:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
■ GJYKIMI I ANGAZHIMIT PËR TË PARË HËNËN E RAMAZANIT
Sa i përket gjykimit të angazhimit për të parë hënën e Ramazanit ka mospajtim.
Një pjesë e dijetarëve thonë se është e pëlqyer që njerëzit të dalin (të angazhohen) për të parë hënën e Ramazanit.
Ibn Kudameh – prej dijetarëve Hanbeli (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
“يستحب للناس تراءي الهلال ليلة الثلاثين من شعبان “
“Pëlqehet që njerëzit të angazhohen (të dalin, të kujdesen) për të parë hënën e Ramazanit në natën e tridhjetë të Sha’banit.”
Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
فالسنة للناس أن يتراءَوْا هلال رمضان ليلة الثلاثين من شعبان.
“Prej sunnetit është që njerëzit të angazhohen për të parë hënën e Ramazanit në natën e tridhjetë të Sha’banit.”
[Audio. ما حكم رؤية الهلال و هل يكفي لثبوته شهادة رجل واحد. Youtube]
Hanefitë thonë: “Ështe detyrë Kifaje – Dmth: është detyrë për disa njerëz, jo për të gjithë.”
[E përmend këtë Ibn Nuxhejm – prej dijetarëve të mëdhenj hanefi në librin (El Behr Er-Raik 2/284)]
Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë) në shpjegimin e fjalës së Profetit alejhis-selam ((Agjëroni kur t’a shihni hënën)) thotë:
المراد : رؤية بعض المسلمين و لا يشترط رؤية كل إنسان.
“Qëllimi këtu është: shikimi (i hënës) nga ana e disa muslimanëve (dmth: prej një pjese kërkohet t’a shikojnë hënën), dhe nuk është kusht që çdo njeri t’a shikoje atë.”
[Sherh Sahih Muslim 7/190]
Lexhnja (Komisioni i Përhershëm) thotë:
أما الاستدلال بحديث (( صوموا لرؤيته…)) على أن كل فرد لا يصوم إلا برؤيته بنفسه فغير صحيح؛ لأن الحديث خطاب عام بالصيام عند تحقق الرؤية و لو من واحد عدل من المسلمين.
“Sa i përket argumentimit (të disave) me hadithin ((Agjëroni kur të shihni hënën…)), se është detyrë për çdo person të agjëroje atëherë kur t’a shohe secili vet, është argumentim jo i vërtetë (jo i saktë).
Sepse hadithi i drejtohet të gjithëve që të agjërojnë, kur të vërtetohet (konfirmohet) shikimi i hënës, (dhe kjo) qoftë edhe prej një personi të besueshëm (ADL).”
[Fetawa El-Lexhne Ed-Deimeh, 10/94]
Pra, hadithi nuk tregon se duhet çdokush t’a shohe hënën.
Hadithi tregon se është detyrë për të gjithë të fillojnë agjërimin, kur të vërtetohet shikimi i hënës.
Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka pranuar dëshminë e një personi për konfirmimin e hënës.
Ibn Umeri radijall-llahu anhuma thotë:
«تراءى الناسُ الهلالَ، فأخبرتُ رسولَ اللهِ ﷺ أني رأيتُه، فصامَ وأمرَ الناسَ بصيامِه.
((Njerëzit po vëzhgonin hënën (e Ramazanit). Unë e njoftova të Dërguarin e Allahut alejhis-selam se e pashë atë. Atëherë ai agjëroi dhe i urdhëroi njerëzit të agjëronin))
[Ebu Dawudi / Albani thotë Hadith Sahih (Sahih Ebi Dawud)]
Ky hadith është argument që tregon qartë se nuk është obligim t’a shohe çdo individ, por mjafton dikush i besueshëm.
Nëse do ishte obligim për të gjithë, do ishte e pamundur për shumicën dërrmuese të njerëzve, dhe si rezultat do ishin mëkatar në lidhje me këtë çështje shumica e njerëzve. Por këtë nuk e thotë kush prej dijetarëve.
Pra, nuk kërkohet prej të gjithëve të shohin hënën, por prej një grupi (pjesë) njerëzish.
A është detyrë për një pjesë, apo jo?
Hanefitë thonë po.
Hanbelitë thonë është e pëlqyer.
Malikitë dhe Shafiitë, nuk di ndonjë fjalë prej tyre në lidhje me këtë.
Unë anoj te ajo se duhet që një pjesë të angazhohen për shikimin e hënës, dhe mendimin e atyre që e obligojnë për një pjesë, e shoh mendim të fortë.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم