Përkujdesja për shikimin e hënës së Sha’banit, me qëllim që të dimë hyrjen e Ramazanit

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


Pëlqehet angazhimi dhe përkujdesja për të parë hënën e Sha’banit, dhe për të ditur saktë ditët e tij, ashtu që të dimë hyrjen e Ramazanit.

Kjo për shkak se mundet që të jetë kohë me vranësira disa ditë para Ramazanit dhe nuk mund të shikohet hëna.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
((أحصوا هلالَ شعبانَ لرمضانَ.))
قال المباركفوري :(( أحصوا ))أي : عَدّوا. ((هلال شعبان)) أي : أيامه. ((لرمضان)) أي: لأجل رمضان أو للمحافظة على صوم رمضان.
قال ابن المالك : أي: لتعلموا دخول رمضان. [ تحفة الأحوذي ]
((Llogaritini (numëroni) ditët e Sha’banit prej kur shikohet hëna e tij, ashtu që të dini hyrjen e Ramazanit))
[Termidhij / Albani thotë: hadith Hasen (Sahih Termidhi) 687]


Ibn Haxheri (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
وقال ابن حجر : أي اجتهدوا في إحصائه وضبطه بأن تتحروا مطالعه وتتراءوا منازله لأجل أن تكونوا على بصيرة في إدراك هلال رمضان على حقيقة حتى لا يفوتكم منه شيء.
“Kuptimi i hadithit: Përpiquni në llogaritjen (dhe mbajtjen mend mirë të ditëve të Sha’banit) dhe verifikimin e saktë të tij duke u kujdesur per hyrjen e tij dhe shikimin e fazave të tij  (të ditëve të tij). Me qëllim që të dini mirë hyrjen e Ramazanit, ashtu që mos t’iu ike ndonjë ditë prej tij.”
[E përmend këtë El Mubaarekfuuri në (Tuhfetul Eh’uedhij)]


Aisheh radijall-llahu anha thotë:
((كانَ رسولُ اللَّهِ صلَّى اللَّهُ عليْهِ وسلَّمَ يتحفَّظُ من شعبانَ ما لا يتحفَّظُ من غيرِهِ ثمَّ يصومُ لرؤيةِ رمضانَ فإن غُمَّ عليْهِ عدَّ ثلاثينَ يومًا ثمَّ صامَ))
((I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem përkujdesej për (t’i ditur mirë hyrjen dhe ditët) e Sha’banit më shumë se për muajt e tjerë. Pastaj fillonte agjërimin kur të shihte hënën e Ramazanit. E nëse nuk e shihte hënën (për shkak të reve), llogariste/numëronte (Sha’banin) tridhjetë ditë, pastaj agjëronte -fillonte agjërimin e Ramazanit-))
[EBU DAWUDI / Albani e konsideron Sahih. (Sahih Ebi Dawud)]


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
يعني إن الرسول عليه السلام كان له عناية خاصة بإثبات هلال شهر شعبان أكثر من هلال رمضان، لأنه إثبات هلال رمضان في بعض الأحيان إذا غُمّ علينا مُتعلّق بإثبات هلال شعبان، لأنه يقول ( فإن غم فأتموا ثلاثين ) ، طيب من أين ندري نحن أنه هذا اليوم الذي نحن فيه هو اليوم الثلاثين من شهر شعبان إن لم نكن قد أثبتنا هلال شعبان؟ لذلك فينبغي على طائفة من المسلمين أن يُعْنَوْا لإثبات هلال شعبان كما يُعنوْا لإثبات هلال رمضان لأنه إن غُمّ علينا هلال رمضان نتمّ شعبان ثلاثين يومًا.
“Dmth: i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i kushtonte kujdes të veçantë konfirmimit të hënës (hyrjes) së muajit Sha’ban më shumë sesa hënës së Ramazanit. Kjo sepse konfirmimi i hënës (hyrjes) së Ramazanit në disa raste (kur është kohë me vranësira), lidhet me konfirmimin e hënës së Sha’banit, sepse thotë: ((Nëse nuk shihet, plotësoni tridhjetë -ditë të Sha’banit-)) 

Tani, nga ta dimë ne se kjo ditë është dita e tridhjetë Sha’ban nëse ne nuk e kemi konfirmuar saktë hënën (hyrjen) e muajit Sha’ban.

Për këtë arsye duhet që një grup prej muslimanëve t’i kushtojnë rëndësi dhe kujdes shikimit dhe konfirmimit të hënës së Sha’banit, ashtu siç i kushtojnë rëndësi dhe kujdes shikimit dhe konfirmimit të hënës së Ramazanit, sepse nëse nuk e shohim hënën e Ramazanit, plotësojmë Sha’banin tridhjetë ditë.”
[Audio Mutefer-rikat Lil Albani، 058. alathar.net]


Thotë shejh Abdul Muhsin El Abbadi (All-llahu e ruajt):
ولكن شهر شعبان كان النبي صلى الله عليه وسلم يعتني فيه بمعرفة دخوله؛ من أجل أن يحسب الحساب حتى يعرف يوم الثلاثين، فإذا ثبت دخول شعبان في ليلة معينة فإنه سيبحث عن هلال رمضان في ليلة الثلاثين. فقوله: (يتحفظ) أي: أنه يعتني ويحرص ويجتهد لمعرفة وثبوت دخوله من أجل العدة والحساب؛ لأنه إذا لم يعرف دخول الشهر فلن يعرف الحساب، ولن يعرف الثلاثين، ولكن إذا عُرف أنه دخل في الليلة الفلانية فإن الناس يعدون إلى التسعة والعشرين، وإذا جاءت ليلة الثلاثين بحثوا عن الهلال فيها، فإن رأوه أصبحوا صائمين وإلا أكملوا العدة.
“Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem i kushtonte kujdes muajit të Sha’bani, që të dijë fillimin e hyrjes së tij, me qëllimin që t’i llogariste (numëronte ditët) ashtu që të dinte se kur është dita e tridhjetë e tij… sepse, nëse nuk e di se kur ka hyrë Sha’bani, nuk e di llogarinë (e ditëve), dhe nuk mund të dijë ditën e tridhjetë.

Ama nëse dihet se ka hyrë në filan natë, atëherë njerëzit i numërojnë ditët deri te njëzet e nënta (29). Kur (të jetë në përfundim dita e njëzet e nëntë) dhe afrohet hyrja e natës së tridhjetë, dalin dhe shohin hënën e Ramazanit.

Nëse e shohin, dalin të nesërmen agjërueshëm, e nëse jo, plotësojnë tridhjetë ditë të muajit Sha’ban.”
[Sherh Sunen Ebi Dawud. 267. islamweb.net]

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: