A lejohet veçimi i natës së mesit të muajit Sha’ban me adhurime dhe i ditës me agjërim?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


Sa i përket veçimit të kësaj nate me adhurime shtesë, ka mospajtim ndërmjet dijetarëve.


● MENDIMI I PARË

Shumë prej dijetarëve thonë se është i pëlqyer shtimi i adhurimeve në këtë natë, dhe në veçanti falja e namazit sa më shumë.

Thotë Ibn Rexheb – prej dijetarëve të mëdhenjë hanbelij në [Lataaiful Meaarif]:
و ليلة النصف من شعبان كان التابعون من أهل الشام كخالد بن معدان و مكحول و لقمان بن عامر غيرهم يعظمونها و يجتهدون فيها في العبادة،  و عنهم أخذ الناس فضلها و تعظيمها.
“Sa i përket natës së mesit të Sha’banit, Tabi’inët prej banorëve të Shamit, si Khalid bin Meaden, Mekhuli, Lukman bin Aamir, dhe të tjerë e madhëronin atë, dhe përpiqeshin (në shtimin e) adhurimeve në atë (natë).
Dhe prej tyre e kanë marrë njerëzit rëndësinë e vlerës së kësaj nate dhe madhërimin e saj.”
[Lataaiful Meaarif]

  • Khalid bin Meaden është prej Tabi’inëve të njohur të Shamit, ka arritur 70 prej Sahabeve. (V.103.h në Tartus, Siri)

  • Mekhuli – Mekhuul esh-Shami el-Hudhelij, prej dijetarëve të njohur Tabi’in. Ka lindur në Kabul – Afganistan, dhe ka vdekur në vitin 112, thuhet në 113 ose 114 H, në Damask)

  • Lukman bin Aamir el Usaabij el Himsij Tabi’in, ka transmetuar nga Ebu Derda, Ebu Hurejre, Ebu Umameh. Nuk dihet kur ka vdekur.


Dijetarët e Shamit që e lejojnë dhe e pëlqejnë gjallërimin e kësaj nate me adhurim, janë ndarë në dy mendime në lidhje me formën:

  1. Disa prej tyre si Khalid Bin Mea’den, Lukman bin Amir etj. shkonin në xhami atë natë dhe e kalonin në adhurim.
    Is’hak bin Rahauejh (Dijetar i madh, prej nxënësve të Imam Shafiut, dhe shejhu i  Imam Buhariut. v.204.h Egjypt) thotë:
    قيامهم في المسجد جماعة ليس ذلك ببدعة. – نقله عنه حرب الكرماني في مسائله.
    “Falja e tyre me xhemat në xhami nuk është bidat.”
    [Ka transmetuar këte nga Is’haaku, Harb El Kermaanij – në librin e tij Meseil]
    [E përmend këte Ibn Raxheb në Lataaiful Meaarif]
    Harb bin Ismail bin Khalef El Kermaanij është nxënësi i Is’hakut, dhe nxënës i imam Ahmedit (v.280.h) në Kerman, qytet në Iran.

  2. Ndërsa disa tjerë thonë: Është e papëlqyer falja me xhemat në xhami, grumbullimi në xhami atë natë për t’u falur, për të ligjëruar, apo për të bërë
    Ndërsa, – të falet, të lexoje Kur’an, të lutet vetëm, jo me xhemat, kjo është e pëlqyer. I këtij mendimi është Imami i banorëve të Shamit, Fakihu dhe dijetari  i madh i tyre El Euzaij (pasues i Tabi’inëve, mësuesi i Imam Malikut (v.157.h Bejrut, Liban) All-llahu i mëshiroftë).
    [E përmend këtë Ibn Rexhebi në Lataaiful Meaarif]

    Këtë mendim e zgjedh edhe ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) ku thotë në [El Ikhtijarat]:
    كان من السلف من يصلي فيها، لكن الإجتماع فيها لإحيائها في المساجد  بدعة،  و كذلك الصلاة الألفية
    “Ka pasur prej Selefit që janë falur (në natën e mesit të Sha’banit), ndërsa grumbullimi në xhamia atë natë për t’a gjallëruar (me adhurim) është bidat. Po kështu edhe namazi Elfije”
    [El Ikhtijarat]

 

● MENDIMI I DYTË

Shumë dijetarë tjerë thonë: “Nuk ka argument të saktë që tregon se është mirë të veçohet nata e mesit e muajit Sha’ban apo dita e tij me shtim adhurimesh, qoftë me xhemat në xhami, apo qoftë vetëm.”


Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
تخصيص يوم النصف من شعبان بالعبادة أو الصيام،  أو ليلة النصف لا أصل له ، بل هو بدعة،  الصحيح من أقوال العلماء أنه بدعة، والأحاديث فيه ضعيفة.
“Veçimi i ditës së mesit të Sha’banit me adhurim, me agjërim, apo i natës së mesit me (adhurim, namaz nate, etj.) nuk ka bazë. Madje është bidat.
Fjala më e saktë prej fjalëve të dijetarëve është se (veçimi i saj me adhurim) është bidat. Dhe se hadithet në lidhje me të janë të dobëta.”


Shejh Ibn Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
ولم يعرف عن الصحابة أنهم كانوا يعظمونها، ولا أنهم كانوا يخصونها بعمل، ولا يخصون يوم النصف بصيام، وأكثر من كانوا يعظمونها أهل الشام -التابعون ليس الصحابة- والتابعون في الحجاز أنكروا عليهم أيضاً، قالوا: لا يمكن أن نعظم شيئاً بدون دليل صحيح.
فالصواب: أن ليلة النصف من شعبان كغيرها من الليالي، لا تخص بقيام، ولا يوم النصف بصيام، لكن من كان يقوم كل ليلة، فلا نقول: لا تقم ليلة النصف، ومن كان يصوم أيام البيض لا نقول: لا تصم أيام النصف، إنما نقول: لا تخص ليلها بقيام، ولا نهارها بصيام.
“Nuk dihet (ndonjë transmetim) se Sahabët e kanë madhëruar këtë natë, dhe as që e kanë veçuar atë (natën) me ndonjë adhurim, dhe as ditën e mesit (të muajit) me agjërim.
Më së shumti (prej atyre) që e kanë madhëruar këtë natë janë Tabi’inët e Shamit (Tabi’inët, jo Sahabët). Ndërsa Tabi’inët e Hixhazit (Medines dhe Mekkes), e kanë refuzuar dhe qortuar këtë, dhe kanë thënë: nuk mund të madhërojmë diçka pa argument të saktë.”
[Lika Beeb El Meftuuh 115. Binothaimeen.net]


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
: ( إذا كان النصف من شعبان ؛ فقوموا ليلَها وصوموا نهارَها ) ، هذا حديث ضعيف جدًّا . فما فيه تخصيص ، على العكس من ذلك من لم يكن له عادة من صيام شعبان ؛ فقد صحَّ عن الرسول – عليه السلام – أنه قال : ( إذا كان النصف من شعبان ؛ فلا صومَ حتى رمضان ) ، ( إذا كان النصف من شعبان فلا صومَ حتى رمضان ) ؛ فلا يشرع قصد صيام النصف لذاتو ، أمَّا نعود إلى الكلام الأول : من كان له عادة من صيام يصوم شعبان كلَّه ما فيه مانع ، أما أن يأتي ويتقصَّد صيام النِّصف ؛ فهذا ليس له أصلٌ في الشَّرع .
Hadithi ((Kur të jetë mesi i Sha’banit, faluni në natën e tij dhe agjëroni ditën e tij)), është shumë i dobët. Nuk ka veçim (me adhurim) në këtë ditë.
Madje është e kundërta (e veçimit)… është saktësuar se Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ((Kur të jetë gjysma e Sha’banit mos agjëroni deri në Ramazan)).
Pra, nuk lejohet të synohet me qëllim agjërimi i ditës së mesit të Sha’banit..

Ndërsa, ai i cili e ka zakon me agjëru pjesën më të madhe të muajit Sha’ban, ai e agjeron atë (mesin e muajit). Nuk ka pengesë (sepse nuk është që po e veçon).
Ama t’a synoje me qëllim agjërimin (vetëm) të mesit (të Sha’banit) kjo nuk ka bazë në Sheriat.”
[Fetewa Rabig 1]


Mendimi më i saktë në lidhje me veçimin e natës së mesit të muajit Sha’ban me adhurime është mendimi i atyre që thonë se nuk lejohet të veçohet nata e mesit të Sha’banit me ndonjë adhurim shtesë nga netët e tjera, dhe as dita e saj me agjërim.

Kjo sepse nuk ka asnjë hadith të saktë. Të gjitha hadithet në lidhje me këtë janë të dobëta, në mendimin e shumicës së dijetarëve siç thotë Ibn Raxheb në [Lataaiful Meaarif].

Po ashtu nuk dihet që dikush prej Sahabëve e ka veçuar këtë natë me ndonjë adhurim shtesë.

Ndërsa ata dijetarë nga Tabi’inët e Shamit që e kanë vepruar këtë, kjo është Ixhtihad (mendimi) i tyre.

Shumë Tabi’inë tjerë e kanë refuzuar këtë.

Nëse do të kishte dakortësi te Tabi’inët, mund të thuhet që s’ka problem të veprohet.

Ama përderisa ka kundërshtim, atëherë ajeti thotë:


{NËSE KUNDËRSHTOHENI NË NJË ÇESHTJE, KTHEJANI ATË (për gjykim) ALL-LLAHUT DHE TË DERGUARIT}


Ajet dhe hadith të saktë që tregon për veçimin e natës së mesit të Sha’banit, apo ditës së tij, nuk ka. As Sahabët nuk e kanë vepruar.

Kështu që fjala e atyre që thonë se është mirë të veçohet kjo natë me adhurime (namaz, lexim Kur’ani, dua, etj.) dhe dita e tij me agjërim, refuzohet dhe nuk pranohet, sepse është e pa bazuar në argument.


Ai, i cili e ka zakon me fal namaz nate rregullisht, nuk ka problem për të, që të falet edhe në këtë natë.


Thotë Ibn Uthejmini:
لكن من كان يقوم كل ليلة، فلا نقول: لا تقم ليلة النصف، ومن كان يصوم أيام البيض لا نقول: لا تصم أيام النصف، إنما نقول: لا تخص ليلها بقيام، ولا نهارها بصيام.
“Ai i cili fal namaz nate (rregullisht) edhe në netët e tjera, nuk i themi: mos u fal në natën e mesit.
Po ashtu ai i cili agjëron ditët e Bardha (13, 14, 15), nuk i themi mos e agjero ditën e mesit.
Por ajo që themi është: mos e veço natën e mesit më namaz nate, dhe as ditën me agjërim.”
[Lika Beeb El Meftuuh 115. Binothaimeen.net]


Nëse falet siç falet në netët e tjera nuk ka problem. Ama nëse shton diçka në këtë natë, per shembull: të shtoje dy rekate më shumë, ose e zgjat namazin në këte natë më shumë se në netët e tjera; kjo konsiderohet veçim dhe nuk lejohet.




● NAMAZI ELFIJEH

Namazi Elfije eshtë namaz që e falin në natën e mesit të Sha’banit.

Namaz Elfije = Namazi Një Mijësh.

Quhet kështu sepse lexohet Surja { KUL HUELL – LLAHU EHAD } Një Mijë (1000) herë.

Ky namaz është njëqind rekat.

Në çdo rekat lexohet Fatihaja dhe surja IKHLAS dhjetë (10) herë.

Shumica e dijetarëve thonë se ky namaz është bidat, pasi nuk e ka falur Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, as Sahabët, as Tabi’inët, as ndjekësit e Tabi’inëve dhe as dijetarët pas tyre.

Ky namaz eshtë shpikur pas vitit 400 hixhri.


Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
و هذه الصلاة وضعت في الإسلام بعد الأربع مائة، و نشئت ببيت المقدس.
“Ky namaz është vendosur në Islam (e kanë futur në Islam / është shpikur) pas katërqind vjetësh (sipas kalendarit Hixhri) dhe është shfaqur për herë të parë në Bejtul Mekdis (Xhamin Aksa).”


Tregon Tartuushi – Ebu Beker Muhammed bin El Uelid Et -Tartuushii prej dijetarëve të mëdhenj Maliki, nga Tartushah – TORTOSA – SPANJE ( V. 1126 .h në Aleksandri, Egjypt) në librin [El Haueedith uel Bideu] thotë:
أول من أحدث الصلاة الألفية في ليلة النصف من شعبان رجل يعرف بابن أبي الحمراء من أهل نابلس، قدم على بيت المقدس سنة 448هـ وكان حسن التلاوة ، فقام فصلى في المسجد الأقصى ليلة النصف من شعبان فأحرم خلفه رجل ، ثم انضاف إليهما ثالث ورابع ، فما ختمها إلا وهم في جماعة كثيرة .
ثم جاء في العام القابل فصلى معه خلق كثير، وشاعت في المسجد وانتشرت الصلاة في المسجد الأقصى، وبيوت الناس ومنازلهم، ثم استقرت كأنها سنة
“I pari që e ka shpikur këtë namaz, Namazin Elfijeh në natën e mesit të Sha’banit është një burrë i cili njihet me emrin Ibn Ebil Hamraa, prej Nabulsi (në Palestinë), i cili erdhi në Xhaminë Aksa në vitin 448 Hixhri. Ai e kishte leximin e bukur.
Në natën e mesit të muajit Sha’ban u ngrit në Xhaminë Aksa për të falur namaz nate. Pas tij u lidh një person, pastaj një i tretë, i katërt.. derisa në fund u bënë xhemat i madh.
Pastaj erdhi vitin tjetër, dhe u falën me të shumë njerëz.
Dhe pastaj u bë i njohur ky namaz dhe u përhap në Xhaminë Aksa dhe në shtëpitë e njerëzve, derisa u vendos, u bë sikur të jetë sunnet.”


Pra, ky namaz është i shpikur. Nuk ka bazë në fenë tonë.


Duke u bazuar në atë që u përmend deri tani, bëhet e qartë se:

Ajo ç’farë është e saktë në lidhje me këtë natë është vetëm hadithi në lidhje me faljen e mëkateve në këte natë.

Ndërsa çdo gjë tjetër që flet:

  • Për vlerën e kësaj nate.
  • Për rrizkun që ndahet në këtë natë.
  • Per atë që i tregohet melekut të vdekjes se kush do vdese gjatë këtij viti.
  • Për pranimin e duasë në këtë natë.
  • Për veçimin e kësaj nate me adhurime, me namaz, me lexim Kur’ani (leximin e sures Jasin dhe Dukhan) etj.
  • Për vizitën e varrezave në këtë natë.
  • Apo për veçimin e ditës së saj me agjërim


Për të gjitha këto nuk ka bazë. Nuk ka asnjë argument të saktë.

 

—————

 

■ Hadithi: (( A KE AGJËRUAR DIÇKA (ndonjë ditë) PREJ SHA’BANIT… ))

Në një faqe shqiptare, këtë hadith e gjejmë të përkthyer në këtë mënyrë:

((A E AGJËROVE MESIN E SHA’BANIT? Ai i thotë: Jo. Profeti i tha: NËSE E KE PRISHUR AGJËRIMIN, ATËHERË AGJËRO DY DITË MË PAS))


Hadithi në origjinal është:
(( هل صمت من سرر هذا الشهر  شيئا قال : لا، قال : إذا أفطرت فصم يومين ))
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i tha një personi:
((A agjërove prej SERAR të këtij muaji diçka (dmth: ndonjë ditë)? I tha: Jo. Tha: kur t’a agjërosh (Ramazanin) agjëro dy ditë))
[Buhariu dhe Muslimi]


Në një transmetim i thotë:
((إذا أفطرت من رمضان فصم يومين  مكانه ))
و في رواية: ((  يوما أو يومين ))شك شعبة
((Kur të mbarosh Ramazanin, agjëro dy ditë në vend të tyre – të atyre që nuk i ke agjëruar në Sha’ban -))


Në një transmetim te Muslimi:
هل صمت من سَرَر شعبان شيئا ))
((A agjërove prej SERARI të muajit Sha’ban diçka – dmth: ndonjë ditë -))

[[[[ سَرار الشهر و سِراره بكسر السين و فتحها،  قال الفراء : إن الفتح أفصح .]]]]

                          ————————————


Në lidhje me fjalën “SERAR” ka mospajtim ndërmjet dijetarëve.


Mendimi i Parë: Disa dijetarë thonë se “SERAR” i muajit është fillimi i tij.


Ky mendim (thuhet) se është mendimi i Euzait, Seid bin abdul Aziz (Seid bin abdul Aziz është prej dijetarëve të mëdhenj të Shamit pas Euzait v.167.h).


Ka transmetuar Ebu Dawudi te kapitulli i《PARAPRIRJES SË RAMAZANIT me agjërim》nga Muaauijeh (radijall-llahu anhu) i cili ka thënë:
إني متقدم الشهر,فمن شاء فليتقدم،  فسئل عن ذلك فقال: سمعت النبي صلى الله عليه وسلم يقول : (( صوموا الشهر و سِرَّه )) جكى أبو داود عن
“Unë po e paraprij muajin (Ramazan me agjërim). Kush të dojë, le t’a paraprijë. Dikush e pyeti: a është ky mendimi yt, apo e ke dëgjuar Profetin (alejhis-selam)?
Tha: kam dëgjuar Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem të thotë:
((Agjëroni muajin dhe SIR-RIN (SERAR-in) e tij))”


[Shumë prej dijetarëve – prej tyre Ibn Hazmi dhe ibnul Xheuzi e konsiderojnë të dobët.
Albani – në Sunenin e Ebi Dawudit, botimi Mektebul Mearif në Rijad, botimi i dytë, faqe 409 thotë: (Hadithi) është i dobët. Ndërsa në Sahih el Xhaami e konsideron Hasen (të mirë)]


Ebu Dawudi poshtë këtij hadithi përmend fjalën e Euzait dhe Seid Abdul Aziz të cilët thonë se “SIR-RI i muajit” (SERAR i muajit) është fillimi i tij.


Shejh Albani të dy transmetimet, si nga Euzai, dhe nga Seid, i konsideron SHEDH (të dobëta).


Shedh = kur një transmetues tregon diçka të cilën ai që është më memorizues se ai, ose që janë më shumë në numër e tregojnë (transmetojnë) ndryshe.


Disa dijetarë kanë transmetuar nga Euzai ndryshe nga ajo që transmeton Ebu Dawudi në Sunenin e tij.


Dhe se shumica e dijetarëve nuk e konsiderojnë të saktë mendimin se “SERAR i muajit” është fillimi i muajit.


El Khattabi (prej Imamllarëve të mëdhenj Shafi v.388.h Bust/Bost – sot provinca Lashkargah, Afganistan) thotë:
قلتُ: أنا أنكر هذا التفسير، وأراه غلطًا في النقل، ولا أعرف له وجهًا في اللغة، والصحيح أنَّ سرَّه: آخره، هكذا حدثناه أصحابنا عن إسحاق بن إبراهيم بن إسماعيل، حدثنا محمود بن خالد الدمشقي عن الوليد عن الأوزاعي، قال: سِره آخره، وهذا هو الصواب…؛ ولذا كان أول الشهر مأمورًا بصيامه في قوله: «صوموا الشهر»، فقد عُلِم أنَّ الأمر بصيام سره غير أوله
“Unë e konsideroj të pa pranuar këtë interpretim (se fjala “SERAR i muajit” eshtë për qëllim fillimi i tij), dhe mendoj se është gabim në transmetim, dhe se nuk di që të ketë bazë nga ana gjuhësore. E vërteta është se SERAR i muajit – është fundi i muajit.


Pastaj transmeton me zinxhirë të tij nga Euzai se ka thënë:
سِره آخره
“SIR-RI i muajit është fundi i tij”.
Kjo është e sakta.”
[Meaalim Es-Sunen.2/ 97. alsunna.net]


Thotë Ibn Raxheb:
لا يصح أن يفسر سرر الشهر و سراره بأوله…هذا قلب للغة و العرف
“Nuk është e saktë (korrekte) të komentohet (të thuhet) se “SERAR i muajit” është fillimi i muajit.. kjo është ndryshim i gjuhës.”


Te dijetarët e gjuhës, “SERAR” i muajit” nuk është fillimi i muajit, por fundi i muajit.


Ebul Abbas El Kurtubij (prej dijetarëve Maliki; ka lindur në Kordoba Andaluzi -Spanjë- v.656.h. Aleksandri) thotë:
“المعروف عند اللغويين و غيرهم: أن سرار الشهر آخره ، يقال سَراره و سَرَرُهُ، هو حين يستسرُّ الهلال “.
“Ajo që njihet te dijetarët e gjuhës dhe të tjerë është se “SERAR i muajit” është fundi i tij.. “SERAR i muajit” është kur fshihet Hëna (në fund të muajit).”
[El Mufhim 10/ 15. alsunna.net]


Pra, mendimi se “SERAR i muajit” është fillimi i tij, është mendim shumë i dobët, i pa pranuar nga ana gjuhësore – siç thonë dijetarët.



Mendimi i Dytë: Disa të tjerë prej dijetarëve thonë se SERAR i muajit është mesi i muajit.


Bejhakiu All-llahu e mëshiroftë thotë:
و قد قيل أراد بالسرر : وسط الشهر  و سرر كل شيء جوفه فكأنه أراد أيام البيض.
“Thuhet se qëllimi me “SERAR”eshtë mesi i muajit. SERARI i diçkaje dmth: brendësia e tij (dhe mbi bazën e kësaj, duket) sikur ka për qëllim ditët e Bardha.”
[Me’rifut Es-Sunen uel Eetheer 7/117]

Këtë e përmend edhe Bagauij në [Sherh Es-Sunneh 6/239. alsunna.net]

Ndërsa disa të tjerë thonë: fjala “SERAR” vjen nga “SUR-RAH” dhe “SUR-RAH është mesi i diçkaje.

Ata bazohen edhe në atë se Profeti i tha atij personit: ((A ke agjëruar)) që jep të kuptohet se është agjërim i cili njihet. Të cilin e dinë njerëzit dhe e agjërojnë.

Dhe thonë: “Nëse do ishte për qëllim fundi i muajit, fundi i muajit nuk ka ndonjë agjërim që njihet nga njerëzit se është i pëlqyer.”

Ndërsa mesi i muajit ka agjërim që njihet nga njerëzit se eshtë i pëlqyer, që është agjërimi i ditëve të bardha. Kështu që mund të thuhet se qëllimi është mesi i muajit.

Këtë mendim e mbështesin duke e bazuar edhe te një transmetim – siç thonë – ku përmendet fjala Sur-rah
((أ صمت من سُرَّة هذا الشهر؟))
((A ke agjëruar prej SUR-RAH të këtij muaji?))

Këtë e përmend edhe Ibn Kurkuul – Ebu Is’haak Ibrahim bin Jusuf (v.569.H. Fas, Marok)
وقال ابن قرقول -رحمه الله-:
وقيل: سِرُّه: وسطه، وسرُّ كل شيء: جوفه…، وذكر مسلم في حديث عمران بن حصين: «أَصُمْتَ مِنْ سُرَّةِ هذا الشهرِ؟» وهذا يدل على أنه وسطه. .
“Thuhet: kuptimi “Sir-ri i tij” dmth: mesi i tij.
SIR-RI i diçkaje dmth: brendësia e tij…
Ka përmend Muslimi në hadithin e Imran bin Husajn: ((A agjërove prej Sur-rah të këtij muaji)). Kjo tregon se është (për qëllim) mesi i muajit.”
[Metaaliu el En’ueer 5/477. alsunna.net]

Këtë transmetim ku përmendet (Sur-rah), disa dijetarë thonë që nuk përmendet në asnjë rrugë transmetimi të këtij hadithi.

Ibn Haxheri në [Fet’hul Baarii në kapitullin “Agjërimi në fund të muajit”] thotë:
و رجحه النووي بأن مسلما أفرد الرواية التي فيها سرة هذا الشهر عن بقية الروايات و أردف بها الروايات التي فيها الحض على صيام البيض، و هي وسط الشهر كما تقدم .
لكن لم أره في جميع طرق الحديث باللفظ الذي ذكره و هو ” سرة ” .
بل هو عند أحمد من وجهين بلفظ: “سرار” و أخرجه من طرق عن سليمان التيمي في بعضها “سرر” و بعضها “سرار”، و هذا يدل على أن المراد آخر الشهر.

“Unë nuk e kam parë ketë në asnjë prej rrugëve të transmetimit të hadithit me shprehjen që e përmend ai (dmth: Neueuiju), që është SUR-RAH-“


–Pastaj Ibn Haxheri përmend se në transmetimet e këtij hadithi janë përmendur vetëm dy forma shprehje “SERAR” dhe SERAAR.

Thotë: “Kjo (dmth: SERAR dhe SERAAR) tregon se qëllimi është fundi i muajit.”
[Fet’hul Baarii. islamweb.net]

Disa të tjerë thonë se Hadithi që përmend fjalën Sur-rah është transmetuar për tjetër rast (Imam Muslimi e ka vendosur në kapitull / temë tjetër) jo për këtë temë.

 

Mendimi i Tretë: Shumica e dijetarëve thonë “SERAR i muajit” është për qëllim fundi i muajit.


Imam Neueuiju thotë:
قال الأوزاعي وأبو عبيد وجمهور العلماء من أهل اللغة والحديث والغريب : المراد بالسرر آخر الشهر ، سميت بذلك لاستسرار القمر فيها ،
“Thotë Euzaiu, Ebu Ubejd – El Kasim ibn Selam (v.224.h) dhe shumica prej dijetarëve të gjuhës dhe hadithit se qëllimi me fjalën SERAR është fundi i muajit.
Është quajtur kështu për shkak të ISTISRAR (fshehjes) së Hënës në ato (dmth: në ditët e fundit të muajit).”
[Sherh Sahih Muslim kapitulli i agjerimit hadithi 1161]


Ibn Haxheri (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
قال أبو عبيد والجمهور : المراد بالسرر هنا آخر الشهر ، سميت بذلك لاستسرار القمر فيها و هي ليلة ثمان و عشرين و تسع و عشرين و ثلاثين.
“Thotë Ebu Ubejd dhe shumica e dijetarëve: fjala “SERAR” në këtë hadith është për qëllim me të fundi i muajit.
Është quajtur kështu për shkak të fshehjes se Hënës në ato (dmth: në ditët e fundit të muajit), të cilat janë njëzet e tetë (28), njëzet e nëntë (29), dhe tridhjetë (30).”
[Fet’hul Baarii kapitulli “Agjërimi në fund të muajit”, hadithi 1882, islamweb.net]


Mendimi i shumicës se “SERAR i muajit” është për qëllim “fundi i muajit” është mendimi më i përafërt – insha All-llah –


Ndërsa mendimi se është mesi i muajit nuk i saktë.

Megjithatë, edhe nëse do ishte mesi i muajit, dijetarët që e kanë këtë mendim thonë se është për qëllim agjërimi i ditëve të bardha.

Dhe nuk është për qëllim që të agjërosh mesin e Sha’banit si ditë e veçantë, siç mendojnë disa.

Kështu që argumentimi me këtë hadith nuk është i saktë.


Thotë Profeti alejhis-selam:
((إذا انتصف شعبان فلا تصوموا))
((Kur të hyje mesi i Sha’banit, mos Agjëroni!))


Shumica e dijetarëve e konsiderojnë bidat veçimin e ditës së mesit të Sha’banit.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: