Paraprirja e Ramazanit me agjërim

:الحمد لله و صلى الله و سلم على نبينا محمد! أما بعد

Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
لَا يَتَقَدَّمَنَّ أحَدُكُمْ رَمَضَانَ بصَوْمِ يَومٍ أوْ يَومَيْنِ، إلَّا أنْ يَكونَ رَجُلٌ كانَ يَصُومُ صَوْمَهُ، فَلْيَصُمْ ذلكَ اjليَومَ.
((Mos t’a paraprijë asnjëri nga ju Ramazanin me agjërim të një dite apo dy ditëve, përveç ai person i cili agjëron një lloj agjërimi (që e ka zakon). Ai le t’a agjeroje atë ditë))
[Buhari etj]


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem thotë:
لا تَقَدَّمُوا رَمَضَانَ بِصَوْمِ يَوْمٍ وَلا يَوْمَيْنِ إِلا رَجُلٌ كَانَ يَصُومُ صَوْمًا فَلْيَصُمْهُ.
((Mos e paraprini Ramazanin me agjërimin e një dite dhe as dy ditëve, përveç kur personi agjëron një agjërim (të cilin e ka zakon t’a agjeroje), atëherë le t’a agjëroje))
[Buhari dhe Muslimi]


Imam Neueuiju (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
فِيهِ التَّصْرِيح بِالنَّهْيِ عَنْ اِسْتِقْبَال رَمَضَان بِصَوْمِ يَوْم وَيَوْمَيْنِ، لِمَنْ لَمْ يُصَادِف عَادَة لَهُ أَوْ يَصِلهُ بِمَا قَبْله، فَإِنْ لَمْ يَصِلهُ وَلا صَادَفَ عَادَة فَهُوَ حَرَام.
“Në këtë tregohet qartë se është e ndaluar të pritet Ramazani me agjërimin e një dite dhe dy ditëve, për atë që nuk përkon me agjërimin që e ka zakon, apo që nuk e lidh me agjërim para tij. Nëse nuk e lidh me agjërim para tij (dmth: nëse nuk ka agjeruar ditët përpara këtyre dy ditëve para Ramazanit), dhe as nuk përkon më agjërim që e ka zakon, atëherë e ka haram të agjeroje një ditë, apo dy ditë para Ramazanit.”


Bin Bazi (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
هذا الحديث الصحيح يدل على أنه لا يجوز تقدم رمضان بصوم يوم و لا يومين،  بل يجب الانتظار حتى يثبت الشهر،  هذا هو الواجب … إلا  رجلا له عادة فيصوم و لا بأس
“Ky hadith i saktë tregon se nuk lejohet paraprirja e Ramazanit me agjërim të një dite dhe as dy ditëve, por është detyrë të pritet derisa të vërtetohet hyrja e muajit… përveç nëse një person ka zakon të agjeroje (një lloj agjërimi). Në këtë rast nuk ka problem (t’a agjëroje atë ditë edhe pse përkon më këto dy ditë).”
[binbaz.org]


Shejh Albani (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
في هذا الحديث نهيٌ صريحٌ عن التقدم بين يدي رمضان بصوم يومٍ أو أكثر من يومٍ وهذا من باب المحافظة على المقدار المفروض من الصيام، ذلك هو شهر رمضان فلا يجوز لمسلم أن يزيد على رمضان سواءً في التقدم أو في التأخر يومًا أو يومين.
“Në këtë hadith ka ndalesë të qartë që të agjërohet para Ramazanit një ditë ose më shumë. Dhe kjo (ndalesë është) me qëllimin që të ruhet koha obligative e agjërimit të muajit të Ramazanit. Prandaj nuk i lejohet muslimanit që të shtoje ditët e Ramazanit, një ditë apo dy ditë, qoftë para tij ose pas tij….


Dhe thotë:
فلا يجوز أن يتقدِّم بصوم يوم أو يومين خشية أن يصبح رمضان أكثر من ثلاثين يومًا مع الزمن مع مُضيِّ الزمن
“Nuk lejohet të paraprije Ramazanin më agjërimin e një dite, ose dy ditëve, dhe kjo prej frikës se me kalimin e kohës mund të bëhet Ramazani më shumë se tridhjetë ditë.”
[Mutefer-rikat Lil Albani 58. alathar.net & Tesxhilat mutefer-rikah.157 al-albany.com]


Ibn Uthejmini (All-llahu e mëshiroftë) thotë:
: (لا تقدموا)، النهي هنا اختلف فيه العلماء هل هو للتحريم أو للكراهة ؟ .
فمنهم من قال أنه للتحريم لأن هذا هو الأصل في النهي عند جمهور الأصوليين ، ومنهم من قال أنه للكراهة .
“Fjala ((Mos e paraprini Ramazanin)), dijetarët në lidhje me ndalesën këtu janë në mospajtim, a është kjo në formën haram apo mekruh?
Disa prej dijetarëve thonë: është në formën haram (dmth: konsiderohet haram), sepse kjo është origjina te ndalesat, në mendimin e shumicës së dijetarëve.
Ndërsa një pjesë tjetër thonë se është për qëllim mekruh (dmth: është mekruh – e papëlqyer).”


Thotë në një vend tjetër:
وقال الشيخ ابن عثيمين في شرحه لحديث: لا تَقَدَّمُوا رَمَضَانَ بِصَوْمِ يَوْم وَلا يَوْمَيْنِ..:
واختلف العلماء رحمهم الله في هذا النهي هل هو نهي تحريم أو نهي كراهة؟ والصحيح أنه نهي تحريم، لاسيما اليوم الذي يشك فيه اهـ. شرح رياض الصالحين (3/394).
“Ka mospajtim ndërmjet dijetarëve në lidhje me këtë ndalesë, a është në formën haram, apo në formën mekruh? Më e sakta është se ndalesa këtu është në formën haram, (dmth: është haram agjërimi i një dite, apo dy ditëve para Ramazanit).”
[Sherh Riaadus-Saalihiin 3/394. Islamqa.info]


Shejhu këtu ka për qëllim agjërimin me nijetin e paraprirjes së Ramazanit me agjërim.

Ama nëse nijeti i tij është thjesht agjërim i përgjithshëm pa diçka të caktuar, në këtë rast është mekruh.


Thotë:
إذا لم يكن احتياطاً ولكنه تطوع مطلق فهو مكروه ،
“Nëse agjëron dy ditët para Ramazanit, agjërim të përgjithshëm (dmth: të pakufizuar me ndonjë arsye), atëherë është mekruh.”
[alathar.net]


Mendimi më i saktë është se nuk lejohet agjërimi i një dite apo dy ditëve para Ramazanit me qëllimin e paraprirjes së Ramazanit me agjërim..

Përpos nëse personi ka zakon të agjeroje ndonjë lloj agjërimi, si për shembull: “agjërimin e të hënës dhe të enjtes, apo agjërimin e një ditë po dhe një ditë jo” dhe kur kjo përkon me ditën para Ramazanit, atëherë i lejohet të agjëroje.


Profeti sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e përjashton këtë rast, ku thotë: ((Përveç kur dikush agjëron agjërimin e tij të zakonshëm, atëherë le t’a agjëroje))


Personi i cili agjëron një ditë apo dy ditë para Ramazanit:

1) Ose e agjeron me qëllimin e paraprirjes së Ramazanit me agjërim (dmth: të presë Ramazanin duke qenë agjërueshëm). Në këtë rast ky agjërim është haram -siç u përmend më lart-.


2) Ose e agjëron me qëllimin (nijetin) e një agjërimi të cilin e ka zakon, dhe që përkon në këto dy ditë para Ramazanit, si për shembull: Ai e agjëron një ditë po, e një ditë jo. Apo ai i cili agjëron Sha’banin deri në fund. Në këtë rast lejohet ky agjërim në këto dy ditë.

Profeti (alejhis-selam) e përjashtoi këtë rast nga ndalesa. Sepse qëllimi i tij është agjërimi i atyre ditëve që i ka zakon, dhe jo t’a paraprije Ramazanin me agjërim.


3) Ose e agjëron me qëllimin (nijetin) e agjërimit të përgjithshëm, të pakufizuar me ndonjë shkak apo arsye.

Dmth: nuk agjëron se e ka zakon të agjëroj, as nuk agjëron me nijet që të presë Ramazanin me agjërim, as nuk agjëron si Ditë e Dyshimtë, por thjesht thotë me vete: po agjëroj sot, dhe agjëron.

Ka mospajtim në lidhje me këtë agjërim.


Disa prej dijetarëve, prej tyre Ibn Uthejmini thonë: ky lloj agjërimi është mekruh, i papëlqyer.

Ibn Uthejmini thotë:
إذا لم يكن احتياطاً ولكنه تطوع مطلق فهو مكروه ،
“Nëse agjëron dy ditët para Ramazanit, agjërim të përgjithshëm (dmth: të pa kufizuar me ndonjë arsye) është mekruh.” -F-
[alathar.net]


Ndërsa një pjesë e dijetarëve thonë se këtë rast nuk e përfshin ndalesa në hadith.

Ibn Haxheri thotë:
“Kjo fjalë eshtë në kundërshtim me atë ç’farë tregon ana sipërfaqësore (e jashtme) e hadithit.”
[Fet’hul Baarii. hadithi 1882]


Kjo është më e përafërta; sepse hadithi bën përjashtim vetëm atë i cili e ka zakon të agjëroj një lloj agjërimi dhe përkon me ditën para Ramazanit.


4) Ose agjëron me qëllim (nijet) “IHTIJATI”

Kjo është atëherë kur personi dyshon në lidhje me mbarimin e muajit Sha’ban, sepse nuk e ka ndjekur që në fillim të hyrjes së Sha’banit.

Tani në mbarim të Sha’banit është me vranësira, nuk shikohet hëna, dhe prej frikës se mund të hyje Ramazani, ky e agjëron një ditë apo dy ditë para me qëllimin / nijetin: që të jetë brenda.

Që edhe nëse ndodh të jetë dita e parë e Ramazanit, thotë: e kam agjëruar.

Ky lloj agjërimi quhet ndryshe edhe Agjërimi i Ditës së Dyshimtë.

Në këtë rast ky agjërim nuk lejohet.


— — —

Për më shumë në lidhje me këtë shiko te tema AGJËRIMI I DITËS SË DYSHIMTË.

All-llahu e di më së miri.
Ai është më i Dijshmi.

————

و الحمد لله رب العالمين
و صلى الله على نبينا محمد وعلى آله و صحبه و سلم

Shpërndaje: