurse fjala e tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ((KA BËRË KUFËR)) është i mundshëm interpretimi i saj  me nje forme interpretimi prej atyre formave qe i tregova përpara;  po ashtu edhe fjala e Sahabeve, apo mendimi i Sahabëve që ((KUSH E LE NAMAZIN KA BËRË KUFËR)) interpretohet me një prej atyre formave të interpretimit.
Ky transmetim nga Sahabët nuk shton gjë sipër hadithit te cilin e permendëm me përpara ((KUSH E LEN NAMAZIN KA BËRË KUFËR)).  -F- mbaroi fjala e Shejh Albanit–


Duhet të kemi kujdes dhe mos të ngutemi, por t’i shohim të gjitha argumentat dhe jo të mjaftohemi me një argument.

Thotë shejkh Albani:
فلا يكفي لطالب العلم أن يقف عند رواية فيها لفظة الكفر  سواءٌ كانت مرفوعة الى النبي أو كانت منسوبة الى الصحابي أو الصحابة؛ لأن هذا الكلام اي: أو هذه اللفظة- لفظة الكفر- تتحمل عدة معاني.
“Nuk mjafton (nuk bën) që nxënësi i dijes, të ndalet te një transmetim, qoftë ai transmetim fjalë e Profetit apo fjalë e sahabëve në të cilin transmetim përmendet fjala Kufër (dhe të ngutet e t’a interpretoje si kufër të madh), sepse fjala apo shprehja kufër përmban disa kuptime.”  -F-

Pra kufër në fjalën e Profetit ((KUSH E LE NAMAZIN KA BËRË KUFËR)) është për qëllim kufri i vogël.


((KA BËRË KUFËR))
interpretohet si:

– lënia e namazit është vepër e kufarëve.

– ose lënia e namazit të afron te kufri.

Dmth: njeriu që le namazin është shumë afër kufrit (daljes nga Islami).

Dhe jo se është qafir, sepse nuk ka punë me gjymtyrë, lënia e të cilës është kufër.
Përveç nëse e mohon obligueshmërinë e saj.

Thotë Imam Ahmedi (All-llahu e mëshiroftë) në një shkresë që ia ka dërguar Musedded Bin Muserhed, (v.228, shejkhu i Buhariut, i Ebu Daudit, etj):
الإيمان قول و عمل يزيد و ينقص،  زيادته إذا أَحسنتَ و نقصانه إذا أسأتَ،  و يخرج الرجل من الإيمان الى الإسلام،  فإن تاب رجع الى الإيمان،  و لا يُخرِجه من الإسلام إلا الشرك بالله العظيم،  أو يَرُدّ فريضة من فرائض الله  جاحدا لها،  فإن تركها تهاونا بها و كسلا كان في مشيئة الله، إن شاء عذَّبه و إن شاء عفا عنه.
[ مناقب الإمام أحمد بن حنبل لابن الجوزي ]
“Imani (Besimi) është fjalë dhe punë, shtohet dhe pakësohet. Shtohet kur bën vepra të mira, dhe pakësohet kur bën vepra të këqija.
Dhe (me bërjen e veprave të këqija) del njeriu nga Imani te Islami.
(Dmth: nga rrethi i përgjithshëm i imanit te rrethi i përgjithshëm i Islamit)
Nëse pendohet kthehet te Imani. (dmth: futet përsëri te rrethi i përgjithshëm i besimit)
Dhe nuk e nxjerr atë nga Islami asgjë përpos Shirkut në All-llahun e Madhëruar, ose refuzimi i një obligimi prej obligimeve të All-llahut duke e mohuar atë.
Nëse e le atë (obligim) prej neglizhencës dhe përtacisë, personi është nën dëshirën e All-llahut. Nëse do e ndëshkon, e nëse do e fal.”

Thotë Ibn Tejmije All-llahu e mëshiroftë:
أما رسالة أحمد بن حنبل إلى مُسَدَّد بن مُسَرْهَد فهي مشهورة عند أهل الحديث و السنة من أصحاب أحمد و غيرهم ، تَلَقَّوْها بالقبول،
و قد ذكرها أبو عبدالله بن بطة في كتاب[ الإنابة ] و اعتمد عليها غير واحد كالقاضي أبي يعلى و كتبها بخطته  [ مجموع الفتاوى 4/396]
“Kjo shkresë e Imam Ahmedit derguar Musedded bin Muserhed është e njohur te dijetarët e Hadithit dhe të Sunetit, prej shokëve të Imam Ahmedit, e të tjerë, dhe e kanë pranuar si të saktë.
E ka përmendur këtë Ebu Abdil-lah bin Bettah (v. 387) në librin [El Ibaneh].
Dhe janë mbështetur te kjo (shkresë) disa dijetarë, si Kadi Ebu Jea’le (v.458 h).”
[Mexhmu el Fetawa 3/396]


Mendimi më i përafërt duke u bazuar te kjo shkresë është se, qëndrimi i fundit i Imam Ahmedit në lidhje me lënësin e namazit është se ai nuk është qafir.

Thotë shejkh Albani All-llahu e mëshiroftë:
 لا يوجد في الشريعة مطلقا أن الإنسان يكفر بترك عمل و هو يؤمن بأن هذا العمل معصية .
[ رحلة النور شريط 60]
“Nuk gjendet në Sheriat absolutisht, që njeriu bën kufër (del nga Islami) duke lënë një vepër me gjymtyrë, ndërkohë ai e beson se lënia e saj (e asaj pune) është mëkat.”
[zinxhiri i kasetave Rihletun – Nur kaseta 60]

Dmth: nuk gjendet në Islam një argument i qartë i cili tregon se lënia e një pune, ç’farë do lloj pune me gjymtyrë pa përjashtim, është kufër, dalje nga Islami.
Përveç nëse e mohon atë punë, atë dispozitë, me vetëdije.

Ama nëse nuk mohon asgjë, i beson të gjitha ashtu siç janë, por nuk vepron me to, duke e pranuar se kjo që po bën është mekat, në këtë rast nuk është kufër (dalje nga Islami).


Pra, mendimi më i saktë në lidhje me lënësin e namazit është:
Ai i cili e le namazin, nuk falet prej përtacisë dhe neglizhencës, duke besuar se namazi është obligim, dhe se veprimi i tij (që nuk falet) është mëkat, i tilli nuk është qafir (i dalë nga Islami),
por eshte besimtar, ama besimi i tij është shumë, shumë i dobët.

Personi i tillë rrezikon të ketë përfundim shumë të keq.

Kjo sepse lënia e namazit është mëkati më i madh pas kufrit dhe shirkut.

Thotë Ibnul Kajjimi (v. 751):
لا يختلف المسلمون أن ترك الصلاة المفروضة عمدا من أعظم الذنوب  أكبر الكبائر،  و أن إثمه أعظم من إثم قتل النفس و أخذ الأموال و إثم
الزنا و السرقة و شرب الخمر , و أنه متعرض لعقوبة الله و سخطه و خزيه في الدنيا و الآخرة.
“Nuk ka kundërshtim mes muslimanëve se lënia e namazeve obligative me qëllim është prej gjynaheve më të mëdha, dhe më i madhi mëkat.
Mëkati i tij është më i madh se vrasja e njeriut, se marrja e pasurisë së tjetrit, se kurvëria, vjedhja dhe pirja e pijeve dehëse.
Ai (me këtë veprim) i është ekspozuar dënimit të All-llahut dhe zemërimit të Tij, si dhe poshtërimit të Tij, në këtë botë dhe në botën tjetër.” -F-
[Kitabus Salati  f.31]

———–     

Këtu mbaron kjo temë.

{رب اجعلني مقيم الصلاة و من ذريتي ربنا و تقبل دعاء}

{ZOTI IM MË BËJ TË QËNDRUESHËM NË FALJEN E NAMAZIT ( t’i kushtoj kujdes të madh namazit, t’i përmbahem rregullave të tij, dhe t’i ruaj kufinjtë e tij)  DHE PREJ PASARDHËSVE TË MI (t’a falin namazin, të jenë të qëndrueshëm në të, të kujdesen për të dhe t’i ruajnë kufinjtë e tij).

ZOTI YNË MA PRANO LUTJEN (punët e mira, adhurimin)}

All-llahu e di më së miri!
Ai është më i Dijshmi!

———–

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: