Mendimi i katërt: Namazi me xhemat është obligim (Mendimi më i saktë)

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


■ MENDIMI I KATËRT: NAMAZI ME XHEMAT ËSHTË FARZ AJN


Farz Ajn – obligim për çdo musliman mashkull i cili ka arritur moshën e pubertetit.


Një pjesë e dijetarëve thonë:
“Namazi me xhemat është Farz Ajn – obligim për çdo njeri (mashkulli i cili ka arritur moshën e pubertetit).”

Kjo duke u bazuar në disa argumente. Prej tyre:


Ajeti Kur’anor:
{وَإِذَا كُنْتَ فِيهِمْ فَأَقَمْتَ لَهُمُ الصَّلَاةَ فَلْتَقُمْ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ مَعَكَ وَلْيَأْخُذُوا أَسْلِحَتَهُمْ فَإِذَا سَجَدُوا فَلْيَكُونُوا مِنْ وَرَائِكُمْ وَلْتَأْتِ طَائِفَةٌ أُخْرَى لَمْ يُصَلُّوا فَلْيُصَلُّوا مَعَكَ}
{Dhe kur të jesh mes tyre dhe t’u falësh namazin, le të falen një grup prej tyre me ty dhe le t’i marrin armët e tyre. Dhe kur të falen, le të qëndrojnë pas jush, dhe le të vije grupi tjetër që nuk janë falur ende, dhe le të falen me ty…}


Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
وفي هذا دليل على أن الجماعة فرض على الأعيان إذ لم يسقطها سبحانه عن الطائفة الثانية بفعل الأولى ، ولو كانت الجماعة سنَّة لكان أولى الأعذار بسقوطها عذر الخوف ، ولو كانت فرض كفاية : لسقطت بفعل الطائفة الأولى ، ففي الآية دليل على وجوبها على الأعيان ، فهذه ثلاثة أوجه : أمره بها أولاً ، ثم أمره بها ثانياً ، وأنه لم يرخص لهم في تركها حال الخوف 
“Dhe në këtë ka argument se falja me xhemat është Farz Ajn – detyrim individual (obligim për çdo person), sepse All-llahu nuk e hoqi këtë detyrim nga grupi i dytë për shkak të veprimit të grupit të parë.
Nëse xhemati do të ishte sunet, atëherë arsyeja më parësore për t’a lënë do të ishte arsyeja e frikës (nga armiku).
Si dhe nëse do të ishte farz kifaje (detyrim vetëm për disa), atëherë do të binte (ky obligim për të tjerët) me kryerjen e tij nga grupi i parë.

Pra, në ajet ka argument për obligueshmërinë e tij për çdo individ, dhe këto janë tre forma (të cilat tregojnë se namazi me xhemat është farz për çdo individ):

1) Urdhëri për namazin me xhemat fillimisht, kur urdhëroi grupin e parë.
2) Pastaj urdhëri për të përsëri, kur urdhëroi grupin e tjetër.
3) Si dhe fakti që nuk u është dhënë leje t’a lënë atë në gjendje frike.”
[الصلاة و حكم تاركها 137 – 137]


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“و هذا دليل على وجوب الصلاة مع الجماعة في حال الخوف، ففي حال الأمن من باب أولى “
“Ky (ajet) është argument se falja e namazit me xhemat është detyrë (obligim) në situata (gjendje) frike, (gjë që tegon se) në gjendje sigurie është edhe më parësore (që të jetë obligim).”


Dhe thotë:
و في كونه سبحانه وتعالى يجعلهم طائفتين دليل على أنها فض عين ؛ لأنها لو كانت فرض كفاية لكان الواجب قد سقط بصلاة الطائفة الأولى”
“Dhe fakti që Allahu i Lartësuar i bën ata në dy grupe, (që të falet grupi i parë, pastaj grupi i dytë) është argument se falja me xhemat është Farz Ajn (obligim për çdo individ) sepse sikur të ishte Farz Kifaje (obligim vetëm për disa), atëherë do binte obligimi për grupin e dytë me faljen e grupit të parë.”

Dmth: sikur të ishte obligim vetëm për një pjesë, atëherë grupi i dytë nuk do obligohej që të falen me xhemat, e sidomos në atë gjendje frike.


Ky argument është prej argumenteve më të mëdha që tregon se namazi me xhemat eshtë obligim, sepse sikur të ishte i pëlqyer, jo obligim, nuk do ua vështirësonte në kohën kur kërkohet më shumë se kurrë lehtësimi.

Fakti që në gjendje frike prej armikut, All-llahu i Lartësuar i urdhëron të falen me xhemat tregon se falja me xhemat eshtë obligim, pa pikë dyshimi.

Si dhe fakti që e urdhëron edhe grupin e dytë të falen me xhemat, tregon qartë se falja me xhemat nuk është obligim Kifaje (vetëm për një pjesë), por është Farz Ajn – obligim për të gjithë.


Dijetarët që kanë mendimin se namazi me xhemat është Farz Ajn ndahen në dy grupe:


Grupi i Parë thonë:
“Obligim është falja me xhemat, kështu që kudo që e falin me xhemat, në shtëpi ose diku tjetër, e kanë kryer obligimin. E rëndësishme është falja me xhemat.
Nësë e falin me xhemat bie obligimi i faljes në xhami, edhe nëse e kanë xhaminë afër.
Ama nëse e falin në xhami kjo është më e mirë.”


Thotë Ibn Kudameheh:
و صلاة الجماعة واجبة للصلوات الخمس…(الى أن قال) : و يجوز فعلها في البيت و الصحراء.
“Namazi me xhemat është obligim…
Lejohet falja e namazit me xhemat edhe në shtëpi, apo vende të pabanuara.”
[El Mugnii]


Dmth: detyrë është falja me xhemat. Kudo që realizohet falja me xhemat është kryer obligimi.

Në mendimin e këtyre dijetarëve, e rëndësishme është falja me xhemat.

Ndërsa falja në xhami, nuk është obligim (sipas tyre).

Është obligim vetëm në rastin kur nuk mund t’a falësh me xhemat përveç se në xhami. Vetëm në këtë rast është obligim.



Grupi i Dytë thonë:
“Namazi me xhemat është detyrë të falet në xhami për ata që e degjojnë Ezanin (Ezanin pa altoparlant) dhe e kanë xhaminë afër.
Dhe nuk lejohet t’a falin në shtëpi apo diku tjetër, edhe nëse falen me xhemat.”


Mendimi i grupit të dytë është mendimi më i saktë, duke u bazuar në disa argumente.
Prej tyre:


Argumenti i Parë

Fjala e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((من سمع النداء فلم يأته فلا صلاة له إلا من عُذْر))
((Kush e dëgjon Ezanin dhe nuk vjen (në xhami), nuk ka namaz për të, përpos nëse ka justifikim -arsye-))
[Ebu Dawudi, Ibn Maxheh, Shejkh Albani thotë: Hadithi është Sahih]


Është pyetur Ibn Abbasi (radijall-llahu anhuma) se ç’farë konsiderohet arsye (justifikim)?
قيل لابن عباس: ما العذر ؟
قال: خوف أو مرض.
Tha: “Frika ose sëmundja.”


Ibn Uthejmini rahimehull-llah thotë:
معناه: أن الإنسان إذا سمع الأذان وجب عليه الحضور إلى المسجد،  و لا يحل له أن يتخلف عنه إلا لعذر “.
“Kuptimi hadithit është: Kur njeriu e dëgjon ezanin, bëhet detyrë për të që të shkojë në xhami, dhe nuk i lejohet të mungoje (mos të shkoje), përveç nëse ka ndonjë arsye (të vlefshme).”


Ky hadith qartë tregon se falja e namazit në xhami për atë që e dëgjon Ezanin është obligim, dhe se nuk lejohet të falet në shtëpi apo diku tjetër, edhe nëse e fal me xhemat aty ku është.

Përveç nëse ka arsye të vlefshme sheriatikish.


— ((Kush e dëgjon Ezanin…)) – është për qëllim Ezani pa altoparlant.

Dmth: nëse distanca e tij me xhaminë është aq sa mund t’a dëgjoje Ezanin pa altoparlant, atëherë ai e ka detyrë t’i përgjigjet.


— ((Nuk ka namaz për të)) – nuk ka namaz të plotë (sipas shumicës së dijetarëve).

Shejkh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“لا صلاة له كاملة، و أما الإجزاء فالجمهور على أنها تصح و تُجْزِي  لكنه قد فاته فضل الجماعة و استحق إثم التخلف”.
“Kuptimi: ((Nuk ka namaz për të)) domethënë se nuk ka namaz të plotë për të (në aspektin e shpërblimit dhe përsosmërisë). Ndërsa sa i përket vlefshmërisë, shumica e dijetarëve janë të mendimit se namazi i tij është i saktë dhe i vlefshëm, por ai e ka humbur shpërblimin e xhematit (namazit me xhemat në xhami), dhe e ka merituar gjynahun e mungesës (pa arsye).”

Dmth: konsiderohet mëkatar, porse namazi i tij është i vlefshëm.



Argumenti i Dytë

Erdhi një burrë i verbër te Profeti alejhis-selam dhe i tha: “Unë jam i verbër dhe nuk kam shoqërues të më shoqëroje për në xhami. A ka për mua lejim (lehtësim) që t’a fali namazin në shtëpi?”

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i tha:
(( أ تسمع النداء؟ ))
قال: نعم.
قال: (( ما أجد لك رُخْصَةً)).
((A e dëgjon Ezanin?
Tha: po.
I tha: Nuk gjej për ty ndonjë lehtësim -arsye/lejim-))
[Ebu Dawudi / Albani thotë: Sahih]


Në një transmetim tjetër i tha:
(( هل تسمع النداء بالصلاة؟)؟
قال نعم.
قال : (( فأجب ))
((A e dëgjon thirrjen për në namaz (Ezanin)?
Tha: po.
I tha : Atëherë përgjigju -Ezanit-))


Ky hadith është argument i qartë se namazi në xhami është obligim për atë që e dëgjon Ezanin, sepse nëse nuk do ishte obligim do i jepte leje atij i cili është më i meritueshëm që t’i jipet leje.


Thotë Ibnul Mundhir All-llahu e mëshiroftë:
فإذا كان الأعمى لا رخصة له : فالبصير أولى أن لا تكون له رخصة “
“Nëse nuk ka lehtësim për të verbërin (dmth: arsye për të mos iu përgjigjur Ezanit), atëherë është edhe më parësore që mos të ketë lehtësim për atë që shikon.”
[El Eusat 4/134]


Thotë Ibn Kudameh All-llahu e mëshiroftë:
“وإذا لم يرخص للأعمى الذي لم يجد قائدا فغيره أولى” .
“Nëse të verbërit i cili nuk gjen dikë t’a shoqëroje, nuk i jepet leje (lehtësim për të mos ardhur në xhami), atëherë të tjerët janë edhe më parësorë (që mos të kenë lehtësim).”
[El Mugni 2/3]


Ky argument tregon qartë se namazi me xhemat në xhami është obligim për cdo individ mashkull që ka arritur moshën e pubertetit.



Argumenti i Tretë

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
(( إن اثقل الصلاة على المنافقين صلاة العشاء وصلاة الفجر ولو يعلمون ما فيهما لأتوهما ولو حبواً ولقد هممت أن آمر بالصلاة فتقام ثم آمر رجلاً يصلي بالناس ثم انطلق معي برجال معهم حزم من حطب إلى قوم لا يشهدون الصلاة فأحرق عليهم بيوتهم بالنار ))
((Vërtet, namazet më të rënda për hipokritët janë namazi i jacisë dhe namazi i sabahut. Po ta dinin se ç’farë shpërblimi ka në to, do të vinin qoftë edhe duke u zvarritur.
Mendoj të urdhëroj që të bëhet ikameti, pastaj të urdhëroj një burrë që t’u prije njerëzve në namaz, e pastaj të shkoj me disa burra që kanë me vete tufa drush tek ata njerëz që nuk marrin pjesë në namaz, dhe t’ua djeg shtëpitë me zjarr))
[Buhariu dhe Muslimi]


Thotë Ibnul Mundhir:
“وفي اهتمامه بأن يحرق على قوم تخلفوا عن الصلاة بيوتهم : أبين البيان على وجوب فرض الجماعة ، إذ غير جائز أن يحرِّق الرسول صلى الله عليه وسلم مَن تخلف عن ندب ، وعما ليس بفرض “.
“Fakti që ai (Profeti alejhis-selam) mendoi t’ua digjte shtëpitë disa njerëzve që mungonin nga namazi, është sqarimi (argumenti) më i qartë që tregon se namazi me xhemat në xhami është obligim.
Kjo sepse nuk është e lejuar që i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem të ndëshkoje me djegie dikë për lënien e një gjëje që është e pëlqyeshme (sunnet), e jo detyrim (farz).”
[” الأوسط ” ( 4 / 134 )]

Dmth: fakti që mendon t’ua djeg shtëpitë tregon se falja në xhami eshtë farz, sepse nuk ka ndëshkim për atë që eshtë e pëlqyer.


Thotë San’aanij All-llahu e mëshiroftë:
والحديث دليل على وجوب الجماعة عيناً لا كفايةً ، إذ قد قام بها غيرهم فلا يستحقون العقوبة ، ولا عقوبة إلا على ترك واجب أو فعل محرم.
“Ky hadith është argument se namazi me xhemat është detyrim individual (Farz Ajn) dhe jo obligim vetëm për një grup (Farz Kifaje); meqenëse e kanë falur një grup (atëherë të tjerët nuk e kanë obligim t’a falin me xhemat dhe si të tillë nuk) e meritojnë dënimin.
(Jo! Porse namazi me xhemat në xhami eshtë obligim individual), sepse përderisa e meritojnë ndëshkimin, (kjo tregon se është obligim individual) ngase ndëshkimi është vetëm atëherë kur lihet një obligim (farz) ose kur veprohet një ndalesë (haram).”
[Subulus-Selam 2/ 18-19]


Ky hadith është një argument shumë i madh që tregon qartë se namazi me xhemat në xhami është obligim.

Dhe se nuk ka namaz me xhemat në shtëpi kur e kanë xhaminë afër, sepse sikur të lejohet kjo, nuk do mendonte t’ua digjte shtëpitë. Për shkak se mund të falen me xhemat në shtëpi siç e thonë këtë shejkh Albani, Bin Bazi, Ibn Uthejmini, Feuzani etj.



Argumenti i Katërt

Ebu Hurejre (radijall-llahu anhu) shikoi një njeri i cili doli nga xhamia pasi muezini thirri ezanin dhe tha:
“أما هذا فقد عصى أبا القاسم”
“Ky person (që doli nga xhamia) e ka kundërshtuar Ebul Kasim-in (Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem).”

Dmth: ka bërë mëkat.


Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
لو كان مخيرا في ترك الجماعة و إتيانها لم يجز أن يعصي من تخلف عما  لا يجب عليه أن يحضره”
“Sikur të ishte që i lejohet robit të zgjedhë mes lënies së namazit me xhemat në xhami dhe mos prezencës në namazin me xhemat në xhami, nuk do lejohej që të konsiderohet mëkatar (kundërshtues i Muhammedit alejhis-selam) ai i cili mungon në atë që nuk e ka detyrë të marre pjesë.”
[Kitab Hukmu Terikus-Salati]

Dmth: nëse falja me xhemat në xhami do ishte e pëlqyer dhe jo obligim, nuk lejohet të konsiderohet kundërshtues i Muhammedit alejhis-selam ai i cili nuk merr pjesë, apo që del nga xhamia kur thirret ezani.

Ama fakti që Ebu Hurejre e konsideroi që e ka kundërshtuar Muhammedin alejhis-selam, tregon se namazi me xhemat në xhami është obligim.



Argumenti i Pestë

Abdull-llah ibn Mes’ud (radijall-llahu anhu) thotë:
من سرَّه أن يلقى الله غدا مسلما فليحافظ على هؤلاء الصلوات حيث يُنادى بهن فإنهن من سنن الهدى وإن الله شرع لنبيكم سنن الهدى وإنكم لو صليتم في بيوتكم كما يصلي هذا المتخلف في بيته لتركتم سنة نبيكم ولو أنكم تركتم سنة نبيكم لضللتم.
و قال: و لقد رأيتُنا( علمُت من أمر الصحابة ) و ما يتخلف عنها إلا منافق معلوم النفاق “.
“Kush dëshiron t’a takoje All-llahun nesër si musliman, le t’i ruajë këto namaze kur thirret ezani për to (dmth: t’i fale në xhami kur t’a dëgjoje ezanin), sepse ato janë prej sunneteve të udhëzimit (Profetik).
Dhe se Allahu i ka ligjëruar për Profetin tuaj rrugët e udhëzimit.

Nëse ju do të faleshit në shtëpitë tuaja, ashtu siç falet ky që mungon (nga xhemati) në shtëpinë e tij, atëherë do t’a braktisnit sunnetin e Profetit tuaj. Dhe nëse e braktisni sunnetin e Profetit tuaj, do të devijoni.

Dhe unë di nga vepra e Sahabëve (nga ajo që kam parë te ata) se nuk mungonte nga namazi me xhemat në xhami përveç se ai që dihet se ishte munafik (hipokrit).”
[Muslimi]


Fjala e tij: “SI MUSLIMAN” – dmth: musliman me Islam të plotë, sepse mos falja me xhemat në xhami nuk është kufër.

Fjala e tij: “SUNNETEVE TË UDHËZIMIT” – dmth: falja me xhemat në xhami është prej udhëzimit (rrugës) së drejtë. Është prej veprave që tregojnë për udhëzim të drejtë dhe të mbajnë të udhëzuar drejt.

Fjala e tij: “SUNNETIN E PROFETIT TUAJ” – Sunnet këtu nuk është për qëllim sunneti që kush e vepron shpërblehet, dhe kush e braktis nuk ndëshkohet. Porse, është për qëllim rruga e tij (alejhis-selam), siç thotë në një hadith:
((فمن رغب عن سنتي فليس مني انا))
((Kush largohet nga rruga ime, nuk është prej meje))
[Buhariu dhe Muslimi etj..]

Fjala e tij: “NËSE JU E BRAKTISNI SUNNETIN E PROFETIT TUAJ DO DEVIJONI” – dmth: ai i cili e dëgjon ezanin (e ka afër xhaminë) dhe nuk falet me xhemat pa arsye, rrezikon devijim të madh dhe humbje të thellë.


Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“فوجه الدلالة : أنه جعل التخلف عن الجماعة من علامات المنافقين المعلوم نفاقهم ؛ وعلامات النفاق لا تكون بترك مستحب ولا بفعل مكروه.”
“Mënyra (forma) e argumentimit me këtë është se ai e ka konsideruar mungesën në namazin me xhemat si një nga shenjat e hipokritëve të njohur për hipokrizinë e tyre; dhe shenjat e hipokrizisë nuk janë për shkak të lënies së një gjëje të pëlqyeshme (mustehab), as për shkak të kryerjes së një gjëje të papëlqyeshme (mekruh).”
[Hukmu Terikus-Salati 146-147]

Dmth kjo tregon se falja me xhemat në xhami është obligim dhe jo thjesht e pëlqyer.

Sepse lënia e diçkaje të pëlqyer nuk konsiderohet shenjë e hipokrizisë.



Disa dijetarë thonë se ka unanimitet të sahabeve në lidhje me këtë.

Ibnul Kajjimi ka përmendur ne librin e tij [Hukmu Terikus – Salah] se ka unanimitet te Sahabët se falja me xhemat në xhami është obligim.

إجماع الصحابة رضي الله عنهم ونحن نذكر نصوصهم:
قد تقدم قول ابن مسعود رضي الله عنه : ولقد رأيتنا وما يتخلف عنها إلا منافق معلوم النفاق.
وعن ابن مسعود رضي الله عنه قال : من سمع المنادي فلم يجب من غير عذر فلا صلاة له.
وعن أبي موسى الأشعري رضي الله عنه قال : من سمع المنادي فلم يجب بغير عذر فلا صلاة له.
وعن علي رضي الله عنه قال : لا صلاة لجار المسجد إلا في المسجد ، قيل : ومَن جار المسجد ؟ قال : مَن سمع المنادي”.
وعن الحسن بن علي رضي الله عنه قال : من سمع النداء فلم يأته لم تجاوز صلاته رأسه إلا من عذر.
وعن علي رضي الله عنه قال : من سمع النداء من جيران المسجد وهو صحيح من غير عذر فلا صلاة له .”
“(Prej argumenteve është) konsensusi (unanimiteti) i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta), dhe ne po përmendim fjalët e tyre:

Fjala e Abdull-llah ibn Mes’ud (Allahu qoftë i kënaqur me të):
“Nuk mungonte nga namazi (me xhemat) përveç se ai tek i cili njihej hipokrizia e tij.”

Po nga Abdull-llah ibn Mes’udi thotë:
“Kush e dëgjon thirrjen (ezanin) dhe nuk përgjigjet pa ndonjë arsye, nuk ka namaz për të.”

Nga Ebu Musa el-Esh’ari (radijall-llahu anhu) transmetohet se ka thënë:
“Kush e dëgjon ezanin dhe nuk i përgjigjet, pa arsye, nuk ka namaz për të.”

Nga Ali ibn Ebi Talibi (radijall-llahu anhu) transmetohet se ka thënë:
“Nuk ka namaz për fqinjin e xhamisë, përveçse në xhami.”
I thanë: “Kush është fqinji i xhamisë?”
Ai tha: “Ai që e dëgjon ezanin.”

Nga Hasan ibn Ali (radijall-llahu anhuma) transmetohet se ka thënë:
“Kush e dëgjon thirrjen (ezanin) dhe nuk shkon (në xhami), namazi i tij nuk ngrihet mbi kokën e tij. Përveç nëse ka arsye.”

[Hukmu Terikus-Salati 153]


Sa i përket këtij unanimiteti nuk di ç’farë të them, sepse shohim që shumica e dijetarëve e kanë kundërshtuar. Dhe kjo tregon se në mendimin e tyre ky unanimitet nuk qëndron.


Si përfundim:

Të gjitha këto argumente të cilat u përmendën tregojnë qartë se namazi me xhemat në xhami për atë që e dëgjon ezanin, dhe e ka xhaminë afër është obligim.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: