A e prish abdesin prekja e organit gjenital me dorë?

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Ka mospajtim te dijetarët.


Një pjesë e dijetarëve thonë: “E prish abdesin, si me epsh si pa epsh.”
Dhe bazohen ne hadithin e saktë:
((Kush e prek organin e tij, të marre abdes))
[Transmeton Taberani etj. Në gjykimin e shejh Albanit është Sahih]


Një pjesë tjetër e dijetarëve thonë: “Nuk e prish abdesin, si me epsh dhe si pa epsh.”
Dhe bazohen në hadithin e saktë, ku tregohet se Profetin e pyeti një sahabi se a prishet abdesi, kur e prek organin në namaz?
Profeti sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem iu përgjigj:
((Ai është pjesë prej teje)) 
(dmth: si pjesët e tjera të trupit të cilat kur i prek nuk t’a prishin abdesin)
[Nesaiu etj. Në gjykimin e shejh Albanit është Sahih]


Një pjesë e dijetarëve thonë: “Nëse e prek organin me epsh prishet abdesi. Nëse e prek pa epsh nuk prishet.”
Ky është mendimi i shejh Albanit, Ibn Uthejminit etj.

Ky është mendimi më i saktë, dhe kjo duke bashkuar dhe vepruar me të dy hadithet.

Veprimi me të gjitha hadithet kur është i mundshëm bashkimi është më parësor sesa lënia e njërit dhe veprimi me tjetrin.

و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: