:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
■ AI QË SHIKON HËNËN, POR NUK I PRANOHET DESHMIA. APO NUK MUND TË SHKOJE TË DËSHMOJE. APO ËSHTË NË NJË VEND KU NUK I JAPIN RËNDËSI SHIKIMIT TË HËNËS.
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me personin që është në një vend Islam dhe shikon hënën, por nuk i pranohet dëshmia, ose nuk ka mundësi për të lajmëruar gjykatën apo përgjegjësit të cilët shpallin Ramazanin.
Ibn Tejmije All-llahu e mëshiroftë ka thënë:
قال الإمام ابن تيمية -رحمه الله-: إذا رأى هلال الصوم وحده، أو هلال الفطر وحده، فهل عليه أن يصوم برؤية نفسه؟ أو يفطر برؤية نفسه؟ أم لا يصوم ولا يفطر إلا مع الناس؟ على ثلاثة أقوال: هي ثلاث روايات عن أحمد.
أحدها: أن عليه أن يصوم، وأن يفطر سرا، وهو مذهب الشافعي.
والثاني: يصوم، ولا يفطر إلا مع الناس، وهو المشهور من مذهب أحمد ومالك وأبي حنيفة.
والثالث: يصوم مع الناس، ويفطر مع الناس، وهذا أظهر الأقوال؛ لقول النبي -صلى الله عليه وسلم-: صومكم يوم تصومون، وفطركم يوم تفطرون، وأضحاكم يوم تضحون. رواه الترمذي، وقال حسن غريب، ورواه أبو داود، وابن ماجه، وذكر الفطر والأضحى فقط. … إلخ. (مجموع الفتاوى25/114-118) لابن تيمية.
“Nëse një person e shikon hënën e Ramazanit, ose e sheh hënën e Fitrit (Hënën e Sheualit, mbylljen e Ramazanit), a e ka detyrë të agjëroje sipas shikimit të vet?Apo t’a çele (t’a mbylle muajin e Ramazanit) sipas shikimit të vet? Apo të mos agjëroje, dhe as të mos e mbylle Ramazanin veçse me njerëzit?
Për këtë ka tre mendime. Të tre këto mendime janë transmetuar nga Ahmedi.
Mendimi i parë: Ai e ka detyrë të agjëroje dhe të bëje iftar fshehurazi. Ky është mendimi i Shafiut.
Mendimi i dytë: T’a filloje agjërimin vetëm, por Ramazanin e përfundon me njerëzit (popullin). Ky është mendimi i njohur në medhhebin e Imam Ahmedit, imam Malik dhe Ebu Hanifes.
Mendimi i tretë: Ai duhet të agjëroje me njerëzit dhe t’a mbylle Ramazanin me njerëzit. Dhe ky është mendimi më i saktë. Kjo duke u bazuar në fjalën e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ku thotë:
((Agjërimi juaj është ditën kur agjëroni (dmth: kur agjëron populli), dhe çelja (mbarimi i Ramazanit) është ditën kur e çelni (dmth: kur populli e çel, e mbaron Ramazanin), dhe kurbani juaj është ditën kur bëni kurban -dmth: ditën kur populli bën kurban-))
[E transmeton Tirmidhi, dhe gjithashtu Ebu Dawudi dhe Ibn Maxheh, ku përmend vetëm mbylljen e Ramazanit dhe kurbanin..
[“Mexhmu El-Fetawa” (25/114–118) / Islamweb.net]
– Ky hadith, me këtë tekst, që e përmend Ibn Tejmije, në gjykimin e shejh Albanit është i dobët.
U pyet shejh Bin Bazi në lidhje me atë që e ka parë hënën, por gjykatësi, apo përgjegjësit nuk ia pranojnë dëshminë?
U përgjigj shejhu:
إذا تقدم الإنسان وذكر للقاضي أو المسئول أنه رأى هلال رمضان ولم يقبل منه، ولم يعمل برؤيته فهذا فيه خلاف بين العلماء، فقد ذهب الأكثرون إلى أنه يصوم؛ لأنه ثبت الشهر في حقه برؤيته، فيصوم ويسبق الناس بيوم، ويفطر معهم إذا أفطروا، وذهب آخرون من أهل العلم إلى أنه لا يصوم إذا لم يعمل برؤيته؛ لقول النبي صلىاللهعليهوسلم: (( الصوم يوم تصومون، والفطر يوم تفطرون، والأضحى يوم تضحون))، وهذا اليوم لم يصمه المسلمون فلا يصومه هو، وهذا هو اختيار شيخ الإسلام ابن تيمية رحمه الله، وجماعة من أهل العلم، وهو أظهر في الدليل؛ لقول النبي صلى الله عليه وسلم: (( الصوم يوم تصومون)) والمسلمون لم يصوموا فتصبح شهادته لاغية في حقه وحق غيره، فلا يصوم، وهذا هو الراجح، والله ولي التوفيق.
“Ka mospajtim në lidhje me personin i cili paraqitet dhe i tregon gjykatësit ose përgjegjësit (që merren me shpalljen e Ramazanit) se ai e ka parë hënën e Ramazanit, dhe nuk i pranohet dëshmia…
Shumica e dijetarëve kanë thënë se ai duhet të agjëroje, sepse muaji për të është vërtetuar me shikimin e tij. Prandaj ai agjëron dhe u paraprin njerëzve me një ditë, ndërsa mbylljen e Ramazanit e bën bashkë me ta, kur (populli) e mbyll Ramazanin.
Disa dijetarë tjerë kanë thënë se ai nuk duhet të agjëroje nëse dëshmia e tij nuk merret në konsideratë, duke u bazuar në fjalën e Profetit (alejhis-selam):
((Agjërimi është ditën kur ju agjëroni (dmth: kur populli fillon agjërimin) dhe iftari (mbarimi i Ramazanit) është ditën kur ju e perfundoni atë. Dhe Kurbani është ditën kur bëni kurban.))
Këtë ditë (që ky dëshiron t’a agjeroje) nuk po e agjërojnë muslimanët (populli), kështu që ai nuk duhet t’a agjëroje.
Ky mendim është zgjedhja e Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë), dhe e një grupi dijetarësh.
Ky mendim duket më i saktë, sepse Profeti (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
((Agjërimi është ditën kur ju agjëroni -dmth: ditën kur populli agjëron-))
(Populli), muslimanët nuk po agjërojnë. Kështu që dëshmia e tij bëhet e pavlefshme, si për veten e tij ashtu edhe për të tjerët, dhe si rezultat nuk duhet të agjëroje.”
[Mexhmu Fetewa ue Mekalat shejh Ibn Baz 15/73]
Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
الرؤية الشخصية الفردية لا وزن لها و لا قيمة في الشريعة الإسلامية لقوله عليه الصلاة والسلام: (( الصوم يوم يصوم الناس و الفطر يوم يُفطِر الناس )) ،
و لذلك كون شخص رأى ( الهلال ) و الناس مفطرون لا يصوم و لو أنه رأى الهلال ؛ لأنه ينبغي أن ينضمَّ إلى الجماعة و أن لا يفارقهم و لا يخالفهم…
“Shikimi personal, individual (i hënës) nuk ka peshë dhe as vlerë në Sheriatin Islam, dhe kjo duke u bazuar në fjalën e tij (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem):
((Agjërimi është ditën kur njerëzit agjërojnë dhe çelja (mbarimi i Ramazanit) është ditën kur njerëzit e çelin agjërimin -dmth: e mbarojnë, e mbyllin Ramazanin-))
Prandaj, nëse një person e sheh (hënën e Ramazanit) ndërkohë që njerëzit nuk janë duke agjëruar, ai nuk duhet të agjëroje, edhe nëse e ka parë hënën, sepse duhet t’i bashkohet xhematit (bashkësisë) dhe të mos ndahet prej tyre e as t’i kundërshtoje…
Dhe thotë:
ليس لك أن تصوم لرؤيتك، و إنما عليك أن تصوم مع أهل البلد التي أنت تعيش فيها ، إذا صام أهل البلد صمتَ معه ، و إذا أفطروا أفطرت معهم …
“Nuk të lejohet të agjërosh duke u bazuar në shikimin tënd (të hënës), por e ke detyrë të agjërosh me banorët e vendit ku jeton. Kur të agjërojnë banorët e vendit, agjëron me ta, dhe kur ata e mbyllin agjërimin (e Ramazanit), e mbyll edhe ti bashkë me ta.”
[Audio. ما يفعل من رأى الهلال وحده Shejh Albani. youtube]
U pyet Ibn Uthejmini në lidhje me një person i cili e shikon hënën, por nuk i pranohet dëshmia e tij që ka parë hënën?
U përgjigj shejhu:
و الذي يَظْهَر أنه يصوم و لكن لا يخالف الجماعة، بمعنى أنه لا يُظهِر صومه لئلّا يكون مخالفا للجماعة ، و اخترنا هذا القول لقول النبي صلى الله عليه و آله وسلم (( إذا رأيتموه فصوموا ))…
و مثل ذلك إذا رأى هلال شوال…
فالذي رأى هلال شوال وحده في مكان بعيد عن الناس لا يخالف الجماعة، هذا نقول له أفطِر .
أما الذي مع الناس فإنه لا يُفطِر ، و إن رخَّص بعض العلماء بأن يُفطِر سِرا. أما المجاهرة؛ فإن ذلك لا يجوز.
“Më e sakta është të agjëroje, por mos të kundërshtoje xhematin (bashkësinë). Me kuptimin: që mos t’a shfaqe agjërimin e tij, ashtu që mos të kundërshtoje xhematin (dmth: mos t’a dinë njerëzit, dhe të thonë se ky është ndarë nga bashkësia). E kam zgjedhur këtë mendim duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut sal-lall-llahu alejhi ue alihi ue sel-lem:
((Kur t’a shihni atë (hënën), atëherë agjëroni…))
Po kështu edhe nëse dikush e sheh i vetëm hënën e Sheualit (dmth: për mbylljen e Ramazanit). Ai që e ka parë hënën e Sheualit, i vetëm, në një vend të largët nga njerëzit ku nuk bie në kundërshtim me xhematin; këtij i themi: çele agjërimin (dmth: mbylle muajin e Ramazanit). Ndërsa ai që është mes njerëzve, ai nuk duhet t’a çele (ta mbylle) agjërimin e Ramazanit…”
[Audio هل يصوم من يرى هلال رمضان و ردت شهادته youtube]
Mendimi më i saktë është mendimi i atyre që thonë se ai i cili e sheh hënën dhe nuk ia pranojnë dëshminë gjykatësi apo përgjegjësit, i tilli nuk duhet të agjëroje i vetëm (edhe pse e ka parë hënën) por, duhet të agjëroje me popullin.
Ndërsa sa i përket mendimit që thotë se: nëse e sheh hënën bën të agjëroje, por me kushte, që janë:
1) që të shohë hënën vetë.
2) t’a mbaje fshehur (mos t’a shfaqe te asnjë), qoftë edhe te familja. Nëse shkon situata që po nuk e çeli e kuptojnë njerëzit përreth që po agjëron, atëherë duhet t’a prishë.
3) te jetë vetëm për fillimin e agjërimit, ndërsa për mbarimin jo. Dmth: nëse e sheh hënën e Sheualit dhe populli po e agjeron atë ditë, duhet edhe ky t’a agjëroje me ata, dhe jo t’a çele, edhe pse e ka parë hënën.
Me këto kushte, ndoshta bën, sidomos në vende ku bazohen verbërisht në kalendar, edhe pse personalisht nuk jam i bindur plotësisht.
All-llahu e di më së miri.
Ndërsa ai i cili është larg njerëzve, si ai që jeton në bjeshkë me bagëti, i tilli e fillon Ramazanin me shikimin e hënës kur t’a shohe vetë. E nëse nuk e shikon, atëherë e plotëson Sha’banin tridhjetë ditë.
Po ashtu edhe kur t’a mbylle muajin, e mbyll kur t’a shohe hënën vetë. E nëse nuk e shikon, e plotëson Ramazanin tridhjetë ditë.
Nëse nuk e sheh hënën, por ka mjete për t’u informuar, nëse informohet se një shtet i besueshëm si Saudia e shpall Ramazanin, le t’a ndjeke atë, si në hyrjen e Ramazanit dhe në daljen nga Ramazani.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم