:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Falja e namazit nuk është kusht i Imanit, i Shehadetit.
Me kuptimin që: kur një person thotë shehadetin, me kushtet e shehadetit, i pranohet Islami, dhe i tilli konsiderohet besimtar, edhe nëse nuk falet.
Nëse falja e namazit do ishte kusht i shehadetit, i besimit, atëherë nuk do i pranohet Islami personit deri sa të shoqëroje bashkë me Shehadetin edhe faljen e namazit. Vetëm atëherë do konsiderohet që është musliman.
Por këtë nuk e thotë askush.
Dhe përderisa falja e namazit nuk është prej kushteve të hyrjes në Islam, atëherë edhe dalja prej Islamit nuk bëhet me lënien e namazit.
Thotë Tahaaui (v. 321 h) All-llahu e mëshiroftë:
و لا يكون كافرا إلا من حيث كان مسلما. و إسلامه كان بإقراره بالإسلام ، فكذلك ردته لا يكون إلا بجحوده الإسلام.
“Dhe nuk bëhet qafir përpos prej nga është bërë musliman.
Dhe hyrja e tij në Islam është me pohimin, besimin e tij në Islam.
Kështu edhe dalja nga Islami nuk është, përveç se me mohimin e tij të Islamit.” -F-
[Mushkilul Eetheer 4/338; E përmend këtë fjalë shejh Albani te libri i tij’ Gjykimi i lënësit te namazit ’47]
Kuptimi i fjalës së Imam Tahaauit ‘Njeriu del nga Islami prej nga është futur në Islam’ dmth: “Njeriu hyn në Islam me pohimin, besimin dhe thënien e shehadetit, si dhe me pohimin dhe besimin e gjithçkaje që urdhëron dhe ndalon Islami, dhe jo me faljen e namazit.”
Po ashtu, dalja e tij nga Islami është nëpërmjet kësaj, e cila është: “Mohimi me dije i diçkaje prej asaj që urdhëron apo ndalon Islami. Dhe jo thjesht pse nuk falet, ndërkohë ai beson ne obligushmerin e namazit.”
Pra, përderisa falja e namazit nuk është kusht i hyrjes në Islam, atëherë edhe lënia e tij (prej përtacisë dhe neglizhencës) nuk është dalje nga islami.
Këto argumenta që u përmendën, i kanë shtyrë shumicën e dijetarëve të dalin në konkluzionin se: lënësi i namazit prej përtacisë, apo neglizhencës nuk është qafir (mohues, që ka dalë nga Islami).
Dhe me këto argumenta (pra, duke bërë bashkim argumentesh) e interpretojnë fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
se ((LËNËSI I NAMAZIT KA BËRË KUFËR)), e interpretojnë me kufër të vogël.
Thonë “Kufër” këtu është për qëllim kufri i vogël, kufër i cili nuk të nxjerr nga Islami.
Siç ka edhe raste tjera ku Sheriati quan një fjalë, apo një veprim kufër, dhe ka për qëllim me të, kufrin e vogël.
Për shembull kur thotë Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من حلف بغير الله فقد كفر))
((Kush betohet në dikë tjetër përveç All-llahut, ka bërë kufër))
Thotë:
((سباب المسلم فسوق و قتاله كفر))
((Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa luftimi për t’a vrarë (dhe vrasja e tij) është kufër))
Ne e dimë se vrasja e muslimanit nuk është kufër, duke u bazuar në fjalën e All-llahut Subhaneh:
{و إن طائفتان من المؤمنين اقتتلوا فأصلحوا بينهما}
{NËSE DY GRUPE BESIMTARËSH LUFTOJNË NJËRI-TJETRIN, BËNI PAJTIM MES TYRE}
Ky ajet i ka quajtur besimtarë, edhe pse këta po luftojnë dhe vrasin njëri-tjetrin.
Kjo tregon qartë se vrasja e besimtarit nuk është kufër që të nxjerr nga Islami, sepse përndryshe All-llahu nuk do i quante besimtarë.
Pra, duke bërë bashkim argumentash dalim në konkluzionin se fjala ((KA BËRË KUFËR)) ka për qëllim kufrin e vogël, vepër e cila të afron te kufri i madh.
Po kështu edhe fjalën e Sahabëve se’ LËNJA E NAMAZIT ËSHTË KUFËR’, e interpretojnë me të njejtin interpretim.
Sepse fjala e Sahabëve nuk është më e fortë në argumentim se sa fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Thotë shejh Albani:
قوله عليه السلام(( من ترك الصلاة فقد كفر )) أقوى حجة من الاحتجاج بأقوال بعض الصحابة،
فكما أن قوله (( فقد كفر )) يمكن تفسيره بوَجْهٍ من تلك الوجوه التي أشرنا إليها آنفا، فكذلك قول الصحابة أو رأي الصحابة( أن تارك الصلاة كفر – من ترك الصلاة فقد كفر ) هذا الأثر عن الصحابة لا يزيد على الحديث الذي ذكرناه آنفا من قوله عليه السلام(( من ترك الصلاة فقد كفر )).
“Fjala e Profetit alejhis-selam ((Kush e le namazin ka bërë kufër)) është argument më i fortë se sa argumentimi me fjalët e disa Sahabëve.
Ashtu sikurse fjala e tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ((KA BËRË KUFËR)) është i mundshëm interpretimi i saj me nje forme interpretimi prej atyre formave qe i tregova përpara; po ashtu edhe fjala e Sahabeve, apo mendimi i Sahabëve që ((KUSH E LE NAMAZIN KA BËRË KUFËR)) interpretohet me një prej atyre formave të interpretimit.
Ky transmetim nga Sahabët nuk shton gjë sipër hadithit te cilin e permendëm me përpara ((KUSH E LEN NAMAZIN KA BËRË KUFËR)).“ -F- mbaroi fjala e Shejh Albanit–
Duhet të kemi kujdes dhe mos të ngutemi, por t’i shohim të gjitha argumentat dhe jo të mjaftohemi me një argument.
Thotë shejkh Albani:
فلا يكفي لطالب العلم أن يقف عند رواية فيها لفظة الكفر سواءٌ كانت مرفوعة الى النبي أو كانت منسوبة الى الصحابي أو الصحابة؛ لأن هذا الكلام اي: أو هذه اللفظة- لفظة الكفر- تتحمل عدة معاني.
“Nuk mjafton (nuk bën) që nxënësi i dijes, të ndalet te një transmetim, qoftë ai transmetim fjalë e Profetit apo fjalë e sahabëve në të cilin transmetim përmendet fjala Kufër (dhe të ngutet e t’a interpretoje si kufër të madh), sepse fjala apo shprehja kufër përmban disa kuptime.” -F-
Pra kufër në fjalën e Profetit ((KUSH E LE NAMAZIN KA BËRË KUFËR)) është për qëllim kufri i vogël.
((KA BËRË KUFËR)) interpretohet si:
– lënia e namazit është vepër e kufarëve.
– ose lënia e namazit të afron te kufri.
Dmth: njeriu që le namazin është shumë afër kufrit (daljes nga Islami).
Dhe jo se është qafir, sepse nuk ka punë me gjymtyrë, lënia e të cilës është kufër.
Përveç nëse e mohon obligueshmërinë e saj.
Thotë Imam Ahmedi (All-llahu e mëshiroftë) në një shkresë që ia ka dërguar Musedded Bin Muserhed, (v.228, shejkhu i Buhariut, i Ebu Daudit, etj):
الإيمان قول و عمل يزيد و ينقص، زيادته إذا أَحسنتَ و نقصانه إذا أسأتَ، و يخرج الرجل من الإيمان الى الإسلام، فإن تاب رجع الى الإيمان، و لا يُخرِجه من الإسلام إلا الشرك بالله العظيم، أو يَرُدّ فريضة من فرائض الله جاحدا لها، فإن تركها تهاونا بها و كسلا كان في مشيئة الله، إن شاء عذَّبه و إن شاء عفا عنه.
[ مناقب الإمام أحمد بن حنبل لابن الجوزي ]
“Imani (Besimi) është fjalë dhe punë, shtohet dhe pakësohet. Shtohet kur bën vepra të mira, dhe pakësohet kur bën vepra të këqija.
Dhe (me bërjen e veprave të këqija) del njeriu nga Imani te Islami.
(Dmth: nga rrethi i përgjithshëm i imanit te rrethi i përgjithshëm i Islamit)
Nëse pendohet kthehet te Imani. (dmth: futet përsëri te rrethi i përgjithshëm i besimit)
Dhe nuk e nxjerr atë nga Islami asgjë përpos Shirkut në All-llahun e Madhëruar, ose refuzimi i një obligimi prej obligimeve të All-llahut duke e mohuar atë.
Nëse e le atë (obligim) prej neglizhencës dhe përtacisë, personi është nën dëshirën e All-llahut. Nëse do e ndëshkon, e nëse do e fal.”
Thotë Ibn Tejmije All-llahu e mëshiroftë:
أما رسالة أحمد بن حنبل إلى مُسَدَّد بن مُسَرْهَد فهي مشهورة عند أهل الحديث و السنة من أصحاب أحمد و غيرهم ، تَلَقَّوْها بالقبول،
و قد ذكرها أبو عبدالله بن بطة في كتاب[ الإنابة ] و اعتمد عليها غير واحد كالقاضي أبي يعلى و كتبها بخطته [ مجموع الفتاوى 4/396]
“Kjo shkresë e Imam Ahmedit derguar Musedded bin Muserhed është e njohur te dijetarët e Hadithit dhe të Sunetit, prej shokëve të Imam Ahmedit, e të tjerë, dhe e kanë pranuar si të saktë.
E ka përmendur këtë Ebu Abdil-lah bin Bettah (v. 387) në librin [El Ibaneh].
Dhe janë mbështetur te kjo (shkresë) disa dijetarë, si Kadi Ebu Jea’le (v.458 h).”
[Mexhmu el Fetawa 3/396]
Mendimi më i përafërt duke u bazuar te kjo shkresë është se, qëndrimi i fundit i Imam Ahmedit në lidhje me lënësin e namazit është se ai nuk është qafir.
Thotë shejkh Albani All-llahu e mëshiroftë:
لا يوجد في الشريعة مطلقا أن الإنسان يكفر بترك عمل و هو يؤمن بأن هذا العمل معصية .
[ رحلة النور شريط 60]
“Nuk gjendet në Sheriat absolutisht, që njeriu bën kufër (del nga Islami) duke lënë një vepër me gjymtyrë, ndërkohë ai e beson se lënia e saj (e asaj pune) është mëkat.”
[zinxhiri i kasetave Rihletun – Nur kaseta 60]
Dmth: nuk gjendet në Islam një argument i qartë i cili tregon se lënia e një pune, ç’farë do lloj pune me gjymtyrë pa përjashtim, është kufër, dalje nga Islami.
Përveç nëse e mohon atë punë, atë dispozitë, me vetëdije.
Ama nëse nuk mohon asgjë, i beson të gjitha ashtu siç janë, por nuk vepron me to, duke e pranuar se kjo që po bën është mekat, në këtë rast nuk është kufër (dalje nga Islami).
Pra, mendimi më i saktë në lidhje me lënësin e namazit është:
Ai i cili e le namazin, nuk falet prej përtacisë dhe neglizhencës, duke besuar se namazi është obligim, dhe se veprimi i tij (që nuk falet) është mëkat, i tilli nuk është qafir (i dalë nga Islami),
por eshte besimtar, ama besimi i tij është shumë, shumë i dobët.
Personi i tillë rrezikon të ketë përfundim shumë të keq.
Kjo sepse lënia e namazit është mëkati më i madh pas kufrit dhe shirkut.
Thotë Ibnul Kajjimi (v. 751):
لا يختلف المسلمون أن ترك الصلاة المفروضة عمدا من أعظم الذنوب أكبر الكبائر، و أن إثمه أعظم من إثم قتل النفس و أخذ الأموال و إثم
الزنا و السرقة و شرب الخمر , و أنه متعرض لعقوبة الله و سخطه و خزيه في الدنيا و الآخرة.
“Nuk ka kundërshtim mes muslimanëve se lënia e namazeve obligative me qëllim është prej gjynaheve më të mëdha, dhe më i madhi mëkat.
Mëkati i tij është më i madh se vrasja e njeriut, se marrja e pasurisë së tjetrit, se kurvëria, vjedhja dhe pirja e pijeve dehëse.
Ai (me këtë veprim) i është ekspozuar dënimit të All-llahut dhe zemërimit të Tij, si dhe poshtërimit të Tij, në këtë botë dhe në botën tjetër.” -F-
[Kitabus Salati f.31]
———–
Këtu mbaron kjo temë.
{رب اجعلني مقيم الصلاة و من ذريتي ربنا و تقبل دعاء}
{ZOTI IM MË BËJ TË QËNDRUESHËM NË FALJEN E NAMAZIT ( t’i kushtoj kujdes të madh namazit, t’i përmbahem rregullave të tij, dhe t’i ruaj kufinjtë e tij) DHE PREJ PASARDHËSVE TË MI (t’a falin namazin, të jenë të qëndrueshëm në të, të kujdesen për të dhe t’i ruajnë kufinjtë e tij).
ZOTI YNË MA PRANO LUTJEN (punët e mira, adhurimin)}
All-llahu e di më së miri!
Ai është më i Dijshmi!
———–
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم