:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
● AI QË DO TË AGJËROJE MUAJIN SHA’BAN, DUHET QË TË AGJËROJE SHUMICËN E MUAJIT
Ai i cili do që të agjëroje Sha’banin, duhet të agjëroje shumicën e muajit.
Nuk është kusht t’ia nise agjërimit që në fillim të muajit, por bën t’ia nise edhe disa ditë pas fillimit të muajit, apo disa ditë para mesit të muajit.
Thotë shejh Bin Bazi:
أما لو صام بدءا من أربعة عشر، أو من خمسة عشر، أو من ثلاثة عشر… فلا بأس، لأنه أكثره “.
“Nëse agjëron duke ia filluar nga dita e katërmbëdhjetë (14), ose nga dita e pesëmbëdhjetë (15), ose nga dita e trembëdhjetë (13)… nuk ka problem; sepse (nga 14 e lart) është shumica e muajit.”
[Marrë nga binbaz.org]
Fjala e shejhut ku thotë: “Nëse ia nis nga e dita e pesëmbëdhjetë”
Kjo është e saktë – pra konsiderohet shumica e muajit – nëse muaji është 30 ditë, ama nëse muaji është 29 ditë, nuk i bie shumica e muajit.
Duke qenë se nuk e dimë me sa ditë është muaji, atëherë nuk mund të fillosh agjërimin në ditën e pesëmbëdhjetë (15).
Maksimumi që ka afat, është dita e katërmbëdhjetë (14), në mendimin e atyre që e lejojnë agjërimin e të shtunës.
Ndërsa ata që nuk e agjërojnë të shtunën (dhe ky është mendimi më i saktë), maksimumi duhet t’a fillojnë në ditën e 11, sepse mundet që gjysma e dytë e muajit të ketë tre të shtuna.
[Personi që dëshiron t’ia nise agjërimit para mesit të muajit, është mirë që të shikoje në kalendar se sa të shtuna ka muaji]
Ai që agjëron vetëm gjysmën e Sha’banit me pretendimin se po agjëroj Sha’banin, ky nuk e ka agjëruar Sha’banin dhe nuk e zbatuar sunnetin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.
Veprimi i tij nuk është i ligjëruar sipas mendimit të disa dijetarëve.
Thotë shejh Albani:
كثير من الناس اليوم ما بيصوموا من شعبان إلا النصف فهذا هو غير مشروع.
“Shumë njerëz sot nuk agjërojnë prej Sha’banit përveç gjysmën e tij. Kjo gjë nuk është e ligjëruar (dmth: nuk lejohet).”
[Fetawa abral hatif ues sejjara 245. al-albany.com]
Nëse personi agjëron ndonjë ditë në gjysmën e parë të muajit Sha’ban, jo me pretendimin se po agjëron Sha’banin, nuk ka problem të agjëroje, agjërim të përgjithshëm.
Nëse futet mesi i muajit Sha’ban dhe ky dëshiron të vazhdoje agjërimin, atëherë:
Shejh Albani përmend edhe një rast tjetër ku mund të agjeroje pas mesit të muajit.
Thotë shejh Albani:
أما واحد مثلًا بدأ يصوم من أول شعبان كل يوم كل يوم أو مثلًا يوم إي يوم لا أو اثنين وخميس إلى آخره ودخل نصف شعبان وإجا في نوبته ما في مانع ويستمر في نوبته إلى قبل رمضان بيوم أو يومين مشان يتنشط لصيام رمضان .
“Nëse një person, për shembull fillon të agjëroje prej ditës së parë të Sha’banit çdo ditë, apo për shembull një ditë po, një ditë jo, ose të hënën dhe të enjten, dhe hyn mesi i Sha’banit, …. nuk ka pengesë të vazhdoje të agjëroj deri një ditë, apo dy ditë para Ramazanit, ashtu që të jetë me aktiv dhe energjik për Ramazanin.” -F-
[Fetawa abral hatif ues sejjara 245]
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم