:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
■ KONFIRMIMI I RAMAZANIT MBI BAZËN E PËRLLOGARITJEVE ASTRONOMIKE (mbi bazën e Kalendarit)
Shumica dërrmuese e dijetarëve bien dakord se ajo që merret për bazë në konfirmimin e hënës është shikimi fizik me sy, dhe jo matjet dhe llogaritjet astronomike.
Ibn Rexheb, prej dijetarëve hanbeli (All-llahu e mëshiroftë), thotë:
فتبين أن ديننا لا يحتاج إلى حساب ولا كتاب، كما يفعله أهل الكتاب من ضبط عباداتهم بمسير الشمس وحسباناتها، وأن ديننا في ميقات الصيام معلق بما يرى بالبصر ـ وهو رؤية الهلال ـ فإن غم أكملنا عدة الشهر ولم نحتج إلى حساب.
“Është bërë e qartë se me të vërtetë feja jonë nuk ka nevojë për llogaritje e as për shkrime (kalendarë e tabela), siç veprojnë ithtarët e Librit duke rregulluar adhurimet e tyre me lëvizjen e diellit dhe llogaritjet e tij. Ndërsa feja jonë, për kohën e agjërimit, është e lidhur me atë që shihet me sy (me shikimin e hënës). Nëse ajo nuk shihet (mbulohet nga retë), ne e plotësojmë numrin e ditëve të muajit dhe nuk kemi nevojë për llogaritje.”
[Islamweb.net]
Siraxhud din Ibnul Mulak-kin (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
والحق أن الحساب لا يجوز الاعتماد عليه في الصوم
“E vërteta është se nuk lejohet të mbështetesh në llogaritje (astronomike) për agjërimin.”
[Et- Teudih li Sherh El Xhami Es-Sahih. 13/60]
Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
أما الحساب فلا يعتمد ولا يجوز التعويل عليه…
وذكر أبو العباس ابن تيمية شيخ الإسلام رحمه الله أن العلماء أجمعوا على أن الحساب لا يعتمد في إثبات الأهلة، وإنما العمدة هو رؤية الهلال أو إكمال العدة؛
“Nuk lejohet të mbështetet, të bazohet tek llogaritjet (astronomike)… Ka përmendur Ebul-Abbas Ibn Tejmije, Shejhul-Islam, Allahu e mëshiroftë, se dijetarët kanë rënë në ixhma (unanimitet, konsensus) që llogaritja astronomike nuk merret si bazë për vërtetimin e hyrjes së hënave (fillimit të muajve hënorë). Baza (mbështetja) është vetëm shikimi i hënës, ose plotësimi i muajit 30 ditë.”
[Hukm El Hisaab El Felekij Fi Dukhul Esh- Shehr. Binbaz.org]
Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
:لا يجوز الاعتماد على الحسابات الفلكية.
“Nuk lejohet bazimi në llogaritjet astronomike për konfirmimin e hyrjes së muajve.”
[Fetawa abral hatif ues sejjara kaseta 168]
Lexhnja (Komisioni i Përhershëm) thotë:
ولا يجوز الاعتماد على العلوم الفلكية في إثبات بدء شهر رمضان المبارك أو الفطر”.
“Nuk lejohet bazimi (mbështetja) në shkencat astronomike për të konfirmuar fillimin e muajit të Ramazanit të Begatë dhe as Mbarimin e tij.”
[Fetawa El-Lexhneh Ed-Deimeh 9/99.Islamqa.info]
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
أما الحساب فإنه لا يجوز العمل به ، ولا الاعتماد عليه .
“Sa i përket llogaritjes astronomike, nuk lejohet veprimi me të dhe as të merret për bazë.”
[Fetawa Ulemai El Beled El Haram 192. Islamqa.info]
Ka një mospajtim të papërfillshëm nga disa dijetarë, dhe disa tjerë në kohët tona (të cilët nuk janë dijetarë), të cilët pretendojnë se lejohet të bazohesh në llogaritje astronomike për të konfirmuar hyrjen e Ramazanit.
Ibn Haxheri (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
:وذهب آخرون إلى تأويل ثالث، قالوا: معناه: فاقدروه بحساب المنازل، قاله أبو العباس بن سريج ـ من الشافعية ـ ومطرف بن عبد الله ـ من التابعين ـ وابن قتيبة ـ من المحدثين ـ قال ابن عبد البر: لا يصح عن مطرف، وأما ابن قتيبة: فليس هو ممن يعرج عليه في مثل هذا.
“Disa të tjerë prej dijetarëve përmendin një interpretim të tretë (për fjalën e Profetit: ” فاقدروا له) duke thënë: ‘kuptimi është: llogariteni muajin me llogaritjen e fazave (të hënës)’.
Këtë e thotë Ebu’l-Abbas bin Surejxh – nga shafiitët, dhe Mutar-rif bin Abdullah – nga Tabi’inët, dhe Ibn Kutejbeh – nga Muhaddithët.
Ibn Abdul Ber thotë: nuk është e saktë ajo që transmetohet nga Mutar-rif.
Ndërsa sa i përket Ibn Kutajbes: ai nuk është nga ata që merret në konsideratë në çështje të tilla.”
[El Fet’h]
Ata që e lejojnë bazimin në përllogaritjet astronomike bazohen në hadithin i cili thotë:
((فإن غُمَّ عليكم فاقدروا له))
((Nëse nuk e shihni (hënën) atëherë FEKDURUU LEH))
[Buhariu dhe Muslimi]
Këta (Ibn Surejxh, Mutar-rif Bin Abdil-lah, Ibn Kutejbeh) e komentojnë këtë fjalë më kuptimin: llogariteni me fazat e hënës.
[E përmend këtë Neueuiju në (Sherh Sahih Muslim) dhe të tjerë]
Ndërsa shumica e dijetarëve e komentojnë me kuptimin: Llogaritni numrin e plotë të muajit tridhjetë ditë.
Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
و ذهب مالك و الشافعي و أبو حنيفة و جمهور السلف و الخلف إلى أن معناه : قدروا له تمام العدد ثلاثين يوما.
“Imam Malik, Shafiu, Ebu Hanife, dhe shumica e dijetarëve të hershëm dhe të mëvonshëm thonë se kuptimi i kësaj fjale është: llogaritini atij (Sha’banit) numrin e plotë (të ditëve të tij), tridhjetë ditë.”
[Sherh Sahih Muslim.komenti hadithit 1080]
El Meezirij (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
و حمل جمهور الفقهاء قوله صلى الله عليه وسلم: فاقدروا له على أن المراد: كمال العدة ثلاثين كمال فسره في حديث آخر قالوا : و لا يجوز أن يكون المراد حساب المنجمين؛ لأن الناس لو كلفوا به ضاق عليهم ؛ لأنه لا يعرفه إلا افراد، و الشرع إنما يعرف الناس بما يعرفه جماهيرهم.
“Shumica e dijetarëve e kanë kuptuar fjalën e Profetit: (‘فاقدروا له) FEKDURUU LEH, se qëllimi më të është ‘Plotësimi i muajit tridhjetë ditë’, siç e ka sqaruar vetë Profeti alejhis-selam në një hadith tjetër.
Ata (shumica e dijetarëve) thonë: Nuk lejohet që me këtë (fjalë) të nënkuptohet llogaritja e astrologëve (llogaritja astronomike), sepse nëse njerëzit do të ngarkoheshin me këtë, do t’u vështirësohej (ngushtohej), pasi atë (llogaritjen e fazave të hënës -astronominë-) e njohin vetëm pak individë. Ndërsa Sheriati i drejtohet njerëzve me atë që e njohin shumica e tyre.”
[Sherh Sahih Muslim komenti hadithit 1080]
Pra, kuptimi i “Fekduruu leh” është: plotësoni muajin 30 ditë, jo bëni llogaritje astronomike.
Këte e sqaron Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem në një transmetim tjetër:
((فإن أُغْمِيَ عليكم فاقْدُروا له ثلاثين ))
((Nëse nuk e shihni, llogaritni tridhjetë ditë -të muajit Sha’ban-))
[Muslim]
Në një transmetim thotë:
((فإن أُغمِيَ عليكم فعُدُّوا ثلاثين )).
((Nëse nuk e shihni, atëherë llogariteni (muajin) tridhjetë ditë))
[Buhariu, Muslimi]
Pra, mendimi i atyre që thonë se lejohet të bazohet në llogaritje astronomike (në kalendar) për konfirmimin e hyrjes së Ramazanit është mendim i kotë, i pa bazë. Mendim i cili kundërshton argumentet e sakta, dhe atë që kanë rënë dakord të gjithë dijetarët, dhe atë që e kanë vepruar muslimanët që në kohën e Profetit – alejhis-selam -, në kohën e Sahabëve e deri pa u përhap kjo e keqe (bazimi në kalendar).
Ibn Tejmije (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
وقد أجمع المسلمون عليه ولا يعرف فيه خلاف قديم أصلا ولا خلاف حديث، إلا أن بعض المتأخرين من المتفقهة الحادثين بعد المائة الثالثة زعم أنه إذا غم الهلال جاز للحاسب أن يعمل في حق نفسه بالحساب، فإن كان الحساب دل على الرؤية صام وإلا فلا، وهذا القول ـ وإن كان مقيدا بالإغمام ومختصا بالحاسب ـ فهو شاذ مسبوق بالإجماع على خلافه.
“Muslimanët kanë rënë dakord mbi këtë çështje (që baza është shikimi i hënës fizikisht), dhe se nuk njihet ndonjë mospajtim i hershëm, apo i mëvonshem në lidhje me këtë. Përveç disa dijetarëve të mëvonshëm pas shekullit të tretë të cilët pretendojnë se, nëse hëna nuk shihet, është e lejuar për atë që e njeh dhe llogarit fazat e hënës, që të veprojë për veten e tij me llogaritje. Nëse llogaritja tregon se hëna do të shihet, ai agjëron, në të kundërt nuk agjëron. Ky mendim – edhe pse i kufizuar në rastin kur nuk shihet hëna dhe vetëm për llogaritësin (për personin që njeh fazat e hënës) – është Shedh, bie ndesh me konsensusin (unanimitetin) e dijetarëve.”
Thotë shejh Albani:
قد ذكر شيخ الإسلام ابن تيمية والحافظ ابن حجر قد ذكرا إجماع المسلمين على عدم الاعتداد بالحساب الفلكي في إثبات هلال رمضان بل وفي إثبات الشهور الأخرى.
“Shejhul-Islami Ibn Tejmije dhe Hafidh Ibn Haxheri kanë përmendur se ekziston ixhma (konsensus) i dijetarëve muslimanë që nuk merret parasysh llogaritja astronomike në vërtetimin, konfirmimin e hënës (hyrjes) së Ramazanit, madje as në konfirmimin e muajve të tjerë. Por mbështetja është te shikimi i hënës, ose plotësimi i tridhjetë ditëve.”
[Fetawa abral hatif ues sejjara, kaseta 168, al-albany.com]
Ai që fillon Ramazanin me kalendar ka bërë mëkat edhe nëse ia qëllon.
Ndërsa sa i përket njerëzve (popullit) në një vend ku shteti e konfirmon hyrjen e Ramazanit me kalendare është çështje tjetër. Njerëzit (populli) në këtë rast nuk kanë gjynah që e pasojnë të parin e atij vendi.
Madje duhet t’a ndjekin dhe të agjërojnë njerëzit.
Do e sqaroj në temën në vazhdim insha All-llah.
PËRDORIMI I MJETEVE SI DYLBI, APO TELESKOP PËR TË PARË HËNËN
Lejohet përdorimi i këtyre mjeteve të cilat thjesht e afrojnë objektin.
Lexhnja (Komisioni i Përhershëm) thotë:
“تجوز الاستعانة بآلات الرصد في رؤية الهلال ،
“Lejohet përdorimi i mjeteve të vrojtimit për shikimin e hënës.”
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
وأما استعمال ما يسمى (بالدربيل) وهو المنظار المقرب في رؤية الهلال فلا بأس به ، ولكن ليس بواجب .
“Sa i përket përdorimit të dylbive në shikimin e hënës së re, nuk ka asgjë të keqe në përdorimin e tij, por nuk është i detyrueshëm.”
[Fetawa Ulemai El Beled El Haram 193. Islamqa.info]
Shejh Albani u pyet në lidhje me një person i cili e ka parë hënën e Sheualit me teleskop, a mund të bazohet në këtë?
Shejhu u përgjigj: “Nuk ka pengesë, bën. Është shikim me sy… Është sikur unë që shoh me syze. Thjesht e zmadhon.”
السائل : بقول شيخي الأخ الأمريكي هذا أنه رأوا الهلال بواسطة التلسكوبات هذه .
السائل : فبقول هل شيخنا يعتد بهذه الرؤيا لإثبات دخول شهر شوال .
الشيخ : ما في مانع … الرؤيا البصرية .
السائل : نعم .
الشيخ : هو قال لك هيك يعني لأنه التلسكوب في إله طريقتين في الرؤيا كما أنا أرى مثلًا بهذه النظارة .
السائل : تكبير .
الشيخ : تكبير .
السائل : نعم .
الشيخ : أما إذا كان التلسكوب بيعكس الأشعة فيرى الهلال بعد غروبه .
السائل : أيوا .
الشيخ : هذا لا يعتد به .
السائل : لا الظاهر من كلامه شيخي أنه الرؤيا البصرية .
الشيخ : آ لذلك أقول إذا كان كذلك فهو رؤيا شرعية .
[Audio. Fetawa abral hatif ues sejjara. Kaseta270. Al-albany.com]
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم