:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد
■ KONFIRMIMI I FILLIMIT TË AGJËRIMIT PËR ATË QË JETON NË NJË VEND JOMUSLIMAN
Ai që jeton në vende jomuslimane:
– ose është prej atyre që jeton në një vend ku nuk ka komunitet (bashkësi) muslimane.
– ose prej atyre që jetojnë në një vend ku ka bashkësi (komunitet) musliman.
NËSE JETON NË NJË VEND JOMUSLIMAN, KU NUK KA KOMUNITET MUSLIMAN
Ai që jeton në një vend jomusliman, dhe nuk ka komunitet musliman, i tilli agjëron kur t’a shohe hënën vetë, ose të bazohet te një vend i besueshëm i cili bazohet në shikimin e hënës.
Ndërsa shejh Feuzani thotë se në këtë rast ndjek vendin më të afërt me të:
و إن لم يكن عندهم مركز إسلامي فإنهم يصومون على أقرب البلاد إليهم مما لا تختلف فيه المطالع
“Nëse (në vendin ku jetojnë) nuk ka qendër Islame, atëherë të agjërojnë mbi bazën e vendit më të afërt, në të cilin nuk ndryshon lindja e hënës.”
[Audio كيف يصوم من كان مقيما في بلاد كافرة / youtube]
Nëse shejhu me fjalën “të ndjekin vendin më të afërt” ka për qëllim vend tjetër jomusliman, atëherë ajo që dimë ne është se ata nuk e shohin hënën. Ata (siç e dimë) në shumë vende janë të ndarë në xhemate. Prej tyre ka që ndjekin ndonjë vend Islam, i cili e sheh hënën, prej tyre ka që ndjekin shtetin e vet, dhe të tjerë që bazohen në kalendar. Kështu që nuk është e qëlluar të ndjekin ndonjë vend të tillë, me këtë realitet xhemati, dhe ndarje.
Por, më e sakta është që të ndjekin një shtet të besueshëm, i cili bazohet në shikimin e hënës, si për shembull: Saudia.
Ai shtet i besueshëm i cili e konfirmon hënën e Ramazanit i pari, atë le t’a ndjekin. E nëse nuk mund të informohen, atëherë t’a plotësojnë Sha’banin tridhjetë ditë.
Edhe për mbylljen e Ramazanit do të përdorin të njejtën rrugë. Nëse e shohin hënën e Sheualit, atëherë e mbyllin Ramazanin. Nëse nuk e shohin, por dëgjojnë një shtet i cili bazohet në shikimin e hënës, e mbyllin me atë shtet.
Nese nuk e shohin hënën vetë, dhe as nuk mund të informohen, atëherë e kanë detyrë t’a plotësojnë Ramazanin tridhjetë ditë.
NËSE JETON NË NJË VEND JOBESIMTAR, DHE KA KOMUNITET MUSLIMAN
Nëse jeton në një vend ku ka komunitet musliman, dhe janë të bashkuar, atëherë duhet të agjeroje me ata dhe t’a mbylle Ramazanin me ata.
Thotë shejh Feuzani – All-llahu e ruajt:
إن كان هذا البلد الذي هو فيه فيه مسلمون و لهم مرجع و مركز فهم يرجعون الى المركز و المرجع الذي يتولى شؤونهم
“Nëse në atë vend ku ai ndodhet ka muslimanë dhe ata kanë një qendër ku bashkohen dhe autoritet referimi, atëherë ata duhet t’i kthehen asaj qendre dhe atij autoriteti që merret me çështjet e tyre.”
[Audio كيف يصوم من كان مقيما في بلاد كافرة / youtube]
Shejh Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
فالمشروع لك أيها السائل أن تصوم مع إخوانك في الهند، وهكذا في أمريكا، وهكذا في أوروبا، وهكذا في غيرها من البلاد التي يغلب فيها الكفار، ويكون المسلمون فيها أقلية، المسلمون يجتهدون ويتحرون الشهر ويصومون، وإذا رأوا أن يصوموا برؤية دولة معينة كالسعودية مثلًا؛ لأنهم وثقوا بها وصاموا لرؤيتها، فلا بأس.
“Prandaj, ajo që është e pelqyer për ty, o pyetës, është që të agjërosh me vëllezërit e tu në Indi, po ashtu në Amerikë, po ashtu në Europë, dhe kështu në çdo vend tjetër ku shumicë janë jobesimtarët, ndërsa muslimanët janë pakicë.
Muslimanët atje të përpiqen, të hulumtojnë në shikimin dhe konfirmimin e hyrjes së muajit, dhe të agjërojnë. Nëse ata vendosin të agjërojnë duke u bazuar në shikimin e hënës nga një shtet i caktuar, si p.sh. nga Saudia, sepse i besojnë asaj dhe agjërojnë sipas shikimit të saj, atëherë nuk ka problem në këtë.”
[binbaz.org]
Dmth: muslimanët që jetojnë në vende jo Islame, duhet të bashkohen, dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në çeshtjet e fesë. Duhet të angazhohen të shikojnë hënën, dhe të konfirmojnë agjërimin me hënë, dhe të agjërojnë bashkarisht.
E nëse nuk e shohin hënën, le të ndjekin të gjithë së bashku një shtet të besueshëm i cili bazohet në shikimin e hënës. Kjo është ajo që duhet, por realiteti tregon që ata nuk janë të tillë.
All-llahu e përmirësoftë gjendjen e muslimanëve.
Nëse ata janë të unifikuar, dhe fillojnë agjërimin një ditë mbas, duke u bazuar në kalendar, dhe jo në shikimin e hënës, fillo edhe ti me ata.
Nëse ti e sheh hënën vetë, apo e ka shikuar një shtet i besueshëm, në mendimin e disa dijetarëve bën të agjërosh, por mos të kuptohesh nga besimtarët përreth që je agjërueshëm.
E nëse ata fillojnë agjërimin një ditë para, duke u bazuar në kalendar, duhet të agjerosh me ata, edhe pse nuk është parë hëna.
Nëse ata e mbyllin muajin e Ramazanit me 29 ditë, duke u bazuar në kalendar, ndërkohë hëna nuk është parë, dhe asnjë shtet i cili bazohet në shikimin e hënës nuk e ka konfirmuar, në këtë rast:
E nëse ata janë të bashkuar dhe plotësojnë 30 ditë Ramazan mbi bazën e Kalendarit, ndërkohë hëna është parë një ditë përpara, ti agjëro dhe bëj Bajram me ata, edhe pse hëna eshtë parë një ditë përpara.
Dhe kjo duke u bazuar në hadithin e mësipërm.
E nëse ata janë të përçarë, xhemate të ndryshme, disa xhemate ( xhamia ) bëjnë Bajram me hënë (sot), dhe xhemate tjera bëjnë me kalendar (nesër), atëherë ndjek ata që ecin me hënë.
Dhe nuk konsiderohesh që je ndarë nga xhemati, dhe ke kundërshtuar – siç e përmenda më lart.
All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.
————
و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم