:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
MIKATI – VENDI KU FUTEMI NË IHRAM PËR TË BËRË UMREN
Kur të jemi NË MIKAT
1) Pëlqehet:
2) Veshim RROBËN E IHRAMIT me Bismilah.
Për Burrat → Rroba përbëhet nga dy copat: IZAR (rroba e poshtme) & RIDE (rroba e sipërme).
– Shapkat ose Sandalet duhen poshtë nyjes së këmbës.
– Bën edhe Këpuce për atë që nuk mundet me Shapka, por duhet te jenë me qafë të shkurtër, poshtë nyjes së këmbës
GRATË futen në Ihram me ato rroba (të përditshme) që kanë të veshura dhe Këpuca.
– Gratë nuk lejohet të mbajnë NIKAB dhe as DOREZA gjatë kohës së ihramit.
LEJOHET → Syze, Rrip, Çadër, Kuletë, Orë, Çantë, Unazë. Ndërsa për gratë – Vath, Varëse, Byzylyk, Unazë.
3) Pastaj FALIM DY REKATE (Aty në Xhami)
– Këto 2 rekate falen për bereqetin e vendit (UEDI EL AKIK) dhe jo për veshjen e Ihramit (siç mendojnë disa).
– Nëse është vakt namazi dhe falet namazi me xhemat, atëherë falim namazin me xhemat.
– Pas Namazit bëjmë Nijetin e Umres.
4) NIJETI (I HYRJES NË IHRAM PËR BËRJEN E UMRES)
– Pasi falim dy rekate ose namazin me xhemat, ngrihemi në këmbë dhe bëjmë Nijetin [ALBANI]
– Ose bëjmë nijetin pasi të hipim në makinë dhe kur fillon të niset [IBN BAZI]
– NIJETI është qëllimi me zemër për bërjen e umras me të gjithë pjesët e saj, prej hyrjes në Ihram e deri në daljen prej ihramit.
Bashkë me nijetin themi ME ZË:
– Leb-bejke Allahumme bi umreh → Të përgjigjem o All-llah me (bërjen) e umres.
Pastaj themi:
– Allahumme mehil-li hajthu habesteni → O Allah, lirimi (dalja) ime nga ihrami është kur të më pengosh Ti (me sëmundje apo diçka tjetër)
Me këto thënie jemi futur në IHRAM dhe nga ky çast nuk lejohen gjërat e mëposhtme:
1) Të ndërpresim (të dalim nga Ihrami) pa arsye.
2) Shkurtimi apo heqja e flokëve, qimeve të trupit dhe thonjëve.
3) Përdorimi i parfumit në trup, rrobë apo kur lahemi.
4) Pije dhe Ushqim që përmban Përzierje Parfumi si për shembull: Kafesë me i fut Zea Feran (bimë aromatike) apo çajit me i fut ujë trendafili. Kjo nuk lejohet!
5) Nuhatja e parfumit me qëllim.
6) Letrat e lagura që përmbajnë parfum.
7) Kremërat nuk duhet të përdoren, përveçse në raste nevoje si p.sh në skuqjen e lëkurës nga poshtë.
8) Marrëdhëniet intime dhe çdo gjë që të çon te ajo, apo që e provokon atë (puthje, ledhatime etj).
9) Ndalohet gjuetia.
10) Ndalohet akti martesor.
11) Për Burrat ndalohet mbulimi i kokës dhe veshja e: tutave, mbathjeve, pantollonave, bluzave, çorapeve, kapeleve, xhaketave dhe gjithçka që vishet për trupi.
12) Për Gratë ndalohet Nikabi dhe Dorezat.
Nuk ka problem:
– Krehja e flokëve dhe nuk përbëjnë problem qimet që bien gjatë krehjes.
– Po ashtu nuk ka problem të hiqet thoi kur ai këputet.
– Nuk ka problem përdorimi i sapunit apo shampos (pa parfum) për pastrimin e trupit apo të rrobës.
– Lejohet që një rrobë t’a lidhësh për trupi apo xhaketën ta varësh mbi supe pa e veshur atë [IBN UTHEJMINI]
– Lejohet t’a ndërrosh rrobën e ihramit apo t’a pastrosh atë nëse e ke të nevojshme (me ujë ose sapun pa parfum).
– Përdorimi i çadrës për hije (për burra dhe gra).
– Lejohet Hixhamja gjatë ihramit.
– Lejohet kurimi me ilaçe, pomada, kremëra, jod, betadinë, shurupe etj. me kushtin që të mos kenë parfum.
– Shurupi apo kremi që kanë shije/aromë molle, banane apo portokalli etj. nuk kanë prolem. Aromat e frutave nuk konsiderohen parfum.
5) BËRJA TELBIJE ME ZË TË LARTË (EDHE GRATË). SECILI PËR VETE (JO NË KOR) DERISA TË ARRISH TE QABJA
TELBIJA E PARË:
Leb-bejk All-llahumme leb-bejk,
Leb-bejke la sheriike leke leb-bejk,
In-nel hamde ue ni’mete leke uel mulk,
la sheriike lek.
Të përgjigjem o All-llah te pergjigjem.
Të përgjigjem Ti nuk ke ortak, të përgjigjem.
Me te vërtet Lavdi, Miresia dhe Sundimi të takojnë vetëm Ty.
Ti nuk ke ortak.
TELBIJA E DYTË:
لَبَّيكَ إِلَاهَ الحَقِّ
Leb-bejke ilaahel Hakk
Të përgjigjem pandërprerë o i Adhuruar me të drejtë
Dije se gjatë telbijes tënde bashkë me ty bën telbije çdo gjë.
Hadith:
“Kushdo që bën telbije, bashkë me të bejnë telbije te gjitha pemët dhe gurët në të djathtë dhe
në të majtën e tij.”
[Sahih/Albani]
HYRJA NË XHAMINË E SHENJTË (NË QABE)
1) Pëlqehet GUSLI PARA SE TË HYJE NË MEKË
2) Pëlqehet HYRJA ME KËMBË TË DJATHTË
3) Pëlqehet DUAJA E HYRJES NË XHAMI:
4) KUR T’A SHOHËSH QABEN MUND TË THUASH:
Në shikimin e parë të qabes, nëse dëshiron ngre duart dhe lutesh (çdo lutje që di).
Nëse dëshiron, lutesh me lutjen e Omerit:
اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلَامُ، وَمِنْكَ السَّلَامُ، فَحَيِّنَا ربَّنَا بِالسَّلَامِ.
All-llahumme Entes-Selãm, ue minkes-selãm, fehaj-jinã rab-benã bis-selãm.
O Allah, Ti je Selam (qe shpëton dhe mbron), prej Teje vjen shpëtimi, na bëj të jetojmë Zoti ynë me Selam (të shpëtuar dhe të mbrojtur nga çdo gjë që na dëmton)
PASTAJ VIJMË TE GURI I ZI PËR TAUAFIN
TAUAFI (RRETH QABES)
– Kur t’i afrohemi Qabes e ndërpresim Telbijen
– Zbulojmë krahun e djathtë, dhe e mbajmë të zbuluar gjatë gjithë tauafit.
1) VIJME TE GURI I ZI.
Afrohemi te guri i zi sa të mundemi pa dëmtuar dhe shtyrë me forcë njeri.
– E prekim me dorë, pastaj e puthim dhe bëjmë Sexhde mbi të.
– Nëse nuk mundemi të afrohemi shumë afër, atëherë e prekim me dorë dhe e puthim dorën.
– Nëse nuk mund t’a prekim dhe t’a puthim, atëherë BEJME ME SHENJE ME DOREN E DJATHTE (në formë përshëndetjeje) në drejtim të tij
Dhe thua: BISMIL-LAH. ALL-LLAHU EKBER
2) Pastaj fillojmë Tauafin. Kujdes! Krahu i djathtë duhet mbajtur zbuluar gjatë gjithë tauafit
3) VAZHDOJME TAUAFIN (rrotullimin reth qabes) nga e majta e tij dhe i vjen rrotull shtatë herë; prej Gurit
të Zi deri tek Guri i Zi.
4) Në 3 rrotullimet e para SHPEJTOJME me hapa të shkurtër (gratë jo).
5) Kur vijmë te Ruknul Jemeni e prekim me dorë, por nuk e puthim dorën.
6) Nëse nuk mundemi, ecim, dhe nuk bëjmë me shenjë
7) Kur të jemi ndërmjet RUKNUL-JEMENIT dhe GURIT TE ZI themi:
رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
Rab-bena atina fid-dunja haseneten ue fil ahireti haseneten ue kina adhaben-nar
Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.
E thua këtë dua derisa të vish në drejtim të gurit të zi
8) Të njejtat gjera i bejme ne 7 rrotullimet me perjashtim te vrapimit me hapa te shkurter i cili behet vetem
ne 3 rrotullimet e para.
Kujdes! GRATE nuk vrapojnë në asnje rrotullim
– E PELQYER gjate TAVAFIT → Bejme dua, Lexojme Kuran, Bejme dhiker.
– Nuk ka lutje te vecantë gjatë tevafit
– Ben qe te qendrosh ndermjet gurit te zi dhe Deres se Qabes duke vendos fytyren, krahet dhe duart ne murin e Qabes dhe te lutesh.
– Nuk duhet ta shtojme te foluren
– Hadith: “Tavafi rreth Shtëpisë (Qabes) eshte namaz porse All-llahu e ka lejuar te foluren gjat tij (tavafit). Ai qe flet mos te flase perpos (fjale) te mira”.
Ne nje Transmetim:” Paksoni fjalet ne te (tavaf) [Termidhi – etj, SAH/ALB]
– Nese prishet Abdesi, Merr Abdes dhe fillon nga e para.
– Nese harron sa rrotullime ke bërë llogarit më të paktën dhe plotësoje.
2 REKATET E TAUAFIT
1) Pasi plotesojme 7 rrotullimet mbulojme krahun e djathte te cilin e kishim te zbuluar gjate tavafit dhe Shkojme pas MEKAMIT IBRAHIM dhe falim 2 rekatet e tavafit.
2) Duke shkuar per nga mekami lexojme (themi):
Uet-tekhidhuu mim mekaami Ibraahiime musal-laa → Merreni
vendin e Ibrahimit si vend-faljeje!
3) Pozicionohesh ne menyre qe Mekami te jete mes teje dhe Qabes. Nese nuk mundesh afer shko me larg ose me anesore.
4) Falim 2 rekatet e tavafit ku:
Ne REKATIN E PARE lexojme “Fatiha”, “Kafirun”
Ne REKATIN E DYTE lexojme “Fatiha”, “Ihlas”
PIRJA E UJIT ZEM ZEM (Pëlqehet)
1) Pasi falim 2 rekatet e tavafit shkojme te pijme uje Zem Zem
2) Pelqehet te pish sa më shumë
3) Pin uje dhe ben dua si p.sh duane qe bente Ibn Abasi i cili gjatë pirjes u luste:
“O Allah une te lutem ty te me japesh dituri te dobishme, furnizim te gjere (te bollshëm) dhe sherim prej cdo semundje.”
4) PELQEHET te Hudhesh Uje Zem Zem mbi (në) KOKE.
5) Mund te besh nijet per çfare te duash dhe ta pish per ate njet uje Zem Zemi.
Hadithi – Uji i ZemZemit eshte sebeb qe te realizohet ai qellim per te cilin e pin. [SAH/ALB]
Hadithi – Uji me i mire mbi siperfaqen e tokes eshte uji ZEMZEM, ne te ka ushqim dhe sherim nga cdo
semundje
KTHIMI TE GURI I ZI nese mundesh (Pëlqehet)
1) Pasi pime uje zemzem dhe bejme dua kthehemi te Guri i Zi.
Bejme Tekbir (ALL-LLAHU EKBER ) e prekim me dore, e puthim, bejme sexhde mbi te. Nese nuk
mundemi, e prekim me dore dhe puthim doren.
Nese nuk mundemi, atehere bejme me shenje me dore nga Guri i Zi duke thene:
BISMIL-LAH, ALL-LLAHU EKBER → Kujdes! nuk puthet dora ne kete rast.
2) Pastat nisemi per ne SAFA dhe MERVA
SEAJI (Ecja) Ndermjet SAFA dhe MER’UE
1) Pasi mbarojme me veprimet te guri i zi nisemi per te SEAJI (ecja) ndermjet 2 kodrinave SAFA dhe
MERUE. Fillimisht Shkojme ne SAFA per te vazhduar ecjen.
2) Kur te afrohemi te SAFA pelqehet te lexojme (themi) Ajetin:
“Me te vertete Safa dhe Merua janë prej Simboleve (shenjave te qarta fetare) të Allahut. Kush e viziton
(shtepin) Qaben për haxh ose për umre nuk ben gjynah (mekat) te sillet (eci) ndermjet tyre. Kush bën
vepra të mira , me te vertete Allahu është mirenjohes dhe i Gjithëdijshëm.” (El Bekare: 158)
3) Pastaj Themi:
NEBDEU BIMAA BEDE-ALL-LLAHU BIHI
Fillojme me ate qe e ka filluar All-llahu.
Piken 2 dhe 3 e themi vetem ne fillim te Safa dhe nuk e themi me.
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم