:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ammar bin Jasir (radijall-llahu anhuma) thotë:
فقال عمَّارُ: من صامَ اليومَ الذي يَشُكُّ به النَّاسُ، فقد عصى أبا القاسِمِ صلَّى اللهُ عليه وسلَّم.
((Kush agjëron ditën për të cilën dyshojnë njerëzit (se a është dita e fundit e Sha’banit, apo dita e parë e Ramazanit), i tilli ka kundërshtuar Ebel Kasim -dmth: Muhammedin alejhis-selam-))
[Buhariu pa sened të lidhur, Ebu Dawudi, Termidhi etj. / Albani dhe të tjerë si Ibn Huzejmeh dhe Ibn Hibban e konsiderojnë të saktë]
Ky hadith edhe pse është thënja e Sahabiut, merr gjykimin sikur t’a ketë thënë Profeti alejhis-selam.
Imam Albani All-llahu e mëshiroftë thotë:
هذا الحديث له حكم المرفوع بدليل الحيث الذي قبله.
“Ky hadith (edhe pse është thënie e Sahabiut) është sikur t’a ketë thënë Profeti alejhis-selam, dhe kjo duke u bazuar te hadithi para tij.”
Hadithi para tij është hadithi ((Mos e paraprini Ramazanin me agjërim të një dite apo dy ditëve…))
Thotë shejh Albani:
لمّا تكلمنا على حديث ( لا تقدموا رمضان بصوم يوم أو يومين ) ، فقلنا إن هذا الحديث يشمل صوم يوم الشك لأنه هو اليوم الذي بين يدي رمضان فهذا الحديث يدخل فيه صوم يوم الشك، فلما صرّح عمار بن ياسر في الحديث ال … لأن من صام يوم الشك فقد عصى أبا القاسم فجزمه بأنه عصى أبا القاسم إنما عمدته الحديث الأول، لأنه يقول ( لا تقدموا ) ، فمن تقدم فقد عصى، فمن هنا الحديث يقال الحديث له حكم المرفوع لهذا الحديث، ولولا هذا الحديث لكان يقال هذا رأي واجتهاد منه
“Kur folëm rreth hadithit ((Mos e Paraprini Ramazanin me agjërimin e një dite…)) thamë që ky hadith përfshin edhe agjërimin e Ditës së Dyshimtë. Kur Ammar tregoi se ((kush agjëron Ditën e Dyshimtë ka kundërshtuar Profetin)).. kjo fjalë e tij në formë të prerë bazohet në hadithin e parë (dmth: në hadithin “Mos e paraprini Ramazanin..”), dhe se ai që e paraprin ka kundërshtuar.
Dhe duke u bazuar në këtë i thuhet (hadithit të Ammarit) hadith MERFUU, (dmth: është sikur t’a ketë thënë Profeti alejhis-selam).
Sikur mos të ishte ky hadith (hadithi “Mos e paraprini Ramazanin..”), do të thuhet për hadithin (fjalën) e Ammarit se ai hadith (apo fjalë) është mendim i tij.”
[Mutefer-rikat Lil Albani. Kaseta 058. alathar.net]
Dita e Dyshimtë është dita e tridhjetë e Sha’banit, kur nuk shikohet hëna.
Dmth: kur në fund të ditës së 29 të Sha’banit dalin për të parë hënën e Ramazanit për të nesërmen, dhe nuk e shohin për shkaqe të ndryshme, kjo ditë quhet Dita e Dyshimit.
Quhet Dita e Dyshimit sepse mundet të jetë dita e parë e Ramazanit, por mund të jetë edhe dita e tridhjetë e Sha’banit (ngase muaji herë është me 29 ditë, dhe herë është me 30 ditë).
Kjo i fut njerëzit në dyshim, dhe për këtë quhet Dita e Dyshimit, ose Dita e Dyshimtë.
Ibn Haxheri (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
و يوم الشك هو يوم الثلاثين من شعبان إذا لم يُر الهلال بسبب الغيم ،أو نحوه،
و سُمِّي يوم الشك لأنه يحتمل أن يكون يوم الثلاثين من شعبان و يحتمل أن يكون اليوم الأول من رمضان .
“Dita e Dyshimtë është dita e tridhjetë e Sha’banit, kur nuk shihet hëna e Ramazanit për shkak të reve, e të ngjashme. Është quajtur Ditë e Dyshimtë sepse mund të jetë dita e tridhjetë e Sha’banit, por mund të jetë edhe dita e parë e Ramazanit.”
[Fet’hul Baarii]
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
و لا تصوم يوم الشك و هو يوم الثلاثين من شعبان إذا كان في ليلته ما يمنع رؤية الهلال من غيم أو قَطْر.
“Mos e agjëroni Ditën e Dyshimtë, dhe ajo është dita e tridhjetë e Sha’banit kur në natën e saj nuk shikohet hëna për shkak të reve, apo shiut.”
[Audio, En-Nehju an Saumi jeumi esh -Shekk / kanali zyrtar i ibn Uthejminit youtube]
Thotë Imam Neueuiju All-llahu e mëshiroftë në [El Mexhmu]:
فكره جمهور العلماء صيامه.
“Shumica e dijetarëve e konsiderojnë mekruh (të papëlqyer) agjërimin e kësaj dite.”
Një pjesë e dijetarëve e konsiderojnë të ndaluar agjërimin e kësaj dite.
Prej Sahabëve të cilët kanë ndaluar nga agjërimi i kësaj dite janë:
Umeri, Aliu, Ibn Mes’udi, Ammar bin Jasir, Hudhejfe, Ibn Umer, Ibn Abbasi, Enesit, Ebi Seid el Hudrij, Ebu Hurejreh, dhe Aishe (Radijall-llahu anhum).
E përcjell këte Neueuiju nga El Hatib El Bagdadij.
[El Mexhmu 6/420. dorar.net]
Ibn Abdul Ber-r (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“لا يجوز لأحد صوم يوم الشك؛ خوفا من أن يكون من رمضان “
“Nuk i lejohet askujt t’a agjëroje Ditën e Dyshimit prej frike se mund të jetë dita e parë e Ramazanit (dmth: me mendimin se mund të jetë dita e parë e Ramazanit).”
[El Kefi 1/348. dorar.net]
Shejh Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
صيام يوم الشك أقرب الأقوال فيه أنه حرام.
“Mendimi më i përafërt në lidhje me agjërimin e Ditës së Dyshimtë është se ai eshtë haram.”
[Mexhmu Fetewa ue Resail Ibn Uthejmin.ar.islamway.net]
Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
لا يجوز صيام يوم الشك و لو كانت السماء مغيمة، هذا هو الصواب.
“Nuk lejohet agjërimi i Ditës së Dyshimtë edhe nëse qielli është me re. Ky është mendimi më i saktë.”
E thotë këtë shejhu sepse disa mendojnë se ndalohet agjërimi vetëm në rastin kur qielli është i kthjellët, porse nuk arrihet të shihet hëna.
Ama nëse qielli është me re atëherë agjërohet, ngase mund të ketë hyrë Ramazani, por për shkak të reve nuk e shohim hënën e tij.
Dhe e bazojnë këtë në atë që është transmetuar nga Ibn Umeri -radijall-llahu anhu- i cili nëse në fund të ditës së 29 Sha’ban ishte kohë me vranësira, ai e agjëronte ditën e nesërme.
Shejh Bin Bazi thotë:
وأما ما يروى عن ابن عمر رضي الله عنهما أنه كان يصوم يوم الثلاثين إذا كان غيمًا، فهذا اجتهاد منه، والصواب خلافه وأن الواجب الإفطار، وابن عمر اجتهد في هذا المقام، ولكن اجتهاده مخالف للسنة عفا الله عنه،
“Ndërsa sa i përket asaj që transmetohet nga Ibn Umeri -radijall-llahu anhu- se ai ka agjëruar ditën e tridhjetë nëse ishte me re, ky është mendimi (Ixhtihadi) i tij. E kundërta është e saktë, dhe se (kjo ditë) është detyrë të mos agjërohet.”
[binbaz.org]
Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
يتبيّن لنا من الحديثين المذكورين أن صوم يوم الشك لا يجوز صيامه وهذه مسألة فيها خلاف منذ القديم، وهذا الخلاف يجب أن لا يعتد به مادام أن هذا الحديث الأول ينهى صراحةً أن يتقدّم المسلم رمضان بصوم يوم أو يومين نهيًا عامًا فيدخل فيه صيام يوم السبت ( هذا خطأ من الكاتب ، و الصحيح انه : يوم الشك ) وقد صرّح بذلك عمار بن ياسر رضي الله عنه، لذلك لا ينبغي أن يشوَّش ذهننا بهذا الخلاف الطويل المديد.
“Prej këtyre dy haditheve na bëhet e qartë se agjërimi i Ditës së Dyshimtë nuk lejohet. Në lidhje me këtë çështje ka mospajtim që në kohët e hershme (te Selefët).Por, ky mospajtim, është detyrë qe mos të merret parasysh (mos t’i jepet rëndësi) përderisa hadithi i parë ((Mos e paraprini…)) ndalon qartë nga paraprirja e Ramazanit me agjërim të një dite, ose dy ditëve. Dhe këtu futet edhe Dita e Dyshimtë, të cilën e tregon qartë Ammar bin Jasir.
[El Mutefer-rikat Lil Albani kaseta 058. alathar.net]
Fjala e dijetarëve të cilët thonë se agjërimi i Ditës së Dyshimtë nuk lejohet, është më e sakta.
Dhe kjo duke u bazuar në shumë argumente.
Prej tyre:
Fjala e Profetit alejhis-selam: ((Plotësoni muajin tridhjetë ditë)) urdhëron që të plotësohet Sha’bani tridhjetë ditë. Gjë që tregon se nuk lejohet të agjerohet dita e tridhjetë nëse nuk shihet hëna.
All-llahu e di më së miri
Lejohet agjërimi i kësaj dite nëse është:
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم