Konfirmohet hyrja e Ramazanit me shikimin e hënës së Ramazanit

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


■ KONFIRMOHET HYRJA E RAMAZANIT ME SHIKIMIN E HËNËS SË RAMAZANIT


Hyrja e muajit të Ramazanit konfirmohet dhe vërtetohet me shikimin e hënës së Ramazanit.

E nëse nuk shihet hëna, për arsye të ndryshme, plotësohet Sha’bani tridhjetë ditë.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((صُومُوا لِرُؤْيَتِهِ وأَفْطِرُوا لِرُؤْيَتِهِ، فإنْ غُبِّيَ علَيْكُم فأكْمِلُوا عِدَّةَ شَعْبَانَ ثَلَاثِينَ))
((Agjëroni kur t’a shihni hënën (dmth: filloni agjërimin ditën kur t’a shihni hënën e Ramazanit), dhe çeleni (mbylleni muajin e Ramazanit) kur t’a shihni hënën (e Sheualit). E nëse nuk shihet hëna, plotësoni Sha’banin tridhjetë ditë))
[Buhariu, Muslimi]


Kuptimi i ((Agjëroni kur t’a shihni hënën)): filloni agjërimin e Ramazanit ditën kur t’a shihni hënën e Ramazanit.


                               —————
قال الطيبي : (( لرؤيته )) اللام فيه للوقت ، كما في قوله تعالى: { أَقِمِ الصَّلَاةَ لِدُلُوكِ الشَّمْسِ } أي: وقت دلوكها [ الكاشف عن حقائق السنن 5/1579]
                               —————


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
إِذَا رَأَيْتُمُ الْهِلَالَ فَصُومُوا، وَإِذَا رَأَيْتُمُوهُ فَأَفْطِرُوا، فَإِنْ غُمَّ عَلَيْكُمْ فَصُومُوا ثَلَاثِينَ يَوْمًا.
((Kur t’a shihni hënën (e Ramazanit) agjëroni (dmth: filloni agjerimin e Ramazanit), dhe kur t’a shihni hënën (e Sheualit) çeleni -mbylleni agjërimin e Ramazanit-…))
[Muslimi]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
الشَّهرُ تسِعٌ وعِشرونَ ليلة، فلا تصومُوا حتى تَرَوْه، فإنْ غُمَّ عليكم فأكمِلُوا العِدَّةَ ثلاثينَ
((Muaji është njëzet e nëntë netë. Mos agjëroni derisa t’a shihni hënën. E nëse nuk shihet për shkak të reve (apo të ngjashme), plotësoni (muajin) tridhjetë ditë))
[Buhariu dhe Muslimi]


Fjala ((Muaji është njëzet e nëntë netë))

Kuptimi: Mund të jetë njëzet e nëntë netë, ashtu sikurse mund të jetë tridhjetë netë. [Neueuiju]

 

● Të gjithë dijetarët bien dakord se hyrja e Ramazanit konfirmohet / vërtetohet me shikimin e hënës


Shejh Bin Bazi All-llahu e mëshiroftë thotë:
يثبت هلال رمضان بالرؤية عند جميع أهل العلم لقول النبي صلى الله عليه وسلم: صوموا لرؤيته و أفطروا لرؤيته فإن غم عليكم فأكملوا العدة ثلاثين )).
“Në mendimin e gjithë dijetarëve hëna (hyrja) e Ramazanit konfirmohet me shikimin e hënës, duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((Agjëroni kur ta shihni hënën -e Ramazanit-, dhe mbylleni muajin e agjërimit kur t’a shihni hënën -e Sheualit-…))


Thotë:
الواجب أن يصوم المسلمون بالرؤية؛ رؤية هلال رمضان
“Është detyrë që muslimanët të agjërojnë kur të shohin hënën e Ramazanit.”
[binbaz.org]


Ibn Kudameh All-llahu e mëshiroftë thotë:
“فإذا رَأَوْه وجب عليهم الصيام إجماع “
“Kur t’a shohin hënën është detyrë agjërimi, sipas mendimit unanim të dijetarëve.”
[El Mugnii 3/106. dorar.net]


Shejh Albani All-llahu e mëshiroftë thotë:
لا يجوز إثبات شهر رمضان إلا برؤية هلاله.
“Nuk lejohet konfirmimi i hyrjes së muajit të Ramazanit përveç se më shikimin e hënës së Ramazanit.”
[Audio Mutefer-rikat Lil Albani. 058. alathar.net]


Nëse nuk arrihet të shihet hëna, atëherë është detyrë të plotësohet Sha’bani tridhjetë ditë.

Pastaj futemi në Muajin e Ramazanit, sepse muaji hënor nuk është më shumë se tridhjetë ditë.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
((فإن غم عليكم فأكملوا العدة ثلاثين ))
((Nëse nuk shihet hëna, atëherë plotësoni (Sha’banin) tridhjetë ditë))
[Buhariu dhe Muslimi]


Për të parë hënën duhet të dilet në ditën e njëzet e nëntë, që i bie nata e tridhjetë, menjëherë pas Akshamit.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: