:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me abdesin, kur prishet mes’hi apo kur i mbaron koha.
Dijetarët janë ndarë në katër mendime siç thotë Imam Neueuijju (All-llahu e mëshiroftë).
Mendimi i parë
Disa dijetarë thonë: “Mjafton të lash vetëm këmbët dhe të falesh.”
Mendimi i dytë
Shumica e dijetarëve, prej tyre Shejkh Ibn Bazi, Abbadi, Feuzani, thonë:
“Kur të mbaroje koha e mes’hit prishet abdesi, duhet me marr abdes nëse do që të falet, sepse Profeti ka vendosur kohë për mes’hin, dhe kur i del koha është prish abdesi.”
Shejh Feuzani thotë: “I prishet abdesi, sepse ai, as nuk mund t’i jape mes’h ngase koha e tij mbaroi, dhe as nuk mund t’i laje këmbët.”
Mendimi i tretë
Disa dijetarë tjerë thonë:
“Nëse i prishet mes’hi apo i mbaron koha mes’hit, nëse merr abdes menjëherë, kjo i mjafton, mund të falet. E nëse e vonon larjen e këmbëve, atëherë duhet me marr abdes nga fillimi pastaj të falet.”
Mendimi i katërt (Më i sakti)
Ndërsa disa dijetarë tjerë thonë: “Prishja e mes’hit nuk e prish abdesin.”
Dmth: nëse robi ka abdes dhe i prishet mes’hi, abdes ka. Sepse nuk ka argument që tregon se kur prishet mes’hi, prishet edhe abdesin.
Shejkh Ibn Uthejmini thotë:
“Nuk ka argument për këtë nga Kur’ani, dhe as nga Sunneti i të Dërguarit të Tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe as nga ixhmaja (Unanimiteti) i dijetarëve. Profeti alejhis-selam e ka vendosur kohën e mes’hit për të treguar fundin e kohës së tij, dhe jo mbarimin (prishjen) e abdesit.”
Ky është mendimi i Ibn Hazmit, i Ibn Tejmijes, Shejkh Albanit, Ibn Uthejminit, Ferkusit.
Është saktësuar (siç thotë shejkh Albani) nga Aliu Radijall-llahu anhu, i cili iu ka dhënë mes’h sandaleve, dhe pastaj i hoqi dhe u fal.
Kur vesh çorape tjera sipër çorapeve të para, ose këpucë.
Shejkh Ibn Uthejmini thotë:
“Nëse ke mes’h, dhe vesh çorape tjera sipër çorapeve të poshtme të cilave iu ke dhënë mes’h, apo vesh këpucët, atëherë:
-Nëse nuk ke abdes (dmth: e vesh palën e dytë të çorapeve duke mos patur abdes), në këtë rast i jep mes’h çorapeve të poshtme.
-E nëse e vesh palën e dytë të corapeve ose këpucët duke patur abdes, në këtë rast i jep mes’h çorapeve të sipërme, dhe këpucëve.”
Shejkhu përmend se ky është mendimi i imam Neueuiut.
[Fetewa Et-Tahaara 192 / Islamqa.info]
Të njejtin mendim ka dhe Bin Bazi.
وقال ابن باز: إذا لبس الخف الفوقاني بعد الطهارة جاز المسح عليه ولو كان مسح على التحتاني قبل ذلك.
Shumica e dijetarëve nuk e lejojnë këtë.
Ibn Kudame thotë: “Në këtë rast mundet të fut dorën poshtë çorapeve të sipërme që t’iu jape mes’h çorapeve të poshtme. Ama të sipërmeve nuk iu jep mes’h, edhe nëse i vesh me abdes.”
Shejkh Feuzani All-llahu e ruajt thotë: “U jep mes’h të poshtmëve, jo të sipërmeve. Përveç nëse i ke veshur çorapet e sipërme përpara se t’i japësh mes’h të poshtmeve.”
Nëse vesh dy palë çorape, apo këpucë, dhe iu jep mes’h çorapeve të sipërme, ose këpucëve.
Kur t’i heqësh çorapet e sipërme, ose këpucët, a bën t’u jepet mes’h çorapeve të poshtme?
Në lidhje me këtë nuk kam gjetur ndonjë fjalë dijetari, përpos fjalës se Ibn Uthejminit i cili thotë:
“Po. Iu jep mes’h çorapeve të poshtme.”
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم