:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
Ka mospajtim në lidhje me këtë.
Imam Ahmedi thotë:
“Nëse dëshiron i lidh duart pas rukuje. E nëse nuk dëshiron, i lëshon.”
Shumë dijetarë të kohëve tona si Bin Bazi, Ibn Uthejmini, Feuzani etj, thonë:
“Është e pëlqyeshme lidhja e duarve pas rukusë, dhe e papëlqyer lëshimi i tyre.”
Këta bazohen në disa hadithe të përgjithshme. Prej tyre Hadithi I Ueil bin Huxher, i cili thotë:
((Kam parë Profetin sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem që kur qëndronte në këmbë në namaz e vendoste dorën e tij të djathtë sipër dorës së majtë))
Thonë: “Ky hadith është i përgjithshëm, për të gjitha rastet kur jemi në këmbë, para apo pas rukuje. Nuk ka argument që tregon se është mirë të lëshohen duart pas rukuje.”
Ndërsa shumica e dijetarëve të hershëm dhe të mëvonshëm thonë:
“Pëlqehet lëshimi i tyre.”
Madje shejh Albani thotë:
“Lidhja e duarve pas rukuje është bidat. Nuk ka asnjë transmetim të saktë që tregon se ndonjëri nga Selefët e ka bërë këtë.”
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم