Hadithi i obligueshmërisë së pesë namazeve

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((خمس صلوات كتبهن الله على العباد،
فمن جاء بهن و لم يُضَيِّع منهن شيئا استخفافا بحقهن،  كان له عند الله عهد أن يدخله الجنة،
و من لم يأت بهن، فليس له عند الله  عهد، إن شاء عذَّبه و إن شاء أدخله الجنة))
((Pesë namaze i ka bërë obligim All-llahu për robërit. Kush i fal ato dhe nuk humb (nuk len) asgjë prej tyre, duke neglizhuar të drejtën e tyre, ka për të, premtim te All-llahu se do e fuse në xhennet.
Ndërsa, kush nuk i fal ato, nuk ka për të premtim te All-llahu. Nëse do e ndëshkon, e nëse do, e fut në xhennet.))
[Transmeton Ebu Daudi etj, në gjykimin e Shejkh Albanit është Sahih]


Ky hadith tregon se sikur lënësi i namazit të ishte qafir, nuk thonte: NËSE DO E FUT NË XHENNET.


Disa prej dijetarëve që e konsiderojnë lënësin e namazit qafir thonë: ky hadith është prej haditheve MUTESHEBIH ( dmth: jo të qarta, nuk argumentohesh dot me të).


Prej tyre është Shejkh Ibn Uthejmini rahimehull-llah. [esh- Sherh el Mumti]

Më e sakta është se ky hadith nuk është prej MUTESHEBIH, por ky hadith është mjaft i qartë.

Shumë prej dijetarëve janë argumentuar me këtë hadith.


Thotë Ibn Haxheri në [Fet’hul Bari]:
“Ky (hadith) është argumenti më i fortë se lënësi i namazit me dembelizëm nuk është qafir.”


Thotë Ebul Abbas El Kurtubij ( v. 656 h):
و الصحيح أنه ليس بكافر لأن الكفر الجَحْد، و ليس بجاحد،
و لأن الرسول قال: (( خمس صلوات افترضهن الله على العباد فمن جاء بهن و لم يضيِّع منهن شيئا….
فهذا ينص على أن ترك الصلاة ليس بكفر .
“Mendimi më i saktë është se: ai nuk është kafir, sepse kufri është El Xhahd (El Xhahd është: mohimi dhe refuzimi i diçkaje prej fesë, me dije). Ai që e le namazin prej dembelizmit, nuk është mohues dhe refuzues i namazit. Dhe sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ((Pesë namaze, All-llahu i ka bërë obligim për robërit..)) [hadithi i mësipërm]. Ky hadith tregon qartë se lënia e namazit nuk është kufër.”  -F-
[El Mufhim]


Po ashtu edhe Shejkh Albani argumentohet me këtë hadith, se lënësi i namazit prej përtacisë dhe neglizhencës nuk është qafir.


Disa dijetarë tjerë thonë: “N
ë këtë hadith janë për qëllim ato cilësi që përmenden në një transmetim tjetër, në të cilin Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
خمس صلوات كتبهن الله على العباد، من أحسن وضوءهن و صلاهن لوقتهن و أتم ركوعهن و خشوعهن كان له على الله عهد أن يغفر له، و من لم يفعل فليس له على الله عهد إن شاء غفر له و إن شاء عذبه))
((Pesë namaze i ka bërë obligim All-llahu për robërit. Kush merr abdes mirë dhe i fal ato në kohët e tyre, dhe i plotëson (saktëson) Rukutë ( dhe sexhdet ) e tyre dhe qetësimin në to, ka për të premtim prej All-llahut se do t’a fale atë. Ndërsa kush nuk i vepron (këto) nuk ka për të premtim prej All-llahut. Nëse do e fal, e nëse do e ndëshkon.))”
[Ebu Daudi etj..]


Thonë:
“Ky hadith ka për qëllim këto cilësi.
Ai që i le këto dhe nuk i realizon, është nën dëshirën e All-llahut.
Por jo ai që i le namazet.”


Përgjigja në lidhje me këtë është:
“Nëse janë për qëllim këto cilësi të përmendura, ç’farë kuptimi ka për shembull njëra prej cilësive e cila është: “DHE I FAL ATO NË KOHËN E TYRE”?
Nëse kuptimi është që të falen në fillimin e kohës..
Falja në fillim të kohës është e pëlqyer, nuk është detyrë.
Kështu që nuk ka ndëshkim për atë që nuk e fal në fillim të kohës.
Nëse kuptimi është falja në kohën e vet, që është prej fillimit të kohës dhe deri pa mbaruar koha, atëherë ai që nuk e zbaton këtë, dhe falet jashtë kohe, ç’farë gjykimi ka?

  • nëse e fal namazin jashtë kohe nga padija, duke menduar se është brenda kohe, i tilli është i justifikuar. Nuk ka ndëshkim për të insha All-llahu.
  • e nëse e fal jashtë kohe, duke e ditur se është jashtë kohe, ndërkohë e di se namazi jashtë kohe me qëllim nuk pranohet, por ky e le, nuk e fal në kohë, por do t’a fale kur të doje vetë, i tilli nuk ka namaz me unanimitetin e të gjithë dijetarëve.”


Ndërsa te një pjesë e dijetarëve, ky person ka dalur nga Islami.


U pyet Shejkh Luhejdani All-llahu e mëshiroftë:
رجل يزكي و يحج و يصوم و يفعل ما يجب عليه من الإيمان و لكنه يؤخره الصلاة عن وقتها. فما حكم ذلك؟
اجاب: من أخر الصلاة عمدا الى أن يخرج وقتها بدون عذر،  فحكمه كحكم من لم يصل،
و الله يقول { إن الصلاة كانت على المؤمنين كتابا موقوتا }
و جبريل عليه السلام نزل و بين لنبي صلى الله عليه وسلم  مواقيت الصلوات الخمس،  و بين أول الوقت و آخره،  و قال: الصلاة بين هذين،
فالذي يترك الصلاة ليتشاغل بشغل لو مات في تلك الحال قبل أن يصلي لمات على غير الملة؛  لأنه من خرج وقت العصر دون أن يصلي و لم يمنعه مانع قَهْرِي لا يستطيع أن يصلي فحكمه كحكم تاركها.
[حكم تأخير الصلاة عمدا عن غير وقتها. الشيخ صالح اللحيدان ]
Një burrë jep zekatin, bën haxhin, agjëron, dhe te tjera (vepra) të  obliguara, ama e shtyn namazin deri pasi t’i dale koha (dmth: falet jashtë kohe). Ç’farë gjykimi ka kjo?
U përgjigj:
“Kush e shtyn namazin me qëllim, derisa t’i dale koha (per t’a falur pas kohe), pa arsye (sheriatike), gjykimi i tij është si gjykimi i atij që nuk falet.
All-llahu thotë: {ME TË VËRTETË NAMAZI ËSHTË OBLIGIM PËR BESIMTARËT NË KOHËN E TIJ} [kuptimi i ajetit]
Xhibrili alejhi selam zbriti te Profeti i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe ia sqaroi atij kohët e namazit. Ia sqaroi (i tregoi dhe i mësoi) fillimin e kohës dhe fundin e tij, dhe tha: namazi falet ndërmjet këtyre dy kohëve (ndërmjet fillimit dhe mbarimit).
Ai i cili e le namazin që të merret me një punë (dmth: nuk e fal në kohën e tij, por e le të dale nga koha e tij, për shkak të preokupimit me një punë), i tilli nëse vdes në atë gjendje, para se të falet, vdes jobesimtar (kafir – qafir-).
Sepse atij që i del koha e Asrit (ikindisë) pa u falur (shejkhu merr si shembull kohën e asrit), dhe nuk ka patur një pengesë të fortë imponuese- detyruese – (apo domosdoshmeri e paevitueshme ) e cila nuk e ka lënë të falet, gjykimi i tij është si gjykimi i atij që nuk falet (dmth: është qafir).”  -F-
[ حكم تأخير الصلاة عمدا عن غير وقتها. الشيخ صالح اللحيدان ].


Pra, personi i cili me qëllim nuk e fal namazin në kohën e tij, dhe e le për t’a falur jashtë kohe, i tilli nuk ka namaz. Dhe gjykimi i tij te një pjesë e dijetarëve është qafir.

Tani, në lidhje me dijetarët të cilët thonë: “Janë për qëllim cilësitë e përmendura në hadith dhe jo lënia e namazit.”

Ne shohim cilësi si: ((FALJA E NAMAZEVE NË KOHË)) që kush nuk i vepron (dmth: nuk i fal në kohë) konsiderohet sikur nuk është falur, dhe si i tillë është qafir te një pjesë e dijetarëve.

Atëherë, edhe prej këtyre cilësive paska të atilla që kush nuk i vepron është sikurse ai që nuk është falur.


Këtë e vërteton edhe një hadith të cilin e transmeton Imam Tahaui, nga Ibn Mes’udi i cili thotë se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
أُمِر بِعَبْد من عباد الله أن يُضْرَب في قبره مائة جَلْدة، فَلَمْ يزل يسأل و يدعو حتى صارت جَلْدَةً واحدة،  فجُلِد جلدة واحدة فامتلأت قبرُ عليه نارا،  فلما ارْتَفَع عنه قال: عَلَامَ جلدتموني؟ قالوا: إنك صليت صلاة بغير طُهُور و مررت على مظلوم فلم تنصره.
((U urdhëruan (Melaiket) që të godasin me njëqind goditje (goditje ose rrahje me fishkull) një rob prej robërve të All-llahut në varrin e tij, dhe ai lutet vazhdimisht, pa ndërprerje ( që mos t’a godasin ) derisa i ulen goditjet ( nga njëqind ) në një goditje, dhe goditet me një të gjuajtur, prej së cilës u mbush varri i tij me zjarr, dhe kur i mbaroi dënimi tha: për ç’farë më goditët?
I thanë: ti ke falur një namaz pa abdes, dhe ke kaluar pranë një personi që po i bëhej padrejtësi dhe nuk e ndihmove.))

[Në një transmetim thotë: ((ke fal kaq e kaq namaze pa abdes))]

[Në gjykimin e Shejkh Albanit hadithi është i saktë]


Thotë Imam Tahaaui:
في هذا الحديث ما يدل على أن تارك الصلاة ليس بكافر. لأن من صلى صلاة بغير طهور فلم يصل, و قد أُجيبت دعوته،  و لو كان كافرا ما أجيبت دعوته )
“Në këtë hadith, ka argument se lënësi i namazit nuk është qafir; sepse ai që falet pa abdes (me vetëdije) ai nuk është falur (dmth: është sikur ai që nuk është falur).
Ndërkohë iu pranua lutja. Sikur të ishte qafir, nuk do i pranohej lutja e tij.”
[Këtë fjalë të Tahauit e përcjell Ibn Abdul Ber-r në librin e tij (Et- Temhiid 4/ 239)]


Thotë Ibn Abdul Ber-r:
و مما يدل على أن تارك الصلاة ليس بكافر كفرا ينقل عن الإسلام إذا كان مؤمنا بها معتقدا لها حديث ابن مسعود عن النبي صلى الله عليه وسلم قال: ((أمر بعبد من عباد الله أن يُضْرَب….)).
“Prej argumentave që tregojnë se lënësi i namazit nuk është qafir, kur ai e beson obligueshmërinë e namazit, është hadithi i Ibn Mes’udit (dmth: hadithi i lartpërmendur).”


Edhe Shejkh Albani në [es-Silsiletul es-Sahihah] pasi ka folur për këtë hadith nga ana e zinxhirit, argumentohet me këtë hadith, dhe përmend fjalen e Tahaauit, dhe fjalën e Ibn Abdul Ber-r.


Ky hadith tregon rastin kur një person është falur pa abdes me vetëdije. Dhe falja pa abdes, do të thotë se nuk ka namaz (dmth: është sikur ai që nuk është falur).

Pra, edhe nëse themi se për qëllim janë ato sifate (cilësi) të përmendura, atëherë edhe prej sifateve ka që, kush i le është sikur ai që nuk është falur.

Dhe hadithi në fund thotë:
((Dhe kush nuk i vepron (nuk i fal), nuk ka premtim te All-llahu, NËSE DO E FAL, NËSE DO E NDËSHKON))


Pra, ngado që t’a marrësh këtë hadith:

– qoftë me kuptimin se është për qëllim lënja e namazit,

– qoftë me kuptimin se janë për qëllim sifatet e përmendura.

Te dyja rastet tregojnë për personin që nuk falet.

Dhe përfundimi (konkluzioni që del nga ky hadith) është se personi i cili nuk falet, nuk është qafir, sepse, nëse do ishte qafir, nuk do thonte: ((NËSE DO E FAL)).

All-llahu i Lartësuar nuk e fal kurrë atë që vdes në kufër.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: