A lejohet urimi me rastin e hyrjes së Ramazanit?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد


Urimi me rastin e hyrjes së Ramazanit është i lejuar


Shumë dijetarë thonë se lejohet urimi me rastin e hyrjes së Ramazanit.


Thonë: “Argument të veçantë për këtë nuk ka, por është transmetuar nga Selefët se e kanë vepruar diçka të tillë (dmth: nga disa prej tyre, jo të gjithë).”


Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
رمضان شهر، عظيم شهر مبارك يفرح به المسلمون، وكان النبي -صلى الله عليه وسلم – وأصحابه يفرحون به، وكان النبي- صلى الله عليه وسلم- يبشر أصحابه بذلك، فإذا فرح به المسلمون واستبشروا به وهنأ بعضهم بعضاً في ذلك فلا حرج في ذلك، كما فعله السلف الصالح.
“Ramazani është një muaj madhështor, muaj i begatë me të cilin gëzohen muslimanët. Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij gëzoheshin me të. Profeti alejhis-selam i përgëzonte shokët e tij për ardhjen e tij. Prandaj, nëse muslimanët gëzohen për të dhe e urojnë njëri-tjetrin me të, nuk ka asgjë të keqe në këtë, ashtu siç kanë vepruar selefët e devotshëm.”
[binbaz.org]


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
ورد عن السلف أنهم كانوا يهنئون بعضهم بعضاً في دخول رمضان ولا حرج في هذا، فيقول مثلاً: شهر مبارك، أو بارك الله لك في شهرك، أو ما أشبه ذلك، ويرد عليه المهنأ بمثل ما هنأه به، فيقول مثلاً: ولك بمثل هذا، أو يقول: وهو مبارك عليه، أو ما يحصل به تطييب خاطر المهنئ.
“Është transmetuar nga selefët (të parët e mirë) se ata e uronin njëri-tjetrin me rastin e hyrjes së Ramazanit, dhe nuk ka asnjë problem në këtë gjë. Për shembull, thoshin: ‘Shehrun Mubaarek’ (të uroj  muaj të begatë), ose ‘Berekell-llah leke fi shehrike’ (All-llahu të bekoftë në këtë muaj) ose shprehje të ngjashme.
Ndërsa ai që urohet, ia kthen atij që e uroi me të njejtën, (ose me diçka të ngjashme me atë me të cilën u urua nga tjetri). Si për shembull: ‘Edhe për ty gjithashtu’, ose thotë: ‘Ue Hue Mubarekun Alejk’ (edhe për ty qoftë i begatë), apo fjalë të tjera që e gëzojnë atë.”
[binothaimeen.net]


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
ادعي بما شئت من التبريك بشهر رمضان من الدعاء أن يعيننا الله على الصيام وعلى القيام وأن نقوم بحق الصيام ونحو ذلك فليس هناك تهنئة واردة حتى نلتزمها ولكن هناك الابتعاد عن التشبه بالكفار وهناك الحض على مخالفة الكفار فتهنئة كل عام وأنتم بخير هذه تهنئة الكفار فينبغي اجتنابها ثم ما عدا ذلك ادعي بما شئت .
“Lutu me çfarë të duash prej urimeve për muajin e Ramazanit, duke kërkuar që All-llahu të na ndihmoje në agjërim dhe në faljen e namazit të natës (Kijamul-Lejl), që t’a kryejmë siç duhet agjërimin, dhe me urime tjera të ngjashme me këtë. Nuk ka ndonjë formë të veçantë urimi të transmetuar ashtu që t’i përmbahemi asaj, por duhet të largohesh nga përngjasimi me jobesimtarët (të mos urosh tjetrin me ndonjë urim të veçantë të jobesimtarëve).”
[Audio Fetawa abral hatif ues sejjara; kaseta 113; al-albany.com]


Në një audio tjetër thotë:
قل” شهر مبارك”،   و إن شاء الله ربنا يعيننا على الصيام و القيام و التقوى و و و الى آخره”.
“Thuaj: Shehr Mubarek. Dhe (Insha All-llahu) Zoti ynë na ndihmoftë në kryerjen e agjërimit të Ramazanit dhe faljen e namazit të natës (Terauive), dhe në devotshmëri …”
[Audio, kibaaralulema@.com]



Urimi është dua, lutje për mirësi

Nuk ka problem ta urosh tjetrin me shprehje të ndryshme që përmbajnë lutje për mirësi, begati, bereqet dhe sukses. Si për përshembull:

– All-llahu të begatoftë në këtë muaj.

– All-llahu ti shtoftë mirësitë.

– All-llahu të dhëntë sukses në agjërimin e këtij muaji dhe shtimin e adhurimeve në të.


Po ashtu nuk ka problem t’a urosh me shprehje që përmbajnë lutje për ndihmë dhe lehtësim në këtë muaj. Si për shembull:

– All-llahu na e lehtesoftë agjërimin e këtij muaji dhe adhurimet në të.

– All-llahu na ndihmoftë në kryerjen e agjërimit siç duhet, etj.


Lejohet edhe në formë e cila nënkupton lutje, për shembull:

– Agjërim të lehtë etj.


Edhe nëse nuk e uron, nuk ka problem.

Urimi në këtë rast nuk është prej gjërave të kërkuara, sepse nuk ka argument për këtë.

Urimi është atëherë kur e takon, nuk është e nevojshme me telefon, dhe as me mesazhe.

Nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi urimit sikur të jetë sunnet.

Urimi nuk është sunnet, kështu që nëse e takon tjetrin dhe e uron lejohet, e nëse nuk e uron s’ka asnjë problem. Nuk konsiderohet mangësi.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: