:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
■ NISJA E AGJËRIMIT NGA POPULLI KONSIDEROHET KONFIRMIM I HYRJES SË MUAJIT TË AGJËRIMIT
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue aalihi ue sel-lem thotë:
الصَّومُ يومَ تَصُومُونَ، والفِطْرُ يومَ تُفْطِرُونَ، والأضحى يومَ تُضَحُّونَ
((Agjërimi është ditën kur të agjëroni (dmth: ditën kur e fillon agjërimin populli). Dhe dalja nga agjërimi është ditën kur t’a përfundoni agjërimin))
[Termidhi etj / Albani e konsideron të saktë]
Në një transmetim tjetër thotë:
((صومكم يوم يصوم الناس، و فطركم يوم يفطر الناس))
((Agjërimi juaj është ditën kur të agjërojnë njerëzit, dhe dalja (mbarimi) i agjërimit është ditën kur e përfundojnë (e mbyllin) agjërimin njerzit))
[Albani thot Hadith Sahih]
Thotë San’aanij (All-llahu e mëshiroftë):
(فيه : دليل على أنه يعتبر في ثبوت العيد الموافقة للناس، وأن المنفرد بمعرفة يوم العيد بالرؤية يجب عليه موافقة غيره، ويلزمه حُكمهم في الصلاة، والإفطار، والأضحية.
“Në këtë hadith ka argument se rënia dakord me njerëzit (ndjekja e tyre) merret në konsideratë në konfirmimin e Bajramit (mbylljes së Ramazanit). Dhe se personi i cili veçohet nga njerëzit në lidhje me njohjen dhe konfirmimin e Bajramit (e daljes nga agjërimi) me shikimin e hënës, e ka detyrë të ndjekë të tjerët, (të ndjekë njerëzit). Dhe e ka obligim ti përmbahet vendimit të tyre në namazin (namazin e Bajramit) , në mbylljen e agjërimit dhe në Bajramin e Kurbanit”
[Subulus – Selam 1/425]
Kuptimi: kjo vlen për personin i cili edhe pse populli do agjërojnë (p.sh. nesër), apo do bëjnë Bajram (p.sh nesër), ky veçohet nga njerëzit, me pretendimin se ai do shohe hënën, dhe do ecë me hënë.
Ky pretendim i tij, edhe pse në bazë është i drejtë, ama tani që populli ka nisur agjërimin, apo e kanë mbyllur sot agjërimin dhe nesër do bejnë Bajram, nuk vlen më.
Kur populli nis agjërimin, apo vendosin që nesër do nisin agjërimin, kjo konsiderohet konfirmim i hyrjes së agjërimit për atë vend.
Kështu që individi sado që e shikon hënën, nuk i vlen, nuk i merret në konsideratë: sepse tashmë që është konfirmuar fillimi i Ramazanit apo dalja e tij, atëherë për kë do e shohe hënën? Për veten e tij?! Për veten e tij nuk vlen më, sepse agjërimi i Ramazanit, fillimi i tij, dalja e tij dhe Bajrami, janë adhurime kolektive që bëhen me bashkësinë, kur je në mesin e tyre.
Prandaj Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë: ((Agjërimi juaj është në ditën që agjërojnë njerëzit …))
Ibnul Kajjimi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
وفيه: دليل على أن المنفرد بالرؤية لا يلزمه حكمها لا في الصوم ولا في الفِطر، ولا في التعريف (الوقوف بعرفة)
“Në këtë (hadith) ka argument se personi që e sheh hënën i vetëm nuk është i detyruar t’a zbatoje gjykimin e shikimit të hënës, as në nisjen e agjërimit, as në mbylljen e agjërimit dhe as në qëndrimin në Arafat.”
[Haashijetu Ala Sunen Ebi Dawud 6/317]
Pra, kuptimi është: “Nëse një person e sheh hënën, por njerëzit (apo autoriteti fetar) nuk e shpallin fillimin e agjërimit, apo nuk e shpallin Bajramin, ai nuk duhet të veproje i vetëm, por duhet të ndjeke xhematin në nisjen e agjërimit, në mbylljen e Ramazanit, në faljen e namazit të Bajramit, dhe në kurban.”
Thotë shejh Albani All-llahu e mëshiroftë:
الرؤية الشخصية الفردية لا وزن لها و لا قيمة في الشريعة الإسلامية لقوله عليه الصلاة والسلام: (( الصوم يوم يصوم الناس و الفطر يوم يُفطِر الناس )) ،
“Shikimi personal individual (i hënës) nuk ka peshë dhe as vlerë në Sheriatin Islam, dhe kjo duke u bazuar në fjalën e tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
((Agjërimi është ditën kur njerëzit agjërojnë dhe çelja (mbarimi i Ramazanit) është ditën kur njerëzit e çelin agjërimin -dmth: e mbarojnë, e mbyllin Ramazanin-))
Dhe thotë:
ليس لك أن تصوم لرؤيتك، و إنما عليك أن تصوم مع أهل البلد التي أنت تعيش فيها ، إذا صام أهل البلد صمتَ معه ، و إذا أفطروا أفطرت معهم …
“Nuk të lejohet të agjërosh duke u bazuar në shikimin tënd (të hënës), por e ke detyrë të agjërosh me banorët e vendit ku jeton. Kur të agjërojnë banorët e vendit, agjëron me ta, dhe kur ata e mbyllin agjërimin (e Ramazanit), e mbyll edhe ti bashkë me ta.”
[Audio. ما يفعل من رأى الهلال وحده Shejh Albani. youtube]
Profeti alejhis-selam ka thënë: ((Agjëroni kur të shihni hënën))
Dmth: të konfirmohet dhe të niset agjërimi me shikimin e hënës.
Dhe Profeti alejhis-selam thotë: ((Agjërimi është ditën kur të agjërojnë njerëzit..))
Dmth: Agjëroni kur të agjërojnë njerëzit.
Hadithi i parë tregon se duhet me e nis agjërimin dhe me e mbyll atë me hënë. Kjo është baza, me të konfirmohet hyrja e Ramazanit, e nëse nuk shihet hëna, plotësohet muaji tridhjetë ditë.
Ama nëse populli nuk ka dije, pason prijësin e vendit, apo përgjegjësit të cilët nuk i përmbahen udhëzimit të Profetit alejhis-selam dhe e nisin agjërimin, atëherë duhet të gjithë të agjërojnë bashkë me popullin, sepse Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem urdhëron që të agjërojmë me popullin.
Kur populli fillon agjërimin, kjo konsiderohet konfirmim i hyrjes së muajit të Ramazanit.
Dhe kur kjo konsiderohet konfirmim i hyrjes së agjërimit dhe populli po agjëron, në këtë rast, këta që presin të shohin hënën, për ç’farë e duan shikimin e saj?! A duan që të konfirmojnë me të hyrjen e agjërimit dhe të shpallin te njerëzit (te populli) fillimin e agjërimit?!
Njerëzit (populli) tashmë janë duke agjëruar, apo e kanë mbyllur Ramazanin dhe nesër do bëjne Bajram, atëherë për ç’farë vlen ky shikim?!
Pra, kur populli e nis agjërimin apo e mbyll agjërimin, kjo konsiderohet konfirmim i hyrjes së Ramazanit, apo i daljes së Ramazanit për atë vend.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم